{"id":50499,"date":"2025-11-04T18:48:19","date_gmt":"2025-11-04T18:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/kaini-e-abeli-socialist-ose-lali-e-bela-te-gjithe-syte-nga-edi-rama\/"},"modified":"2025-11-04T18:48:19","modified_gmt":"2025-11-04T18:48:19","slug":"kaini-e-abeli-socialist-ose-lali-e-bela-te-gjithe-syte-nga-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/kaini-e-abeli-socialist-ose-lali-e-bela-te-gjithe-syte-nga-edi-rama\/","title":{"rendered":"Kaini e Abeli socialist ose Lali e Bela, t\u00eb gjith\u00eb syt\u00eb nga Edi Rama"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb \u00e7mendur politike e juridike, ngjarjet q\u00eb kan\u00eb pasuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, kan\u00eb rrjedhur m\u00eb shpejt se logjika dhe kan\u00eb tejkaluar edhe fantazin\u00eb. Ato ju paraprin\u00eb pa paralajm\u00ebrim anktheve m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb maxhoranc\u00ebs dhe paranojave m\u00eb t\u00eb \u00e7mendura t\u00eb opozit\u00ebs. Hetimi p\u00ebr ballukun dhe Kushtetuesja p\u00ebr Veliajn rr\u00ebzojn\u00eb spiralen e err\u00ebt t\u00eb narrativ\u00ebs q\u00eb e besojn\u00eb nj\u00eblloj si armiqt\u00eb e shumt\u00eb t\u00eb paditur t\u00eb kryeministrit, ashtu edhe miqt\u00eb e tij t\u00eb pakt\u00eb naiv\u00eb. Sipas k\u00ebtyre dy ekstremeve, q\u00eb i bashkon nj\u00eb mit i rrem\u00eb, Rama kontrollon t\u00eb gjith\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Goditja e par\u00eb ndaj k\u00ebsaj bindjeje erdhi n\u00eb ato pak minuta hyrjedalje nga SPAK t\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministres s\u00eb hekurt Belinda Balluku q\u00eb morri statusin e t\u00eb pandehur\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb.<\/p>\n<p>Groposja e dyt\u00eb ndaj k\u00ebsaj fantazie erdhi me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb riktheu n\u00eb detyr\u00eb Erion Veliajn duke rr\u00ebzuar k\u00ebshtu edhe dat\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Rama, me plot\u00ebsisht t\u00eb drejt\u00eb, rishpjegon p\u00ebr miqt\u00eb e pakt\u00eb dhe armiqt\u00eb e shumt\u00eb: \u201cJa q\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb u provua se nuk i paskam kapur un\u00eb t\u00eb t\u00ebra pushtetet\u2026\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb dy l\u00ebvizje t\u00eb sistemit q\u00eb e kan\u00eb vendosur Ram\u00ebn n\u00eb pozicionin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe me shum\u00eb pak karta n\u00eb dor\u00eb n\u00eb loj\u00ebn idhnake e me shum\u00eb aktor\u00eb, jo vet\u00ebm lokal\u00eb, t\u00eb balanc\u00ebs dhe kontrollit t\u00eb pushteteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e par\u00eb Rama \u00ebsht\u00eb n\u00ebn presionin e precedentit dhe t\u00eb standartit t\u00eb vendosur. Ai ka premtuar t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e drejt\u00ebsis\u00eb edhe kur ato nuk i p\u00eblqejn\u00eb. Ai ka pohuar se pun\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb tij dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndara. Nj\u00eb hetim i ngjash\u00ebm n\u00eb taktik\u00eb ndaj Ballukut, si hetimi ndaj Veliajt, q\u00eb goditi fillimisht baz\u00ebn e drejtor\u00ebve t\u00eb institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj dhe mb\u00ebrriti deri tek ajo, tashm\u00eb ka ndryshuar krejt\u00ebsisht sken\u00ebn dhe skemat. Akulli mes shefit dhe z\u00ebvend\u00ebses s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb duksh\u00ebm. Distanca e saj me shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb servil\u00ebve t\u00eb trembur socialist\u00eb apo aleat\u00ebt e \u201cpaduksh\u00ebm\u201d opozitar\u00eb, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb humner\u00eb. Karburanti i zgjidhjeve t\u00eb shpejta dhe praktike, aty ku vart\u00ebsit e tij t\u00eb tjer\u00eb hezitonin t\u00eb firmosnin, tashm\u00eb ka marr\u00eb uj\u00eb. \u00c7far\u00eb ishte deri dje dobi, sot \u00ebsht\u00eb d\u00ebm. Nes\u00ebr ndoshta dhe zahmet. Ndaj t\u00eb gjith\u00eb sot n\u00eb Tiran\u00eb i kan\u00eb syt\u00eb nga Edi Rama. