{"id":49953,"date":"2025-11-01T14:49:13","date_gmt":"2025-11-01T14:49:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/01\/fatos-nano-i-burgosuri-politik-i-sali-berishes-qe-me-quante-karleto\/"},"modified":"2025-11-01T14:49:13","modified_gmt":"2025-11-01T14:49:13","slug":"fatos-nano-i-burgosuri-politik-i-sali-berishes-qe-me-quante-karleto","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/11\/01\/fatos-nano-i-burgosuri-politik-i-sali-berishes-qe-me-quante-karleto\/","title":{"rendered":"Fatos Nano, i burgosuri politik i Sali Berish\u00ebs q\u00eb me quante \u201cKarleto\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino\/<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb fala Karletos.\u201d Mjaftoi kjo fjali, me at\u00eb buz\u00ebqeshjen e tij ironike dhe duart e lidhura me pranga, p\u00ebr t\u00eb forcuar dyshimet e Sali Berish\u00ebs ndaj meje, dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb m\u00eb urrej\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Ishte korriku i vitit 1995. Un\u00eb jetoja n\u00eb Tiran\u00eb prej dy vitesh, dhe presidenti Sali Berisha e kishte vendosur tashm\u00eb s\u00ebpat\u00ebn e tij t\u00eb hekurt mbi gjith\u00eb vendin, duke marr\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb edhe sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Ai e quante k\u00ebt\u00eb demokraci, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk kishte asgj\u00eb demokratike, p\u00ebrve\u00e7 emrit q\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij. Lideri i vet\u00ebm v\u00ebrtet demokratik n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte Fatos Nano, ndaj Berisha vendosi ta eliminonte.<\/p>\n<p>Fatos Nano, i cili kishte qen\u00eb kryeministri i fundit i nj\u00eb Shqip\u00ebrie komuniste dhe i pari i nj\u00eb vendi pluralist, p\u00ebrfaq\u00ebsonte krahun m\u00eb liberal dhe t\u00eb moderuar t\u00eb ish-Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, e cila sapo ishte rithemeluar me emrin Partia Socialiste. Vet\u00ebm nj\u00eb vit pas formimit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb par\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Nano, at\u00ebher\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i opozit\u00ebs s\u00eb re, p\u00ebrfundoi n\u00eb burgjet e doktorit. Arrestimi i tij u krye nga Fatos Dervishi dhe nga Genc Gjokutaj, nj\u00eb prokuror i ri i Tiran\u00ebs, q\u00eb menj\u00ebher\u00eb u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Berish\u00ebs, dhe q\u00eb sot ne fakt (2025) \u00ebsht\u00eb avokati i tij mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 korrik 1993, Nano u arrestua me akuz\u00ebn p\u00ebr korrupsion n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u quajt \u201cskandali i ndihmave italiane\u201d. Ishte fjala p\u00ebr nj\u00eb ngarkes\u00eb ndihmash humanitare me vler\u00eb 20 miliard\u00eb lireta, dhuruar nga qeveria italiane p\u00ebr at\u00eb shqiptare (n\u00eb koh\u00ebn kur qeveria drejtohej nga Nano) p\u00ebrmes kompanis\u00eb \u201cLevant Co\u201d nga Bari, e af\u00ebrt me Partin\u00eb Socialiste Italiane dhe me disa lidhje t\u00eb dyshimta edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Edhe prokuroria e Rom\u00ebs hapi nj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, i drejtuar nga prokurorja Evelina Canale, por n\u00eb Itali, pas verifikimeve t\u00eb gjata, \u00e7\u00ebshtja u mbyll dhe t\u00eb gjith\u00eb u shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm. N\u00eb Tiran\u00eb, me t\u00eb nj\u00ebjtat dokumente dhe p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, Fatos Nano u d\u00ebnua me 12 vite burg. N\u00eb trupin gjykues q\u00eb e d\u00ebnoi, b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Gjin Gjoni, sot deputet i Partis\u00eb Demokratike i mb\u00ebshtetur nga Sali Berisha.