{"id":50450,"date":"2025-11-04T13:48:48","date_gmt":"2025-11-04T13:48:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/raporti-i-progresit-te-komisionit-europian-spak-note-pozitive-qeveria-ne-vendnumero\/"},"modified":"2025-11-04T13:48:48","modified_gmt":"2025-11-04T13:48:48","slug":"raporti-i-progresit-te-komisionit-europian-spak-note-pozitive-qeveria-ne-vendnumero","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/raporti-i-progresit-te-komisionit-europian-spak-note-pozitive-qeveria-ne-vendnumero\/","title":{"rendered":"Raporti i Progresit t\u00eb Komisionit Europian: SPAK not\u00eb pozitive, qeveria n\u00eb vendnum\u00ebro"},"content":{"rendered":"<p>Raporti i Progresit i Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i publikuar t\u00eb mart\u00ebn, vler\u00ebson me \u201cproges t\u00eb mir\u00eb\u201d pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK, n\u00eb kuft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ecuria n\u00eb fusha t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me qeverisjen ka marr\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht nota negative ose mesatare.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e demokracis\u00eb, Komisioni Europian rezervon kritika p\u00ebr zgjedhjet e fundit parlamentare, duke iu referuar raportit t\u00eb v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE-ODIHR p\u00ebr \u201cmunges\u00ebn e kushteve t\u00eb barabarta dhe abuzimin me burimet publike\u201d dhe rekomandon nj\u00eb reform\u00eb e plot\u00eb zgjedhore.<\/p>\n<p>Edhe puna e Kuvendit cil\u00ebsohet si \u201cpjes\u00ebrisht efektive\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb polarizimit politik, munges\u00ebs s\u00eb dialogut mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs dhe kufizimin n\u00eb proceset e konsultimit publik. \u201cKuvendi pengohet gjithashtu nga mbik\u00ebqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, nd\u00ebrsa politizimi i em\u00ebrimeve parlamentare n\u00eb pozicione t\u00eb larta t\u00eb institucioneve kushtetuese apo t\u00eb pavarura t\u00eb krijuara me ligj mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje serioze,\u201d theksohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, k\u00ebrkohet q\u00eb \u201cprocesi i integrimit duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, nd\u00ebrpartiak dhe i mb\u00ebshtetur nga mekanizma efektiv\u00eb konsultimi\u201d.<\/p>\n<p>Raporti ka risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje shqet\u00ebsimet p\u00ebr pun\u00ebn, metodologjin\u00eb dhe ndikimin e komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm parlamentar anti-korrupsion n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar, q\u00eb u drejtua nga Fatmir Xhafaj. N\u00eb kapitullin p\u00ebr demokracin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb fjali t\u00eb vetme, KE thekson se \u201cndarja e kompetencave midis qeverisjes vendore dhe asaj qendrore mbetet problem\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr administrat\u00ebn publike vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb \u201cmesatar\u201d, nd\u00ebrsa k\u00ebrkohet q\u00eb qeveria t\u00eb kufizoj\u00eb p\u00ebrdorimin e akteve normative p\u00ebr ndryshimet buxhetore dhe t\u00eb rikthehet n\u00eb proceset e rregullta t\u00eb rishikimit t\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet me \u201cp\u00ebrparim t\u00eb mir\u00eb\u201d n\u00eb p\u00ebrafrimin me acquis t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, liris\u00eb dhe siguris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, po ve\u00e7ohet puna e SPAK si efektive.<\/p>\n<p>\u201cKapaciteti dhe efektiviteti i SPAK p\u00ebr t\u00eb goditur grupet e krimit t\u00eb organizuar \u00ebsht\u00eb rritur dhe p\u00ebrdorimi i hetimeve financiare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar,\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Gjithsesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kapitull, rekomandimet nga viti i kaluar konsiderohen t\u00eb zbatuara pjes\u00ebrisht dhe mbeten n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vlefshme p\u00ebr vitin q\u00eb vjen p\u00ebr rritjen e hetimeve financiare ndaj krimit t\u00eb organizuar, p\u00ebrfshir\u00eb trafikimin e paligjsh\u00ebm, terrorizmin dhe pastrimin e parave; t\u00eb b\u00ebj\u00eb operativ observatorin komb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb adresoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e k\u00ebrkesave t\u00eb pabazuara p\u00ebr azil nga shtetasit shqiptar\u00eb drejt vendeve t\u00eb Unionit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim i mir\u00eb n\u00eb zbatimin e rekomandimeve t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebrmes rritjes s\u00eb kapaciteteve t\u00eb SPAK n\u00eb hetimet financiare, forcimit t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe sekuestrimit t\u00eb aseteve t\u00eb lidhura me krimin e organizuar. SPAK ka konsoliduar m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7an\u00ebrisht me shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe agjencit\u00eb e BE-s\u00eb, p\u00ebr hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale me rrezik t\u00eb lart\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb rezultate t\u00eb para t\u00eb prekshme,\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht progresit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb SPAK, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Shqip\u00ebria vler\u00ebsohet si \u201cmesatarisht e p\u00ebrgatitur\u201d n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe i k\u00ebrkohet t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb p\u00ebrafrimin e kuadrit ligjor dhe t\u00eb forcoj\u00eb kapacitetet e zbatimit t\u00eb ligjit dhe t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb efikasitetin e hetimeve, p\u00ebrfshir\u00eb zhvillimin e analiz\u00ebs kriminale dhe financiare.