{"id":50004,"date":"2025-11-01T19:48:21","date_gmt":"2025-11-01T19:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/01\/mero-baze-diferenca-e-fatos-nanos-me-te-tjeret-ishte-se-ai-dinte-te-ikte\/"},"modified":"2025-11-01T19:48:21","modified_gmt":"2025-11-01T19:48:21","slug":"mero-baze-diferenca-e-fatos-nanos-me-te-tjeret-ishte-se-ai-dinte-te-ikte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/01\/mero-baze-diferenca-e-fatos-nanos-me-te-tjeret-ishte-se-ai-dinte-te-ikte\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Diferenca e Fatos Nanos me t\u00eb tjer\u00ebt ishte se ai dinte t\u00eb ikte"},"content":{"rendered":"<p>I vetmi ndryshim i madh mes Fatos Nanos dhe \u00e7do politikani tjet\u00ebr shqiptar \u00ebsht\u00eb se ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, ai ikte.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb politikani i par\u00eb i tranzicionit q\u00eb futi kultur\u00ebn e ikjes n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Nga shkurti i vitit 1991 deri n\u00eb qershor 1991 ai iku nga dy qeveri, duke i hapur rrug\u00eb dhe duke u dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn dy qeverive t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me PD ende t\u00eb paprovuar: qeveris\u00eb Bufi\u2013Pashko dhe qeveris\u00eb teknike t\u00eb Ylli Bufi\u2013Vilson Ahmetaj.<\/p>\n<p>Pra, brenda 15 muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb pluralizmit, fal\u00eb Fatos Nanos, Shqip\u00ebria nd\u00ebrroi pes\u00eb qeveri, duke llogaritur edhe at\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Adil \u00c7ar\u00e7anit ku Fatos Nano u b\u00eb Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb prej sojit politik t\u00eb 35 viteve nuk do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb dhe nuk do t\u00eb tregonte k\u00ebt\u00eb dimension tolerance, duke rr\u00ebzuar qeveri \u00e7do tre muaj pa pasoja t\u00eb r\u00ebnda as nga ana njer\u00ebzore, as nga konfliktet sociale.<\/p>\n<p>Ndryshe nga kultura politike q\u00eb Nano futi n\u00eb politik\u00ebn shqiptare m\u00eb 1992, PD-ja, e cila mori pushtetin n\u00eb mars 1992 dhe e humbi at\u00eb n\u00eb korrik 1992 n\u00eb zgjedhjet lokale, u p\u00ebrgjigj ndaj r\u00ebnies s\u00eb besimit popullor me arrestimin e Fatos Nanos.<br \/>\nPra, n\u00ebse i pari iu p\u00ebrgjigj humbjes s\u00eb mb\u00ebshtetjes popullore duke rr\u00ebzuar qeverit\u00eb e veta dhe duke nd\u00ebrtuar qeveri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, Sali Berisha iu p\u00ebrgjigj duke arrestuar kund\u00ebrshtarin.<\/p>\n<p>Edhe i burgosur, Fatos Nano b\u00ebri betejat e tij politike me partin\u00eb e tij, duke imponuar ndryshimin nga burgu.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1998, pas vrasjes s\u00eb Azem Hajdarit, edhe pse u akuzua si autor, ai n\u00eb fakt nuk iku se ishte fajtor, por se ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs si kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb aktori politik opozitar.<\/p>\n<p>Pra, ai iku pse nuk shp\u00ebtoi dot Azemin nga Berisha, nd\u00ebrsa Berisha m\u00eb 2011 vrau kat\u00ebr vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet si \u201ci forti q\u00eb t\u00eb vret\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse kishte votat dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr t\u2019u rizgjedhur, ai ua dha qeverin\u00eb p\u00ebr pes\u00eb vite Pandeli Majkos dhe Ilir Met\u00ebs \u2014 t\u00eb dy nga dy her\u00eb kryeministra \u2014 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Fatos Nano vazhdonte si kryetar partie.<br \/>\nN\u00eb vitin 2002, kur ai u kthye si kryeminist\u00ebr deri n\u00eb vitin 2005, ai nd\u00ebrpreu disa reforma transformuese n\u00eb ekonomi, por humbi betej\u00ebn me korrupsionin n\u00eb administrat\u00eb dhe qeverisje, dhe fal\u00eb vet\u00ebbesimit t\u00eb tepruar humbi zgjedhjet e vitit 2005.<br \/>\nPasi humbi zgjedhjet, ai i kishte p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb krye t\u00eb PS-s\u00eb. Por ai iku. Iku dhe nuk em\u00ebroi pasardh\u00ebs.<br \/>\nPartin\u00eb Socialiste e mori nj\u00eb i ri ambicioz, i rritur me k\u00ebmb\u00ebt e veta \u2014 Edi Rama \u2014 dhe socialist\u00ebt pat\u00ebn merit\u00ebn q\u00eb e pranuan.<\/p>\n<p>Fatos Nano doli n\u00eb pension politik pak m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb mosh\u00ebn 52 vje\u00e7, aq sa ishte Sali Berisha n\u00eb vitin 1997 kur populli e rr\u00ebzoi me kryengritje.<\/p>\n<p>Prej asaj dite e deri m\u00eb sot, Fatos Nano iku nga politika me vet\u00ebdije dhe nuk u mor m\u00eb me politik\u00eb.<\/p>\n<p>Prej 1997 e deri m\u00eb sot, Sali Berisha ka ikur e \u00ebsht\u00eb kthyer nga pushteti dhe partia, duke q\u00ebndruar ende n\u00eb krye si pengmbajt\u00ebsi i madh i saj.<\/p>\n<p>B\u00ebni vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb krahasim p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb nderi i ka b\u00ebr\u00eb PS-s\u00eb, Fatos Nano, duke ikur dhe duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb rritet vet\u00eb, dhe \u00e7far\u00eb d\u00ebmi i ka b\u00ebr\u00eb Sali Berisha PD-s\u00eb, duke mos ikur dhe duke mos e l\u00ebn\u00eb t\u00eb rritet jasht\u00eb hijes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb dy kan\u00eb ikur nga pushteti n\u00eb mosh\u00ebn 52 vje\u00e7, nj\u00ebri m\u00eb 1997 e tjetri m\u00eb 2005.<\/p>\n<p>Sali Berisha po shkon tet\u00ebdhjet\u00eb e ca vje\u00e7 duke mos ikur, kurse ai po shkon n\u00eb parajs\u00eb vet\u00ebm se ka ditur t\u00eb ik\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb nderi q\u00eb socialist\u00ebt nuk duhet t\u2019ia harrojn\u00eb kurr\u00eb Fatos Nanos.<br \/>\nAs Shqip\u00ebria, e cila ende nuk ka nj\u00eb t\u00eb dyt\u00eb si ky p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb vetes \u201cmjaft\u201d kur humbet.\/TEMA <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/mero-baze-diferenca-e-fatos-nanos-me-te-tjeret-ishte-se-ai-dinte-te-ikte\/\">Mero Baze: Diferenca e Fatos Nanos me t\u00eb tjer\u00ebt ishte se ai dinte t\u00eb ikte<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I vetmi ndryshim i madh mes Fatos Nanos dhe \u00e7do politikani tjet\u00ebr shqiptar \u00ebsht\u00eb se ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, ai ikte. Ai \u00ebsht\u00eb politikani i par\u00eb i tranzicionit q\u00eb futi kultur\u00ebn e ikjes n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Nga shkurti i vitit 1991 deri n\u00eb qershor 1991 ai iku nga dy qeveri, duke i hapur rrug\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-50004","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50004"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50004\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}