{"id":49993,"date":"2025-11-01T18:48:28","date_gmt":"2025-11-01T18:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/01\/si-e-futi-berisha-ne-burg-fatos-nanon-ushtaret-qe-perdori-nga-blerim-cela-tek-alush-dragoshi\/"},"modified":"2025-11-01T18:48:28","modified_gmt":"2025-11-01T18:48:28","slug":"si-e-futi-berisha-ne-burg-fatos-nanon-ushtaret-qe-perdori-nga-blerim-cela-tek-alush-dragoshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/01\/si-e-futi-berisha-ne-burg-fatos-nanon-ushtaret-qe-perdori-nga-blerim-cela-tek-alush-dragoshi\/","title":{"rendered":"Si e futi Berisha n\u00eb burg Fatos Nanon, \u2018ushtar\u00ebt\u2019 q\u00eb p\u00ebrdori nga Blerim \u00c7ela tek Alush Dragoshi"},"content":{"rendered":"<p>Nga Adriatik Do\u00e7i<\/p>\n<p>Disa muaj pasi u zgjodh President, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1992 dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1993, Sali Berisha nisi t\u00eb shihte dy kund\u00ebrshtar\u00eb si rrezik serioz p\u00ebr pushtetin e tij. Ata ishin kryetari i opozit\u00ebs Fatos Nano dhe Azem Hajdari, i pari pretendent p\u00ebr kryeminist\u00ebr, si\u00e7 edhe ndodhi m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa i dyti g\u00ebzonte nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb \u2018frikshme\u2019 n\u00eb radh\u00ebt e demokrat\u00ebve dhe ishte pa diskutim pretendent n\u00eb hije p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb drejtimin e PD-s\u00eb. P\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll Azem Hajdarin, Berisha angazhoi posa\u00e7\u00ebrisht kreun e SHIK-ut fam\u00ebkeq Bashkim Gazideden, p\u00ebr ta p\u00ebrgjuar dhe survejuar k\u00ebmba-k\u00ebmbas. M\u00eb 22 shtator 1992, Azem Hajdari, u ankua publikisht n\u00eb Parlament se Bashkim Gazidede, ushtari i pun\u00ebve t\u00eb zeza t\u00eb Berish\u00ebs, e p\u00ebrgjonte.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, Berisha e p\u00ebrjashtoi Azemin nga Partia Demokratike dhe grupi parlamentar demokrat, nd\u00ebrsa e akuzoi si spiun. Nga ana tjet\u00ebr, gazeta e PD-s\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e Berish\u00ebs, e quan Azem Hajdarin klloun mjeran t\u00eb politik\u00ebs shqiptare q\u00eb udh\u00ebheq nj\u00eb tuf\u00eb ordiner\u00ebsh, p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs, t\u00eb d\u00ebshtuar si dhe e krahason me nj\u00eb kumarxhi. Berisha do t\u00eb merrte frym\u00eb lirisht vet\u00ebm kur Azem Hajdari u ekzekutua n\u00eb oborrin e Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb 12 shtator 1998. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, Berisha e quan Azemin tribun t\u00eb demokracis\u00eb, nd\u00ebrsa vdekjen e tij, e p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin, p\u00ebrmes gushtit t\u00eb shtetit t\u00eb 14 shtatorit 1998.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb hequr qafet rrezikun tjet\u00ebr, Fatos Nanon, Berisha gjeti nj\u00eb tjet\u00ebr zgjidhje. Vendosi ta fuste n\u00eb burg. Fillimisht, sapo mori pushtetin, Berisha tentoi ta izolonte Fatos Nanon, duke e goditur me polici dhe SHIK, duke i ndaluar mitingjet, t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs n\u00eb Kuvend dhe pjes\u00ebmarrjen n\u00eb delegacione parlamentare. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1993, nisi zbatimin e skenarit p\u00ebr ta futur n\u00eb burg.<\/p>\n<p>L\u00ebvizje e para<\/p>\n<p>N\u00eb 14 prill 1993, grupi parlamentar i PD-s\u00eb, n\u00ebn kontrollin e Berish\u00ebs, th\u00ebrrasin p\u00ebr interpelanc\u00eb kryetarin e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, z. Blerim \u00c7ela, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb publikuar n\u00eb media \u201cp\u00ebr veprime abuzive dhe spekulime nga ana e shoq\u00ebrive \u201cLevante Co\u201d dhe \u201cIliria Hollding\u201d lidhur me sjelljen e ndihmave t\u00eb qeveris\u00eb italiane p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb 27 prill 1993 Blerim \u00c7ela paraqitet n\u00eb Parlament. Sipas Blerim \u00c7el\u00ebs, n\u00eb n\u00ebntor 1990, Farudin Hoxha, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komitetit t\u00eb Bashk\u00ebpunimit Ekonomik, lidh nj\u00eb marr\u00ebveshje me