{"id":50135,"date":"2025-11-02T19:48:12","date_gmt":"2025-11-02T19:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/02\/qeveria-reforme-te-thelle-ne-administrate-nga-shperblimet-tek-rekrutimi-nga-sektori-privat-ja-cfare-parashikohet\/"},"modified":"2025-11-02T19:48:12","modified_gmt":"2025-11-02T19:48:12","slug":"qeveria-reforme-te-thelle-ne-administrate-nga-shperblimet-tek-rekrutimi-nga-sektori-privat-ja-cfare-parashikohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/02\/qeveria-reforme-te-thelle-ne-administrate-nga-shperblimet-tek-rekrutimi-nga-sektori-privat-ja-cfare-parashikohet\/","title":{"rendered":"Qeveria reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb administrat\u00eb\/ Nga shp\u00ebrblimet tek rekrutimi nga sektori privat, ja \u00e7far\u00eb parashikohet"},"content":{"rendered":"<p>Pas 12 vitesh n\u00eb fuqi, qeveria po rishikon ligjin \u201cP\u00ebr N\u00ebpun\u00ebsin Civil\u201d duke krijuar m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb rekrutuar punonj\u00ebs t\u00eb kualifikuar nga sektori privat, rishikohet formula e testimit p\u00ebr punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs si dhe ndryshon struktura e pag\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak edhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb punonj\u00ebsve sidomos t\u00eb kualifikuar, n\u00eb projektligjin e hedhur p\u00ebr konsultim parashikohet q\u00eb 1 n\u00eb 2 punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs t\u00eb rekrutohet nga jasht\u00eb sh\u00ebrbimit civil, ndryshe nga sa ndodh aktualisht. Pra do shtohet rekrutimi i t\u00eb kualifikuarve nga sektori privat.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cKufiri prej 20% i kandidat\u00ebve p\u00ebr pranim nga jasht\u00eb sh\u00ebrbimit civil, i vendosur si kufi limit dhe i miratuar \u00e7do vit nga qeveria \u00ebsht\u00eb propozuar t\u00eb rritet deri n\u00eb 50%. Praktikisht 1 n\u00eb 2 pozicione vakante do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb pres\u00eb kandidat\u00eb nga jasht\u00eb sh\u00ebrbimit civil n\u00eb procedurat e pranimit p\u00ebr t\u00eb gjitha pozicionet menaxheriale\u201d, thuhet n\u00eb relacion.<\/p>\n<p>Po ashtu do t\u00eb ndryshoj\u00eb m\u00ebnyra e testimit. Nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb proces q\u00eb kryhet nga DAP-i, por do t\u00eb ngrihet komisioni komb\u00ebtar p\u00ebr testimin me 7 an\u00ebtar\u00eb, me mandat 5-vje\u00e7ar, me p\u00ebrfaq\u00ebsim nga qeveria, institucionet e pavarura dhe qeverisja vendore.<\/p>\n<p>Ndryshe nga ligji aktual, me ndryshimet e reja n\u00ebpun\u00ebsi do t\u00eb jet\u00eb i mbrojtur edhe kur u ka shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm personave t\u00eb tret\u00eb, jo p\u00ebr faj t\u00eb tij. P\u00ebrve\u00e7 rasteve ku veprimi i n\u00ebpun\u00ebsit \u00ebsht\u00eb personal, n\u00eb rastet e tjera p\u00ebrgjegj\u00ebsia e d\u00ebmit mbahet nga institucionit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast se nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs d\u00ebnohet nga organet gjyq\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb kryer gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksioneve t\u00eb tij, dhe kur nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb veprim apo akt p\u00ebrtej funksioneve t\u00eb tij normale, institucioni publik do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr pages\u00ebn e d\u00ebmit me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00ebpun\u00ebsi\u201d, thuhet n\u00eb nenin 33 t\u00eb rishikuar.