{"id":50375,"date":"2025-11-04T08:48:32","date_gmt":"2025-11-04T08:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/firmosen-8-masa-sigurie-skeme-mashtrimi-me-ilacet-ne-kerkim-administratori-i-kompanise-cfo-pharma\/"},"modified":"2025-11-04T08:48:32","modified_gmt":"2025-11-04T08:48:32","slug":"firmosen-8-masa-sigurie-skeme-mashtrimi-me-ilacet-ne-kerkim-administratori-i-kompanise-cfo-pharma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/04\/firmosen-8-masa-sigurie-skeme-mashtrimi-me-ilacet-ne-kerkim-administratori-i-kompanise-cfo-pharma\/","title":{"rendered":"Firmosen 8 masa sigurie!  Skem\u00eb mashtrimi me ila\u00e7et, n\u00eb k\u00ebrkim administratori i kompanis\u00eb CFO Pharma"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka l\u00ebshuar tet\u00eb masa sigurie, nj\u00ebri prej tyre dhe p\u00ebr\u00a0administratorin\u00a0t\u00eb kompanis\u00eb farmaceutike \u201cCFO Pharma\u201d dhe disa punonj\u00ebsve t\u00eb Fondit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor (FSDKSH), t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e fondeve publike.<\/p>\n<p>Hetimet, q\u00eb po zhvillohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 4472 t\u00eb vitit 2025, zbuluan indicie se administratori i \u201cCFO Pharma\u201d, shtetasi F.M., ka p\u00ebrdorur kompanit\u00eb \u201cPharma Plus\u201d dhe \u201cNedix Albania\u201d p\u00ebr t\u00eb krijuar inventar\u00eb dhe fatura fiktive, duke raportuar blerje t\u00eb rreme medikamentesh si \u201cFoster\u201d dhe \u201cTrimbow\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb falsifikuara kan\u00eb lejuar k\u00ebto subjekte t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme fonde rimbursimi nga FSDKSH, n\u00eb bashk\u00ebpunim me zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Skema dyshohet se ka funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar shuma t\u00eb konsiderueshme monetare nga fondet e destinuara p\u00ebr barnat e rimbursueshme.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i Prokuroris\u00eb:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs l\u00ebshon 8 masa sigurie p\u00ebr administratorin e CFO Pharma e punonj\u00ebs t\u00eb FSDKSH p\u00ebr \u2018Falsifikim t\u00eb Dokumenteve\u2019 dhe \u2018Fshehje e t\u00eb ardhurave\u2019. Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, jep tet\u00eb masa sigurie p\u00ebr veprat penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d i kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d t\u00eb parashikuar nga nenet 186\/2 dhe 180\/3 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve mbi procedimin penal nr.4472, t\u00eb vitit 2025, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb e Hetimit Tatimor n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb Tiran\u00eb, rezultoi se personi n\u00ebn hetim, shtetasi F.M., administrator i subjektit \u201cCFO Pharma\u201d, me veprimet e tij, ka p\u00ebrdorur dy subjektet \u201cPharma Plus\u201d dhe \u201cNedix Albania\u201d dhe administrator\u00ebt e tyre p\u00ebr q\u00ebllime p\u00ebrfitimi, duke paraqitur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme sikur ka bler\u00eb nga k\u00ebto subjekte medikamente t\u00eb cilat \u201cNedix Albania\u201d dhe \u201cPharma Plus\u201d, i kan\u00eb krijuar n\u00eb gjendjet e tyre t\u00eb inventarit n\u00eb sistemin \u201cedepo\u201d duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. K\u00ebto veprime kan\u00eb lejuar t\u00eb dy k\u00ebto subjekte t\u00eb ken\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr shitjen e medikamenteve \u201cFoster\u201d dhe \u201cTrimbow\u201d te subjekti \u201cCFO Pharma.