Ajdin Sejdin\u00eb, i paraqitur si president i firm\u00ebs \u201cIliria Hollding\u201d, p\u00ebr ushtrim aktiviteti n\u00eb Shqip\u00ebri. \u201cFarudin Hoxha i krijoi kushtet Ajdin Sejdis\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri Xhuzepe Perniol\u00ebn, presidentin e firm\u00ebs italiane \u201cLevante Co\u201d, firm\u00eb italo-jugosllave, q\u00eb u mor me livrimin dhe grabitjen e ndihmave italiane t\u00eb akorduara p\u00ebr emergjenc\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Akuzat p\u00ebr Nanon<\/p>\n<p>Fatos Nano akuzohej se kishte autorizuar Ajdin Sejdin\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatiste bisedimet me kompani t\u00eb ndryshme p\u00ebr p\u00ebrpunimin e naft\u00ebs. \u201cVe\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr, Fatos Nano, me cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, dhe Shk\u00eblqim Cani, si z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, kan\u00eb kryer shkelje t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb favorizuar firm\u00ebn \u201cIliria Hollding\u201d\u201d. Nano, me gjith\u00eb sinjalizimet q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr personalitetin e Ajdin Sejdis\u00eb, nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr sqarimin e tij, po p\u00ebrkundrazi, ka vazhduar ta mb\u00ebshtes\u00eb\u201d, thot\u00eb Blerim \u00c7ela.<\/p>\n<p>Sa i takon ndihmave, Blerim \u00c7ela tha se \u201cListat e mallrave sipas fondeve t\u00eb akorduara nga qeveria italiane detyrimisht duhet t\u00eb specifikoheshin nga Komisioni i Planit t\u00eb Shtetit, Ministria e Tregtis\u00eb s\u00eb Jashtme dhe Ministria e Tregtis\u00eb s\u00eb Brendshme, t\u00eb ngarkuara me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, q\u00eb e njihnin dhe p\u00ebrgjigjeshin ligj\u00ebrisht p\u00ebr plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb popullit me mallra ushqimore, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Financave dhe Bank\u00ebn e Shtetit. Ish-presidenti Ramiz Alia dhe ish-kryeministri Fatos Nano, jasht\u00eb funksioneve t\u00eb tyre dhe duke shkelur ligjet e kompetencat e organizmave t\u00eb ngarkuara p\u00ebr tregtin\u00eb e jashtme, caktuan dhe diktuan firm\u00ebn nga e cila do t\u00eb bliheshin mallrat. Pushtetar\u00ebt, me dashje, kan\u00eb pranuar \u00e7mime tep\u00ebr t\u00eb larta, t\u00eb diktuara nga firma shit\u00ebse, mbi ato t\u00eb tregut, si shtegu dhe burimi p\u00ebr t\u00eb krijuar fitime spekulative\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Nanos<\/p>\n<p>Fatos Nano deklaronte n\u00eb Kuvend, se \u201cQ\u00eb n\u00eb fillim dua t\u00eb deklaroj p\u00ebrpara Parlamentit Shqiptar dhe p\u00ebrmes tij gjith\u00eb popullit,me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb personale, civile, qytetare dhe politike, se pseudoakuzat dhe shpifjet e paraqitura nga materialin e Blerim \u00c7el\u00ebs e kompani nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se nj\u00eb montazh i inskenuar politiko-elektoral, me synime t\u00eb mbrapshta dhe t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr t\u00eb likuiduar dhe kufizuar lirin\u00eb politike, madje dhe fizike t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, t\u00eb Kryetarit t\u00eb saj dhe opozit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme. Prandaj, b\u00ebj thirrje q\u00eb autor\u00ebt e k\u00ebtij skenari t\u2019i b\u00ebjn\u00eb llogarit\u00eb sakt\u00eb. Kjo \u00e7orb\u00eb e gatuar n\u00eb kuzhin\u00eb antishqiptare dhe t\u00eb lobeve t\u00eb lidhura me to dhe q\u00eb p\u00ebrdorin si mash\u00eb Blerim \u00c7el\u00ebn dhe njer\u00ebzit q\u00eb q\u00ebrohen nga kjo sall\u00eb, si ushtar\u00eb \u201cShvejk\u201d, nuk mund t\u00eb bjer\u00eb ve\u00e7se er\u00eb t\u00eb qelbur por q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk e ka g\u00eblltitur vet\u00ebm z. Blerim \u00c7ela. Me paturp\u00ebsi dhe deficiens\u00eb politike dhe profesionale, Blerimi dhe ekipi i tij, l\u00ebshuan bomb\u00ebn tymuese t\u00eb korrupsionit t\u00eb Fatos Nano dhe t\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Shfaqet s\u00ebrish Blerim \u00c7ela<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e PD sjellin