{"id":50439,"date":"2025-11-04T14:48:28","date_gmt":"2025-11-04T14:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/ngerci-politik-ngrin-rrugen-e-kosoves-drejt-be-se-raporti-i-ke-me-tone-kritike\/"},"modified":"2025-11-04T14:48:28","modified_gmt":"2025-11-04T14:48:28","slug":"ngerci-politik-ngrin-rrugen-e-kosoves-drejt-be-se-raporti-i-ke-me-tone-kritike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/ngerci-politik-ngrin-rrugen-e-kosoves-drejt-be-se-raporti-i-ke-me-tone-kritike\/","title":{"rendered":"Ng\u00ebr\u00e7i politik \u201cngrin\u201d rrug\u00ebn e Kosov\u00ebs drejt BE-s\u00eb \u2013 Raporti i KE me tone kritike!"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian e ka publikuar t\u00eb mart\u00ebn Raportin e Progresit p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr periudh\u00ebn 2024-2025 ku thuhet se shteti ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim, qoft\u00eb edhe t\u00eb kufizuar, n\u00eb disa fusha, por v\u00eb n\u00eb pah ndikimin e ng\u00ebr\u00e7it politik n\u00eb rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>BE-ja i p\u00ebrpilon k\u00ebto raporte p\u00ebr vendet q\u00eb synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb bllokun evropian.<\/p>\n<p><em>\u201cPeriudha e raportimit u ndikua nga politikat e brendshme p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebrplasjesh p\u00ebrpara zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme m\u00eb 9 shkurt 2025, pasuar nga nj\u00eb bllokim politik paszgjedhor p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb dhe munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik t\u00eb partive politike p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr krijimin e institucioneve. Qeveria ka qen\u00eb n\u00eb status t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb q\u00eb nga 23 marsi i vitit 2025 dhe ka funksione t\u00eb kufizuara ekzekutive p\u00ebr t\u00eb realizuar operacione t\u00eb p\u00ebrditshme\u201d,<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian, sipas Raportit t\u00eb Progresit, q\u00eb nga maji i k\u00ebtij viti ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa \u201cp\u00ebr heqjen graduale\u201d t\u00eb masave nd\u00ebshkuese q\u00eb vendosi ndaj Kosov\u00ebs m\u00eb 2023 p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb tensionuar n\u00eb veriun e vendit, t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend se Kosova nuk i ka ratifikuar marr\u00ebveshjet q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonin t\u00eb p\u00ebrfitonte nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb ng\u00ebr\u00e7it politik\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur t\u00eb formoj\u00eb ekzekutivin e ri, duke pamund\u00ebsuar ratifikimin e marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Plani i Rritjes \u2013\u00a0paket\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 6 miliard\u00eb eurosh, synon p\u00ebrshpejtimin e rrug\u00ebs s\u00eb shteteve t\u00eb rajonit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb hise rreth 900 milion\u00eb euro \u2013 q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr kok\u00eb banori \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituesja m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre mjeteve.<\/p>\n<p><strong>Ng\u00ebr\u00e7i politik dhe agjenda e BE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, n\u00eb raport p\u00ebrmendet tha se ato u zhvilluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe demokratike, nd\u00ebrkaq fushata zgjedhore ishte garuese,\u00a0<em>\u201cshpesh me retorik\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, keqp\u00ebrdorim t\u00eb burimeve publike dhe presion socio-politik n\u00eb zonat ku shumica e popullsis\u00eb jan\u00eb serb\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket qeverisjes,<em>\u00a0\u201csfidat n\u00eb raportin mes komunave dhe institucioneve qendrore vazhdojn\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0u tha n\u00eb dokument.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb 5 dhjetor 2024, Qeveria miratoi nj\u00eb num\u00ebr ligjesh, me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, duke rritur shqet\u00ebsimet p\u00ebr parimet demokratike. Opozita, kritike e k\u00ebsaj praktike, i sfidoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ligjesh n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese\u201d,<\/em>\u00a0tha raporti.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr procesin e integrimit evropian, raporti tha se nd\u00ebrsa Kosova publikisht riafirmon p\u00ebrkushtimin ndaj agjend\u00ebs t\u00eb BE-s\u00eb, politikat p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse t\u00eb brendshme dhe mungesa e prioritizimit kan\u00eb penguar q\u00eb ato t\u00eb zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket Kuvendit, n\u00eb raport thuhet se p\u00ebrb\u00ebrja e mandatit t\u00eb kaluar u p\u00ebrshkrua \u201cme munges\u00eb t\u00eb konsensusit politik, shkeljeve procedurale, bojkoteve, thirrjeve t\u00eb shpeshta t\u00eb seancave t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe procedurave t\u00eb p\u00ebrshpejtuara ligjore\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cPavar\u00ebsisht p\u00ebrmir\u00ebsimeve t\u00eb izoluara, sikurse p\u00ebrdorimi i sistemit p\u00ebr votim elektronik dhe publikimi i votave individuale t\u00eb deputet\u00ebve, performanca e Kuvendit p\u00ebsoi r\u00ebnie\u201d,<\/em>\u00a0u tha n\u00eb Raportin e Progresit.