{"id":50311,"date":"2025-11-03T18:48:13","date_gmt":"2025-11-03T18:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/03\/kushtetuesja-publikon-vendimin-e-plote-veliaj-rikthehet-kryetar-bashkie\/"},"modified":"2025-11-03T18:48:13","modified_gmt":"2025-11-03T18:48:13","slug":"kushtetuesja-publikon-vendimin-e-plote-veliaj-rikthehet-kryetar-bashkie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/03\/kushtetuesja-publikon-vendimin-e-plote-veliaj-rikthehet-kryetar-bashkie\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja publikon vendimin e plot\u00eb, Veliaj rikthehet kryetar bashkie"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese i jep t\u00eb drejt\u00eb Erion Veliajt p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendimmarrja n\u00eb trup\u00ebn e gjyqtar\u00ebve ka qen\u00eb 5-3 n\u00eb favor t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb q\u00eb shkarkonte kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, pas propozimit q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>VENDIMI I PLOT\u00cb:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese n\u00eb dat\u00ebn 03.11.2025 mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkues Erion Veliaj, me objekt shfuqizimin e vendimit nr. 539\/2025 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb; shfuqizimin e dekretit nr. 350\/2025, t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr kryetar bashkie, p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, si dhe pezullimin e efekteve t\u00eb k\u00ebtij dekreti.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebsoi fillimisht, nj\u00ebz\u00ebri, se ajo ka juridiksion p\u00ebr kontrollin e VKM-s\u00eb nr. 539\/2025, pasi neni 115, pika 2, i Kushtetut\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb asaj kompetenc\u00ebn t\u00eb shqyrtoj\u00eb vendimin e shkarkimit t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb si organ i zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt i qeverisjes vendore. Kjo kompetenc\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Gjykat\u00ebs me q\u00ebllim mbrojtjen e parimit t\u00eb autonomis\u00eb vendore dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebr t\u2019u zgjedhur.<\/p>\n<p>N\u00eb kuptim t\u00eb nenit 115, pika 1, t\u00eb Kushtetut\u00ebs shkarkimi nga detyra i organit t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeverisjes vendore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept kushtetues.<\/p>\n<p>Gjykata theksoi, gjithashtu, se n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e saj t\u00eb deritanishme ka p\u00ebrjashtuar nga juridiksioni kushtetues vet\u00ebm rastin e mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb sipas neneve 6\/1 dhe 179\/1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs (procesi i dekriminalizimit), nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e tjera t\u00eb shkarkimit, sikurse n\u00eb rastin konkret, ajo ka pranuar juridiksionin e saj p\u00ebr shqyrtimin e ankimeve kund\u00ebr vendimeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb organeve t\u00eb zgjedhura drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeverisjes vendore. Gjykata ritheksoi se at\u00eb q\u00eb nuk ka dashur ta thot\u00eb Kushtetuta, nuk mund ta thot\u00eb ligji, sepse n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ekziston mund\u00ebsia e kufizimit me ligj t\u00eb garancive kushtetuese t\u00eb organit t\u00eb zgjedhur t\u00eb qeverisjes vendore, \u00e7ka, n\u00eb thelb, kufizon vet\u00eb kompetenc\u00ebn e saj. Gjykata \u00ebsht\u00eb organi q\u00eb ka kompetenc\u00ebn p\u00ebr kontrollin e vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin e organit t\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt, bazueshm\u00ebria n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe ligj e t\u00eb cilit vler\u00ebsohet vet\u00ebm nga kjo Gjykat\u00eb, e cila thot\u00eb fjal\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pretendimet e k\u00ebrkuesit, Gjykata i shqyrtoi ato n\u00eb themel n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rregullt t\u00eb lidhur me mas\u00ebn e shkarkimit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb pretendimit p\u00ebr prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin ajo vendosi rr\u00ebzimin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Gjykata vler\u00ebsoi t\u00eb theksoj\u00eb se shqyrtimi dhe vler\u00ebsimi i \u00e7\u00ebshtjes ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me procesin e shkarkimit t\u00eb k\u00ebrkuesit nga detyra e kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, pra jo me procesin penal t\u00eb regjistruar n\u00eb ngarkim t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur pranoi n\u00eb juridiksionin kushtetues VKM-n\u00eb nr. 539\/2025, Gjykata, bazuar n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e saj, n\u00eb lidhje me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr proces t\u00eb rregullt i shqyrton rastet e shkarkimit t\u00eb organit t\u00eb zgjedhur t\u00eb qeverisjes vendore si gjykim n\u00eb themel t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, duke vepruar si gjykat\u00eb fakti dhe ligji, duke analizuar kushtetutshm\u00ebrin\u00eb dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit dhe t\u00eb aktit. N\u00eb thelb, Gjykata shqyrton n\u00ebse shkaku i shkarkimit p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjeve dhe n\u00ebse K\u00ebshilli i Ministrave ka respektuar procedurat p\u00ebr ta motivuar dhe arsyetuar plot\u00ebsisht vendimin e shkarkimit.<\/p>\n<p>Gjykata vler\u00ebsoi se neni 62 i ligjit nr. 139\/2015 \u00ebsht\u00eb detajim i nenit 115, pika 1, t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Kjo norm\u00eb kushtetuese nuk i ka deleguar ligjv\u00ebn\u00ebsit t\u00eb zakonsh\u00ebm parashikimin e rasteve t\u00eb tjera p\u00ebr shkarkim p\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb p\u00ebrcaktuara prej saj, t\u00eb cilat kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shkeljen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjeve. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, tre gjyqtar\u00eb mbajt\u00ebn q\u00ebndrimin se t\u00eb gjitha parashikimet e shkronjave \u201ca\u201d, \u201cb\u201d dhe \u201cc\u201d t\u00eb nenit 62 t\u00eb ligjit nr. 139\/2015 jan\u00eb miratuar nga ligjv\u00ebn\u00ebsi n\u00eb kuptim t\u00eb delegimit kushtetues t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata, me shumic\u00eb votash, vler\u00ebsoi se procedura e ndjekur n\u00eb rastin konkret nga k\u00ebshilli bashkiak dhe m\u00eb tej nga K\u00ebshilli i Ministrave, duke mos e njoftuar k\u00ebrkuesin, nuk ka garantuar t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr proces t\u00eb rregullt n\u00eb aspektet e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u2019u mbrojtur.<\/p>\n<p>Gjykata theksoi se procesi i rregullt k\u00ebrkon p\u00ebrmbushjen e garancive procedurale t\u00eb individit, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb detyrim t\u00eb organeve publike q\u00eb realizojn\u00eb procesin dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk mund t\u00eb zhvendoset barra nga k\u00ebto organe te individi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, vet\u00ebm marrja dijeni p\u00ebr dat\u00ebn e mbledhjes s\u00eb k\u00ebshillit bashkiak nuk \u00e7liron organin publik p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb gjitha detyrimet si m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Gjykata, vler\u00ebsoi, me shumic\u00eb votash, se K\u00ebshilli i Ministrave, teksa vendosi shkarkimin e k\u00ebrkuesit nga detyra sipas nenit 62, shkronja \u201cc\u201d, t\u00eb ligjit nr. 139\/2015, nuk e ka justifikuar shkarkimin me shkeljen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjeve, p\u00ebr t\u00eb cilat ai mund t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Gjykata theksoi se mbrojtja e interesit publik p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb drejt\u00ebn e zgjedh\u00ebsve p\u00ebr t\u2019u qeverisur nga nj\u00eb organ i zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb cenimin e garancive kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Gjykata, me shumic\u00eb votash, vler\u00ebsoi se k\u00ebrkuesit i \u00ebsht\u00eb cenuar e drejta p\u00ebr proces t\u00eb rregullt e lidhur me mas\u00ebn e shkarkimit, prandaj vendosi shfuqizimin e VKM-s\u00eb nr. 539\/2025.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me dekretin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Gjykata theksoi se p\u00ebr sa koh\u00eb kontrolli i shkarkimit nga detyra t\u00eb organit t\u00eb qeverisjes vendore sipas nenit 115, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs i p\u00ebrket juridiksionit kushtetues, edhe kontrolli i akteve t\u00eb pushtetit publik t\u00eb nxjerra si rrjedhoj\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit dhe krijimit t\u00eb vakanc\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, i p\u00ebrkasin po ashtu juridiksionit kushtetues. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb ndiqen rregullat p\u00ebr shterimin e mjeteve n\u00eb gjykat\u00ebn administrative, sipas nenit 131, pika 1, shkronja \u201cf\u201d t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se shfuqizoi VKM-n\u00eb nr. 539\/2025, me q\u00ebllim riparimin e pasojave q\u00eb vijn\u00eb nga dekreti i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb nenit 115, pika 3, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, Gjykata vendosi t\u00eb shfuqizoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb dekret pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i nxjerr\u00eb p\u00ebr plot\u00ebsimin e vakanc\u00ebs t\u00eb krijuar nga VKM-ja p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebrkuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, p\u00ebr arsyet e m\u00ebsip\u00ebrme, Gjykata vendosi, me shumic\u00eb votash:<\/p>\n<p>Pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<br \/>\nShfuqizimin e vendimit nr. 539, dat\u00eb 25.09.2025 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave \u201cP\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, z. Erion Veliaj\u201d, si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nShfuqizimin e dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nr. 350, dat\u00eb 01.10.2025 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr kryetar bashkie, p\u00ebr disa nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore\u201d p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, si t\u00eb papajtuesh\u00ebm me paragraf\u00ebt 2 dhe 3 t\u00eb nenit 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<br \/>\nVazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb pezullimit t\u00eb dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nr. 350, dat\u00eb 01.10.2025 \u201cP\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme vendore p\u00ebr kryetar bashkie, p\u00ebr disa nj\u00ebsi t\u00eb qeverisjes vendore\u201d p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb cakton dat\u00ebn e zgjedhjeve vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, deri n\u00eb hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebrfundimtar do t\u00eb shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore t\u00eb parashikuara nga ligji nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar dhe nga Rregullorja p\u00ebr Procedurat Gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kushtetuesja-publikon-vendimin-e-plote-veliaj-rikthehet-kryetar-bashkie\/\">Kushtetuesja publikon vendimin e plot\u00eb, Veliaj rikthehet kryetar bashkie<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese i jep t\u00eb drejt\u00eb Erion Veliajt p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Vendimmarrja n\u00eb trup\u00ebn e gjyqtar\u00ebve ka qen\u00eb 5-3 n\u00eb favor t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb q\u00eb shkarkonte kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, pas propozimit q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb vendim, anulohet gjithashtu edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50311","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50311","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50311"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50311\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50311"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50311"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50311"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}