{"id":50557,"date":"2025-11-05T07:26:58","date_gmt":"2025-11-05T07:26:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/05\/presidentja-osmani-mandaton-glauk-konjufcen-per-formimin-e-qeverise-se-re-te-kosoves\/"},"modified":"2025-11-05T07:26:58","modified_gmt":"2025-11-05T07:26:58","slug":"presidentja-osmani-mandaton-glauk-konjufcen-per-formimin-e-qeverise-se-re-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/05\/presidentja-osmani-mandaton-glauk-konjufcen-per-formimin-e-qeverise-se-re-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufc\u00ebn p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufc\u00ebn nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs, mandatari ka afat 15 dit\u00eb p\u00ebr t\u2019i prezantuar Kuvendit p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb ekzekutivit q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e t\u00eb pakt\u00ebn 61 deputet\u00ebve p\u00ebr t\u2019u zgjedhur.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media, Osmani tha se zhvilloi takime edhe me krer\u00ebt e partive t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cil\u00ebt i than\u00eb se nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb propozojn\u00eb mandatar.<\/p>\n<p>Ajo tha se n\u00eb Kushtetut\u00eb thuhet se n\u00ebse ka em\u00ebr t\u00eb propozuar p\u00ebr mandatarin e dyt\u00eb, presidentja duhet ta em\u00ebroj\u00eb at\u00eb, e nuk ka hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb t\u00eb refuzoj\u00eb em\u00ebrimin e tij.<\/p>\n<p>Sipas Osmanit, n\u00eb aktgjykimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese thuhet se n\u00ebse pas dy tentimeve nuk zgjidhet Qeveria e Kosov\u00ebs, \u201cat\u00ebher\u00eb shpallen zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb interes i qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb kemi institucione dhe t\u00eb b\u00ebhen \u00e7do p\u00ebrpjekje t\u00eb mundshme q\u00eb t\u00eb krijohen, q\u00eb s\u00eb paku t\u00eb miratojn\u00eb vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, tha Osmani, duke p\u00ebrmendur votimin e zgjatjeve buxhetore apo edhe t\u00eb nj\u00eb buxheti t\u00eb ri p\u00ebr vitin 2026, t\u00eb ratifikohen marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Osmani tha se \u00ebsht\u00eb \u201cshpres\u00ebplot\u00eb\u201d q\u00eb partit\u00eb t\u00eb merren vesh q\u00eb t\u00eb miratohet Plani i Rritjes, buxheti apo zgjatje buxhetore.<\/p>\n<p>\u201cSi presidente kam vler\u00ebsuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb provohet, t\u00eb krijohet Qeveria, q\u00eb k\u00ebto vendime t\u00eb mos presin edhe disa muaj t\u00eb tjer\u00eb\u201d, tha Osmani.<\/p>\n<p>Presidentja Osmani tha se LVV-ja e ka bindur se ka gjasa q\u00eb ta formoj\u00eb ekzekutivin, nd\u00ebrkaq tha se garanci nuk i ka dh\u00ebn\u00eb sepse nuk k\u00ebrkohet me Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb kishte dy kandidat\u00eb, Osmani tha se asaj do t\u2019i duhej t\u00eb bindej se kush nga ta ka m\u00eb shum\u00eb gjasa p\u00ebr formimin e ekzekutivit.<\/p>\n<p>\u201cAskund n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe aktgjykime nuk k\u00ebrkohen garanci, k\u00ebrkohen gjasa dhe ka dallim t\u00eb madh mes garancis\u00eb dhe gjas\u00ebs. Garancia jepet n\u00eb Kuvend, kurse gjasat ofrohen n\u00eb zyr\u00ebn time. Sikur t\u00eb ishin dy apo m\u00eb shum\u00eb kandidat\u00eb un\u00eb duhet ta shihja se kush i ka gjasat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nga LVV-ja kan\u00eb besim t\u00eb plot\u00eb se mund t\u00eb arrijn\u00eb votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre q\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb votat. Mua m\u00eb takon q\u00eb t\u00eb bindem q\u00eb kan\u00eb gjasa dhe mua m\u00eb kan\u00eb bindur q\u00eb kan\u00eb gjasa\u201d, tha e para e shtetit.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb dit\u00ebs e propozoi Konjufc\u00ebn p\u00ebr mandatar p\u00ebr Qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs, duke d\u00ebrguar emrin e tij p\u00ebr mandatim te presidentja.<\/p>\n<p>Konjufca tha se d\u00ebshiron bashk\u00ebpunim me partit\u00eb shqiptare t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara n\u00eb Kuvend, por jo koalicion.