{"id":49968,"date":"2025-11-01T16:48:13","date_gmt":"2025-11-01T16:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/01\/barometri-i-sigurise-2025-korrupsioni-dhe-krimi-kercenimet-kryesore-per-shqiptaret\/"},"modified":"2025-11-01T16:48:13","modified_gmt":"2025-11-01T16:48:13","slug":"barometri-i-sigurise-2025-korrupsioni-dhe-krimi-kercenimet-kryesore-per-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/01\/barometri-i-sigurise-2025-korrupsioni-dhe-krimi-kercenimet-kryesore-per-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Barometri i Siguris\u00eb 2025: Korrupsioni dhe krimi, k\u00ebrc\u00ebnimet kryesore p\u00ebr shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 2025, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb ndihen m\u00eb t\u00eb pasigurt p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar sesa p\u00ebrball\u00eb ndonj\u00eb rreziku ushtarak apo k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb jasht\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gjetjet kryesore t<a href=\"https:\/\/csdgalbania.org\/publications\/Security_Barometer_2025.pdf\">\u00eb Barometrit t\u00eb Siguris\u00eb 2025,<\/a>\u00a0sondazhit komb\u00ebtar q\u00eb Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes (CSDG) realizon \u00e7do vit p\u00ebr t\u00eb matur perceptimet e publikut mbi sigurin\u00eb.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Q\u00eb prej nisjes n\u00eb vitin 2019, Barometri \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si qytetar\u00ebt e shohin shtetin, institucionet dhe rreziqet q\u00eb i rrethojn\u00eb. Studimi i k\u00ebtij viti, i zhvilluar n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb trazuar global e rajonal, tregon qart\u00eb se p\u00ebr perceptimin e publikut shqiptar, rreziku m\u00eb i madh nuk vjen nga jasht\u00eb, por nga brenda.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cQ\u00eb prej fillimit t\u00eb matjeve n\u00eb vitin 2019, ndjenja e siguris\u00eb nd\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht e q\u00ebndrueshme, por shoq\u00ebruar me nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb brendshme. Rreth 60\u201370% e qytetar\u00ebve vazhdojn\u00eb t\u00eb ndihen personalisht t\u00eb sigurt, nd\u00ebrsa perceptimi p\u00ebr sigurin\u00eb institucionale mbetet m\u00eb i brisht\u00eb,\u201d shprehet Arjan Dyrmishi, autor i studimit dhe Drejtor Ekzekutiv i CSDG.<\/p>\n<p>Korrupsioni renditet si k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i madh komb\u00ebtar, shum\u00eb p\u00ebrpara \u00e7do rreziku tjet\u00ebr. N\u00eb vijim vjen krimi i organizuar, i cili perceptohet si i lidhur ngusht\u00eb me korrupsionin, duke krijuar nj\u00eb zinxhir q\u00eb minon besimin n\u00eb qeverisje dhe n\u00eb drejt\u00ebsi. Kur mblidhen s\u00eb bashku vler\u00ebsimet p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet kryesore dhe dyt\u00ebsore, k\u00ebto dy rreziqe l\u00ebn\u00eb shum\u00eb pas \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnim tjet\u00ebr, qoft\u00eb ai ushtarak, kibernetik apo mjedisor. P\u00ebr publikun, rreziku nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufij, por n\u00eb sistem, n\u00eb munges\u00ebn e transparenc\u00ebs, n\u00eb nd\u00ebshkimin e dob\u00ebt dhe n\u00eb perceptimin e lidhjeve mes politik\u00ebs dhe krimit.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb nga edicioni i par\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb i kan\u00eb perceptuar rreziqet e brendshme si m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se ato t\u00eb jashtme. Pra n\u00eb Shqip\u00ebri armiku shihet brenda sistemit: korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d vijon Dyrmishi.<\/p>\n<p>Krimi i organizuar mbetet nj\u00eb plag\u00eb e thell\u00eb q\u00eb perceptohet gjer\u00ebsisht si k\u00ebrc\u00ebnim i p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb dhe ekonomin\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb anketuarve e konsideron at\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb serioz n\u00eb nivel komb\u00ebtar, edhe pse m\u00eb pak i duksh\u00ebm n\u00eb zon\u00ebn e tyre lokale.