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte sikur ai t\u00eb ishte prokuror dhe gjykat\u00ebs i Belinda Ballukut? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ai si epror i saj n\u00eb vertikalen qeveritare dhe partiake?<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin vet\u00eb Rama nuk ka p\u00ebrgjigje, por ajo q\u00eb thot\u00eb sot p\u00ebr Veliajn, duket si e shkruar nes\u00ebr edhe p\u00ebr Ballukun: \u201c\u2026disproporcioni i mbajtjes s\u00eb tij \u2013 Veliajt \u2013 n\u00eb qeli nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb lirive e t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb personit, po edhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb popullit t\u00eb kryeqytetit p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer nga i zgjedhuri i vet\u2026\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndikuar m\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb n\u00eb fatin e z\u00ebvend\u00ebses s\u00eb tij, Rama b\u00ebn at\u00eb q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb madje, edhe gj\u00ebja e duhur. Hetim p\u00ebr Ballukun, por jo n\u00eb mas\u00eb sigurie, duket se p\u00ebrkthen n\u00eb shqipe politike pohimin e tij Rama. Por m\u00eb pas, si n\u00eb nj\u00eb reaksion zinxhir, p\u00ebr t\u00eb shmangur standartin e duksh\u00ebm t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb mbajtur n\u00eb raste t\u00eb ngjashme nga drejt\u00ebsia, Rama do t\u00eb duhej t\u00eb pohonte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe p\u00ebr emra t\u00eb tjer\u00eb. Edhe p\u00ebr armiq si Meta apo Ahmetaj, p\u00ebr shembull, kryeministri do t\u00eb duhej t\u00eb thoshte se ata duhet ta ndjekin n\u00eb liri hetimin gjyq\u00ebsor ndaj tyre. Si dhe vet\u00eb Berisha. Si dhe mij\u00ebra e mij\u00ebra shpirtra t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00ebsh, q\u00eb fal\u00eb nj\u00eb sjelljeje t\u00eb ngulitur e mentaliteti bolshevik e represiv, jan\u00eb mishi njer\u00ebzor p\u00ebr topat e statistikave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Madje duhet ta thot\u00eb kryesisht p\u00ebr ata, q\u00eb mitra e p\u00ebrgjakur e sistemit i plas n\u00eb qeli paraburgimi dhe i rilind si l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr krimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr rastin e dyt\u00eb, at\u00eb t\u00eb Veliajt, beteja n\u00eb Kushtetuese ishte lajmi i fundit q\u00eb Rama do t\u00eb donte t\u00eb d\u00ebgjonte. Sidomos mbas seris\u00eb s\u00eb ngjarjeve penale q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrrusur shpin\u00ebn e maxhoranc\u00ebs s\u00eb tij. Sidomos edhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sahat e m\u00eb par\u00eb zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb kryeqytet. Q\u00eb do t\u00eb ishte dhe eliminimi i plot\u00eb i Veliajt nga skena. Por shum\u00ebkush n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb shihte tek fati i Veliajt, zgjatimin me mjete juridike t\u00eb vullnetit politik e njer\u00ebzor t\u00eb kryeministrit, tani ka