<\/p>\n<p>Kurse sa i takon pag\u00ebs, shtohet elementi i vjet\u00ebrsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb pun\u00eb (deri tani ishte vjet\u00ebrsia n\u00eb sh\u00ebrbim civil), q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i parashikuar aktualisht, si dhe vendoset shp\u00ebrblimi vjetor mbi baz\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb performanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu leht\u00ebsohen kushtet p\u00ebr t\u00eb transferuar n\u00ebpun\u00ebsin civil p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se 2 vjet p\u00ebr nevojat e institucionit apo shtetit, n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Republika e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare, qeveri t\u00eb huaj, n\u00eb nj\u00eb institucion komb\u00ebtar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb apo institucion nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ky ndryshim b\u00ebhet duke pasur parasysh perspektiv\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Rregulla t\u00eb reja jan\u00eb parashikuar edhe n\u00eb aspektin e zbatimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore p\u00ebr largimet e padrejta nga puna n\u00eb rastet kur gjyqi fitohet nga n\u00ebpun\u00ebsi. Me ndryshimet e reja p\u00ebrcaktohet se nuk do t\u00eb merret p\u00eblqimin i n\u00ebpun\u00ebsit q\u00eb ka fituar gjyqin, p\u00ebr pozicionin e ri q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb administrat\u00eb. Ky ndryshim thuhet n\u00eb relacion b\u00ebhet p\u00ebr shkak se: \u201cata nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb em\u00ebrohen as n\u00eb pozicione t\u00eb tjera, duke pretenduar pozicionin e m\u00ebparsh\u00ebm, pavar\u00ebsisht se ai pozicion nuk ekziston, dhe pavar\u00ebsisht se pozicioni q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb ofruar ka qen\u00eb i t\u00eb nj\u00ebjtit nivel me at\u00eb q\u00eb ka pasur m\u00eb par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb projektligj theksohet se n\u00eb rastet kur n\u00ebpun\u00ebsi ka vijuar t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion tjet\u00ebr n\u00eb administrat\u00eb deri n\u00eb momentin e rikthimit n\u00eb detyr\u00eb, ai do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb vet\u00ebm diferenc\u00ebn nd\u00ebrmjet pag\u00ebs s\u00eb pozicionit t\u00eb fundit me pag\u00ebn aktuale.<\/p>\n<p>\u201cKjo diferenc\u00eb i paguhet gjyqfituesit vet\u00ebm kur paga e fundit si n\u00ebpun\u00ebs civil \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb sesa paga q\u00eb ka p\u00ebrfituar apo po p\u00ebrfiton n\u00ebpun\u00ebsi n\u00eb institucione t\u00eb tjera\u201d, thuhet n\u00eb relacion.<\/p>\n<p>Shtohen edhe masat disiplinore q\u00eb do t\u00eb vendosen para s\u00eb t\u00eb largohen n\u00ebpun\u00ebs nga puna. N\u00ebse aktualisht nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebs largohet nga puna pasi merr v\u00ebrejtje, i mbahet 1\/3 e pag\u00ebs deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj, pezullohet ngritja n\u00eb detyr\u00eb dhe largimi m\u00eb pas, nd\u00ebrsa me ndryshimet e propozuar shtohet edhe dh\u00ebnia e paralajm\u00ebrimit, m\u00eb pas largimi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qeveria-reforme-te-thelle-ne-administrate-nga-shperblimet-tek-rekrutimi-nga-sektori-privat-ja-cfare-parashikohet\/\">Qeveria reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb administrat\u00eb\/ Nga shp\u00ebrblimet tek rekrutimi nga sektori privat, ja \u00e7far\u00eb parashikohet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas 12 vitesh n\u00eb fuqi, qeveria po rishikon ligjin \u201cP\u00ebr N\u00ebpun\u00ebsin Civil\u201d duke krijuar m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb rekrutuar punonj\u00ebs t\u00eb kualifikuar nga sektori privat, rishikohet formula e testimit p\u00ebr punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs si dhe ndryshon struktura e pag\u00ebs. P\u00ebr shkak edhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb punonj\u00ebsve sidomos t\u00eb kualifikuar, n\u00eb projektligjin e hedhur p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50135","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50135\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}