<\/p>\n<p>Hetimet nis\u00ebn pas kall\u00ebzimit t\u00eb shtetasit I.Sh. administrator i subjektit \u201cMedicamenta\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb importues ekskluziv farmaceutik i licensuar dhe kontraktuar me Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndetsor, p\u00ebr rimbursimin e disa barnave. Ai kall\u00ebzoi se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se subjekti \u201cCFO Pharma\u201d dhe subjektet \u201cPharma Plus\u201d dhe \u201cMedix Albania\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me n\u00ebpun\u00ebs publik\u00eb t\u00eb Fondit t\u00eb Sigurimeve Sh\u00ebndetsore kryejn\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme q\u00eb konsiston n\u00eb veprime fiktive t\u00eb shitjes dhe blerjes s\u00eb produkteve \u201cFoster\u201d dhe \u201cTrimbow\u201d dhe si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebtyre veprimeve\/inventar\u00ebve fiktiv\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga FSDKSH\u00a0 fonde rimbursime n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme monetare.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e publikuara nga Fondi p\u00ebr konsumin e barnave, t\u00eb dh\u00ebnat e kall\u00ebzuesit t\u00eb import-it dhe shitjeve por ve\u00e7an\u00ebrisht nga t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb drejtorin\u00eb e statistik\u00ebs pran\u00eb Fondit, u konstatua nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb organizuar me q\u00ebllim p\u00ebrfitimi korruptiv t\u00eb fondeve t\u00eb rimbursimit n\u00eb vlera shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. N\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj skeme t\u00eb organizuar q\u00ebndron distributori farmaceutik \u201cCFO Pharma\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim me zyrtar t\u00eb FSDKSH.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndar\u00ebsit \u201cPharma Plus\u201d dhe \u201cMedix Albania\u201d, jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb themeluar \u201cde fakto\u201d nga pronari i \u201cCFO Pharma\u201d, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb lidhur kontrat\u00eb me FSDKSH ku kan\u00eb deklaruar shifra t\u00eb fiktive t\u00eb gj\u00ebndjes fillestare t\u00eb inventarit, me q\u00ebllimin shitjet m\u00eb pas fiktive n\u00eb \u201cCFO Pharma\u201d e m\u00eb pas n\u00eb farmaci.<\/p>\n<p>Subjekti \u201cPharma Plus\u201d ka deklaruar 2000 kuti \u201cFoster\u201d dhe 1107 kuti \u201cTrimbow\u201d n\u00eb vler\u00eb 10 milion lek\u00eb t\u00eb reja, pa asnj\u00eb blerje. Subjekti \u201cMedix Albania\u201d ka deklaruar 4000 kuti \u201cFoster\u201d dhe 11 500 kuti \u201cTrimbow\u201d, n\u00eb vler\u00eb 60 milion\u00eb lek\u00eb, pa asnj\u00eb blerje.<\/p>\n<p>Fakti, i miratimit t\u00eb k\u00ebtyre inventareve fiktive si dhe lidhja e kontratave t\u00eb k\u00ebtyre subjekteve nga zyrtar\u00eb t\u00eb FSDKSH tregon qart\u00eb p\u00ebrfshirjen e zyrtarve t\u00eb Fondit si pjes\u00eb e k\u00ebsaj skeme. Shitjet fiktive t\u00eb \u201cPharma Plus\u201d dhe \u201cMedix Albania\u201d jan\u00eb b\u00ebr\u00eb drejt \u201cCFO Pharma\u201d e cila ka l\u00ebshuar fatura fiktive drejt disa farmacive.<\/p>\n<p>Gjithashtu bazuar n\u00eb veprimet hetimore t\u00eb kryera deri m\u00eb tani n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, ka dyshime q\u00eb shtetasi S.Z. Drejtor i FSDKSH, ka konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d i parashikuar nga neni 186\/3 i Kodit Penal. Konkretisht personi n\u00ebn hetim n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Fondit ka n\u00ebnshkruar Kontrat\u00eb \u201cP\u00ebr Qarkullimin e Barnave t\u00eb List\u00ebs s\u00eb Barnave q\u00eb rimbursohen Nga Shp\u00ebrndar\u00ebsi Farmaceutik\u201d, nd\u00ebrmjet Fondit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor dhe Shp\u00ebrndar\u00ebsit Farmaceutik \u201cPharma Plus\u201d. Po k\u00ebshtu, edhe punonj\u00ebset e FSDKSH, shtetaset R. A., Z.M. dhe E. Gj., kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 186\/3 i Kodi Penal.