<\/p>\n<p>Ishte 30 qershori i vitit 1995, sakt\u00ebsisht dy vite pas arrestimit t\u00eb Nanos, kur n\u00eb redaksin\u00eb time n\u00eb Tiran\u00eb mb\u00ebrriti lajmi se hetimet n\u00eb Itali kishin p\u00ebrfunduar me konkluzionin se nuk kishte pasur asnj\u00eb abuzim. Sali Berisha kishte nisur prej koh\u00ebsh t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte jo vet\u00ebm politikan\u00ebt e opozit\u00ebs, por edhe gazetar\u00ebt. Edhe un\u00eb vet\u00eb isha b\u00ebr\u00eb objekt i nj\u00eb fushate t\u00eb eg\u00ebr mediatike dhe p\u00ebrjetoja nj\u00eb lin\u00e7im publik q\u00eb ai e p\u00ebrdor edhe sot si metod\u00eb, jo vet\u00ebm ndaj meje. Faji im, at\u00ebher\u00eb si sot, ishte q\u00eb konsiderohesha nj\u00eb gazetar tep\u00ebr i pavarur.<\/p>\n<p>Lajmi q\u00eb n\u00eb Itali \u201cskandali i ndihmave p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d ishte mbyllur, ishte nj\u00eb \u201dbomb\u00eb\u201d p\u00ebr Tiran\u00ebn, ku pik\u00ebrisht ato dit\u00eb po zhvillohej nje procesi i apelit p\u00ebr Fatos Nanon: nj\u00eb proces i manipuluar nga Berisha, i cili si \u00e7do diktator donte t\u2019u jepte abuzimeve t\u00eb tij nj\u00eb fasad\u00eb ligjshm\u00ebrie. Menduam gjat\u00eb n\u00eb redaksi se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnim me at\u00eb lajm, t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr rrezikun. Por n\u00eb fund, si gjithmon\u00eb, bashk\u00eb me koleg\u00ebt e mi shqiptar\u00eb vendos\u00ebm se e v\u00ebrteta duhej botuar. Ne data 2 korrik e publikuam n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb \u201cGazeta Shqiptare\u201d, me pak rreshta dhe me titullin: \u201c\u201cItalia mbyll hetimet p\u00ebr ndihmat\u201d. Vet\u00ebm ne e kishim k\u00ebt\u00eb si lajm.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt e apelit prisnin udh\u00ebzimet e Berish\u00ebs p\u00ebr vendimin ndaj Nanos, por ai, si gjithmon\u00eb, u tregua pa m\u00ebshir\u00eb. Nano-s iu refuzua lirimi, megjith\u00ebse sipas kodit t\u00eb ri ai e meritonte nj\u00eb shkurtim t\u00eb d\u00ebnimit. Ishte n\u00eb dalje t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqit, kur, duke par\u00eb gazetar\u00ebt e mi, Fatos Nano m\u00eb drejtoi at\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje: \u201cT\u00eb fala Karletos.\u201d<\/p>\n<p>Fatos Nanon e kisha takuar vet\u00ebm dy her\u00eb para arrestimit t\u00eb tij, por fryma e tij liberale, italishtja e rrjedhshme dhe hapja mendore e tij pa komplekse edhe ndaj t\u00eb huajve, kishin krijuar mes nesh nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb sinqert\u00eb, sado sip\u00ebrfaq\u00ebsore. Nuk isha miku i tij, as nuk ndihesha politikisht pran\u00eb tij, por ishte e bukur dhe befasuese mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019ia th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb pa rrezikuar asgj\u00eb. Ajo thirrje \u201cKarleto\u201d (Carletto n\u00eb italisht p\u00ebrdoret me p\u00ebrk\u00ebdheli ndaj m\u00eb t\u00eb vegj\u00eblve me emrin Carlo) tregonte nj\u00eb simpati q\u00eb as vet\u00eb nuk e kisha menduar, ndoshta i isha dukur m\u00eb i ri nga sa isha n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr mendjen paranojake t\u00eb Sali Berish\u00ebs, t\u00eb fiksuar pas \u201cgrupeve armiq\u00ebsore\u201d (nj\u00eb fiksim tipik stalinist i trash\u00ebguar nga Enveri), ajo shprehje miq\u00ebsore e b\u00ebr\u00eb publikisht u duk si prova e nj\u00eb komploti t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb mendjen e tij t\u00eb deformuar, edhe publikimi