{"id":50091,"date":"2025-11-02T15:48:17","date_gmt":"2025-11-02T15:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/02\/analiza-e-rel-rambujeja-dhe-vjena-krijuan-shtetin-e-kosoves-pse-brukseli-se-normalizoi\/"},"modified":"2025-11-02T15:48:17","modified_gmt":"2025-11-02T15:48:17","slug":"analiza-e-rel-rambujeja-dhe-vjena-krijuan-shtetin-e-kosoves-pse-brukseli-se-normalizoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/02\/analiza-e-rel-rambujeja-dhe-vjena-krijuan-shtetin-e-kosoves-pse-brukseli-se-normalizoi\/","title":{"rendered":"Analiza e REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosov\u00ebs- pse Brukseli s\u2019e normalizoi?"},"content":{"rendered":"<p>Rambuje, Vjen\u00eb, Bruksel \u2013 tri qytete, tri procese, tri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vendosur fatin e Kosov\u00ebs. Dy t\u00eb parat, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur statusin, soll\u00ebn rezultate t\u00eb prekshme, pavar\u00ebsisht refuzimeve t\u00eb Serbis\u00eb; e treta, p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve, prej vitesh mbetet n\u00eb vendnum\u00ebro.<\/p>\n<p>Dialogu mes tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nisi zyrtarisht n\u00eb vitin 2011. Qeveria e Kosov\u00ebs e pranoi at\u00eb si obligim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pas votimit t\u00eb nj\u00eb rezolute nga Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e BE-s\u00eb dhe mb\u00ebshtetjen e SHBA-s\u00eb, takimi i par\u00eb u mbajt m\u00eb 9 mars, 2011. Delegacionin e Kosov\u00ebs e udh\u00ebhiqte Edita Tahiri, nd\u00ebrsa at\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb Borisllav Stefanoviq.<\/p>\n<p>Negociatat mes pal\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb muajve prodhuan disa marr\u00ebveshje \u2013 nga l\u00ebvizja e lir\u00eb deri te menaxhimi i kufirit dhe \u00e7\u00ebshtjet kadastrale.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ishte paralajm\u00ebruar se do t\u00eb bisedohej vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje teknike, procesi kaloi n\u00eb nivel politik n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 2012. Takimi i par\u00eb mes kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, dhe atij t\u00eb Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7iq, u zhvillua m\u00eb 19 tetor.<\/p>\n<p>Dhe, m\u00eb pak se gjasht\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, ata arrit\u00ebn marr\u00ebveshjen e par\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve \u2013 nj\u00eb moment q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuesja e BE-s\u00eb, Catherine Ashton, e p\u00ebrshkroi si \u201chap m\u00eb af\u00ebr Evrop\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u2019i p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr vendosm\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve dhe p\u00ebr guximin q\u00eb kan\u00eb treguar. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se ajo q\u00eb po shohim tani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap larg nga e kaluara dhe nj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr Evrop\u00ebs\u201d, tha Ashton.<\/p>\n<p>Nga ajo koh\u00eb kan\u00eb kaluar mbi 12 vjet. Kosova mbetet vendi i vet\u00ebm n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, nd\u00ebrsa Serbia nuk ka hapur asnj\u00eb kapitull t\u00eb ri t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim q\u00eb prej vitit 2021.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, pal\u00ebt zhvilluan dhjet\u00ebra takime \u2013 shpeshher\u00eb t\u00eb gjata maraton\u00eb. Si negociator\u00ebt, ashtu edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit u nd\u00ebrruan, por shumica e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura, nuk u zbatuan kurr\u00eb plot\u00ebsisht ose fare.<\/p>\n<p>Tensionet, akuzat dhe faj\u00ebsimet nuk munguan gati n\u00eb asnj\u00eb periudh\u00eb dhe kulmin e arrit\u00ebn n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023, kur nj\u00eb grup i armatosur serb\u00ebsh sulmoi Policin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb, duke vrar\u00eb nj\u00eb rreshter.<\/p>\n<p>Incidenti u p\u00ebrshkrua si m\u00eb i r\u00ebndi q\u00eb nga paslufta dhe b\u00ebri q\u00eb kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tani n\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb refuzoj\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite \u00e7do takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Kusht i tij p\u00ebr rifillimin e dialogut ishte dhe mbetet dor\u00ebzimi i autorit t\u00eb dyshuar t\u00eb sulmit, Millan Radoi\u00e7iq.