<\/p>\n<p>Ai tha se me zgjedhjen e nj\u00eb qeverie t\u00eb re t\u00eb udh\u00ebhequr nga ai do t\u00eb shmangej mund\u00ebsia e mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb dhjetor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb mos ket\u00eb dy pal\u00eb zgjedhje p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, pasi n\u00eb prill duhet t\u00eb zgjidhet presidenti i ri i vendit.<\/p>\n<p>Konjufca tha se qeveria e tij do t\u00eb miratonte buxhetin e ri t\u00eb vendit, t\u00eb ratifikonte marr\u00ebveshje p\u00ebr Planin e Rritjes t\u00eb Bashkimit Evropian dhe do t\u00eb adresonte \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera urgjente.<\/p>\n<p>Kreu i LVV-s\u00eb, Albin Kurti, tha se nuk e sheh as si \u201cmund\u00ebsi teorike\u201d mund\u00ebsin\u00eb e ndonj\u00eb koalicioni p\u00ebr Qeverin\u00eb me partit\u00eb e tjera shqiptare, p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cmosbashk\u00ebpunimit t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar urrejtje hibride ndaj meje nga disa element\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs. Tash nuk jam un\u00eb. Le ta d\u00ebshmojn\u00eb se interesi i shtetit \u00ebsht\u00eb mbi interesin partiak\u201d, tha Kurti gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media mbr\u00ebmjen e 4 n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e tjera shqiptare, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nisma Socialdemokrate kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb Osmani t\u00eb shpall\u00eb zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb kishin shprehur edhe pas takimit me Osmanin m\u00eb 31 tetor, takim ku LVV-ja k\u00ebrkoi disa dit\u00eb koh\u00eb n\u00eb tentim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb Qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Albin Kurti, si udh\u00ebheq\u00ebs i partis\u00eb fituese t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, m\u00eb 26 tetor d\u00ebshtoi t\u00eb merrte mb\u00ebshtetjen e Kuvendit p\u00ebr formimin e ekzekutivit.<\/p>\n<p>Partia e tij i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ul\u00ebse t\u00eb mjaftueshme n\u00eb Kuvend q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonin q\u00eb t\u00eb formonte Qeverin\u00eb pa bashk\u00ebpunim me partit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ul\u00ebse, LDK-ja 20, AAK-ja pes\u00eb dhe tre deputet\u00eb ka Nisma Socialdemokrate, q\u00eb n\u00eb zgjedhje garoi n\u00eb list\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me AAK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Lista Serbe ka n\u00ebnt\u00eb nga dhjet\u00eb ul\u00ebset e garantuara p\u00ebr minoritetin serb, nj\u00eb e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjet\u00eb ul\u00ebse t\u00eb tjera i kan\u00eb fituar p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e minoriteteve t\u00eb tjera.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/05\/presidentja-osmani-mandaton-glauk-konjufcen-per-formimin-e-qeverise-se-re-te-kosoves\/\">Presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufc\u00ebn p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, njoftoi se ka mandatuar Glauk Konjufc\u00ebn nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb e re t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas Kushtetut\u00ebs, mandatari ka afat 15 dit\u00eb p\u00ebr t\u2019i prezantuar Kuvendit p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb ekzekutivit q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e t\u00eb pakt\u00ebn 61 deputet\u00ebve p\u00ebr t\u2019u zgjedhur. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50557","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50557","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50557"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50557\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50557"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50557"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50557"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}