s\u00ebrish Blerim \u00c7el\u00ebn n\u00eb Kuvend n\u00eb 30 qershor 1993, p\u00ebr t\u00eb shtjelluar m\u00eb tej akuzat ndaj Nanos. \u201cM\u00eb jepni kompetenca t\u00eb tjera, t\u2019i ushtroj\u00eb kompetencat. Kaq sa m\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb, po i b\u00ebj. Prandaj, t\u00eb mos k\u00ebrkohet ajo q\u00eb nuk b\u00ebhet. M\u00eb kapin njer\u00ebzit: fute Fatos Nanon n\u00eb burg! Nuk e fut Fatos Nanon Kontrolli i Shtetit n\u00eb burg, Kontrolli i Shtetit e ka denoncuar, hetuesia ta fut\u00eb n\u00eb burg tani, n\u00eb qoft\u00eb se v\u00ebrtetohen ato q\u00eb thot\u00eb kontrolli i shtetit. Por t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb dokumentuara kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht\u201d, thot\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00c7ela.<\/p>\n<p>N\u00eb loj\u00eb futet kryeprokurori Alush Dragoshi<\/p>\n<p>Pas Blerim \u00c7el\u00ebs, n\u00eb loj\u00eb futet kryeprokurori i at\u00ebhersh\u00ebm Alush Dragoshi, nj\u00eb besnik q\u00eb Berisha e p\u00ebrdorte si kamxhik jo vet\u00ebm ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb, por edhe ndaj figurave t\u00eb PD-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00eb rresht, u hapte her\u00eb pas here dosje penale. Me shkres\u00ebn nr. 1117, dat\u00eb 26.07.1993, Alush Dragoshi i k\u00ebrkon Kuvendit q\u00eb t\u2019i heq\u00eb imunitetin deputetit Fatos Nano, me argumentin se \u201cmbi baz\u00ebn e materialit kall\u00ebzues t\u00eb d\u00ebrguar nga Sh\u00ebrbimi i Kontrollit t\u00eb Shtetit n\u00eb dat\u00ebn 06.05.1993, Prokuroria e Rrethit Tiran\u00eb ka filluar \u00e7\u00ebshtjen penale p\u00ebr krimin e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij, Alush Dragoshi thot\u00eb se \u201cSi nga materiali kall\u00ebzues dhe hetimet e zhvilluara del se nga livrimi i ndihmave t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr vendin ton\u00eb nga qeveria italiane p\u00ebr periudh\u00ebn q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e Kryeministrit Fatos Nano, \u00ebsht\u00eb shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik n\u00eb shum\u00ebn 8 miliard\u00eb e 433 milion\u00eb e 064 mij\u00eb e 836 lek\u00eb. N\u00eb ardhjen e k\u00ebsaj pasoje, krahas p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb edhe personat e tjer\u00eb, del se ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale edhe deputeti Fatos Nano, i cili, me veprimet e mosveprimet e kund\u00ebrligjshme, ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn, duke kryer vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal, si dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare, vep\u00ebr penale kjo e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal\u201d.<\/p>\n<p>Kuvendi mblidhet menj\u00ebher\u00eb<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, pra n\u00eb 26 korrik 1993, Kuvendi i kontrolluar nga Sali Berisha mblidhet p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e kryeprokurorit Alush Dragoshi p\u00ebr t\u2019i hequr imunitetin Nanos. Deputeti Arben Imami k\u00ebrkon koh\u00eb pasi Komisioni i Mandateve sapo ishte njohur me materialin. Kuvendi u mblodh s\u00ebrish t\u00eb nes\u00ebrmen, me dat\u00eb 27 korrik 1993. N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb, deputeti socialist Namik Dokle mban nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Dokle shprehet se \u201cN\u00eb dat\u00ebn 26 korrik, pas nj\u00eb fushate t\u00eb paskrupullt politike kund\u00ebr Partis\u00eb s\u00eb opozit\u00ebs dhe liderit t\u00eb saj Fatos Nano, t\u00eb organizuara nga nj\u00eb klan revanshist partiako-qeveritar i PD-s\u00eb, pas nj\u00eb presioni antiligjor dhe antidemokratik mbi drejt\u00ebsin\u00eb, u arrit q\u00eb t\u00eb formulohej k\u00ebrkesa p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb deputeti Fatos Nano. Makinacioni politik duket qart\u00eb edhe n\u00eb veprimtarin\u00eb e ngutshme t\u00eb komisionit, pa i dh\u00ebn\u00eb aspak koh\u00eb atij q\u00eb t\u00eb procedoj\u00eb sipas rregullores s\u00eb Kuvendit Popullor.