{"id":50519,"date":"2025-11-04T20:48:18","date_gmt":"2025-11-04T20:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/analiza-e-rel-it-cfare-dihet-per-personin-qe-sipas-kosoves-u-rrembye-nga-xhandarmeria-serbe\/"},"modified":"2025-11-04T20:48:18","modified_gmt":"2025-11-04T20:48:18","slug":"analiza-e-rel-it-cfare-dihet-per-personin-qe-sipas-kosoves-u-rrembye-nga-xhandarmeria-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/analiza-e-rel-it-cfare-dihet-per-personin-qe-sipas-kosoves-u-rrembye-nga-xhandarmeria-serbe\/","title":{"rendered":"Analiza e REL-it: \u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr personin q\u00eb, sipas Kosov\u00ebs, u rr\u00ebmbye nga Xhandarm\u00ebria serbe?"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb person mashkull me inicialet M.V., p\u00ebr t\u00eb cilin Policia e Kosov\u00ebs njoftoi m\u00eb 3 n\u00ebntor se kishte marr\u00eb informacione se ishte plagosur dhe rr\u00ebmbyer nga Xhandarm\u00ebria e Serbis\u00eb n\u00eb territorin e Leposaviqit, thuhet se punonte n\u00eb Byron\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit n\u00eb vendkalimin kufitar Jarinje, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb konfirmoi nga disa burime se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Millan Vukashinoviqin nga Leposaviqi \u2013 nj\u00eb prej kat\u00ebr komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Fillimisht, edhe avokati serb, Ivan Niniq, shkroi n\u00eb rrjetin social X se Millan Vukashinoviq ishte plagosur r\u00ebnd\u00eb n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim zjarri n\u00eb fshatin Jellakc\u00eb pran\u00eb Leposaviqit dhe se mjek\u00ebt po luftojn\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tij n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike Universitare n\u00eb Nish.<\/p>\n<p>Ky fshat ndodhet n\u00eb komun\u00ebn e Leposaviqit, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, pran\u00eb kufirit me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Niniq, avokat i familjes Vukashinoviq, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, sipas informatave dhe burimeve t\u00eb tij, n\u00eb k\u00ebt\u00eb incident kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb uniforma kamuflazh, pa shenja identifikimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kosova e akuzoi Serbin\u00eb p\u00ebr shkelje serioze t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb kufijve dhe paqes, Beogradi zyrtar nuk reagoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb incident.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb heshtjes s\u00eb organeve serbe, avokati Niniq dyshon se plani ishte q\u00eb rasti i Vukashinoviqit \u201ct\u00eb fshihej\u201d.<\/p>\n<p>Avokati Niniq thot\u00eb se t\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 1 n\u00ebntor, Dragana Vukashinoviq, n\u00ebna e Millan Vukashinoviqit, e kontaktoi at\u00eb, duke i k\u00ebrkuar q\u00eb ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte, sepse djali i saj kishte shkuar n\u00eb pik\u00ebn kufitare me Serbin\u00eb at\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb mik nga Llukovska Banja n\u00eb Serbi dhe nuk ishte kthyer n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin kalim alternativ me Serbin\u00eb \u2013 kalime zyrtarisht t\u00eb paregjistruara midis Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u2013 n\u00eb fshatin Jellack\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Niniqit, Vukashinoviq m\u00eb pas e ka kontaktuar n\u00ebn\u00ebn nga nj\u00eb autoambulanc\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb se ishte plagosur, por se nuk mund t\u2019i tregonte asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Niniq thot\u00eb se t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, me miratimin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Vukashinoviqit, ai vendosi t\u00eb fliste publikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, sepse autoritetet serbe nuk kishin reaguar dhe se si avokat nuk kishte asnj\u00eb institucion me t\u00eb cilin mund t\u00eb komunikonte.<\/p>\n<p>Ai shton se \u201cp\u00ebrmes kanaleve dhe metodologjis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb pun\u00ebs\u201d ka p\u00ebrcaktuar se Millan Vukashinoviq \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri n\u00eb zon\u00ebn tok\u00ebsore t\u00eb siguris\u00eb, por se nuk mund t\u00eb specifikoj\u00eb n\u00ebse n\u00eb an\u00ebn serbe apo t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb them vet\u00ebm se ai u transportua n\u00eb spitalin n\u00eb Prokuple, se n\u00eb at\u00eb aksion mor\u00ebn pjes\u00eb tre xhipa pa targa, se m\u00eb von\u00eb u p\u00ebrcaktua se k\u00ebto automjete \u2013 me shum\u00eb mund\u00ebsi \u2013 i p\u00ebrkisnin Armat\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, se automjeti i kat\u00ebrt kishte targa, se personat q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aksionin, ishin me uniforma kamuflazh t\u00eb zeza dhe jeshile t\u00eb err\u00ebta, se nuk kishin shenja t\u00eb ushtris\u00eb ose xhandarm\u00ebris\u00eb dhe se kishin maska n\u00eb kok\u00eb\u201d, thot\u00eb Niniq.