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr aq koh\u00eb sa Radoi\u00e7iq dhe grupi i tij jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb mbrojtur n\u00eb Serbi, nuk ka mir\u00ebbesim n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizim\u201d, tha ai n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb Qeveris\u00eb, vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Qeveria e Kurtit \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb prej disa muajsh. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, ai u pyet nga mediat serbe n\u00ebse, pas formimit t\u00eb Qeveris\u00eb, ekziston ndonj\u00eb plan p\u00ebr vazhdimin e dialogut. Ai theksoi se mbetet i p\u00ebrkushtuar ndaj normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, por p\u00ebrs\u00ebriti se \u00e7do hap p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb me dor\u00ebzimin e Radoi\u00e7iqit dhe me zbatimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr rrug\u00ebn e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve \u2013 e arritur mes tij dhe Vu\u00e7iqit n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023.<\/p>\n<p>\u201cDuket se kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb shpejt, sepse Serbia, p\u00ebr fat t\u00eb keq, po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb Bjellorusi t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. N\u00ebse Kremlini ka n\u00eb verilindje Bjellorusin\u00eb, n\u00eb juglindje t\u00eb Evrop\u00ebs, fatkeq\u00ebsisht, ka Serbin\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq, n\u00eb deklarata publike shfaqet i hapur p\u00ebr dialog, por, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrs\u00ebrit q\u00ebndrimin se vendi i tij nuk do ta njoh\u00eb kurr\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr ish-diplomatin Ylber Hysa, q\u00ebndrimi refuzues dhe konfrontues i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur q\u00eb nga negociatat e Rambujes\u00eb dhe ato t\u00eb Vjen\u00ebs, ku ai vet\u00eb ishte pjes\u00eb e delegacionit kosovar.<\/p>\n<p>Dialogun aktual, Hysa e sheh vet\u00ebm si vazhdim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtyre proceseve dhe thekson se Kurti duhej t\u00eb tregonte m\u00eb shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje, duke pasur parasysh se gjenerata e m\u00ebparshme e negociator\u00ebve krijoi nj\u00eb realitet t\u00eb pakthyesh\u00ebm \u2013 Kosov\u00ebn e pavarur \u2013 pavar\u00ebsisht k\u00ebrc\u00ebnimeve, madje edhe ekzistenciale, p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cZoti Kurti duket se ka dashur t\u00eb blej\u00eb koh\u00eb, nga frika se mund t\u00eb pranonte di\u00e7ka, q\u00eb do ta sfidonte perceptimin e tij politik si i vetmi lider q\u00eb i kund\u00ebrshtonte t\u00eb gjitha ato rrug\u00ebtime t\u00eb dialogut dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ai e ka pasur konceptin e tij t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, n\u00eb kuptimin q\u00eb vet\u00eb vendos. Dhe, mbase kjo ka qen\u00eb nj\u00eb barr\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara\u201d, thot\u00eb Hysa p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Motoja e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, q\u00eb nga fillimet e saj, ishte \u201cJo negociata, Vet\u00ebvendosje\u201d. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb parull\u00eb, partia e Kurtit nd\u00ebrtoi edhe identitetin e vet politik, duke kund\u00ebrshtuar \u00e7do form\u00eb t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb, q\u00eb, sipas saj, cenonte parimin e vet\u00ebvendosjes s\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, pas takimit t\u00eb par\u00eb Tha\u00e7i-Da\u00e7iq, Vet\u00ebvendosje organizoi edhe protesta kund\u00ebr bisedimeve, duke i cil\u00ebsuar ato si l\u00ebshim ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Mbi nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb von\u00eb, Hysa thot\u00eb se Kurti erdhi n\u00eb pozit\u00ebn q\u00eb t\u00eb pranonte Marr\u00ebveshjen p\u00ebr rrug\u00ebn e normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, q\u00eb, sipas tij, ishte oferta e par\u00eb e diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb nuk parashikonte njohje reciproke p\u00ebr Kosov\u00ebn \u2013 ndon\u00ebse vazhdon t\u00eb mos zbatohet prej asnj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tani