{"id":50034,"date":"2025-11-02T08:48:18","date_gmt":"2025-11-02T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/02\/fatos-nano-mesimi-i-fundit-nga-nje-epoke-qe-su-kthye-me\/"},"modified":"2025-11-02T08:48:18","modified_gmt":"2025-11-02T08:48:18","slug":"fatos-nano-mesimi-i-fundit-nga-nje-epoke-qe-su-kthye-me","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/02\/fatos-nano-mesimi-i-fundit-nga-nje-epoke-qe-su-kthye-me\/","title":{"rendered":"Fatos Nano, m\u00ebsimi i fundit nga nj\u00eb epok\u00eb q\u00eb s\u2019u kthye m\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shkruaj elegji p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb ikin, aq m\u00eb tep\u00ebr kur nuk kam lidhje personale e sentimentale me ta. Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb rritur nga mediat dhe po aq jan\u00eb rr\u00ebzuar nga to. Por n\u00eb dit\u00ebn e homazheve p\u00ebr Fatos Nanon, ndjej se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb q\u00ebndrosh indiferent. Jo sepse Nano ishte i p\u00ebrsosur. Askush q\u00eb ka udh\u00ebhequr nj\u00eb vend n\u00eb kaos nuk mund t\u00eb jet\u00eb! Por sepse ishte i fundit q\u00eb e kuptoi se politika \u00ebsht\u00eb gar\u00eb, jo pron\u00eb. Dhe kjo, si askush tjet\u00ebr n\u00eb politikan\u00ebt, q\u00eb erdh\u00ebn pas tij.<\/p>\n<p>Kujtimet m\u00eb lidhin me t\u00eb si ish-nx\u00ebn\u00ebs i shkoll\u00ebs \u201cHoxha Tahsin\u201d, ku banesa e familjes Nano ishte vet\u00ebm 20 metra larg dritares s\u00eb klas\u00ebs time. N\u00eb periudh\u00ebn kur ndodhej n\u00eb qeli, isha d\u00ebshmitar prind\u00ebrve dhe gruas s\u00eb tij q\u00eb hynin e dilnin plot ankth, por edhe i g\u00ebzimit kur doli nga burgu i Sali Berish\u00ebs. Madje aq njer\u00ebz u mblodh\u00ebn at\u00eb dit\u00eb saq\u00eb makinat p\u00ebrdor\u00ebn oborrin e shkoll\u00ebs, ku spikaste ajo e Viktorit q\u00eb num\u00ebronte arm\u00ebt n\u00eb bagazhin e hapur. P\u00ebr ta mbrojtur Nanon nga Berisha e nga bandat e tij.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq. Me t\u00eb m\u00eb lidh edhe nj\u00eb kujtim n\u00eb vitet e gjimnazit kur studioja tek \u201cAsim Vokshi\u201d. Mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb 5 Maji i 2002-shit, vite kur PS me porosi t\u00eb Nanos dhe me detyrim statuor respektonin ende LAN\u00c7, veteran\u00ebt dhe d\u00ebshmor\u00ebt e antifashizmit. Si dit\u00eb me orar t\u00eb reduktuar na d\u00ebrgonin p\u00ebr homazhe te Varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve p\u00ebr 5 Majin, dhe nisja b\u00ebhej me autobus\u00eb urban\u00eb nga ata q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, nga stadiumi \u201cQemal Stafa\u201d, fiks para hyrjes qendrore. N\u00eb autobusin ton\u00eb t\u00eb mbushur me nx\u00ebn\u00ebs dhe qytetar\u00eb t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm hipte Fatos Nano, Musa Ulqini dhe Halil Lalaj. K\u00ebta t\u00eb fundit, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Un\u00eb, pa e v\u00ebn\u00eb re pranin\u00eb e tij, thash\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb se: \u201cPaska dhe gra t\u00eb pavarura socialiste.\u201d Dikush m\u2019u kthye duke kafshuar buz\u00ebn se pas ke dik\u00eb. Ishte Fatos Nano q\u00eb m\u00eb pa n\u00eb sy kur ktheva kok\u00ebn, buz\u00ebqeshi dhe tha me qet\u00ebsi: \u201cShum\u00eb mir\u00eb e the, t\u00eb pavarura dhe socialiste\u201d, dhe nisi t\u00eb qesh\u00eb me t\u00eb madhe me Ulqinin e Lalajn teksa mbaheshin tek tubi i autobusit. Ishte nj\u00eb \u00e7ast i vog\u00ebl, por q\u00eb sot, n\u00eb retrospektiv\u00eb, m\u00eb duket shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs.  