<\/p>\n<p>Ai thekson se personat q\u00eb p\u00ebrmend, jan\u00eb v\u00ebrejtur edhe nga qytetar\u00ebt n\u00eb Prokuple, si dhe nga punonj\u00ebsit e spitalit t\u00eb Prokuples, t\u00eb cil\u00ebt, sipas Niniqit, ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb e mor\u00ebn n\u00ebn kujdes Vukashinoviqin.<\/p>\n<p>Avokati Niniq thot\u00eb se gjat\u00eb transportit drejt spitalit n\u00eb Nish, Millan Vukashinoviq ka humbur shum\u00eb gjak, i \u00ebsht\u00eb hequr nj\u00eb veshk\u00eb, i \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb gjak nga mushk\u00ebrit\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb hequr diafragma pulmonare.<\/p>\n<p>Aktualisht, ai ndodhet n\u00eb dhom\u00ebn e kujdesit intensiv dhe ende nuk dihet n\u00ebse do t\u00eb mbijetoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebna dhe motra e tij nuk lejohen ta vizitojn\u00eb fizikisht, por mund t\u00eb marrin informacione p\u00ebrmes telefonit ose mjek\u00ebve n\u00eb spital, sipas Niniqit.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi spitalin n\u00eb Nish p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, por nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Niniq thot\u00eb se, si avokat i familjes Vukashinoviq, \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar q\u00eb autoritetet serbe nuk kan\u00eb dal\u00eb me asnj\u00eb reagim dhe se ende nuk e di n\u00ebse dyshohet p\u00ebr ndonj\u00eb vep\u00ebr penale, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb paraburgim apo cila prokurori po e trajton rastin.<\/p>\n<p>\u201cNuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb hetim n\u00eb vendngjarje nga Prokuroria e Lart\u00eb Publike n\u00eb Prokuple, kush ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb aksion, cili ka qen\u00eb q\u00ebllimi i aksionit, n\u00ebse aksioni \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e ndonj\u00eb vendimi nga autoritetet shtet\u00ebrore apo n\u00ebse kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb pal\u00eb t\u00eb treta t\u00eb paautorizuara\u2026 Ka shum\u00eb pyetje dhe ne do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulim p\u00ebr p\u00ebrgjigje. Si avokat, nuk kam nj\u00eb institucion t\u00eb cilit mund t\u2019i drejtohem dhe m\u00eb t\u00eb cilin mund t\u00eb komunikoj\u201d, thot\u00eb Niniq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi edhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Lart\u00eb Publik n\u00eb Prokuple dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes.<\/p>\n<p>Niniq thot\u00eb se familja \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb padis\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb, Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, si dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale.<\/p>\n<p>Niniq thot\u00eb se ende nuk i di motivet p\u00ebr plagosjen e Vukashinoviqit.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ka informacione se Vukashinoviq ishte n\u00eb konflikt me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e List\u00ebs Serbe \u2013 partis\u00eb kryesore t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen e Beogradit \u2013 sepse nuk donte t\u2019u \u201cbindej\u201d politikave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb them se ky rast ka prapavij\u00eb politike, por mund t\u00eb them se personi nga Llukovska Banja, me t\u00eb cilin Millani kishte marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe me t\u00eb cilin ishte planifikuar t\u00eb takohej, \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebtar aktiv i Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb. Dyshoj se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb operacion shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin Millani \u00ebsht\u00eb joshur\u201d, thot\u00eb Niniq.<\/p>\n<p>Lista Serbe nuk u deklarua p\u00ebr plagosjen e Vukashinoviqit.<\/p>\n<p>Serbia, m\u00eb her\u00ebt, ka akuzuar pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit serb p\u00ebr spiunazh n\u00eb dobi t\u00eb organeve t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa para organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb duke u zhvilluar disa procese p\u00ebr dyshime p\u00ebr spiunazh n\u00eb favor t\u00eb Agjencis\u00eb Serbe t\u00eb Inteligjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Millan Vukashinoviq ka punuar n\u00eb Byron\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit q\u00eb nga viti 2011, konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb ish-shefi i k\u00ebsaj byroje, Rrahim Pacolli.