<\/p>\n<p>Pas Idajet Beqirit, ky \u00ebsht\u00eb rasti i dyt\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryetar partie p\u00ebrndiqet me mjetet politiko-policore dhe gjyq\u00ebsore t\u00eb nj\u00eb shteti me karakteristika t\u00eb hapura totalitariste dhe neodiktatoriale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtypi zyrtar i PD-s\u00eb ka nisur t\u00eb formuloj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb\u2026.. Presidenti Berisha, n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb blu, dirigjon dhe v\u00ebzhgon se si po shkat\u00ebrrohet shteti i s\u00eb drejt\u00ebs dhe demokracia, duke marr\u00eb p\u00ebrg\u00ebzimet dhe shp\u00ebrblimet e tallave t\u00eb fshehta, t\u00eb cilave u sh\u00ebrben me besnik\u00ebri\u2026\u201d.<\/p>\n<p>Kuvendi i kontrolluar nga Berisha i heq imunitetin Nanos<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb komisionit t\u00eb mandateve foli Arben Imami, i cili u shpreh kundra heqjes s\u00eb imunitetit t\u00eb Nanos, duke hedhur posht\u00eb akuzat si t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb prova. Megjithat\u00eb, shumica e deputet\u00ebve votuan p\u00ebr t\u2019i hequr imunitetin Fatos Nanos. Me k\u00ebt\u00eb vendim, Kuvendi i hapi rrug\u00eb arrestimit. Data ishte 27 korrik 1993.<\/p>\n<p>Nano arrestohet pas tre dit\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00eb 30 korrik 1993, tre dit\u00eb pas vendimit t\u00eb Parlamentit p\u00ebr t\u2019i hequr imunitetin, prokuroria arreston Fatos Nanon. M\u00eb 2 gusht 1993 grupi parlamentar i PS-s\u00eb, duke e konsideruar si burgosje politike arrestimin e Nanos, nisi n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb peticioni n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin p\u00ebr lirimin e Nanos. Peticionin ua d\u00ebrgoi p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike n\u00eb Shqip\u00ebri. Nd\u00ebrsa m\u00eb gusht 1993, Fatos Nano shkroi nj\u00eb let\u00ebr nga burgu, ku e shpallte veten t\u00eb burgosur politik.<\/p>\n<p>Nano d\u00ebnohet me 12 vjet<\/p>\n<p>Berisha k\u00ebrkonte me \u00e7do kusht t\u00eb mbante Nanon n\u00eb burg. Pasi deputet\u00ebt e PD-s\u00eb, kreu i KLSH Blerim \u00c7ela dhe Alush Dragoshi e kishin b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre, tashm\u00eb radha ishte e gjyqtar\u00ebve.  M\u00eb 3 prill 1994, Fatos Nano u d\u00ebnuar me 12 vite burg. Apeli nuk e rr\u00ebzoi vendimin, por vet\u00ebm uli d\u00ebnimin nga 12 n\u00eb 11 vjet. N\u00eb vitin 1995, Nano k\u00ebrkoi lirim t\u00eb parakohsh\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kasacionit. K\u00ebrkesa e tij u rr\u00ebzua nga gjyqtarja Vitore Tusha, sot kryetare e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Fatos Nano la qelin\u00eb n\u00eb vitin 1997, pas nj\u00eb amnistie. M\u00eb von\u00eb, Nano rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha vendimin dhe procesin si t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe politik, u konsiderua si i burgosur politik dhe mori d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr vitet e burgut.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/si-e-futi-berisha-ne-burg-fatos-nanon-ushtaret-qe-perdori-nga-blerim-cela-tek-alush-dragoshi\/\">Si e futi Berisha n\u00eb burg Fatos Nanon, \u2018ushtar\u00ebt\u2019 q\u00eb p\u00ebrdori nga Blerim \u00c7ela tek Alush Dragoshi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriatik Do\u00e7i Disa muaj pasi u zgjodh President, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1992 dhe n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1993, Sali Berisha nisi t\u00eb shihte dy kund\u00ebrshtar\u00eb si rrezik serioz p\u00ebr pushtetin e tij. Ata ishin kryetari i opozit\u00ebs Fatos Nano dhe Azem Hajdari, i pari pretendent p\u00ebr kryeminist\u00ebr, si\u00e7 edhe ndodhi m\u00eb von\u00eb, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49993","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49993","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49993"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49993\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49993"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49993"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49993"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}