Ishte nj\u00eb qeshje q\u00eb vinte nga nj\u00eb njeri q\u00eb e kuptonte ironin\u00eb, por nuk e trembte ajo. Nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb hipte n\u00eb autobus pa qen\u00eb periudh\u00eb fushate.<\/p>\n<p>Fatos Nano ishte kryetari i PS q\u00eb n\u00eb tribuna kishte orator\u00eb Kadri Roshin e Violeta Manushin. Jo artist\u00ebt banal\u00eb t\u00eb sot\u00ebm q\u00eb ku i gdhin dita nuk i ngrys nata dhe marrin miliona p\u00ebr mitingje. Ai nuk e k\u00ebrkonte adhurimin e verb\u00ebr, por pranonte shpotin\u00eb si shenj\u00eb lirie. Ishte nj\u00eb filozofi e t\u00eb menduarit ndryshe, q\u00eb m\u00eb pas u kthye n\u00eb thelbin e \u201crrug\u00ebs s\u00eb tret\u00eb\u201d q\u00eb p\u00ebrqafoi Partia Socialiste e Edi Ram\u00ebs kur njohu Barack Obam\u00ebn dhe Tony Blair.<\/p>\n<p>Fatos Nano nuk ishte thjesht kryeministri i disa qeverive. Sepse p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019e mbajn\u00eb mend, n\u00eb 8 vite e ndau zyr\u00ebn e Kryeministris\u00eb disa her\u00eb me Ilir Met\u00ebn e Pandeli Majkon. Kjo gj\u00eb nuk kishte ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb apo m\u00eb pas. As kur kryeministrat pasardh\u00ebs qaheshin edhe publikisht se ishin t\u00eb lodhur, por po rrinin pa gjum\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit. K\u00ebt\u00eb model as e pam\u00eb dhe me gjas\u00eb s\u2019do ta shohime p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Nano ishte i pari q\u00eb foli p\u00ebr demokraci n\u00eb nj\u00eb vend ku shum\u00eb besonin se demokracia ishte e kund\u00ebrta e socializmit. Ai sqaroi me shembullin e tij se ka socialist\u00eb kapitalist\u00eb sikund\u00ebr na faktoi me pasardh\u00ebsin e tij se ka edhe demokrat\u00eb diktaror\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Nano ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb politikan: ishte nj\u00eb tranzicion m\u00eb vete. Nga e kaluara monolitike drejt nj\u00eb t\u00eb majte q\u00eb fliste p\u00ebr treg, p\u00ebr pluraliz\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb drejta individuale. Ai i ndryshoi faqen Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb viteve \u201997-\u201998, kur vendi ishte rr\u00ebzuar n\u00eb humner\u00ebn e \u201cpiramidave\u201d dhe dhun\u00ebs civile. Ishte Nano q\u00eb riktheu gjakftoht\u00ebsin\u00eb, q\u00eb solli stabilitet institucional, q\u00eb e ktheu PS-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti qeveris\u00ebse evropiane.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb jem i sinqert\u00eb. Edhe un\u00eb kam qen\u00eb nd\u00ebr ata q\u00eb i dilnim p\u00ebrpara me protesta, me pankarta dhe k\u00ebrkesa q\u00eb sot m\u00eb duken naive. \u201cPse ishte n\u00eb Greqi kur vdiq\u00ebn disa minator\u00eb n\u00eb Selenic\u00eb?\u201d apo \u201cPse buxheti i arsimit ishte 4% e jo 4.5%?\u201d. K\u00ebto argumente ishin kulmi i akuzave ndaj kryeministrit Fatos Nano. Ne k\u00ebrkonim llogari, dhe kjo ishte e drejt\u00eb. Por, 20 vite m\u00eb von\u00eb, ndjej keqardhje sepse m\u00eb pas erdhi nj\u00eb periudh\u00eb ku \u201cllogaria\u201d nuk b\u00ebhej m\u00eb me shifra, por me jet\u00eb njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Erdhi Gerdeci, ku shp\u00ebrthimi vrau 26 vet\u00eb dhe plagosi dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb. Erdhi 21 Janari, ku u vran\u00eb kat\u00ebr qytetar\u00eb t\u00eb paarmatosur para dritareve t\u00eb qeveris\u00eb. Erdhi nj\u00eb epok\u00eb ku vjedhja u b\u00eb doktrin\u00eb q\u00eb e mbronte ligji e s\u2019na b\u00ebnte m\u00eb p\u00ebrshtypje. Dhe n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kishim protestuar kund\u00ebr Nanos p\u00ebr salltanete, mbet\u00ebm pa z\u00eb. Sepse e kuptuam von\u00eb se sa e holl\u00eb \u00ebsht\u00eb vija q\u00eb ndan lirin\u00eb nga anarshia dhe demokracin\u00eb nga autokracia.