dyshon se ka ende hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb p\u00ebrparim real n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb tren i ikur edhe n\u00eb kuptimin gjeopolitik. Ajo q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb koh\u00ebn e [ish-presidentit amerikan, Joe] Biden, kur kishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u rilidhur n\u00eb komunitetin transatlantik, tani \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e shkuar. Ishte edhe koha para nisjes s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Ishte nj\u00eb momentum q\u00eb nuk i konvenonte shum\u00eb zotit Vu\u00e7iq. Kurse, pas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, ai e gjeti shtegun e mbijetes\u00ebs. Serbia u b\u00eb nd\u00ebr vendet e vetme q\u00eb nuk i vuri sanksione Rusis\u00eb dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, i shiste arm\u00eb edhe Ukrain\u00ebs\u201d, thot\u00eb Hysa.<\/p>\n<p>Aleksandar Popov, nga Qendra p\u00ebr Rajonaliz\u00ebm n\u00eb Novi Sad, v\u00eb n\u00eb dukje se marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike ndodhen tani n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ul\u00ebt. Me v\u00ebmendjen globale t\u00eb t\u00ebrhequr nga krizat n\u00eb Ukrain\u00eb, Lindje t\u00eb Mesme dhe vende t\u00eb tjera, dialogu Kosov\u00eb-Serbi, sipas tij, funksionon m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb mbajtur status quo-n\u00eb, sesa p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb zgjidhje reale.<\/p>\n<p>Popov nuk sheh \u2013 s\u00eb paku tash p\u00ebr tash \u2013 ndonj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund ta rivendoste dialogun n\u00eb nj\u00eb trajektore funksionale dhe efektive.<\/p>\n<p>\u201cKurti nuk ka arsye ta shtyj\u00eb p\u00ebrpara, sepse, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, e ka arritur q\u00ebllimin e tij: shtrirjen e autoritetit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. E vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk ka arritur, \u00ebsht\u00eb ta an\u00ebtar\u00ebsoj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb m\u00eb shum\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Vu\u00e7iqit, gjithashtu, nuk i p\u00ebrshtatet, sepse \u00e7do dit\u00eb kemi protesta antiqeveritare n\u00eb Serbi dhe pushteti \u00ebsht\u00eb duke humbur kontrollin mbi situat\u00ebn\u201d, thot\u00eb Popov p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Marc Weller, i cili ka sh\u00ebrbyer si k\u00ebshilltar ligjor i Kosov\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Rambujes\u00eb dhe n\u00eb procesin e Vjen\u00ebs, thekson se domosdoshm\u00ebria e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamohueshme, p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb s\u00eb tyre gjeografike. Ai kujton se n\u00eb dy proceset e m\u00ebparshme, Serbia refuzoi t\u00eb n\u00ebnshkruante marr\u00ebveshjet, nd\u00ebrsa Kosova mori p\u00ebrsip\u00ebr detyrimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme p\u00ebr t\u00eb arritur pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb dialogun e Brukselit, thot\u00eb Weller, presioni bie s\u00ebrish mbi Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb l\u00ebshime t\u00eb reja, por Kurti, sipas tij, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak fleksibil dhe m\u00eb pak bashk\u00ebpunues me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cDhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu kemi ngecur \u2013 Kosov\u00ebs i thuhet se duhet t\u00eb themeloj\u00eb fillimisht Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe, por askush nuk e di n\u00ebse Serbia do ta zbatoj\u00eb m\u00eb pas pjes\u00ebn e saj t\u00eb marr\u00ebveshjes\u201d, thot\u00eb Weller p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thekson se dialogu ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri dhe p\u00ebr nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb balancuar t\u00eb Per\u00ebndimit ndaj Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja shtetet t\u2019i p\u00ebrmbushin detyrimet e tyre.<\/p>\n<p>Ndryshe nga periudha e Rambujes\u00eb dhe e Vjen\u00ebs, kur Evropa dhe Shtetet e Bashkuara vepronin n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb, ai v\u00ebren se angazhimi i administrat\u00ebs aktuale amerikane \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk e dim\u00eb sakt\u00ebsisht se si do ta trajtoj\u00eb administrata Trump \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. Mendoj se Kosova ka arsye t\u00eb jet\u00eb paksa nervoze p\u00ebr kthimin e saj, si dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb saj t\u00eb posa\u00e7\u00ebm [Richard Grenell], i cili mund t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb imponoj\u00eb ndonj\u00eb lloj veprimi\u201d, thot\u00eb Weller.