<\/p>\n<p>K\u00ebto shtetase duhet t\u00eb kontrollonin fizikisht medikamentet q\u00eb kishte p\u00ebrshkruar n\u00eb list\u00ebn e inventarit, administratorja e subjektit \u201cNedix Albania\u2019 e hetuara L. B. Nga kontrolli i kryer dhe verifikimi i medikamenteve n\u00eb magazin\u00ebn e \u201cNedix Albania\u201d, k\u00ebto shtetase kan\u00eb evidentuar sipas tyre, se n\u00eb magazin\u00ebn e subjektit ndodhej sasia prej 4.000 kuti medikament i llojit \u201cFoster\u201d.<\/p>\n<p>Mbi faktet dhe provat q\u00eb i bashk\u00ebngjiten k\u00ebsaj k\u00ebrkese, mb\u00ebshtetet ekzistenca e dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm se k\u00ebto shtetas dyshohet se jan\u00eb autor\u00eb t\u00eb veprave \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d t\u00eb parashikuar nga nenet 186\/2 dhe 180\/3 t\u00eb Kodit Penal dhe k\u00ebrkohet<\/p>\n<p>T\u00eb caktohen ndaj shtetases A.Z. , e dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d i kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d masat e sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d dhe \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>T\u00eb caktohen ndaj shtetases J. B., e dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d i kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, masat e sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d dhe \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>T\u00eb caktohen ndaj shtetases L. B. e dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d i kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d masat e sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d dhe \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d\u2019; Ekzekutuar<\/p>\n<p>T\u00eb caktohet ndaj shtetasit F. M., i dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d i kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe \u201cFshehja e t\u00eb ardhurave\u201d, mas\u00ebn e sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cArrest n\u00eb burg\u201d; Shpallur n\u00eb k\u00ebrkim<\/p>\n<p>T\u00eb caktohet ndaj shtetasit S. Z., i dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepres penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d t\u00eb parashikuar nga nenet 186\/3 i Kodit Penal, mas\u00ebn e sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cArrest n\u00eb burg\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>T\u00eb caktohen ndaj shtetases Z.M., e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d, masat e sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d dhe \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>T\u00eb caktohen ndaj shtetases E. Gj, e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d masat e sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d dhe \u201cPezullimi i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d; Ekzekutuar<\/p>\n<p>T\u00eb caktohen ndaj shtetases R.A., e dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikimi i dokumentave\u201d t\u00eb parashikuar nga nenet 186\/3 i Kodit Penal, mas\u00ebn e sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cDetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/firmosen-8-masa-sigurie-skeme-mashtrimi-me-ilacet-ne-kerkim-administratori-i-kompanise-cfo-pharma\/\">Firmosen 8 masa sigurie!  Skem\u00eb mashtrimi me ila\u00e7et, n\u00eb k\u00ebrkim administratori i kompanis\u00eb CFO Pharma<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka l\u00ebshuar tet\u00eb masa sigurie, nj\u00ebri prej tyre dhe p\u00ebr\u00a0administratorin\u00a0t\u00eb kompanis\u00eb farmaceutike \u201cCFO Pharma\u201d dhe disa punonj\u00ebsve t\u00eb Fondit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor (FSDKSH), t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e fondeve publike. Hetimet, q\u00eb po zhvillohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50375","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50375"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50375\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}