{"id":50291,"date":"2025-11-03T16:48:20","date_gmt":"2025-11-03T16:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/03\/i-pyetur-per-21-janarin-berisha-genjen-perseri-duke-sulmuar-carlo-bollinon-nje-insistim-qe-hap-skenare-te-tjere-me-rumin-e-shijakut\/"},"modified":"2025-11-03T16:48:20","modified_gmt":"2025-11-03T16:48:20","slug":"i-pyetur-per-21-janarin-berisha-genjen-perseri-duke-sulmuar-carlo-bollinon-nje-insistim-qe-hap-skenare-te-tjere-me-rumin-e-shijakut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/03\/i-pyetur-per-21-janarin-berisha-genjen-perseri-duke-sulmuar-carlo-bollinon-nje-insistim-qe-hap-skenare-te-tjere-me-rumin-e-shijakut\/","title":{"rendered":"I pyetur p\u00ebr 21 janarin, Berisha g\u00ebnjen p\u00ebrs\u00ebri duke sulmuar Carlo Bollinon. Nj\u00eb insistim q\u00eb hap skenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me Rumin e Shijakut"},"content":{"rendered":"<p>Kishte t\u00eb drejt\u00eb Giulio Andreotti kur thoshte se pushteti g\u00ebrryen ata q\u00eb nuk e kan\u00eb. Pas kat\u00ebr mandateve n\u00eb opozit\u00eb, Sali Berisha duket i konsumuar nga koha dhe nga mllefi. Ai q\u00eb dikur i lodhte t\u00eb tjer\u00ebt me pushtetin e tij, sot \u00ebsht\u00eb i konsumuar mend\u00ebrisht pik\u00ebrisht nga mungesa e tij. K\u00ebto koh\u00ebt e fundit, ato shpifje q\u00eb ja vinte n\u00eb goj\u00eb Flamur Nok\u00ebs, K\u00eblli\u00e7it e atyre pak besnik\u00ebve q\u00eb i kan\u00eb mbetur p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrs\u00ebritur si papagaj, tani po i reciton vet\u00eb. Vet\u00eb autor dhe vet\u00eb aktor!<br \/>\nDuke dal\u00eb nga ambientet e SPAK-ut, ku \u00e7do dy jav\u00eb paraqitet me detyrim sepse \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur p\u00ebr korrupsion, sot Sali Berisha u pyet nga gazetar\u00ebt lidhur me masakr\u00ebn e 21 janarit. Por n\u00eb vend q\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjej pyetjeve mbi urdhrat q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ai vet\u00eb si kryeminist\u00ebr n\u00eb dit\u00ebn e masakr\u00ebs, ai rifilloi sulmet pa lidhje ndaj gazetarit Carlo Bollino: \u201cI vetmi urdh\u00ebr q\u00eb ka pasur \u00ebsht\u00eb ky \u2014 tha Berisha \u2014 q\u00eb Carlo Bollino, i cili mori 4 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb t\u00eb familjes Llagami t\u00eb l\u00ebn\u00eb p\u00ebr gjimnaz, Naureda Llagami mori 3 milion\u00eb euro q\u00eb i takonin familjes s\u00eb vet, nd\u00ebrsa Carlo e mori me 1 euro dhe ju i paguat 3 milion\u00eb euro p\u00ebr Carlon q\u00eb e shp\u00ebrbleu Rama.\u201d<\/p>\n<p>I lodhur nga mosha dhe nga mij\u00ebra g\u00ebnjeshtra e shpifje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura nd\u00ebr vite, Berisha ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb \u201cmish-mash\u201d duke mohuar madje edhe shpifjet q\u00eb m\u00eb par\u00eb i kishte artikuluar vet\u00eb dh\u00ebndri i tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb nuk e din\u00eb historin\u00eb: deri m\u00eb sot, fabula e shpikur nga familja Berisha p\u00ebr t\u00eb sulmuar gazetarin Carlo Bollino ka qen\u00eb se 4.000 metra katror\u00eb truall, t\u00eb marr\u00eb me qira nga shteti pas nj\u00eb konkursi publik krejt ligjor, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi to godin\u00ebn e Report TV-s\u00eb (me shpenzime vetjake natyrisht), ishin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Begeja, pasardh\u00ebs t\u00eb Jamarb\u00ebr Malltezit. \u201cMe bujari\u201d, sipas Berish\u00ebs, familja Begeja pask\u00ebsh dhuruar si \u201cvakef\u201d truallin bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shkoll\u00eb, por Edi Rama, n\u00eb vend t\u00eb shkoll\u00ebs, ia paska \u201cdhuruar\u201d Bollinos p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar televizionin.