{"id":5060,"date":"2025-01-07T23:15:54","date_gmt":"2025-01-07T23:15:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/07\/protothema-kush-eshte-shqiptari-qe-i-zuri-vendin-pablo-escobar\/"},"modified":"2025-01-07T23:15:54","modified_gmt":"2025-01-07T23:15:54","slug":"protothema-kush-eshte-shqiptari-qe-i-zuri-vendin-pablo-escobar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/07\/protothema-kush-eshte-shqiptari-qe-i-zuri-vendin-pablo-escobar\/","title":{"rendered":"\u201cProtothema\u201d: Kush \u00ebsht\u00eb shqiptari q\u00eb i zuri vendin Pablo Escobar"},"content":{"rendered":"<p><span><em>\u201cEscobari i ri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiptar q\u00eb u vet\u00ebdeklarua investitor grek\u201d<\/em>. Me k\u00ebt\u00eb titull gazeta greke \u201c<a href=\"https:\/\/www.protothema.gr\/world\/article\/1584662\/oi-dromoi-tis-kokainis-o-neos-eskobar-einai-alvanos-pou-dilone-ellinas-ependutis\/\">Protothema<\/a>\u201d i ka kushtuar nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb 44-vje\u00e7arit shqiptar <strong>Dritan Rexhepi<\/strong>, i akuzuar se drejton nj\u00eb kartel kolosal shum\u00ebkomb\u00ebsh t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs. N\u00eb vitin 2011 ai u prezantua n\u00eb Ekuador si nj\u00eb investitor grek me nj\u00eb pal\u00eb dokumente t\u00eb falsifikuara. M\u00eb her\u00ebt kishte qen\u00eb vras\u00ebs me pages\u00eb dhe ishte arratisur nga Shqip\u00ebria, Italia dhe Belgjika.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cBandat shqiptare l\u00ebviz\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb dinamike dhe efikase se shumica e konkurrent\u00ebve t\u00eb tyre dhe arrit\u00ebn t\u00eb merrnin frenat si lojtar\u00ebt e rinj kryesor\u00eb n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs, me opsione alternative p\u00ebr rrug\u00ebt e transportit t\u00eb ngarkesave. Dhe nj\u00eb nga pasardh\u00ebsit e mundsh\u00ebm t\u00eb zot\u00ebrve fam\u00ebkeq t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb af\u00ebrt, si Pablo Escobar apo \u201cEl Chapo\u201d m\u00ebsohet se \u00ebsht\u00eb shqiptar, 44-vje\u00e7ari Dritan Rexhepi.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Ndon\u00ebse i burgosur (aktualisht n\u00eb Turqi dhe n\u00eb pritje t\u00eb ekstradimit n\u00eb Shqip\u00ebri), Rexhepi, sipas nj\u00eb investigimi t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs amerikane \u201cThe Washington Post\u201d q\u00eb hedh nj\u00eb v\u00ebshtrim gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb situat\u00ebs aktuale n\u00eb trafikun e drog\u00ebs, shfaqet si bosi i ri, i madh, i fuqish\u00ebm i nj\u00eb narko-shum\u00ebkomb\u00ebshe kolosale, nj\u00eb karteli q\u00eb nuk njeh pushtet dhe kufij mes Kolumbis\u00eb dhe Meksik\u00ebs. N\u00eb Netflix, ai mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb deg\u00eb e mundshme e serialeve t\u00eb tipit \u201cNarcos\u201d \u2013 shkruan Protothema q\u00eb m\u00eb pas b\u00ebn edhe historin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb Rexhepit.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/12\/29\/washington-post-si-shqiptaret-po-udheheqin-trafikun-nderkombetar-te-kok%CE%B1ines\/\">\u201cWashington Post\u201d: Si shqiptar\u00ebt po udh\u00ebheqin trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kok\u03b1in\u00ebs<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>\u201cDritan Rexhepi e nisi nga Ekuadori ngjitjen e tij n\u00eb krye t\u00eb karteleve t\u00eb drog\u00ebs duke p\u00ebrdorur nj\u00eb nga identitetet e tij t\u00eb rreme. Ai u prezantua si nj\u00eb biznesmen dhe investitor grek. Kjo ndodhi rreth vitit 2011, kur Rexhepi shkoi n\u00eb Ekuador duke ndjekur nj\u00eb trend t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn e krimit shqiptar. Shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb tregtin\u00eb e drog\u00ebs dhe kishin krijuar nj\u00eb rrjet partner\u00ebsh n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, kishin par\u00eb me koh\u00eb q\u00eb Ekuadori po shfaqej si nj\u00eb fuqi n\u00eb rritje, si nj\u00eb qend\u00ebr qendrore p\u00ebr trafikun e ngarkesave t\u00eb kokain\u00ebs, pothuajse n\u00eb \u00e7do drejtim p\u00ebrreth globit.