{"id":50674,"date":"2025-11-05T17:06:09","date_gmt":"2025-11-05T17:06:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/05\/sms-ne-signal-si-e-kontrolloi-tenderin-189-milion-euro-belinda-balluku\/"},"modified":"2025-11-05T17:06:09","modified_gmt":"2025-11-05T17:06:09","slug":"sms-ne-signal-si-e-kontrolloi-tenderin-189-milion-euro-belinda-balluku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/05\/sms-ne-signal-si-e-kontrolloi-tenderin-189-milion-euro-belinda-balluku\/","title":{"rendered":"SMS n\u00eb Signal\/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebse kemi par\u00eb deri tani q\u00eb dosjet e nxehta t\u00eb SPAK-ut mb\u00ebshteteshin kryesisht n\u00eb dyshime, rrethana kompromentuese apo lexime t\u00eb ftohta dokumentesh,<strong> \u00e7\u00ebshtja e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb<\/strong> sjell n\u00eb tavolin\u00eb <strong>prova t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb<\/strong>. P\u00ebrgjimet q\u00eb lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku jan\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta: <strong>mesazhe<\/strong> q\u00eb e vendosin at\u00eb n\u00eb rolin e nj\u00eb zyrtareje protagoniste, e cila <strong>kontrollon, udh\u00ebzon, orienton dhe miraton<\/strong> \u00e7do hap t\u00eb nj\u00eb tenderi publik me vler\u00eb t\u00eb deklaruar<strong> 189 milion\u00eb euro.<\/strong><\/p>\n<p>Ky dimension u b\u00eb i mundur nga nj\u00eb<strong> telefon \u201cBlackBerry\u201d,<\/strong> n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb ish-drejtorit t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, p\u00ebr vite njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i Ballukut n\u00eb zbatimin e projekteve rrugore. Besimi, duket, ka qen\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm. N\u00eb pajisjen e sekuestruar nga prokuror\u00ebt m\u00eb <strong>26 shtator 2024<\/strong> u gjet nj\u00eb arkiv i plot\u00eb bisedash t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tenderimit; mbi t\u00eb gjitha, hetuesit konstatuan se, nga mosbesimi ndaj ish-shefes, Berberi kishte transferuar si foto nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb komunikimeve n\u00eb telefonin e bashk\u00ebshortes, duke ruajtur k\u00ebshtu nj\u00eb kopje \u201crezerv\u00eb\u201d q\u00eb sot e vendos znj. Balluku n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb pandehurve.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/05\/pergjimet-e-ballukut-prit-ti-coj-fjale-atij-kures-qe-kercenon\/\">P\u00ebrgjimet e Ballukut: Prit t\u2019i \u00e7oj fjal\u00eb atij kur*\u00ebs q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon<\/a><\/p>\n<p>K\u00ebto mesazhe, t\u00eb ruajtura n\u00eb<strong> \u201cSignal Private Messenger\u201d<\/strong>, jan\u00eb themeli provues i akuz\u00ebs p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera publike\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb dhe ARRSH-s\u00eb. Si\u00e7 sh\u00ebnon prokurori Dritan Pren\u00e7i: <strong>\u201cBelinda Balluku, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, ka ndjekur dhe orientuar n\u00eb vijim\u00ebsi procedur\u00ebn e k\u00ebtij prokurimi publik, n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrgatitore, gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb procedur\u00ebs dhe deri n\u00eb momentin e shpalljes s\u00eb fituesit, duke krijuar avantazhe dhe privilegje t\u00eb padrejta p\u00ebr bashkimin e operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u2018Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti. &amp; Asl Insaat Taahhut Ve San. Tic. Ltd. Sti\u2019\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, rr\u00ebfimi shpaloset n\u00eb kat\u00ebr akte t\u00eb qarta: 1) anulimi i tenderit t\u00eb par\u00eb; 2) rihapja e procedur\u00ebs; 3) takimet dhe komunikimet me kompanit\u00eb turke q\u00eb do t\u00eb fitonin; dhe 4) shpallja e fituesit, pavar\u00ebsisht se nuk plot\u00ebsoheshin kushtet ligjore. Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb kudo.<\/p>\n<h4><strong>Mesazhet e Ballukut p\u00ebr anulimin e tenderit t\u00eb par\u00eb<\/strong><\/h4>\n\n<p>N\u00eb tenderin e par\u00eb, ku \u201cGjoka Konstruksion\u201d dha ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb (rreth 140 milion\u00eb euro), komunikimet mes Ballukut dhe Berberit tregojn\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme saj p\u00ebr gar\u00ebn q\u00eb po zhvillohej nga disa kompani private. Ministrja shpreh nj\u00eb hezitim t\u00eb papritur dhe k\u00ebrkon ta ndal\u00eb gar\u00ebn. <strong>\u201cKam at\u00eb ndjesin\u00eb time q\u00eb nuk duhet\u201d<\/strong>, i shkruan ajo ish-vart\u00ebsit. M\u00eb pas, b\u00ebhet ultimative: <strong>\u201cMendoj ta anulojm\u00eb. Skualifikoi t\u00eb gjith\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Berberi nuk humb koh\u00eb as duke pyetur p\u00ebr pasoja ligjore, as duke k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje procedurale: <strong>\u201cE ke t\u00eb frikshme ndjesin\u00eb\u201d<\/strong>, ia kthen, dhe nis menj\u00ebher\u00eb hapat p\u00ebr anulim. T\u00eb nes\u00ebrmen, ministrja ngul k\u00ebmb\u00eb edhe m\u00eb fort: <strong>\u201cPo si ke lajmeruar te tjeret per anullim? Mbylleni sot me urgjenc\u00eb\u201d. <\/strong>P\u00ebrgjigjja e Berberit \u00ebsht\u00eb e prer\u00eb: <strong>\u201cE mbyllem. Sot e ke t\u00eb mbaruar\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto shk\u00ebmbime e provojn\u00eb se procedurat dirigjoheshin drejtp\u00ebrdrejt nga Belinda Balluku deri n\u00eb imt\u00ebsi. Si\u00e7 shpjegohet n\u00eb dosjen e SPAK, asnj\u00eb nga kompanit\u00eb nuk e fiton gar\u00ebn dhe t\u00eb gjitha skualifikohen si\u00e7 kishte urdh\u00ebruar ministrja.<\/p>\n<h4><strong>Organizimi i tenderit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb<\/strong>\u00a0<\/h4>\n<p>Vet\u00ebm pak muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb <strong>maj 2021,<\/strong> hapet tenderi i ri me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt, por me parametra t\u00eb riformatuar dhe me nj\u00eb pritshm\u00ebri t\u00eb qart\u00eb mbi fituesin e preferuar. M\u00eb 23 maj, Balluku k\u00ebrkon me nxitim hapjen e gar\u00ebs s\u00eb re: <strong>\u201cKur do ta hap\u00ebsh Llogaras\u00ebn se plasa\u201d <\/strong>i shkruan Berberit i cili i shpjegon se po pritet miratimi i dokumenteve nga vart\u00ebsja.<\/p>\n<p>Balluku n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb duket se ka marr\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb jo dhe aq t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb tender t\u00eb trukuar. I duhen p\u00ebrreth njer\u00ebz besnik\u00eb. P\u00ebr ta \u201ckarikuar\u201d Evis Berberin dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht <strong>p\u00ebr t\u00eb konsoliduar kontrollin mbi procesin<\/strong>, ministrja e shp\u00ebrblen at\u00eb me postin ky\u00e7 n\u00eb ARRSH. M\u00eb 28 maj, toni i saj b\u00ebhet personal dhe udh\u00ebzues.<\/p>\n<p>Balluku i shkruan: <strong>\u201cI dashur Visi, marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb ka kaluar ups and do\u00ebns shum\u00eb her\u00eb, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb ty t\u00eb konsideroj nj\u00eb nga personat m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt\u2026 Hermetik, asnj\u00eb takim, asnj\u00eb premtim, t\u00eb jesh prezent n\u00eb \u00e7do kantier, t\u00eb mos marr\u00ebsh vendime pa konsultim. Mos m\u00eb zhg\u00ebnje! Ta g\u00ebzosh, sapo e more em\u00ebrimin!