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb kapitullin p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, puna e SPAK shihet si konsolidim i \u201crezultateve pozitive\u201d dhe \u201cp\u00ebrparim i preksh\u00ebm\u201d drejt krijimit t\u00eb nj\u00eb bilanci t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por nga ana tjet\u00ebr, raporti v\u00eb n\u00eb dukje se \u201ckorrupsioni mbetet i p\u00ebrhapur n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm\u2026\u201d dhe \u201cbashk\u00ebpunimi me organet e zbatimit t\u00eb ligjit mbetet i dob\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, k\u00ebrkohet q\u00eb forcimi i hetimeve dhe ndjekjes penale \u201ct\u00eb siguroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnime p\u00ebrfundimtare, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb nivelet e larta, p\u00ebrfshir\u00eb sekuestrimin dhe konfiskimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb pasurive q\u00eb burojn\u00eb nga vepra korrupsioni\u2026\u2019, p\u00ebrmir\u00ebsim ligjor p\u00ebr parandalimin e korrupsionit dhe efektivitet n\u00eb transparenc\u00ebn e kontrollit e deklaratave t\u00eb pasuris\u00eb nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI)<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn ekonomike k\u00ebrkohet rritje e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb publikimin e raporteve vjetore t\u00eb performanc\u00ebs financiare dhe forcmimin e kuadrit t\u00eb menaxhimit t\u00eb Investimeve publike.<br \/>\nKapitulli p\u00ebr prokurimin publik vler\u00ebsohet me not\u00eb negative si \u201dp\u00ebrparim i kufizuar\u201d n\u00eb p\u00ebrafrimin e kuadrit ligjor me acquis t\u00eb BE-s\u00eb dhe k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen procedurat konkurrruese t\u00eb prokurimeve dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb ligjeve n\u00eb fush\u00ebn e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP) dhe t\u00eb siguroj\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjet nd\u00ebrqeveritare me vende t\u00eb treta n\u00eb fush\u00ebn e prokurimit publik.<\/p>\n<p>Gjyq\u00ebsori dhe t\u00eb drejtat themelore jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb \u201cnivel p\u00ebrgatitjeje t\u00eb moderuar dhe t\u00eb mir\u00eb\u201d dhe shihet si p\u00ebrparim n\u00eb forcimin e pavar\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e gjyq\u00ebsorit si pasoj\u00eb e procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KE v\u00ebren se mbeten sfid\u00eb em\u00ebrimet e an\u00ebtar\u00ebve jo-magjistrat\u00eb t\u00eb KLGJ dhe KLP dhe presionet p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb sistem.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Jan\u00eb v\u00ebrejtur ende p\u00ebrpjekje n\u00eb rritje nga zyrtar\u00eb publik\u00eb apo figura politike p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim apo presion t\u00eb padrejt\u00eb mbi sistemin gjyq\u00ebsor, gj\u00eb q\u00eb mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shqet\u00ebsimit serioz,\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin e t\u00eb drejtave themelore, KE e vler\u00ebson \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs si problem t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe konkretisht si ecuri t\u00eb ngadalt\u00eb n\u00eb procesin e regjistrimit dhe digjitalizimit t\u00eb pronave dhe mang\u00ebsi n\u00eb transparenc\u00eb dhe integritet t\u00eb Kadastr\u00ebs. KE k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet aspekti i kompensimeve dhe i s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb rastet e shpron\u00ebsimeve.<\/p>\n<p>Liria e shprehjes vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb shqet\u00ebsim p\u00ebr Brukselin dhe pse fusha vler\u00ebsohet me \u201cp\u00ebrparim t\u00eb kufizuar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSituata mbetet kryesisht e pandryshuar, pasi pavar\u00ebsia dhe pluralizmi i medias vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikohen nga mbivendosja e interesave politike dhe biznesit, mungesa e transparenc\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb financimit, p\u00ebrqendrimi i lart\u00eb i pron\u00ebsis\u00eb mediatike, si dhe nga frik\u00ebsimi dhe kushtet e pasigurta t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr gazetar\u00ebt,\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e mjedisit raporti v\u00ebren se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb nivel t\u00eb kufizuar p\u00ebrgatitjeje dhe nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkohet miratimi i ligjeve p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e zgjeruar t\u00eb prodhuesit.<\/p>\n<p>Komisioni paralajm\u00ebron se ligji i ri \u201cPaketa e Maleve\u201d mund t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tok\u00ebs dhe menaxhimin mjedisor. Po ashtu i vihet theksi munges\u00ebs s\u00eb zhvillimeve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ujit, ajrit dhe mbrojtjen e klim\u00ebs, dhe k\u00ebrkohet zbatim m\u00eb i fort\u00eb t\u00eb legjislacionit mjedisor e klimatik n\u00eb p\u00ebrputhje me acquis t\u00eb BE-s\u00eb. \/birn<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/04\/raporti-i-progresit-te-komisionit-europian-spak-note-pozitive-qeveria-ne-vendnumero\/\">Raporti i Progresit t\u00eb Komisionit Europian: SPAK not\u00eb pozitive, qeveria n\u00eb vendnum\u00ebro<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti i Progresit i Komisionit Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i publikuar t\u00eb mart\u00ebn, vler\u00ebson me \u201cproges t\u00eb mir\u00eb\u201d pun\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, SPAK, n\u00eb kuft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ecuria n\u00eb fusha t\u00eb tjera q\u00eb lidhen me qeverisjen ka marr\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht nota negative ose mesatare. N\u00eb fush\u00ebn e demokracis\u00eb, Komisioni Europian [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50450","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50450","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50450"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50450\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50450"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50450"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50450"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}