{"id":50438,"date":"2025-11-04T14:48:28","date_gmt":"2025-11-04T14:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/brukseli-kritikon-shqiperine-progres-i-kufizuar-ne-lirine-e-medias\/"},"modified":"2025-11-04T14:48:28","modified_gmt":"2025-11-04T14:48:28","slug":"brukseli-kritikon-shqiperine-progres-i-kufizuar-ne-lirine-e-medias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/brukseli-kritikon-shqiperine-progres-i-kufizuar-ne-lirine-e-medias\/","title":{"rendered":"Brukseli kritikon Shqip\u00ebrin\u00eb: Progres i kufizuar n\u00eb lirin\u00eb e medias"},"content":{"rendered":"<p>Megjith\u00ebse aktor\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe t\u00eb akademis\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces dialogu me qeverin\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb rekomandime konkrete p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb vend, qeveria shqiptare ka b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb kufizuar drejt reformimit t\u00eb sektorit, n\u00ebnvizon Komisioni Evropian n\u00eb raportin e tij vjetor mbi Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSituata mbetet kryesisht e pandryshuar, me pavar\u00ebsin\u00eb dhe pluralizmin n\u00eb media t\u00eb ndikuar nga mbivendosja e interesave politike dhe atyre t\u00eb biznesit, mungesa e transparenc\u00ebs s\u00eb burimeve financiare, p\u00ebrqendrimi i lart\u00eb i pron\u00ebsis\u00eb, frik\u00ebsimi dhe kushtet e pasigurta t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr gazetar\u00ebt,\u201d shkruan Komisioni Evropian.<\/p>\n<p>Komisioni thekson se qeveria shqiptare ka b\u00ebr\u00eb \u201cvesh t\u00eb shurdh\u00ebr\u201d ndaj rekomandimeve t\u00eb b\u00ebra nga ky institucion p\u00ebr forcimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa shton se d\u00ebbimi i televizionit News 24 nga hap\u00ebsirat publike ku ushtronte aktivitetin, ngriti shqet\u00ebsime lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb dhe respektimin e procedurave.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit Shqip\u00ebria nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb p\u00ebrafrimin e korniz\u00ebs ligjore me acquis-n\u00eb e BE-s\u00eb dhe standardet evropiane, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr sa i p\u00ebrket sfidave kryesore q\u00eb lidhen me lirin\u00eb e medias n\u00eb vend \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrqendrimin e lart\u00eb t\u00eb tregut dhe munges\u00ebn e transparenc\u00ebs mbi pron\u00ebsin\u00eb mediatike, burimet e financimit dhe interesat ekonomike, si edhe p\u00ebrdorimin e fondeve publike, t\u00eb cilat vazhdojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe pluralizmin e medias.<\/p>\n<p>\u201cShpifja mbetet vep\u00ebr penale e d\u00ebnueshme me gjoba t\u00eb r\u00ebnda,\u201d shkruan Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cKodi Penal ende nuk parashikon mbrojtje t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr gazetar\u00ebt ndaj dhun\u00ebs, sulmeve apo k\u00ebrc\u00ebnimeve gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb profesionit. Korniza ligjore nuk ofron garanci kund\u00ebr padive strategjike (SLAPP),\u201d shton ai.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, edhe zbatimi i korniz\u00ebs ligjore aktuale l\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, nd\u00ebrsa problematike mbetet edhe pavar\u00ebsia e institucioneve mbik\u00ebqyr\u00ebse t\u00eb tregut mediatik. Komisioni thekson se pavar\u00ebsia e Autoritetit t\u00eb Mediave Audiovizive (AMA) vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje nga ndikimi korporativ dhe politik n\u00eb procedurat e em\u00ebrimit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bordit nga Kuvendi, nd\u00ebrsa shton se ka mang\u00ebsi n\u00eb zbatimin e Kodit t\u00eb Transmetimit p\u00ebr mediat q\u00eb transmetojn\u00eb p\u00ebrmbajtje politike t\u00eb regjistruara gjat\u00eb fushatave zgjedhore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka nj\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet evropiane, zbatimi i tij mbetet i dob\u00ebt, nd\u00ebrsa autoritetet publike vazhdojn\u00eb t\u00eb mos japin informacion.