\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Tri dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 31 maj 2021, Berberi em\u00ebrohet drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ARRSH-s\u00eb. P\u00ebr SPAK, kjo p\u00ebrputhje datash tregon qart\u00eb se drejtimi i ARRSH-s\u00eb nga nj\u00eb njeri \u201ci bindur\u201d ishte pjes\u00eb e zinxhirit t\u00eb kontrollit mbi tenderin.<\/p>\n<h4><strong>Negociatat n\u00eb prapasken\u00eb me turqit<\/strong><\/h4>\n\n<p>N\u00eb vijim, komunikimet d\u00ebshmojn\u00eb <strong>takime dhe koordinime me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanive turke<\/strong> q\u00eb, sipas hetimit, ishin t\u00eb paracaktuara p\u00ebr t\u00eb fituar gar\u00ebn. M\u00eb 20 gusht, Evis Berberi shkruan me <strong>Arta Gurabardhin<\/strong> (punonj\u00ebse e MIE): <strong>\u201cVisi hajde t\u2019i takojm\u00eb bashk\u00eb se k\u00ebshtu tha shefja\u201d,<\/strong> p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb mbi vete, e vetme, nj\u00eb takim q\u00eb e v\u00eb administrat\u00ebn n\u00eb konflikt t\u00eb past\u00ebr interesi.<\/p>\n<p>Verifikimi n\u00eb TIMS e p\u00ebrforcon k\u00ebt\u00eb linj\u00eb: inxhinieri turk <strong>Ayhan Altun<\/strong>, p\u00ebrfaq\u00ebsues i <strong>\u201cIntekar Yapi\u201d<\/strong>, ka hyr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 18 gusht dhe ka dal\u00eb m\u00eb 21 gusht, pik\u00ebrisht gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb takimeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb, n\u00eb telefonin e Berberit gjendet edhe nj\u00eb mesazh n\u00eb anglisht, i d\u00ebrguar nga Belinda Balluku. Ky mesazh vlen p\u00ebr t\u00eb treguar se ve\u00e7 drejtorit t\u00eb ARRSH, n\u00eb komunikimin direkt me turqit ishte edhe vet\u00eb Belinda Balluku, s\u00eb cil\u00ebs i jan\u00eb shpjeguar edhe \u201creferencat\u201d politike t\u00eb kompanive: <strong>\u201cNe kemi krijuar nj\u00eb bashkim shoq\u00ebrish (joint venture) duke marr\u00eb me vete shoq\u00ebrin\u00eb ASL INS.TAAH.VE SAN.TIC.LTD.STI. me ne. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb tunel autostrade 2\u00d714 km n\u00eb Turqi, dhe \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb Presidenti e njeh, e vler\u00ebson dhe e p\u00ebrdor si referenc\u00eb\u201d<\/strong>.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Balluku vijon t\u00eb shtyj\u00eb p\u00ebrpara takimet operative: <strong>\u201cFole me Art\u00ebn? Turqi gj\u00ebkundi\u2026 Nes\u00ebr n\u00eb 11 takim. Dhe aktivizojm\u00eb at\u00eb q\u00eb takuam t\u00eb premten\u201d,<\/strong> i shkruan ajo Berberit, duke e shtyr\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb me shpejt\u00ebsi me inxhinier\u00ebt e kompanis\u00eb s\u00eb parap\u00eblqyer.<\/p>\n<h4><strong>Tenderi q\u00eb u dhuroi turqve dhjet\u00ebra miliona euro<\/strong><\/h4>\n\n<p><strong>N\u00eb shtator 2021,<\/strong> gara hyn n\u00eb faz\u00ebn e mbylljes. Edhe k\u00ebtu, ministrja kontrollon ritmin dhe shifrat q\u00eb u propozuan nga t\u00eb gjitha kompanit\u00eb. M\u00eb 7 shtator, Berberi i d\u00ebrgon fotografit\u00eb nga dokumentat e tenderit; Balluku pyet: \u201c<strong>Po ofertat?\u201d.<\/strong> Berberi liston: \u201c<strong>Kinezi 185.754.927 milion euro, Limak 18.690.597.185, Albania Glob Affaire 18 miliard\u00eb, Inter 17 miliard\u00eb, Albbuilding 15.848.808.298.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Reagimi i Ballukut \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm: <strong>\u201cQenkemi shkelqyer me pak fjal\u00eb.\u201d<\/strong> Pak \u00e7aste m\u00eb pas, Berberi thekson: <strong>\u201cI pari me t\u00eb dytin 10 milion euro diferenc\u00eb super fare p\u00ebrmbledhje\u201d<\/strong>, dhe ministrja vulos: <strong>\u201cSigurisht ka hyr\u00eb skandal posht\u00eb, por nuk plot\u00ebson kushtet sigurisht\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm se SPAK, pasi ka par\u00eb dokumentat ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se situata nuk ishte \u201ce shk\u00eblqyer\u201d.