<\/p>\n<p>Dokumenti p\u00ebrmend edhe d\u00ebshtimet e deputet\u00ebve p\u00ebr t\u00eb konstituuar Kuvendin pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit, duke theksuar se k\u00ebto d\u00ebshtime \u201ckan\u00eb minuar seriozisht funksionimin e institucioneve ky\u00e7 demokratike\u201d.<\/p>\n<p>Kuvendi u konstitua n\u00eb fund t\u00eb gushtit, pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh t\u00eb d\u00ebshtuara dhe disa aktgjykimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Lufta kund\u00ebr korrupsionit<\/strong><\/p>\n<p>Kosova ka b\u00ebr\u00eb \u201cp\u00ebrparim t\u00eb kufizuar\u201d sa i p\u00ebrket luftimit t\u00eb korrupsionit, u tha n\u00eb gjetjet kryesore t\u00eb Raportit t\u00eb Progresit.<\/p>\n<p><em>\u201cKosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb n\u00eb gjykimin e rasteve t\u00eb korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, duke rezultuar n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendimeve p\u00ebrfundimtare nga gjykatat dhe shqiptim t\u00eb d\u00ebnimeve, nd\u00ebrkaq numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i hetimeve dhe d\u00ebnimeve t\u00eb korrupsionit t\u00eb nivelit jo t\u00eb lart\u00eb ka r\u00ebn\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Komisioni Evropian [KE] tha se Kosova ende vazhdon t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb strategjike p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p><em>\u201cPavar\u00ebsisht deklarimeve p\u00ebr angazhim politik p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e masave kund\u00ebr korrupsionit, nuk ka nj\u00eb qasje koherente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb efektshme kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, Kosova duhet t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb m\u00eb mir\u00eb ligjet ekzistuese kund\u00ebr korrupsionit, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr konfiskim. Mjetet parandaluese sikurse deklarimi i pasuris\u00eb dhe planet p\u00ebr integritet t\u00eb institucioneve publike duhet t\u00eb p\u00ebrdoren m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe p\u00ebr t\u00eb luftuar rr\u00ebnj\u00ebt e korrupsionit.<\/em><\/p>\n<p>KE-ja rekomandon q\u00eb Kosova t\u00eb forcoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb kapacitetin e Agjencis\u00eb p\u00ebr Parandalimin e Korrupsionit, sa i p\u00ebrket stafit dhe ekspertiz\u00ebs, t\u00eb zbatoj\u00eb legjislacionin ekzistues dhe t\u00eb miratoj\u00eb nj\u00eb strategji komb\u00ebtare dhe plan t\u00eb veprimit p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit 2025-2025 n\u00eb linj\u00eb me praktikat m\u00eb t\u00eb mira dhe standardet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu vendit i rekomandohet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e hetimeve n\u00eb rastet e korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb rris\u00eb kapacitetin e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb posa\u00e7me t\u00eb hetimeve t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb me Prokurorin\u00eb Speciale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke folur p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, Raporti gjeti se Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjyq\u00ebsori dhe liria e shprehjes<\/strong><\/p>\n<p>Kosova ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb kufizuar n\u00eb funksionimin e sistemit gjyq\u00ebsor, tha KE-ja, duke p\u00ebrmendur se ka pasur p\u00ebrmir\u00ebsime sa i p\u00ebrket problemit t\u00eb vonesave t\u00eb rasteve gjyq\u00ebsore dhe duke theksuar se jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb disa masa p\u00ebr digjitalizim.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument thuhet se vendi \u00ebsht\u00eb konsultuar me Komisionin e Venecias p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb ligjesh p\u00ebr gjyq\u00ebsorin, duke b\u00ebr\u00eb hapa drejt p\u00ebrafrimit me standardet evropiane.<\/p>\n<p>Por, Raporti v\u00eb n\u00eb pah se dy institucionet, K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor dhe ai Prokurorial vazhdojn\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb pa p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb bllokad\u00ebs politike aktuale, vonesat n\u00eb hartimin e reformave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb ndikuar negativisht n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr forcimin e mekanizmave p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe efikasitet brenda gjyq\u00ebsorit dhe prokuroris\u00eb. Ndikimi i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga jasht\u00eb dhe brenda \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Sa u p\u00ebrket t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, Kosova duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr promovimin, mbrojtjen dhe zbatimin e tyre, tha Raporti i Progresit.