<\/p>\n<p>Veriu dhe qendra e vendit, ve\u00e7an\u00ebrisht Shkodra, Elbasani dhe Lezha, p\u00ebrmenden si vatra m\u00eb problematike t\u00eb krimit. Trafiku i drog\u00ebs renditet si aktiviteti kryesor i rrjeteve kriminale, pasuar nga pastrimi i parave dhe krimet me dhun\u00eb. Shumica e qytetar\u00ebve besojn\u00eb se kultivimi i kanabisit ushqen drejtp\u00ebrdrejt krimin e organizuar, edhe pse jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00ebse legalizimi i tij do ta dob\u00ebsonte ndikimin e grupeve kriminale.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 faktor\u00ebve ekonomik\u00eb si varf\u00ebria dhe papun\u00ebsia, qytetar\u00ebt identifikojn\u00eb tre arsye institucionale q\u00eb ushqejn\u00eb krimin: d\u00ebnimet e buta, korrupsionin dhe lidhjet e fshehta mes politik\u00ebs dhe krimit. K\u00ebto krijojn\u00eb, sipas tyre, nj\u00eb kultur\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebrie q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ndarjen e past\u00ebr mes pushtetit dhe krimit. Krimi i organizuar perceptohet se ndikon negativisht n\u00eb tregun e lir\u00eb, duke shtremb\u00ebruar konkurrenc\u00ebn p\u00ebrmes evazionit fiskal, zhvatjes dhe frik\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr gjetjet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb Barometrit 2025 lidhet me perceptimin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb zgjedhjet e 11 majit. Shumica e qytetar\u00ebve besojn\u00eb se grupet kriminale kan\u00eb ndikuar n\u00eb fushatat e t\u00eb dyja partive t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebrmes blerjes s\u00eb votave, financimeve t\u00eb paligjshme dhe, m\u00eb rrall\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimeve direkte. P\u00ebr rreth nj\u00eb n\u00eb pes\u00eb t\u00eb anketuar, dikush n\u00eb rrethin e tyre \u00ebsht\u00eb kontaktuar p\u00ebr t\u00eb ndikuar vot\u00ebn, nd\u00ebrsa nj\u00eb n\u00eb kat\u00ebr thot\u00eb se njeh dik\u00eb q\u00eb e ka shk\u00ebmbyer vot\u00ebn p\u00ebr para apo favore.<\/p>\n<p>Burimi kryesor i informacionit p\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrhyrje mbeten mediat tradicionale, por rr\u00ebfimet personale jan\u00eb po aq t\u00eb p\u00ebrhapura, duke treguar se fenomeni nuk perceptohet m\u00eb si abstrakt, por si realitet i preksh\u00ebm. Nd\u00ebr institucionet, SPAK g\u00ebzon besimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr rolin e tij n\u00eb parandalimin e nd\u00ebrhyrjeve elektorale, ndjekur nga Policia e Shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nd\u00ebrsa partit\u00eb politike konsiderohen si dueshtimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me vitet e fundit, shumica e qytetar\u00ebve ndihen se prania e krimit t\u00eb organizuar ka mbetur e pandryshuar ose \u00ebsht\u00eb rritur. Ligji p\u00ebr Dekriminalizimin shihet si pjes\u00ebrisht efektiv, por me kufizime t\u00eb dukshme n\u00eb zbatimin e tij, sidomos n\u00eb nivelet lokale dhe qendrore t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>\u201cKorrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojn\u00eb t\u00eb perceptohen si k\u00ebrc\u00ebnimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Shkaqet e vazhdueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij perceptimi jan\u00eb normalizimi i korrupsionit dhe p\u00ebrhapja strukturore e tij, lidhja midis politik\u00ebs dhe krimit t\u00eb organizuar, impakti real q\u00eb k\u00ebto kan\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, perceptimi i pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb dhe shtimi i ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb publikut pas reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe refromat antikorrupsion n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb antar\u00ebsimit n\u00eb BE,\u201d shprehet Dyrmishi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr reduktimin e ndikimit t\u00eb krimit jan\u00eb t\u00eb ndara mes optimizmit dhe skepticizmit. Krahas SPAK-ut, qytetar\u00ebt njohin edhe rolin e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb mb\u00ebshtetjen e reformave kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkon gjith\u00eb raportin \u00ebsht\u00eb ajo e besimit t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb drejt\u00ebsi dhe n\u00ebn-raportimit t\u00eb krimeve. Shum\u00eb qytetar\u00eb hezitojn\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb krimet p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga hakmarrja, mosbesimit te autoritetet dhe munges\u00ebs s\u00eb informacionit ligjor. Dhuna n\u00eb familje, abuzimet nga zyrtar\u00ebt dhe krimet e lidhura me pushtetin jan\u00eb ato q\u00eb besohet se mbeten m\u00eb shpesh pa u raportuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, gjetjet tregojn\u00eb se shqiptar\u00ebt besojn\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebpunim rajonal p\u00ebrball\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Mbi 80% e t\u00eb anketuarve pajtohen se mungesa e bashk\u00ebpunimit midis vendeve t\u00eb Ballkanit d\u00ebmton stabilitetin rajonal. Megjithat\u00eb, optimizmi mbetet i matur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e qytetar\u00ebve shprehet skeptike se rajoni mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb gjendjen e siguris\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt. Arsyeja kryesore q\u00eb p\u00ebrmendet \u00ebsht\u00eb roli i politikan\u00ebve,\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt perceptohen si aktor\u00eb q\u00eb shpesh nxisin ndasi dhe p\u00ebrdorin tensionet p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb brendshme politike. Serbia mbetet e identifikuar si k\u00ebrc\u00ebnimi kryesor p\u00ebr sigurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa shtetet e tjera fqinje vler\u00ebsohen p\u00ebrgjith\u00ebsisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb neutrale.<\/p>\n<p>N\u00eb planin global, per\u00ebndimi shihet si garanci sigurie. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian g\u00ebzojn\u00eb mb\u00ebshtetje pothuaj unanime, si partner\u00eb pozitiv\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm. Rusia, p\u00ebrkundrazi, perceptohet kryesisht si aktor negativ, nd\u00ebrsa Kina shihet me ambivalenc\u00eb, as k\u00ebrc\u00ebnim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, por as partner i besuar.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb anketuarve beson se n\u00eb vitet e ardhshme SHBA do t\u00eb mbetet fuqia m\u00eb me ndikim n\u00eb bot\u00eb, e ndjekur nga BE, Kina dhe Rusia. N\u00eb nivel dypal\u00ebsh, Italia p\u00ebrmendet si vendi me marr\u00ebdh\u00ebniet m\u00eb t\u00eb ngushta dhe si partner q\u00eb duhet prioritarizuar n\u00eb t\u00eb ardhmen, krahas SHBA-ve.<\/p>\n<p>\u201cBarometri i Siguris\u00eb p\u00ebrcjell nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr institucionet se siguria komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb kuptohet si nj\u00eb koncept thjesht ushtarak, por si rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, funksionimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe zbatimit t\u00eb rendit ligjor. Qytetar\u00ebt e lidhin ndjenj\u00ebn e tyre t\u00eb siguris\u00eb me cil\u00ebsin\u00eb e institucioneve dhe me aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndershme, transparente dhe efektive,\u201d p\u00ebrfundon Dyrmishi, duke shtuar se publiku k\u00ebrkon rezultate t\u00eb prekshme dhe institucione t\u00eb pavarura n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, pasi besimi nd\u00ebrtohet nga veprimet reale dhe jo nga retorika politike, nd\u00ebrsa mb\u00ebshtetja p\u00ebr integrimin europian shihet si garanci p\u00ebr reforma t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/barometri-i-sigurise-2025-korrupsioni-dhe-krimi-kercenimet-kryesore-per-shqiptaret\/\">Barometri i Siguris\u00eb 2025: Korrupsioni dhe krimi, k\u00ebrc\u00ebnimet kryesore p\u00ebr shqiptar\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 2025, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb ndihen m\u00eb t\u00eb pasigurt p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar sesa p\u00ebrball\u00eb ndonj\u00eb rreziku ushtarak apo k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb jasht\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gjetjet kryesore t\u00eb Barometrit t\u00eb Siguris\u00eb 2025,\u00a0sondazhit komb\u00ebtar q\u00eb Qendra p\u00ebr Studimin e Demokracis\u00eb dhe Qeverisjes (CSDG) realizon \u00e7do vit p\u00ebr t\u00eb matur perceptimet e publikut [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49968","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49968"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49968\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}