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2023\/11\/10\/arrestimi-2\/\">Profili nga Wall Street Journal\/ Nj\u00eb narcos shqiptar si Dritan Rexhepi<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, dob\u00ebsia e autoriteteve vendase p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb kuad\u00ebr kushtesh jasht\u00ebzakonisht t\u00eb favorshme p\u00ebr vendosjen e njer\u00ebzve me aspiratat e njer\u00ebzve si Dritan Rexhepi. Atje ai mund t\u00eb blinte prona t\u00eb paluajtshme pa u shqet\u00ebsuar, t\u00eb krijonte kompani me vitrina t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb filluar veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb paligjshme dhe kriminale, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/span><br \/>\n<span>Natyrisht, Rexhepi nuk emigroi n\u00eb Ekuador me precedent\u00eb t\u00eb past\u00ebr kriminal\u00eb nga jeta e tij e m\u00ebparshme. N\u00eb Shqip\u00ebri, si vras\u00ebs me pages\u00eb, ai ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasjen e nj\u00eb polici dhe nj\u00eb civili n\u00eb vitin 1999. Nj\u00eb krim i dyfisht\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin u arrestua n\u00eb vitin 2006. <\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, ai u arratis menj\u00ebher\u00eb nga paraburgimi dhe filloi t\u00eb endet n\u00eb Ballkan dhe Itali si nj\u00eb i arratisur. Shqiptar\u00ebt dhe italian\u00ebt e k\u00ebrkonin, por ai u arrestua p\u00ebrfundimisht n\u00eb Holand\u00eb p\u00ebr vepra t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs.\u00a0<\/span><span>Rexhepi u ekstradua n\u00eb Itali, ku u d\u00ebnua me 13 vite burg, u arratis dhe u arrestua s\u00ebrish, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb, ku autoritetet e ekstraduan n\u00eb Belgjik\u00eb. Pas nj\u00eb tjet\u00ebr arratisjeje, i pakapshmi Dritan Rexhepi vendosi t\u00eb shp\u00ebrngulet n\u00eb Ekuador, nj\u00eb vend q\u00eb nuk prodhon vet\u00eb kokain\u00eb, por kufizohet me Kolumbin\u00eb dhe Perun\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2020\/09\/18\/historia-e-plote-si-u-lidhen-shqiptaret-me-kartelet-latine-te-kokaines\/\">Historia e plot\u00eb\/ Si u lidh\u00ebn shqiptar\u00ebt me kartelet latine t\u00eb kokain\u00ebs<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00eb shpejt Rexhepi zuri rr\u00ebnj\u00eb duke krijuar nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb rregullt kriminale, duke aplikuar metodat e tyre, me nj\u00eb zinxhir biznesesh q\u00eb trafikonin qindra ton kokain\u00eb dhe pastronin para t\u00eb paligjshme. Megjithat\u00eb, Rexhepi kishte horizonte t\u00eb hapura dhe vizione m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ai u angazhua n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje sistematike p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb sh\u00ebrbimet qeveritare t\u00eb Ekuadorit, me ryshfete dhe korrupsion. Ai u bashkua me bandit\u00eb vendas dhe madje p\u00ebrdori z\u00ebvend\u00ebskonsullin shqiptar n\u00eb Ekuador si bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb s\u00ebrish Dritan Rexhepi u gjend pas hekurave. N\u00eb vitin 2014, ai u arrestua n\u00eb qytetin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit, Guayaquil, dhe