<\/p>\n<p>Rezulton se konsorciumi turk \u201cIntekar\u2013ASL\u201d, q\u00eb u shpall fitues i tenderit p\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb nga kriteret thelb\u00ebsore ligjore dhe teknike, pasi nuk kishte dor\u00ebzuar dokumente q\u00eb provonte se kapitalet nuk ishin n\u00ebn p\u00ebrmbarim, nuk kishte p\u00ebrkthime t\u00eb certifikuara n\u00eb shqip, nuk kishte d\u00ebshmi p\u00ebr nd\u00ebrtim ure mbi 120 metra, kishte paraqitur certifikata ISO t\u00eb pavlefshme dhe nuk kishte dokumentuar kontratat e pun\u00ebs p\u00ebr 250 punonj\u00ebs aktiv\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu shpalljen e tij fitues nj\u00eb shkelje t\u00eb hapur t\u00eb ligjit t\u00eb prokurimeve publike.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb p\u00ebrfshirjen e zv.kryeministres Belinda Balluku n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb procedurave, q\u00ebndrimi i prokurorit \u00ebsht\u00eb i prer\u00eb: <strong>\u201cNga aktet e administruara rezulton se operatori ekonomik \u2018Intekar\u2013ASL\u2019 \u00ebsht\u00eb shpallur fitues n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret e p\u00ebrcaktuara n\u00eb dokumentet standarde t\u00eb tenderit. Kjo ka ndodhur n\u00eb saj\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb shtetases Belinda Balluku, n\u00eb bashk\u00ebpunim me an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Dhe n\u00eb pasazhin vijues p\u00ebrcaktohet natyra e akuz\u00ebs: <strong>\u201cShtetasja Belinda Balluku, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, ka konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u2018Shkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u2019, n\u00eb bashk\u00ebpunim.\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Belinda Balluku<\/p>\n<p>Dosja e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb paktat ku p\u00ebrfshirja e nj\u00eb ministreje provohet p\u00ebrmes komunikimeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, t\u00eb ruajtura, t\u00eb datuara dhe t\u00eb verifikueshme teknikisht. Nuk ka d\u00ebshmi apo interpretime, por nj\u00eb zinxhir mesazhesh q\u00eb e ndjekin vendimmarrjen nga fillimi deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Telefoni Blackberry i nj\u00eb vart\u00ebsi q\u00eb nuk i besonte m\u00eb shefes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia shqiptare ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb duar ndaj nj\u00eb an\u00ebtareje t\u00eb kabinetit qeveritar n\u00eb detyr\u00eb. Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb, nd\u00ebrsa hetimet thot\u00eb SPAK, ende vijojn\u00eb.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/05\/sms-ne-signal-si-e-kontrolloi-tenderin-189-milion-euro-belinda-balluku\/\">SMS n\u00eb Signal\/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse kemi par\u00eb deri tani q\u00eb dosjet e nxehta t\u00eb SPAK-ut mb\u00ebshteteshin kryesisht n\u00eb dyshime, rrethana kompromentuese apo lexime t\u00eb ftohta dokumentesh, \u00e7\u00ebshtja e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb sjell n\u00eb tavolin\u00eb prova t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb. P\u00ebrgjimet q\u00eb lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku jan\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta: mesazhe q\u00eb e vendosin at\u00eb n\u00eb rolin e nj\u00eb zyrtareje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":50675,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50674","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50674","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50674"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50674\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50675"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}