{"id":50301,"date":"2025-11-03T17:48:28","date_gmt":"2025-11-03T17:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/03\/ju-rrefej-si-e-ngritem-shkollen-shqipe-vatra-ne-clearwater-florida-usa\/"},"modified":"2025-11-03T17:48:28","modified_gmt":"2025-11-03T17:48:28","slug":"ju-rrefej-si-e-ngritem-shkollen-shqipe-vatra-ne-clearwater-florida-usa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/03\/ju-rrefej-si-e-ngritem-shkollen-shqipe-vatra-ne-clearwater-florida-usa\/","title":{"rendered":"Ju rr\u00ebfej si e ngrit\u00ebm Shkoll\u00ebn Shqipe Vatra, n\u00eb Clearwater, Florida USA"},"content":{"rendered":"<p>(Intervist\u00eb me Drejtoresh\u00ebn e Shkoll\u00ebs Shqipe Vatra,  Znj. Meri Andrea Kodra.)<br \/>\nBisedoi: Raimonda MOISIU SADE <\/p>\n<p>Diaspora shqiptare vazhdon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb njehsuar identitetin komb\u00ebtar n\u00eb form\u00eb e p\u00ebrmbajtje me barasvler\u00ebn e vlerave komb\u00ebtare mes gam\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kulturave dhe komuniteteve t\u00eb ndryshme n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb demokratike amerikane -multikulturore. Me q\u00ebllimin e d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb, dhe zellin e spikatur p\u00ebr t\u00eb kultivuar e ruajtur gjuh\u00ebn, tradit\u00ebn, kultur\u00ebn, dhe trash\u00ebgimin\u00eb nd\u00ebr breza t\u00eb vlerave komb\u00ebtare dhe historike shqiptare, nisma e Vatra Tampa Bay dhe nj\u00eb grupi intelektual\u00ebsh jo vet\u00ebm me profesionin e m\u00ebsuesit, por edhe atdhetar\u00eb, dhe intelektual\u00eb t\u00eb profileve t\u00eb ndryshme b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur Hapjen e Shkoll\u00ebs Shqipe Vatra, n\u00eb Clearwater Florida, -Diaspor\u00eb. Komuniteti shqiptaro-amerikan n\u00eb Florid\u00ebn e Jugut, shquhen p\u00ebr obligimet qytetare, shpirt\u00ebrore, dhe njer\u00ebzore, me p\u00ebrpjekjet e tyre, intelektuale dhe atdhetare, p\u00ebr t\u00eb  eksploruar shprehit\u00eb e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare e historike, q\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb pazvend\u00ebsuesh\u00ebm, n\u00eb ruajtjen e identitetit shqiptar n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb frym\u00ebn e gjuh\u00ebs shqipe dhe kultur\u00ebn shqiptare, P\u00ebr hapjen e shkoll\u00ebs shqipe, grupi nism\u00ebtar mori edhe mb\u00ebshtetjen, mir\u00ebnjohjen dhe respektin jo vet\u00ebm t\u00eb komuniteti shqiptaro- amerikan, Kryesis\u00eb s\u00eb Shoqat\u00ebs Pan Shqiptare Vatra, respektivisht e Kryetarit Prof. Elmi Berisha, por edhe nga bisnesmen\u00ebt dhe filantropist\u00ebt shqiptaro-amerikan\u00eb, dhe institucionet demokratike amerikane. Fal\u00eb njohjes s\u00eb hershme, por edhe ish-kolege, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkoll\u00eb n\u00eb vendlindjen ton\u00eb, Korc\u00ebn, un\u00eb  pata nderin t\u00eb bisedoja me Drejtoresh\u00ebn e Shkoll\u00ebs Shqipe Vatra, -Znj. Meri Andrea Kodra, \u2013 nj\u00eb zonj\u00eb e fort\u00eb dhe e  men\u00e7ur, q\u00eb  me urt\u00ebsin\u00eb edhe maturin\u00eb e nj\u00eb m\u00ebsonj\u00ebse veterane, unike, modeste dhe e p\u00ebrz\u00ebm\u00ebrt, n\u00eb p\u00ebrgjigjet e pyetjeve, ndau p\u00ebr Gazet\u00ebn DIELLI dhe audienc\u00ebn e lexuesve, pun\u00ebn, p\u00ebrkushtimin  dhe kontributin e saj dhe t\u00eb stafit m\u00ebsimor t\u00eb Shkoll\u00ebs Shqipe Vatra Tampa Bay, n\u00eb Clearwater, Florida.<\/p>\n<p>-Zonja Meri, prej disa vite, operon Shkolla Shqipe Vatra, si lindi ideja e ngritjes dhe realizimit t\u00eb k\u00ebtij projekti n\u00eb Clearwater, Florida?  <\/p>\n<p>Q\u00ebkurse m\u00ebrgova n\u00eb Amerik\u00eb, besoja n\u00eb vetvete se bashk\u00eb me mua m\u00ebrgoi edhe Shqip\u00ebria, Korca, dhe shpirti shqiptar si pjes\u00eb e tradit\u00ebs, kultur\u00ebs dhe identitetit ton\u00eb atdhetar e komb\u00ebtar. D\u00ebshira dhe prioriteti im ka qen\u00eb, si n\u00ebn\u00eb, e m\u00ebsonj\u00ebse, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mij, t\u00eb mos harrojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, me q\u00ebllimin e mir\u00eb e t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm, t\u00eb njohin vendin e t\u00eb par\u00ebve dhe  t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tyre, t\u00eb njohin kultur\u00ebn shqiptare, historin\u00eb, dhe gjeografin\u00eb, veglat muzikore dhe k\u00ebng\u00ebt tona t\u00eb bukura, serenatat dhe gurr\u00ebn e pasht\u00ebrshme popullore, t\u00eb njohin  shkrimtar\u00ebt, artist\u00ebt dhe poet\u00ebt e shquar t\u00eb kombit ton\u00eb, me drit\u00ebn e veprave t\u00eb tyre q\u00eb len\u00eb pas. Un\u00eb jetoj dhe punoj prej m\u00eb tep\u00ebr se tre dekadash n\u00eb SHBA-\u00ebs. P\u00ebr gati nj\u00eb dekad\u00eb e gjys\u00ebm, s\u00eb bashku me familjen time, kemi jetuar n\u00eb qytetin e \u201cUst\u00ebr-it\u201d (Worchester) -jo larg Bostonit, q\u00eb njihet si \u201czemra e m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare\u201d, ku ka hedhur rr\u00ebnj\u00ebt, emigracioni i hersh\u00ebm shqiptar, dhe bashk\u00ebsit\u00eb etnike q\u00eb n\u00eb shekullin e 19-\u00eb, dhe kan\u00eb jetuar dhe zhvilluar veprimtarin\u00eb e tyre atdhetare e patriotike,- njer\u00ebs t\u00eb shquar t\u00eb letrave shqipe, q\u00eb nga eruditi Fan Noli, Konica e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e njohur n\u00eb Amerik\u00eb, q\u00eb Shkollat Shqipe jan\u00eb hapur ngado ku ka komunitet shqiptar. Edhe kur un\u00eb jetoja n\u00eb \u201cUst\u00ebr\u201d, nj\u00eb nga qytetet kryesore e tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ku jeton e punon nj\u00eb pjes\u00eb relativisht e konsiderueshme e komunitetit shqiptaro-amerikan, s\u00eb bashku me Prof. Lek\u00eb Bezhani, nj\u00eb intelektual dhe patriot shqiptaro-amerikan mjaft i njohur, hap\u00ebm Shkoll\u00ebn e Par\u00eb Shqipe, n\u00eb \u201cUst\u00ebr\u201d.<br \/>\nPas largimit nga \u201cUster-i\u201d (Worcester) bashk\u00eb me familjen u vendos\u00ebm, n\u00eb Clearwater Florida, ku edhe aty jeton e punon nj\u00eb komunitet modest dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm shqiptaro-amerikan, por ajo q\u00eb m\u00eb ra n\u00eb sy, nuk gjeta shkolla shqipe. Duke qen\u00eb se vija nga nj\u00eb eksperienc\u00eb e m\u00ebpar\u00ebshme, -hapjen e shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb \u201cUst\u00ebr, \u2013 porse edhe profesioni im, e diplomuar p\u00ebr m\u00ebsonj\u00ebse e Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsi, m\u00eb lindi ideja dhe d\u00ebshira ishte e madhe, p\u00ebr t\u00eb hapur edhe aty nj\u00eb shkoll\u00eb shqipe.  <\/p>\n<p>\u2013 Cila ishte pritshm\u00ebria e k\u00ebsaj ideje, mb\u00ebshtetja dhe interesimi i komunitetit shqiptaro- amerikan p\u00ebr Shkoll\u00ebn Shqipe Vatra? <\/p>\n<p>E para q\u00eb p\u00ebrkrahu iden\u00eb e hapjes, s\u00eb nj\u00eb shkolle Shqipe, ishte ALBANIAN HERITAGE FOUNDATION OF TAMPA BAY<br \/>\nme president Dr, Adrian Kraja. K\u00ebshtuq\u00eb me ndihm\u00ebn e dhe mb\u00ebshtetjen e k\u00ebtij Fondacioni, n\u00eb hap\u00ebm Shkoll\u00ebn e Par\u00eb Shqipe n\u00eb Clearwater. N\u00eb vitet e m\u00ebpasme, Shoqata Vatra TAMPA, me Kryetar  Z. Tasim Ruko, nj\u00eb burr\u00eb fisnik, i men\u00e7ur dhe i urt\u00eb, m\u00eb sugjeruan iden\u00eb dhe m\u00eb k\u00ebrkuan ndihm\u00eb p\u00ebr t\u00eb hapur edhe nj\u00eb tjet\u00ebr shkoll\u00eb shqipe. Duke qen\u00eb se zanati im \u00ebsht\u00eb  m\u00ebsonj\u00ebse, nuk mundesha ta anashkaloja, jo vet\u00ebm se  mua m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb punoj dhe t\u00eb jap kontributin tim ar\u00ebsimor, por pavar\u00ebsisht mund\u00ebsive q\u00eb ofron dhe shanseve q\u00eb t\u00eb jep Amerika, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrballemi  me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb hasim n\u00eb emigracion, pra, kontributi yn\u00eb  \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr angazhim vullnetar ekstra prej pun\u00ebs e obligimive t\u00eb ndryshme familjare e ekonomike, k\u00ebshtuq\u00eb edhe un\u00eb iu bashkova ides\u00eb duke punuar vullnetarisht p\u00ebr bashk\u00ebkombasit e mi, p\u00ebr  t\u2019iu m\u00ebsuar e trash\u00ebguar brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm, gjuh\u00ebn e bukur shqipe dhe kultur\u00ebn shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mision historik, p\u00ebr hapjen e Shkoll\u00ebs Shqipe Vatra mor\u00ebm mb\u00ebshtetjen e pakursyer edhe nga Prof. Elmi Berisha, Kryetarit aktual t\u00eb Federata Pan Shqiptare e Amerik\u00ebs VATRA, n\u00eb bashk\u00ebrendim me rolin q\u00ebndror t\u00eb Shoqat\u00ebs  Vatra Tampa Bay. M\u00eb duhet t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb komunitetit shqiptar n\u00eb Tampa Bay, i cili luan nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb ruajtjen dhe p\u00ebrhapjen e vlerave kulturore dhe identitetit shqiptar n\u00eb diaspor\u00eb. Gjithashtu mjaft bisnese kan\u00eb treguar interesim t\u00eb vecant\u00eb  dhe na kan\u00eb ndihmuar p\u00ebr nevojat e mjetet m\u00ebsimore t\u00eb shkoll\u00ebs, emrat dhe ndihma morale dhe financiare e k\u00ebtyre bisneseve, dhe atdhetar\u00ebve, b\u00ebhen t\u00eb ditura n\u00eb \u201cFaqen e Shkoll\u00ebs\u201d, dhe numuri i pjes\u00ebmarrjes t\u00eb  f\u00ebmij\u00ebve arrin deri diku te 65-\u00eb, nj\u00eb numur i k\u00ebnaq\u00ebsh\u00ebm, q\u00eb tregon interesin dhe mb\u00ebshtetjen e prind\u00ebrve shum\u00eb m\u00eb pozitive nga sa e kisha imagjinuar un\u00eb.  <\/p>\n<p>-A mendoni se \u00ebsht\u00eb e vonuar hapja e k\u00ebsaj shkolle, apo m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb? <\/p>\n<p>Mendoj se \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb koh\u00ebn e duhur. nuk m\u00eb duket se jemi t\u00eb vonuar. Madje jemi n\u00eb koh\u00eb edhe me p\u00ebrcaktimin e semestrave sipas programeve t\u00eb vitit shkollor, me kriteret  p\u00ebr em\u00ebrimin e m\u00ebsuesve t\u00eb shkoll\u00ebs dhe interesat e m\u00ebsimdh\u00ebnies q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb n\u00eb suksesin e procesit m\u00ebsimor, i konceptuar si t\u00ebr\u00ebsi komplekse dhe integrale, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb l\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb ofrojn\u00eb njohuri n\u00eb m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe, historis\u00eb, kultur\u00ebs, dhe tradit\u00ebs.  <\/p>\n<p>-Cilat jan\u00eb kriteret p\u00ebr em\u00ebrimin e m\u00ebsuesve t\u00eb shkoll\u00ebs, dhe si e vler\u00ebsoni pun\u00ebn tuaj si drejtoresh\u00eb  dhe t\u00eb m\u00ebsuesve t\u00eb k\u00ebsaj shkolle? <\/p>\n<p>Eksperienca e m\u00ebsueses n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb kriteri par\u00ebsor. Mund\u00ebsisht t\u00eb ken\u00eb diplom\u00eb pedagogjike,  t\u00eb jen\u00eb t\u00eb formuar nga ana qytetare e njer\u00ebzore, me dashuri e p\u00ebrkushtim, t\u2019i duan f\u00ebmij\u00ebt  dhe v\u00ebndin e tyre, t\u00eb duan e respektojn\u00eb gjuh\u00ebn am\u00ebtare shqipe, tradit\u00ebn, zakonet, historin\u00eb e kultur\u00ebn shqiptare. Un\u00eb e vler\u00ebsoj stafin m\u00ebsimor, pra m\u00ebsonj\u00ebsit jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, punojn\u00eb me dashuri dhe falin dashuri, ata punojn\u00eb pa u kursyer dhe n\u00eb harmoni midis tyre, me f\u00ebmij\u00ebt, me prind\u00ebrit e me komunitetin. T\u00eb gjith\u00eb punojn\u00eb vullnetarisht, vijn\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb pergatitur me planin m\u00ebsimor, gjithmon\u00eb konsultohemi bashkarisht kryesisht rreth njohurive p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, por edhe muzik\u00ebn, vallen popullore, biologji e informatik\u00eb, etj.  Mendoj se k\u00ebto l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore duhen konsideruar si pjes\u00eb e integrimit n\u00eb kultur\u00ebn amerikane pa e humbur identitetin shqiptar. <\/p>\n<p>-Na p\u00ebrshkruani nj\u00eb dit\u00eb m\u00ebsimi dhe stafin m\u00ebsimor\u2026<\/p>\n<p>Kemi Bordin e Shkoll\u00ebs i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga stafi i m\u00ebsuesve, prind\u00ebr, dhe Shoqata Vatra Tampa Bay. Shkoll\u00ebn  e drejtojn\u00eb administratori  i shkoll\u00ebs Z,Tasim Ruko, Sekretari, Prof. Dr. Bledar Prifti dhe Drejtoresha e Shkoll\u00ebs, q\u00eb jam un\u00eb, Meri Andrea Kodra. Puna fillon n\u00eb or\u00ebn 1pm. me p\u00ebrgatitjen e klasave dhe kontaktimin e koordinator\u00ebve t\u00eb shkoll\u00ebs. M\u00ebsuesit paraqiten n\u00eb shkoll\u00eb dhe marrin direktivat e shp\u00ebrndahen n\u00ebp\u00ebr  klasa p\u00ebr t\u2019i pritur f\u00ebmij\u00ebt. F\u00ebmij\u00ebt paraqiten dhe pajisen me etiketa me emrat p\u00ebrkat\u00ebs e m\u00eb pas shp\u00ebrndahen n\u00ebp\u00ebr klasa. Procesi m\u00ebsimor zhvillohet cdo t\u00eb shtun\u00eb, nga ora 2pm-3pm p\u00ebrdorim abetaret dhe monitoret  nga 3pm-4pm, secili nx\u00ebn\u00ebs ka fletoren e tij\/saj, dhe shkruajn\u00eb, prej or\u00ebs 4pm-5pm, tradita shqiptare, si histori e gjeografi, t\u00eb ilustruara t\u00eb gjitha k\u00ebto me pamje e foto, p\u00ebr t\u00eb njohur atdheun e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tyre, Shqip\u00ebrin\u00eb, Dhe n\u00eb fund e mbyllim me vallet e bukura shqiptare  nga \u201cGrupi i valleve\u201dq\u00eb drejtohet nga m\u00ebsuesja e talentuar dhe e apasionuar Znj. Lida Zaimi. Pjes\u00eb e Satfit m\u00ebsimor \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuesja e let\u00ebrsis\u00eb Arjana Poloska, q\u00eb e pasuron or\u00ebn m\u00ebsimore me tregime, poezi e vjersha n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. M\u00ebsueset e gjuh\u00ebs shqipe operojn\u00eb n\u00eb 4 grupe, sikund\u00ebr me m\u00ebsuesen e talentuar Ana Kulla, t\u00eb gjith\u00eb punojn\u00eb n\u00eb \u2018TEAM\u201d, bashkarisht, nj\u00ebri m\u00eb i mir\u00eb se tjetri. M\u00ebsuesit e lartp\u00ebrmendur t\u00eb shkoll\u00ebs kan\u00eb planin m\u00ebsimor, t\u00eb cilin e marrin n\u00eb dor\u00ebzim para fillimit t\u00eb semestrit, dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij plani dhe t\u00eb tekstit q\u00eb kemi hartuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e diaspor\u00ebs, ata nd\u00ebrtojn\u00eb pun\u00ebn parap\u00ebrgatitore. M\u00ebsuesit zgjedhin mjetet e tyre t\u00eb pun\u00ebs, e nd\u00ebr to