<br \/>\nNj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e plot\u00eb, sepse trualli ka qen\u00eb gjithmon\u00eb pron\u00eb shtet\u00ebrore; as familja Begeja (q\u00eb kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb pronare) as t\u00eb tjer\u00eb nuk i kan\u00eb dhuruar asgj\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs; n\u00eb momentin kur Report e mori me qira, nuk kishte asnj\u00eb projekt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e ndonj\u00eb shkolle; dhe shteti nuk i ka dhuruar asgj\u00eb Carlo Bollinos, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb thjesht p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje, q\u00eb qiramarr\u00ebsi duhet ta respektoj\u00eb me shum\u00eb kushte si numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve, sigurimet shoq\u00ebrore, investimet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e pron\u00ebs etj. etj. kushte t\u00eb cilat Report i respekton nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb.  Shteti nuk t\u00eb fal asgj\u00eb! <\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb shpifjeje dhe fyerjeje kaq flagrante, Carlo Bollino ka kall\u00ebzuar penalisht n\u00eb gjykat\u00eb Jamarb\u00ebr Malltezin bashk\u00eb me asistentin e tij Belind K\u00eblli\u00e7i, t\u00eb cil\u00ebt, si papagaj, i kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur me qindra her\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat fabula: deri m\u00eb tani te dy kan\u00eb pranuar para gjykat\u00ebs se nuk disponojn\u00eb asnj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimet e tyre.<\/p>\n<p>Duke fundosur p\u00ebrfundimisht dh\u00ebndrin dhe K\u00eblli\u00e7in, vjen sot deklarata e re e Berish\u00ebs, i cili i ofroi mediave nj\u00eb version tjet\u00ebr: se ato 4.000 metra katror\u00eb nuk pask\u00ebshin qen\u00eb tamam t\u00eb familjes Begeja, si\u00e7 kishte pretenduar vet\u00eb deri sot, por t\u00eb familjes Llagami, t\u00eb cil\u00ebn shteti e ka kompensuar me 3 milion\u00eb euro.<br \/>\nEdhe kjo \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. S\u00eb pari, fakti q\u00eb familja Llagami ka marr\u00eb nj\u00eb kompensim prej 3 milion\u00eb eurosh tregon se ajo nuk ka p\u00ebrfituar kurr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e kthimit t\u00eb tok\u00ebs, por vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebn e kompensimit. Pra, trualli ka mbetur gjithmon\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb shtetit.<br \/>\nS\u00eb dyti, shpifja m\u00eb flagrante \u00ebsht\u00eb se ato 3 milion\u00eb euro kan\u00eb lidhje me nj\u00eb tjet\u00ebr sip\u00ebrfaqe trualli prej 9.500 metrash katror\u00eb, t\u00eb konfiskuar nga regjimi komunist n\u00eb vitin 1945, e cila kufizohet vet\u00ebm me nj\u00eb shirit shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me 4.000 metrashin q\u00eb ka marr\u00eb me qira Report-i.<\/p>\n<p>Pra, Report nuk i ka hequr asnj\u00eb centimet\u00ebr tok\u00eb askujt, e ka marr\u00eb at\u00eb truall thjesht me qira dhe, n\u00eb \u00e7do rast, kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ka lidhje fare me familjen Berisha, e cila u paraqit publikisht si \u201cdhuruese bujare\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb synimi i tyre i v\u00ebrtet\u00eb ishte t\u00eb vidhnin at\u00eb tok\u00eb publike pa pronar\u00eb, plan q\u00eb u prish pik\u00ebrisht nga ardhja e Report-it. Nj\u00eb trualli q\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht (sipas p\u00ebrgjimeve t\u00eb \u201cSky Ecc\u201d n\u00eb duart e SPAK-ut), ishte piketuar edhe nga \u201cRrumi i Shijakut\u201d, nj\u00eb kriminel i lidhur me ish-prokurorin Ndoja q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb deputet i Sali Berish\u00ebs. Ka nj\u00eb p\u00ebrkim t\u00eb dyshimt\u00eb kohor: fillimi i fushata shpif\u00ebse e familjes Berisha mbi origjin\u00ebn e tok\u00ebs s\u00eb marr\u00eb me qira nga Report TV p\u00ebrkon me vitin 2020, kur edhe Rumi bisedonte n\u00eb Sky ECC mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u2019ia hiqte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tok\u00eb Report TV-s\u00eb. N\u00ebse planet e familjes Berisha dhe ato t\u00eb Rumit t\u00eb Shijakut kan\u00eb pasur ndonj\u00eb lidhje, kjo do t\u00eb verifikohet nga SPAK-u, por pa dyshim \u00e7\u00ebshtja meriton nj\u00eb thellim.<\/p>\n<p>Por pse Sali Berisha, duke u pyetur p\u00ebr 21 janarin, mendoi pikerisht p\u00ebr Carlo Bollinon? Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lapsus q\u00eb mund t\u00eb shpjegohet me nj\u00eb fakt tjet\u00ebr: Ka qen\u00eb n\u00eb fakt pik\u00ebrisht televizioni i Carlo Bollinos q\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmjen e 21 janarit 2011 transmetoi pamjet q\u00eb rr\u00ebzuan nj\u00eb tjet\u00ebr fabul t\u00eb shpikur nga Berisha, se demonstruesit e vrar\u00eb ishin q\u00eblluar nga af\u00ebr me \u201c\u00e7adra-pistoleta\u201d nga militant\u00eb socialist\u00eb me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs, dhe vet\u00ebm p\u00ebr ta inkriminuar Sali Berish\u00ebn. Pamjet q\u00eb v\u00ebt\u00ebm televizioni i Carlo Bollinos transmetoi treguan t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: se qitjet vinin nga arm\u00ebt e Gard\u00ebs, duke p\u00ebrmbysur keshtu krejt\u00ebsisht versionin zyrtar qe kishte paraqitur Berisha. Fal\u00eb atyre pamjeve gardist\u00ebt u arrestuan. Edhe sot SPAK po heton ende p\u00ebr t\u00eb zbuluar rolin e Sali Berish\u00ebs dhe me urdh\u00ebr t\u00eb kujt gardist\u00ebt q\u00eblluan mbi turm\u00ebn e paarmatosur. Para pak ditesh d\u00ebshmoi prane SPAK ish ministri i brendsh\u00ebm Lulzim Basha. Nj\u00eb investigim q\u00eb me sa duket po nervozon shum\u00eb ish kryeministrin, te lodhur nga mosha, nga frika dhe nga mungesa e gjat\u00eb nga pushteti.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/i-pyetur-per-21-janarin-berisha-genjen-perseri-duke-sulmuar-carlo-bollinon-nje-insistim-qe-hap-skenare-te-tjere-me-rumin-e-shijakut\/\">I pyetur p\u00ebr 21 janarin, Berisha g\u00ebnjen p\u00ebrs\u00ebri duke sulmuar Carlo Bollinon. Nj\u00eb insistim q\u00eb hap skenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me Rumin e Shijakut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kishte t\u00eb drejt\u00eb Giulio Andreotti kur thoshte se pushteti g\u00ebrryen ata q\u00eb nuk e kan\u00eb. Pas kat\u00ebr mandateve n\u00eb opozit\u00eb, Sali Berisha duket i konsumuar nga koha dhe nga mllefi. Ai q\u00eb dikur i lodhte t\u00eb tjer\u00ebt me pushtetin e tij, sot \u00ebsht\u00eb i konsumuar mend\u00ebrisht pik\u00ebrisht nga mungesa e tij. K\u00ebto koh\u00ebt e fundit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50291","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50291","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50291"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50291\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50291"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50291"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50291"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}