<br \/>\nNano nuk e kishte frik\u00eb humbjen dhe kjo \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsi e rrall\u00eb mes politikan\u00ebve shqiptar\u00eb. Ai ishte i fundit q\u00eb e kuptoi se udh\u00ebheqja nuk \u00ebsht\u00eb zot\u00ebrim, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb duhet ndar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kontrast me at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb pas, ku partit\u00eb u kthyen n\u00eb prona personale, me lider\u00eb q\u00eb s\u2019e imagjinojn\u00eb dot nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Nano mbetet nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mos e duash, por duhet ta respektosh. Sepse politika n\u00eb fund matet me standardin q\u00eb l\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, kur ai nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb, nuk ka kuptim t\u00eb flasim me tone nostalgjie. Por ka kuptim t\u00eb reflektojm\u00eb. Ai ishte njeri me drit\u00eb dhe hije, me dob\u00ebsi dhe ego, por n\u00eb thelb ishte i lir\u00eb. Dhe kjo e b\u00ebnte t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e donin politik\u00ebn si pron\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb duam ta nderojm\u00eb me ndershm\u00ebri, m\u00ebsimi nga jeta e Fatos Nanos nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u201ct\u00eb kujtojm\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn\u201d, por t\u00eb mos pranojm\u00eb m\u00eb partit\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb gar\u00eb, qeverit\u00eb q\u00eb nuk japin llogari, apo lider\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb rrin\u00eb p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n<p>Fatos Nano e kuptoi se pushteti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm, por respekti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Ne, p\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebt\u00eb m\u00ebsim e kuptuam vet\u00ebm pasi ai iku. Mirupafshim n\u00eb \u201cstacion\u201d!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/fatos-nano-mesimi-i-fundit-nga-nje-epoke-qe-su-kthye-me\/\">Fatos Nano, m\u00ebsimi i fundit nga nj\u00eb epok\u00eb q\u00eb s\u2019u kthye m\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada Nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shkruaj elegji p\u00ebr politikan\u00ebt q\u00eb ikin, aq m\u00eb tep\u00ebr kur nuk kam lidhje personale e sentimentale me ta. Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb rritur nga mediat dhe po aq jan\u00eb rr\u00ebzuar nga to. Por n\u00eb dit\u00ebn e homazheve p\u00ebr Fatos Nanon, ndjej se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb q\u00ebndrosh indiferent. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50034","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50034","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50034"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50034\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50034"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50034"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50034"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}