{"id":50480,"date":"2025-11-04T17:48:28","date_gmt":"2025-11-04T17:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/shendetesia-ne-kolaps-klsh-tregon-skandalet-e-ilaceve-dhe-fondet-e-rimbursimit\/"},"modified":"2025-11-04T17:48:28","modified_gmt":"2025-11-04T17:48:28","slug":"shendetesia-ne-kolaps-klsh-tregon-skandalet-e-ilaceve-dhe-fondet-e-rimbursimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/shendetesia-ne-kolaps-klsh-tregon-skandalet-e-ilaceve-dhe-fondet-e-rimbursimit\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebndet\u00ebsia n\u00eb kolaps! KLSH tregon skandalet e ila\u00e7eve dhe fondet e rimbursimit"},"content":{"rendered":"<p>Pik\u00ebrisht sot, dit\u00ebn kur u njoftua arrestimi i Spartak Zekja, kreu i Fondit t\u00eb Sigurimeve t\u00eb Detyrueshme t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor i larguar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga ky post, \u2013 pasi akuzohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi me ila\u00e7et e rimbursueshme q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve kronike t\u00eb frym\u00ebmarrjes \u2013 KLSh evidenton si sistemi i kontrollit t\u00eb barnave \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb i pambrojtur ndaj abuzimeve dhe se fondet e rimbursimit apo blerjeve publike mund t\u00eb keqp\u00ebrdoren leht\u00ebsisht<\/p>\n<p>Raporti i auditimit i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit u prezantua sot nga Arben Shehu n\u00eb Komisionin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Nismat Qytetare dhe n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb. N\u00eb raport evidentohet se sektori i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb paraqitet me probleme kritike, duke filluar nga nj\u00eb buxhet i n\u00ebnfinancuar e deri te parregullsi t\u00eb shumta n\u00eb administrimin e barnave dhe munges\u00eb monitorimi.<\/p>\n<p>Sektori vuan nga vonesa procedurale dhe parregullsi t\u00eb thella n\u00eb administrimin e barnave. Auditimi zbulon se nuk ekziston nj\u00eb mekaniz\u00ebm efektiv p\u00ebr t\u00eb monitoruar zinxhirin e furnizimit me barna, duke l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr abuzime.<\/p>\n<p>Mungesa e verifikimit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs, kontrollet fiktive dhe inventar\u00ebt e pasakt\u00eb n\u00eb depot farmaceutike d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem kontrolli t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb d\u00ebshtuar dhe munges\u00eb totale transparence, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve dhe financat publike.<\/p>\n<p>Kreu i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb Shtet\u00ebror, Arben Shehu<\/p>\n<p><em>\u201cBuxheti i akorduar p\u00ebr sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb rezultoi i n\u00ebnfinancuar, me pagesa, me vonesa procedurale, kombinuar me parregullsi gjat\u00eb procesit t\u00eb administrimit t\u00eb barnave, mbik\u00ebqyrjes s\u00eb furnizimeve, si dhe munges\u00eb t\u00eb monitorimit nga organet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga auditimi i zhvilluar mbi procesin e administrimit p\u00ebr kontrollin e list\u00ebs s\u00eb barnave t\u00eb rimbursueshme p\u00ebr vitin 2024, rezultoi se FSDKSH dhe strukturat e saj zbatuese nuk kan\u00eb garantuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm efektiv t\u00eb mbik\u00ebqyrjes dhe monitorimit t\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit dhe qarkullimit t\u00eb barnave.<\/em><\/p>\n<p><em>U evidentuan mang\u00ebsi n\u00eb zbatimin e dispozitave ligjore dhe kontraktuale p\u00ebr shkak mosverifikimin e \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs dhe munges\u00ebn e kontrollit fizik t\u00eb faturave, \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur vler\u00ebsimin objektiv t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb dhe zbatimin e dispozitave p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e kontratave n\u00eb rast t\u00eb shkeljes t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/em><\/p>\n<p><em>Procesi i inventarizimit n\u00eb depot farmaceutike rezultoi i pasakt\u00eb dhe jo i dokumentuar, me mosp\u00ebrputhje nd\u00ebrmjet t\u00eb dh\u00ebnave fizike dhe atyre elektronike n\u00eb sistemin e-Depo, si dhe n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gabuar t\u00eb kodeve t\u00eb barnave dhe deklarime t\u00eb pasakta t\u00eb gjendjeve, duke rritur rrezikun e pasakt\u00ebsis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjithashtu, mungesa e kontrolleve t\u00eb rregullta n\u00eb depot farmaceutike, e penaliteteve p\u00ebr shkelje kontraktuale dhe verifikimeve p\u00ebr barna spitalore t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb rrjetin e hapur, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr dob\u00ebsi t\u00eb sistemit t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe munges\u00eb t\u00eb reagimit administrativ ndaj devijimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.