u d\u00ebnua me 13 vjet burg p\u00ebr trafik droge. Por n\u00eb realitet, d\u00ebnimi p\u00ebr Rexhepin ishte si t\u00eb ndryshonte ambientin e pun\u00ebs, pasi nga brenda qelis\u00eb ai iu p\u00ebrkushtua forcimit dhe zgjerimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb rrjetit t\u00eb tij. N\u00eb vitin 2015, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb apelonte vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb kund\u00ebr tij, duke p\u00ebrdorur nj\u00eb shkelje t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ai pretendoi se emri i tij i v\u00ebrtet\u00eb ishte Lul\u00ebzim Murataj dhe se ishte n\u00eb burg gabimisht sepse policia dhe gjykata e ngat\u00ebrruan me Dritan Rexhepin.<\/span><\/p>\n\n<p><span><em>\u201cNuk ka asnj\u00eb prov\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl kund\u00ebr meje, as edhe nj\u00eb fotografi t\u00eb vetme q\u00eb m\u00eb lidh me krimin p\u00ebr t\u00eb cilin jam akuzuar\u201d,<\/em> \u2013 tha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Rexhepi. Dhe duke e ekzagjeruar me t\u00eb nj\u00ebjtin ton dramatik t\u00eb t\u00eb pafajshmit q\u00eb po mbytet nga drejt\u00ebsia, ai theksoi prerazi se <em>\u201cm\u00ebkati im i vet\u00ebm \u2013 le ta themi k\u00ebshtu \u2013 \u00ebsht\u00eb se jam shtetas shqiptar. Dhe erdha n\u00eb Ekuador sepse vendi reklamohet jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr investime\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Pavar\u00ebsisht nga burgosja e Rexhepit n\u00eb Ekuador, organizata e tij vazhdoi t\u00eb p\u00ebrhapte tentakulat e saj n\u00eb mbar\u00eb globin, duke krijuar stacione tranziti t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Greqi, Rumani, Hungari, Itali, Spanj\u00eb, Holand\u00eb dhe Gjermani, Dubai dhe natyrisht n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende, n\u00eb shtator 2020, organet e ndjekjes evropiane arrestuan 20 bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Rexhepit, pas shum\u00eb muajsh monitorim t\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb tyre. P\u00ebrs\u00ebri, megjithat\u00eb, ai nuk dukej aspak i trembur.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2023\/11\/12\/mediat-ekuadoriane-si-dritan-rexhepi-kapi-majat-e-biznesit-dhe-politikes\/\">Mediat ekuadoriane\/ Si Dritan Rexhepi korruptoi majat e biznesit dhe politik\u00ebs<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2021, duke t\u00ebrhequr fijet e duhura n\u00eb prapasken\u00eb, atij iu ndryshua d\u00ebnimi n\u00eb <em>\u201carrest sht\u00ebpie\u201d<\/em> me nj\u00eb \u201cbyzylyk\u201d, gjoja p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore. Vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb i hoq\u00ebn edhe byzylykun nga k\u00ebmba pasi mendohej se Rexhepi nuk do t\u00eb arratisej dhe do t\u00eb p\u00ebrmbushte kushtin q\u00eb i ishte v\u00ebn\u00eb, q\u00eb t\u00eb paraqitej n\u00eb komisariatin p\u00ebrkat\u00ebs \u00e7do 15 dit\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb pasi kandidati presidencial ekuadorian Fernando Villasencio kritikoi ashp\u00ebr vendimin e autoriteteve p\u00ebr lirimin e Rexhepit, ai u vra nga persona t\u00eb panjohur.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Megjithat\u00eb, shqiptari u arrestua s\u00ebrish n\u00eb n\u00ebntor 2023, pas presioneve t\u00eb forta nga jasht\u00eb. Agjencit\u00eb italiane dhe shqiptare kund\u00ebr drog\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Ekuadori t\u00eb ekstradoj\u00eb Rexhepin. Por n\u00eb vend q\u00eb ai t\u00eb \u00e7ohej n\u00eb gjykat\u00eb apo burg, Rexhepi u gjend n\u00eb Turqi, duke jetuar n\u00eb nj\u00eb rezidenc\u00eb luksoze buz\u00eb detit n\u00eb nj\u00eb periferi t\u00eb Stambollit.