<\/p>\n<p>Avokati Niniq thot\u00eb, gjithashtu, se ka informacione se Vukashinoviq ka punuar n\u00eb nj\u00eb kompani sigurimesh n\u00eb nj\u00eb nga pikat kufitare t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Pacolli shton se Vukashinoviq ka pasur probleme edhe m\u00eb par\u00eb, se ka vuajtur presion, por se nuk e ka l\u00ebn\u00eb kurr\u00eb pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb, p\u00ebrmes mjeteve forenzike p\u00ebr njohjen e fytyr\u00ebs, konstatoi se Vukashinoviq \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti person q\u00eb m\u00eb 28 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti kishte folur publikisht p\u00ebr presionet q\u00eb po p\u00ebrjetonte, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me gazetarin dhe ish-deputetin e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb, Nemanja Sharoviq, p\u00ebr televizionin KTV nga Serbia.<\/p>\n<p>P\u00ebr identifikim, Radio Evropa e Lir\u00eb p\u00ebrdori mjetet PimEye dhe MX Face, t\u00eb cilat prej disa vitesh, p\u00ebrmes programeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, mund\u00ebsojn\u00eb lidhjen e sakt\u00eb t\u00eb fytyrave nga fotografit\u00eb.<\/p>\n<p>MF Face tregon se fotografia e Millan Vukashinoviqit, t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb rrjetin X e publikoi avokati i familjes s\u00eb tij, Ivan Niniq, dhe fotografia e personit q\u00eb jep deklarat\u00eb n\u00eb emisionin \u201cRe\u010d naroda (Fjala e popullit)\u201d n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebrputhen.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 me Vukashinoviqin, Sharoviq at\u00eb dit\u00eb kishte zhvilluar biseda edhe me disa serb\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Gazimestan, af\u00ebr Prishtin\u00ebs \u2013 vend ku \u00e7do vit mblidhen serb\u00eb nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit p\u00ebr t\u00eb festuar Vidovdanin dhe p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar p\u00ebrvjetorin e Betej\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Millan Vukashinoviq tha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se serb\u00ebt u larguan nga institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2022, pas presionit t\u00eb List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se, personalisht, ka vuajtur presion dhe se nuk ndihej i sigurt t\u00eb shkonte n\u00eb Serbi, sepse nuk donte t\u00eb jepte dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>\u201cAta shpik\u00ebn lloj-lloj historish p\u00ebr mua, m\u00eb lidh\u00ebn me shqiptar\u00ebt, nuk jam i sigurt t\u00eb udh\u00ebtoj n\u00eb Serbi. Jam vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb. E anashkaloj Serbin\u00eb\u201d, tha ai, nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kur u pyet p\u00ebr sulmin nga nj\u00eb grup i armatosur serb\u00ebsh n\u00eb Banjsk\u00eb \u2013 pjesa veriore e Kosov\u00ebs \u2013 n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023, Vukashinoviq tha se \u201cdjemt\u00eb u shfryt\u00ebzuan\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTani, shum\u00eb prej tyre nuk mund t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb polic i Kosov\u00ebs u vra n\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm, nd\u00ebrsa n\u00eb p\u00ebrleshjet e armatosura q\u00eb pasuan, u vran\u00eb edhe tre sulmues serb\u00eb.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Kosov\u00ebs ngriti aktakuz\u00eb kund\u00ebr 45 individ\u00ebve, nga t\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm tre jan\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb autoriteteve gjyq\u00ebsore, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin e mori publikisht biznesmeni dhe politikani nga Kosova, Millan Radoi\u00e7iq, i cili q\u00eb at\u00ebher\u00eb besohet se ndodhet n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb qershorit, nj\u00eb deklarat\u00eb e Vukashinoviqit nga Gazimestani u botua n\u00eb kanalin e Telegramit \u201cKoridor\u201d, me p\u00ebrshkrimin se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cnj\u00eb spiun shqiptar, t\u00eb cilit iu ofrua pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga institucionet serbe, por ai donte t\u00eb q\u00ebndronte dhe t\u00eb punonte p\u00ebr institucionet shqiptare, sepse, p\u00ebrve\u00e7 pag\u00ebs, merr edhe bonus p\u00ebr spiunazh\u201d.<\/p>\n<p>Kanali \u201cKoridor\u201d, p\u00ebrndryshe, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb her\u00ebt nga \u201cBrigada e Veriut\u201d, e cila bashk\u00eb me \u201cMbrojtjen Civile\u201d jan\u00eb shpallur organizata terroriste nga Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ky kanal deklaroi se kjo nuk do t\u2019i pengonte ata q\u00eb t\u00eb luftonin \u201cp\u00ebr serbiz\u00ebm dhe unitet\u201d, por se, p\u00ebr arsye sigurie, ata nuk do ta informonin m\u00eb publikun p\u00ebr l\u00ebvizjet e tyre.