\u201d<\/em><\/p>\n<p><strong>Fakte t\u00eb tjera shokuese t\u00eb raportit KLSH p\u00ebr 2024<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb ardhurave, realizimi total paraqitet n\u00ebn plan, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb mosrealizimit t\u00eb t\u00eb ardhurave doganore dhe granteve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb raportimin e tyre vijojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen ark\u00ebtime p\u00ebr parapagime t\u00eb palidhura me nj\u00eb detyrim tatimor apo \u00eb dhe z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb jo tatimor\u00eb, n\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb, krahasueshm\u00ebrin\u00eb dhe analiz\u00ebn e realizimit t\u00eb treguesve fiskal.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb planin e t\u00eb ardhurave nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb efektet nga ark\u00ebtime t\u00eb borxhit tatimor dhe doganor, t\u00eb cilat pavar\u00ebsisht pagesave t\u00eb kryera gjat\u00eb vitit, respektivisht shfaqin nj\u00eb rritje vjetore prej 7.4 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr borxhin tatimor dhe rreth 1 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr borxhin doganor.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket kontributit t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb qeverisjes vendore n\u00eb t\u00eb ardhura, u konstatuan mang\u00ebsi n\u00eb administrimin e pron\u00ebs dhe dh\u00ebnien e saj n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00ebp\u00ebrmjet kontratave t\u00eb qiras\u00eb, pasakt\u00ebsi n\u00eb taks\u00ebn e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, mosark\u00ebtim t\u00eb debitor\u00ebve p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb, familjar\u00ebve apo subjekteve dhe mbledhjen e detyrimeve t\u00eb tjera jo tatimore n\u00ebn administrimin e nj\u00ebsive vendore.<\/p>\n<p>Fondet speciale shfaqin problematika n\u00eb lidhje me mosdeklarimin dhe mospagesat e plota apo n\u00eb koh\u00eb t\u00eb list\u00ebpagesave t\u00eb dor\u00ebzuara nga institucionet e qeverisjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe entet publike, me efekt rritje t\u00eb stokut t\u00eb detyrimeve t\u00eb subjekteve ndaj skemave t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore, ku kemi parasysh nj\u00ebkoh\u00ebsisht administrimi i borxhit n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 nuk u shoq\u00ebrua me masa t\u00eb standartizuara p\u00ebr ndjekje dhe ekzekutim.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga kontributet p\u00ebr ISSh, pavar\u00ebsisht realizimit, nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb skem\u00ebs s\u00eb pensioneve n\u00eb qytet dhe n\u00eb fshat, duke rezultuar me defi\u00e7it t\u00eb vazhduesh\u00ebm, i cili krahasuar me vitin 2023 paraqitet n\u00eb r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Nga auditimi mbi debitor\u00ebt p\u00ebr kontributet dhe sigurimet shoq\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb rritje e ndjeshme e tyre, ve\u00e7an\u00ebrisht nga sektori publik, privat, duke reflektuar v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb mbledhjen e detyrimeve me rrezik p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e skem\u00ebs.<\/p>\n<p>Jan\u00eb evidentuar mang\u00ebsi n\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrinstitucional midis ISSh-s\u00eb dhe DPT, probleme n\u00eb transmetimin e t\u00eb dh\u00ebnave dhe mbledhjen e list\u00ebpagesave, si dhe munges\u00eb inspektimesh n\u00eb disa drejtori rajonale.<\/p>\n<p>Nga auditimi n\u00eb sken\u00ebn e pensioneve, u konstatuan problematika n\u00eb lidhje me planifikimin dhe financimin e bonusit t\u00eb pensioneve, devijimi nga planifikimi p\u00ebr shkak t\u00eb rishp\u00ebrndarjes s\u00eb fondeve dhe zhvendosjes s\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb shpenzimit nga indeksimi i pensioneve tek bonusi p\u00ebr pensionist\u00ebt, si dhe p\u00ebrllogaritja e indeksimit n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se viti paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, realizimi i deficitit vet\u00ebm n\u00eb muajin dhjetor \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar nga p\u00ebrq\u00ebndrimi i shpenzimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj, ku jan\u00eb kryer 21% t\u00eb totalit vjetor.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat kan\u00eb ndikuar dhe disa trajtime t\u00eb paunifikuara kontab\u00ebl, si t\u00eb ardhurat e transfert\u00ebs nga shpron\u00ebsimet dhe transferimi i rezultatit financiar t\u00eb ISSh-s\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shendetesia-ne-kolaps-klsh-tregon-skandalet-e-ilaceve-dhe-fondet-e-rimbursimit\/\">Sh\u00ebndet\u00ebsia n\u00eb kolaps! KLSH tregon skandalet e ila\u00e7eve dhe fondet e rimbursimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pik\u00ebrisht sot, dit\u00ebn kur u njoftua arrestimi i Spartak Zekja, kreu i Fondit t\u00eb Sigurimeve t\u00eb Detyrueshme t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor i larguar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga ky post, \u2013 pasi akuzohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi me ila\u00e7et e rimbursueshme q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve kronike t\u00eb frym\u00ebmarrjes \u2013 KLSh evidenton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50480","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50480","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50480"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50480\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}