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Qeveris\u00eb s\u00eb Kurtit dhe SHBA-n\u00eb u nd\u00ebrlikuan qysh n\u00eb koh\u00ebn e administrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb presidentit Donald Trump. At\u00ebkoh\u00eb, Qeveria e tij u rr\u00ebzua me mocion mosbesimi nga partnerja n\u00eb koalicion, LDK-ja, por Kurti akuzoi Grenellin p\u00ebr nd\u00ebrhyrje, me q\u00ebllim, si\u00e7 pretendoi, arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria \u201cKurti 1\u201d ra n\u00eb mars t\u00eb 2020-\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb shtator t\u00eb atij viti, n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja p\u00ebr normalizimin ekonomik mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb pranin\u00eb e presidentit Trump. N\u00ebnshkruesit ishin kryeministri i Kosov\u00ebs nga radh\u00ebt e LDK-s\u00eb, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi aktual i Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, q\u00ebndroi n\u00eb Prishtin\u00eb, ku zhvilloi bisedime me kryenegociatorin Besnik Bislimi p\u00ebr, si\u00e7 u tha, zbatimin e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht, Sorensen kishte takuar udh\u00ebheq\u00ebsit e t\u00eb dyja vendeve, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Serbi, por pa ndonj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr rifillimin e shpejt\u00eb t\u00eb dialogut n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb bisedonte me Sorensenin p\u00ebr planet e tij n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e k\u00ebtij procesi dhe t\u00eb tjera, por pa sukses.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, as BE-ja nuk iu p\u00ebrgjigj emaileve t\u00eb REL-it.<\/p>\n<p>Sipas ish-diplomatit Ylber Hysa, Kosova dhe Serbia pritet t\u00eb mbeten n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb zgjatur politik \u2013 e k\u00ebt\u00eb her\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb vullnetit t\u00eb tyre, por edhe p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb nxitjeje reale nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar bisedimet p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>\u201cModeli i suksesit p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Ballkanin ka qen\u00eb uniteti transatlantik dhe konsensusi i aktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb recet\u00eb q\u00eb ka prodhuar rezultate historike n\u00eb Rambuje dhe n\u00eb Vjen\u00eb. Druaj q\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb till\u00eb nuk e jetojm\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e sotme politike\u201d, thot\u00eb Hysa.<\/p>\n<p>E, nj\u00eb parashikim t\u00eb sakt\u00eb se \u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse mosmarr\u00ebveshjet politike p\u00ebrshkall\u00ebzohen n\u00eb dhun\u00eb \u2013 si\u00e7 paralajm\u00ebrojn\u00eb jo rrall\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb \u2013 nuk e ka asnj\u00ebri.<\/p>\n<p>Me fjal\u00ebt e Hys\u00ebs, mungesa e \u00e7far\u00ebdo lajmi p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb n\u00eb vitin 2025, mund t\u00eb jet\u00eb lajm i mir\u00eb.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/analiza-e-rel-rambujeja-dhe-vjena-krijuan-shtetin-e-kosoves-pse-brukseli-se-normalizoi\/\">Analiza e REL: Rambujeja dhe Vjena krijuan shtetin e Kosov\u00ebs- pse Brukseli s\u2019e normalizoi?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rambuje, Vjen\u00eb, Bruksel \u2013 tri qytete, tri procese, tri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vendosur fatin e Kosov\u00ebs. Dy t\u00eb parat, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur statusin, soll\u00ebn rezultate t\u00eb prekshme, pavar\u00ebsisht refuzimeve t\u00eb Serbis\u00eb; e treta, p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve, prej vitesh mbetet n\u00eb vendnum\u00ebro. Dialogu mes tyre p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50091","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50091"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50091\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}