<\/p>\n<p>Autoritetet serbe nuk kan\u00eb komentuar ende p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb u d\u00ebrgoi pyetje Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Serbi n\u00eb lidhje me rastin, por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, deklaroi se bota demokratike duhet t\u00eb reagoj\u00eb dhe t\u2019i ndaloj\u00eb \u201csulmet\u201d e Serbis\u00eb q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb paqen dhe stabilitetin.<\/p>\n<p>Osmani tha se rasti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr prov\u00eb e \u201cqasjes hegjemonike\u201d t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do qytetar q\u00eb guxon t\u00eb flas\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn rreth regjimit autokratik t\u00eb [presidentit serb, Aleksandar] Vu\u00e7iq, sulmohet dhe torturohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb barbare t\u00eb mundshme\u201d, shkroi Osmani n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Ministri i Brendsh\u00ebm n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, tha se ky veprim \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, bazuar n\u00eb frik\u00ebsimin dhe persekutimin e qytetar\u00ebve q\u00eb nuk i binden regjimit t\u00eb presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>\u201cKjo qasje agresive dhe provokuese e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme. Ajo p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kufijve tan\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb\u201d, shkroi Sve\u00e7la n\u00eb Facebook dhe i b\u00ebri thirrje faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb ndaj Serbis\u00eb dhe q\u00eb k\u00ebto veprime armiq\u00ebsore t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten.<\/p>\n<p>Policia thot\u00eb se ka intervistuar d\u00ebshmitar\u00eb okular\u00eb dhe se ka marr\u00eb informacione prej tyre se \u201cpersona t\u00eb maskuar kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, kan\u00eb plagosur dhe rr\u00ebmbyer viktim\u00ebn, dhe m\u00eb pas e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb territorin e Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Viktima, e identifikuar me inicialet M.V., sipas d\u00ebshmitar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb transportuar me autoambulanc\u00eb n\u00eb qytetin e Nishit n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Dyshohet se vendi i ngjarjes ndodhet n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs, p\u00ebrkat\u00ebsisht brenda zon\u00ebs s\u00eb quajtur \u201cpika zero\u201d, pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Leposaviqit.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj konkretisht pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e Xhandarm\u00ebris\u00eb serbe t\u00eb hynin n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs pa dijenin\u00eb e saj, por ajo vet\u00ebm deklaroi se ishte \u201cpika zero\u201d.<\/p>\n<p>Policia tha se po bashk\u00ebpunon me misionin e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, KFOR, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zon\u00ebn kufitare.<\/p>\n<p>KFOR-i i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb nj\u00eb raporti nga Policia e Kosov\u00ebs, se Xhandarm\u00ebria serbe dyshohet se ka plagosur dhe rr\u00ebmbyer nj\u00eb serb t\u00eb Kosov\u00ebs, duke shtuar se situata e siguris\u00eb n\u00eb kufi \u00ebsht\u00eb e qet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPolicia e Kosov\u00ebs ka nisur hetime dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb ngusht\u00eb me disa entitete, p\u00ebrfshir\u00eb KFOR-in. Policia e Kosov\u00ebs e ka koordinuar aktivitetin e vet n\u00eb an\u00ebn kosovare t\u00eb vij\u00ebs kufitare administrative me KFOR-in\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e k\u00ebtij misioni.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi edhe Zyr\u00ebn e Prokurorit Themelor n\u00eb Mitrovic\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb detaje, por nuk mori p\u00ebrgjigje.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/analiza-e-rel-it-cfare-dihet-per-personin-qe-sipas-kosoves-u-rrembye-nga-xhandarmeria-serbe\/\">Analiza e REL-it: \u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr personin q\u00eb, sipas Kosov\u00ebs, u rr\u00ebmbye nga Xhandarm\u00ebria serbe?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb person mashkull me inicialet M.V., p\u00ebr t\u00eb cilin Policia e Kosov\u00ebs njoftoi m\u00eb 3 n\u00ebntor se kishte marr\u00eb informacione se ishte plagosur dhe rr\u00ebmbyer nga Xhandarm\u00ebria e Serbis\u00eb n\u00eb territorin e Leposaviqit, thuhet se punonte n\u00eb Byron\u00eb Kosovare t\u00eb Sigurimit n\u00eb vendkalimin kufitar Jarinje, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Radio Evropa e Lir\u00eb konfirmoi nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50519","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50519\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}