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument p\u00ebrmenden se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime sa i p\u00ebrket procesit t\u00eb verifikimit t\u00eb diplomave nga Universiteti i Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut dhe komisionit p\u00ebr verifikim i \u00ebsht\u00eb zgjatur mandati.<\/p>\n<p><em>\u201cZbatimi i legjislacionit q\u00eb mbron t\u00eb drejtat e personave q\u00eb i p\u00ebrkasin grupeve joshumic\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejtat gjuh\u00ebsore, ka nevoj\u00eb p\u00ebr forcim. Disa masa t\u00eb reja t\u00eb miratuara nga qeveria kan\u00eb dob\u00ebsuar m\u00eb tej qasjen n\u00eb sh\u00ebrbimet baz\u00eb p\u00ebr k\u00ebto grupe. Miratimi i Kodit Civil dhe ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr lirin\u00eb e fes\u00eb mbeten t\u00eb pap\u00ebrfunduara\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb flet p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes, Raporti p\u00ebrmend se Gjykata Kushtetuese ka anuluar Ligjin p\u00ebr Komisionin e Pavarur t\u00eb Medias, \u201cduke u dh\u00ebn\u00eb autoriteteve udh\u00ebzime t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb siguruar hartimin e shpejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb ri\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cNd\u00ebrsa peizazhi i mediave \u00ebsht\u00eb pluralist, ai has sfida lidhur me transparenc\u00ebn n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e mediave dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare. Mjedisi n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs mbetet kufizues, duke nxitur vet\u00ebcensur\u00eb te publiku, mediat dhe shoq\u00ebria civile\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/em><\/p>\n<p>Kosova k\u00ebt\u00eb vit, sipas indeksit t\u00eb Reporter\u00ebt pa Kufij, ka sh\u00ebnuar r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb lirin\u00eb e mediave n\u00eb 15 vjet\u00ebt e fundit, duke u renditur n\u00eb vendin e 99-t\u00eb n\u00eb bot\u00eb nga 180 shtete.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa u p\u00ebrket reformave n\u00eb administrat\u00ebn publike, Raporti i b\u00ebn thirrje Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb adresoj\u00eb plot\u00ebsisht rekomandimet e BE-s\u00eb sa i p\u00ebrket Ligjit p\u00ebr zyrtar\u00ebt publik\u00eb dhe aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr Ligjin p\u00ebr pagat n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr rekomandimet q\u00eb i b\u00ebhen Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim jan\u00eb q\u00eb t\u2019i rris\u00eb kapacitetet e sh\u00ebrbimit civil p\u00ebrmes pun\u00ebsimeve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb meritave, t\u00eb b\u00ebj\u00eb vler\u00ebsimin e performac\u00ebs dhe t\u00eb vendos\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb arritur barazi gjinore, t\u00eb ul\u00eb numrin e pozitave vakante dhe me ushtrues detyre dhe t\u00eb finalizoj\u00eb sistematizimin dhe klasifikimin e vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe t\u00eb sigurohet q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb sistemi i ri i pagave.<\/p>\n<p>KE-ja rekomandon q\u00eb t\u00eb rritet numri i sh\u00ebrbimeve elektronike, q\u00eb do t\u00eb ulte barr\u00ebn adminsitrative.<\/p>\n<p>Periudha raportuese e k\u00ebtij dokumenti \u00ebsht\u00eb nga 1 shtatori i vitit 2024 deri m\u00eb 1 shtator 2025. Raporti p\u00ebrpilohet nga t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb marra nga shum\u00eb burime, p\u00ebrfshir\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs, shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, raporte t\u00eb Parlamentit Evropian dhe informacione nga organizata t\u00eb ndryshme joqeveritare nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe vendore.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ngerci-politik-ngrin-rrugen-e-kosoves-drejt-be-se-raporti-i-ke-me-tone-kritike\/\">Ng\u00ebr\u00e7i politik \u201cngrin\u201d rrug\u00ebn e Kosov\u00ebs drejt BE-s\u00eb \u2013 Raporti i KE me tone kritike!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian e ka publikuar t\u00eb mart\u00ebn Raportin e Progresit p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr periudh\u00ebn 2024-2025 ku thuhet se shteti ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim, qoft\u00eb edhe t\u00eb kufizuar, n\u00eb disa fusha, por v\u00eb n\u00eb pah ndikimin e ng\u00ebr\u00e7it politik n\u00eb rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Kosov\u00ebs. BE-ja i p\u00ebrpilon k\u00ebto raporte p\u00ebr vendet q\u00eb synojn\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb bllokun evropian. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50439","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50439\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}