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>LEXO EDHE:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2023\/11\/10\/kush-e-tradhtoi-dritan-rexhepin\/\">Kush e \u201ctradhtoi\u201d Dritan Rexhepin<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>Ai kishte udh\u00ebtuar atje me nj\u00eb pasaport\u00eb kolumbiane me emrin Benjamin Omar P\u00e9rez Garc\u00eda. Ishin agjent\u00ebt italian\u00eb t\u00eb policis\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr drog\u00ebs q\u00eb e zbuluan dhe q\u00eb njoftuan koleg\u00ebt e tyre turq, t\u00eb cil\u00ebt kryen arrestimin e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Lajmet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb pas me Rexhepin jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrziera, pasi qeveria turke thuhet se ka miratuar ekstradimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, por ai do ta gjej\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb s\u00ebrish i lir\u00eb. \u201cKarteli shqiptar i kokain\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajektore rritjeje dhe \u201cshefi i madh\u201d nuk mund t\u00eb humbas\u00eb koh\u00ebn e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebrkesa p\u00ebr kokain\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe prodhimi n\u00eb Amerik\u00ebn e Jugut jan\u00eb vazhdimisht n\u00eb rritje. N\u00eb vitin 2022 jan\u00eb prodhuar 2757 ton kokain\u00eb, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej 20% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr sa i p\u00ebrket konsumit t\u00eb kokain\u00ebs, Evropa ka kaluar edhe SHBA-n\u00eb, tradicionalisht tregu m\u00eb i madh n\u00eb bot\u00eb. K\u00ebt\u00eb e tregojn\u00eb konfiskimet e ngarkesave t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb portet evropiane, t\u00eb cilat jan\u00eb pes\u00ebfishuar nga 2011 n\u00eb 2021. <\/span><\/p>\n<p><span>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht periudha kur Dritan Rexhepi nd\u00ebrtoi narko-perandorin\u00eb e tij, duke vulosur \u201ctullat\u201d e kokain\u00ebs me etiket\u00ebn e tij t\u00eb dashur \u201cKompania Bello\u201d apo \u201cKompania e bukur\u201d. <strong>\u00a9Marr\u00eb me shkurtime nga Protothema.gr, p\u00ebrshtati n\u00eb shqip LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/01\/08\/protothema-kush-eshte-shqiptari-qe-i-zuri-vendin-pablo-escobar\/\">\u201cProtothema\u201d: Kush \u00ebsht\u00eb shqiptari q\u00eb i zuri vendin Pablo Escobar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cEscobari i ri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shqiptar q\u00eb u vet\u00ebdeklarua investitor grek\u201d. Me k\u00ebt\u00eb titull gazeta greke \u201cProtothema\u201d i ka kushtuar nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb 44-vje\u00e7arit shqiptar Dritan Rexhepi, i akuzuar se drejton nj\u00eb kartel kolosal shum\u00ebkomb\u00ebsh t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs. N\u00eb vitin 2011 ai u prezantua n\u00eb Ekuador si nj\u00eb investitor grek me nj\u00eb pal\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":5061,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-5060","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5060","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5060"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5060\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5061"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5060"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5060"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5060"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}