nj\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u zhg\u00ebnjyer. Kush mendonte deri dje se Rama kusht\u00ebzoi q\u00eb nga r\u00ebnia spektakolare e Veliajt, tek arresti i drejtor\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb, tek formulimi i akuzave nga SPAK-u p\u00ebr t\u00eb e familjar\u00eb t\u00eb tij, tek arresti i dyshimt\u00eb, \u00e7montimi i miqve t\u00eb rrem\u00eb q\u00eb e braktis\u00ebn n\u00eb fatkeq\u00ebsi e deri tek lin\u00e7imi i tij publik duke e p\u00ebrdorur SPAK-un si veg\u00ebl, ka nj\u00eb arsye p\u00ebr ta menduar dhe nj\u00ebher\u00eb ndryshe. Mir\u00eb apo keq, ka funksionuar sistemi. Shpjegimet e tjera me dembeliz\u00ebm mendor, shpjegojn\u00eb vet\u00ebm pse nuk b\u00ebjn\u00eb haj\u00ebr dembel\u00ebt politik\u00eb. Sepse edhe n\u00ebse do t\u00eb ishte ndryshe, vendimi i Kushtetueses, pra funksionimi i sistemit, e zhb\u00ebri gjith\u00e7ka dhe solli po gjith\u00e7ka n\u00eb pik\u00ebn e nisjes. Partia e tij me viagr\u00ebn e mobilizimit n\u00eb goj\u00eb, u rikthye s\u00ebrish n\u00eb baz\u00eb me urdhrin e dyt\u00eb: nuk ka zgjedhje n\u00eb Tiran\u00eb!<\/p>\n<p>Dy \u201cdyshat\u201d e PS-s\u00eb tashm\u00eb shohin nj\u00eb p\u00ebrmbysje t\u00eb pabesueshme t\u00eb situat\u00ebs. T\u00eb par\u00eb n\u00eb opinion si mot\u00ebrv\u00ebllai armik i nj\u00ebri-tjetrit, nj\u00eb lidhje gjaku si Kaini me Abelin, Bela e Lali, po provojn\u00eb kartat e shk\u00ebmbyera t\u00eb fatit me Ram\u00ebn si spektator n\u00eb tryez\u00eb. T\u00eb dy kan\u00eb besuar se Rama kontrollonte gjith\u00e7ka. Edhe fatin e tyre, edhe gjith\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe se mjaftonte dashuria e Nj\u00ebshit p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb me horoskop t\u00eb g\u00ebzuesh\u00ebm e pushtet fatin e Dyshit. Mbas k\u00ebsaj jave t\u00eb stuhishme politike e juridike q\u00eb nuk ka mbaruar ende, t\u00eb dy s\u00eb bashku e p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb besojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr at\u00eb q\u00eb u thot\u00eb Rama: \u201cJa q\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb u provua se nuk i paskam kapur un\u00eb t\u00eb t\u00ebra pushtetet\u2026\u201d. Dhe m\u00eb shum\u00eb akoma, q\u00eb gjith\u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb, jetojm\u00eb n\u00eb Tiron\u00eb!\/JAVANEWS <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/kaini-e-abeli-socialist-ose-lali-e-bela-te-gjithe-syte-nga-edi-rama\/\">Kaini e Abeli socialist ose Lali e Bela, t\u00eb gjith\u00eb syt\u00eb nga Edi Rama<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli N\u00eb nj\u00eb jav\u00eb t\u00eb \u00e7mendur politike e juridike, ngjarjet q\u00eb kan\u00eb pasuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, kan\u00eb rrjedhur m\u00eb shpejt se logjika dhe kan\u00eb tejkaluar edhe fantazin\u00eb. Ato ju paraprin\u00eb pa paralajm\u00ebrim anktheve m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb maxhoranc\u00ebs dhe paranojave m\u00eb t\u00eb \u00e7mendura t\u00eb opozit\u00ebs. Hetimi p\u00ebr ballukun dhe Kushtetuesja p\u00ebr Veliajn rr\u00ebzojn\u00eb spiralen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50499","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50499","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50499"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50499\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50499"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50499"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50499"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}