b\u00ebn pjes\u00eb edhe ditari ditor  m\u00ebsimor. Kemi edhe vullnetar\u00eb q\u00eb vijn\u00eb e japin ndihm\u00ebn e tyre n\u00eb shkoll\u00eb, iu  q\u00ebndrojn\u00eb nga af\u00ebr problemeve dhe pun\u00ebs ton\u00eb, po p\u00ebrmend k\u00ebtu; Almira Derveni, Mimoza Mano, Ilir Sako, Gina Ruko, Eva Keta, avokaten e shkoll\u00ebs Vera Xhafaj, bisnesmenin, Sekretarin e Shoqat\u00ebs Vatra Tampa Bay,  Endri Filipi, Marion, dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb denj\u00eb  nga Shoqata Vatra Tampa Bay, e  plot t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb interes e  na pyesin se p\u00ebr cfar\u00eb kemi nevoj\u00eb. Kjo tregon se ne po kontribuojm\u00eb<br \/>\nmjaft dhe kemi t\u00ebrhequr v\u00ebmmendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan. <\/p>\n<p>-Si funksionon trek\u00ebnd\u00ebshi \u201ckomunitet-m\u00ebsues-nx\u00ebn\u00ebs\u201d dhe sa ndihmon kjo n\u00eb zhvillimin e procesit m\u00ebsimor n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb?<br \/>\nNga numri i nx\u00ebn\u00ebsve, q\u00eb ne e kemi gjetur mb\u00ebshtetjen n\u00eb komunitetin shqiptar e Clearwater. Ruajtja dhe kultivimi i vlerave dhe identitetit komb\u00ebtar shqiptar, n\u00ebp\u00ebrmjet shkollave shqipe n\u00eb Amerik\u00eb, mendoj se duhet konsideruar si pjes\u00eb e integrimit n\u00eb kultur\u00ebn amerikane pa e humbur identitetin shqiptar. Ne k\u00ebt\u00eb e arrijm\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb aktiviteteve t\u00eb  ndryshme t\u00eb organizuara nga Vatra Tampa Bay dhe Shkolla Shqipe Vatra, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe, organizimin e ngjarjeve kulturore dhe festive, si dhe nisma t\u00eb tjera q\u00eb forcojn\u00eb lidhjet mes an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit dhe trash\u00ebgimis\u00eb shqiptare. K\u00ebto p\u00ebrpjekje synojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb frym\u00ebn e kultur\u00ebs shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr brezat e rinj q\u00eb rriten larg atdheut. Nd\u00ebrsa un\u00eb si m\u00ebsonj\u00ebse, n\u00ebn\u00eb, gjyshe dhe qytetare shqiptaro-amerikane u them p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit komunitar dhe angazhimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb promovuar traditat, gjuh\u00ebn dhe historin\u00eb shqiptare. I nxit t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e komunitetit q\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb aktive n\u00eb k\u00ebto iniciativa, duke e konsideruar k\u00ebto si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb forcuar identitetin shqiptar dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb mes brezave. <\/p>\n<p>\u2013 Cfar\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb shtoni dhe nj\u00eb mesazh p\u00ebr komunitetin shqiptar n\u00eb Diaspor\u00eb\u2026 <\/p>\n<p>Me emrin e artistit, kantautorit, k\u00ebng\u00ebtarit kor\u00e7ar i serenat\u00ebs , Mihallaq Andrea, i cili \u00ebsht\u00eb, edhe v\u00ebllai im, -tashm\u00eb njihen t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt ngadoq\u00eb jan\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb,  kudo n\u00eb trojet ku jetojn\u00eb e punojn\u00eb shqiptar\u00eb. Prej disa vitesh v\u00ebllai im, Artisti Mihallaq Andrea, ka gjetur veten edhe si shkrimtar, dhe deri m\u00eb tani ka botuar tre libra n\u00eb gjinin\u00eb e romanit \u201cMargarita\u201d, \u201cDor\u00ebshkrimi\u201d  dhe \u201cDeputeti\u201d, dhe ai sapo ka p\u00ebrfunduar librin e tij t\u00eb kat\u00ebrt me tregime t\u00eb titulluar  \u201c22 \u00cbndrra\u201d. N\u00eb rrafshin  njer\u00ebzor, moral, edukativ,  dhe atdhetar,  Mihallaq Andrea  \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mij, dhe t\u00eb shkoll\u00ebs, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb si tregimtar dhe shkruan enkas tregime p\u00ebr  nx\u00ebn\u00ebsit e  Shkoll\u00ebs Shqipe Vatra Tampa Bay. Leximi i ke\u0308tyre  tregimeve ka vlera shume\u0308 te\u0308 me\u0308dha edukative, ju krijojne\u0308 emocione dhe nxe\u0308ne\u0308si zgjeron njohurite\u0308 dhe afte\u0308site\u0308 pe\u0308r drejtshqiptimin e drejtshkrimin e gjuhe\u0308s shqipe. K\u00ebt\u00eb t\u00eb shtune\u0308 fe\u0308mie\u0308ve do iu lexojme\u0308 tregimin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, me titull,  \u201cSorkadhja\u201d i shkruar posac\u00ebrisht p\u00ebr ta nga Mihallaqi.  Dhe dicka tjet\u00ebr, d\u00ebshiroj t\u00eb shpreh, se Shkolla Shqipe Vatra Tampa Bay, sponsorizohet nga ana materiale  dhe financiare, nga Vatra, bisnesmen\u00ebt shqiptaro-amerikan\u00eb Z. Tasim Ruko dhe Z. Isuf Spahija, nga filantropistja mjaft e njohur n\u00eb Amerik\u00eb, dhe Shqip\u00ebri, Fotini Kokeri, e cila gjendet p\u00ebrher\u00eb pran\u00eb shkoll\u00ebs p\u00ebr cdo problem dhe ndihmes\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<br \/>\nMesazhi im  p\u00ebr komunitetin shqiptar n\u00eb Diaspor\u00eb, kjo intervist\u00eb e imja, le t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb  si nj\u00eb thirrje p\u00ebr unitet dhe p\u00ebrkushtim ndaj kultur\u00ebs shqiptare, duke vler\u00ebsuar rolin e \u00e7do individi n\u00eb komunitet p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<br \/>\nFederat\u00ebs Pan Shqiptare Vatra, respektivisht Kryetarit, Prof. Elmi Berish\u00ebs,  Kryetarit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Vatra Tampa Bay, Z. Tasim Ruko,  Presidentit Z. Isuf Spahija, Zv\/Presidenti Z. Endri Filipi, dhe filantropistes dinjitoze, Fotini Kokeri, -q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb pran\u00eb shkoll\u00ebs, ju shpreh mir\u00ebnjohjen dhe fal\u00ebnderimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr pun\u00ebn e tyre  t\u00eb palodhur dhe kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb forcimin e komunitetit shqiptar dhe promovimin e kultur\u00ebs shqiptare. Ju uroj sh\u00ebndet dhe suksese t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ndodhen!<br \/>\nBisedoi: Raimonda MOISIU \u2013SADE<br \/>\nFlorida, Tetor 2025<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/ju-rrefej-si-e-ngritem-shkollen-shqipe-vatra-ne-clearwater-florida-usa\/\">Ju rr\u00ebfej si e ngrit\u00ebm Shkoll\u00ebn Shqipe Vatra, n\u00eb Clearwater, Florida USA<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Intervist\u00eb me Drejtoresh\u00ebn e Shkoll\u00ebs Shqipe Vatra, Znj. Meri Andrea Kodra.) Bisedoi: Raimonda MOISIU SADE Diaspora shqiptare vazhdon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb njehsuar identitetin komb\u00ebtar n\u00eb form\u00eb e p\u00ebrmbajtje me barasvler\u00ebn e vlerave komb\u00ebtare mes gam\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kulturave dhe komuniteteve t\u00eb ndryshme n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb demokratike amerikane -multikulturore. Me q\u00ebllimin e d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb, dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50301","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50301"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50301\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}