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb not\u00eb pozitive, n\u00eb korrik 2025 Shqip\u00ebria miratoi Strategjin\u00eb e par\u00eb Komb\u00ebtare kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb huaja dhe dezinformimit. Komisioni thekson se zbatimi i k\u00ebsaj strategjie duhet t\u00eb garantoj\u00eb respektimin e standardeve t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, liris\u00eb s\u00eb medias dhe pluralizmit \u2013 n\u00eb p\u00ebrputhje me acquis-n\u00eb e BE-s\u00eb dhe praktikat m\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri ekziston nj\u00eb korniz\u00eb ligjore p\u00ebr mbrojtjen e gazetar\u00ebve, ata p\u00ebrballen rregullisht me sulme verbale e fizike, fushata shpifjesh dhe padi strategjike kund\u00ebr pjes\u00ebmarrjes publike (SLAPP) \u2013 n\u00eb disa raste nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe punonj\u00ebs policie. Sulmet dhe frik\u00ebsimet sh\u00ebnjestrojn\u00eb kryesisht gazetar\u00ebt investigativ\u00eb dhe ato gra. Sipas raportit, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur nj\u00eb rritje e numrit t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn dixhitale, p\u00ebrfshir\u00eb fushata shpifjesh, shkelje t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb dhe ngacmime online.<\/p>\n<p>\u201cSituata p\u00ebrkeq\u00ebsohet nga mungesa e mekanizmave institucional\u00eb p\u00ebr raportim, trajtim dhe zbutje t\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebrc\u00ebnimeve dixhitale,\u201d thekson raporti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr hapat e marr\u00eb nga institucionet p\u00ebr mbrojtjen e gazetar\u00ebve gjat\u00eb vitit 2024, raporti n\u00ebnvizon caktimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb kontaktit p\u00ebr raportimin e sulmeve ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, Ministrin\u00eb e Brendshme dhe n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket faktor\u00ebve ekonomik\u00eb q\u00eb ndikojn\u00eb tregun mediatik n\u00eb Shqip\u00ebri, Komisioni thekson se p\u00ebrqendrimi i lart\u00eb i pron\u00ebsis\u00eb dhe praktikat jotransparente t\u00eb financimit vazhdojn\u00eb t\u00eb kompromentojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe pluralizmin mediatik.<\/p>\n<p>\u201cKorniza ligjore ende nuk p\u00ebrfshin dispozita p\u00ebr rregullimin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb subvencioneve t\u00eb t\u00ebrthorta apo t\u00eb reklamave shtet\u00ebrore, as p\u00ebr zgjerimin e k\u00ebrkesave t\u00eb transparenc\u00ebs p\u00ebr mediat online,\u201d shkruan Komisioni. \u201cVazhdojn\u00eb shqet\u00ebsimet mbi ndikimin e grupeve t\u00eb biznesit t\u00eb lidhura politikisht, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb periudhave parazgjedhore,\u201d shton ai.<\/p>\n<p>Komisioni thekson se problemet e profesionalizmit, etik\u00ebs dhe cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb media nuk adresohen ende p\u00ebrmes vet\u00ebrregullimit, i cili mbetet i dob\u00ebt dhe pengohet nga polarizimi i peizazhit mediatik.<\/p>\n<p>\u201cSiguria e kufizuar e pun\u00ebs dhe kushtet e dob\u00ebta t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr gazetar\u00ebt, t\u00eb kombinuara me autocensur\u00ebn dhe presionin nga aktor\u00ebt politik\u00eb dhe pronar\u00ebt e mediave, vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sfida serioze,\u201d thekson raporti i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAutocensura mbetet e p\u00ebrhapur, e nxitur nga presioni politik, k\u00ebrc\u00ebnimet ligjore dhe var\u00ebsia ekonomike,\u201d p\u00ebrfundon Komisioni.\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/brukseli-kritikon-shqiperine-progres-i-kufizuar-ne-lirine-e-medias\/\">Brukseli kritikon Shqip\u00ebrin\u00eb: Progres i kufizuar n\u00eb lirin\u00eb e medias<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Megjith\u00ebse aktor\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe t\u00eb akademis\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces dialogu me qeverin\u00eb, duke dh\u00ebn\u00eb rekomandime konkrete p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb vend, qeveria shqiptare ka b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb kufizuar drejt reformimit t\u00eb sektorit, n\u00ebnvizon Komisioni Evropian n\u00eb raportin e tij vjetor mbi Shqip\u00ebrin\u00eb. \u201cSituata mbetet kryesisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50438","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50438\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}