i atij lajmi, q\u00eb p\u00ebr mua ishte vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb profesionale, p\u00ebr Berish\u00ebn ishte pjes\u00eb e t\u00eb nj\u00ebjtit komplot. Kontrasti mes mbylljes s\u00eb hetimeve n\u00eb Itali dhe d\u00ebnimit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje ishte dometh\u00ebn\u00ebs, por jo m\u00eb shum\u00eb se kaq. Megjithat\u00eb, n\u00eb vesh\u00ebt e Berish\u00ebs, ting\u00ebllonte si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim i rreziksh\u00ebm p\u00ebr imazhin e tij si politikan reformator e demokrat q\u00eb donte t\u00eb sajonte. Me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb zbuloja se artikulli im n\u00eb fakt rrezikonte t\u00eb nxirrte n\u00eb drit\u00eb nj\u00eb mashtrim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb Berisha dhe gjyqtar\u00ebt e tij kishin kryer. Nga mbi 3.000 faqet q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin dosjen italiane, e cila ishte mbyllur me arkivim, prokuroria e Tiran\u00ebs kishte ve\u00e7uar vet\u00ebm 300, duke hequr t\u00eb gjitha ato q\u00eb provonin pafaj\u00ebsin\u00eb e Fatos Nanos dhe t\u00eb hetuarve italian\u00eb. Po t\u00eb ishte zbuluar kjo, mund t\u00eb kishte shp\u00ebrthyer nj\u00eb skandal shum\u00eb m\u00eb i madh, sepse pik\u00ebrisht ato dit\u00eb diskutohej an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, nj\u00eb ngjarje e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr imazhin demokratik t\u00eb vendit q\u00eb Berisha po p\u00ebrpiqej t\u00eb nd\u00ebrtonte.<\/p>\n<p>Mbaj mend ceremonin\u00eb e organizuar p\u00ebr t\u00eb festuar an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb ish-pallatin mbret\u00ebror t\u00eb Durr\u00ebsit: isha i ftuar, por rreth meje mbret\u00ebronte akulli. Njer\u00ebzit e Sali Berish\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb kishin ruajtur me mua nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie minimale, m\u00eb mbanin n\u00eb distanc\u00eb sikur t\u00eb isha i infektuar nga murtaja. \u201cItaliani Karleto\u201d nuk ishte m\u00eb i mir\u00ebpritur nga despoti i ri demokratik. Pas disa dit\u00ebsh, u shpalla person \u201cnon grata\u201d. Lideri i opozit\u00ebs shqiptare q\u00ebndroi n\u00eb burg edhe p\u00ebr dy vite t\u00eb tjera, derisa u lirua jo me d\u00ebshir\u00ebn e Sali Berish\u00ebs, por pas revoltave t\u00eb shkaktuara nga falimentimi i firmave piramidale, nj\u00eb tjet\u00ebr krim p\u00ebr t\u00eb cilin Berisha nuk ka paguar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Fatos Nano ka qen\u00eb i burgosuri i par\u00eb politik n\u00eb demokracin\u00eb e re shqiptare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb njohur nga shum\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb Amnesty International. Ta kujtosh n\u00eb dit\u00ebn e vdekjes s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder nj\u00eb pjese t\u00eb historis\u00eb son\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u kujtuar atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e din\u00eb se kush ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Sali Berisha, ai q\u00eb sot paraqitet si viktim\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb dhe simbol i liris\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka kuraj\u00ebn edhe ta lavd\u00ebroj\u00eb Fatos Nanon me nj\u00eb ciniz\u00ebm t\u00eb turpsh\u00ebm. <\/p>\n<p>E kam njohur m\u00eb mir\u00eb Fatos Nanon n\u00eb vitet pas lirimit t\u00eb tij, dhe megjith\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebsoi (padrejt\u00ebsi q\u00eb ndoshta ndikoi edhe n\u00eb s\u00ebmundjen e tij), nuk e d\u00ebgjova kurr\u00eb t\u00eb shprehej me urrejtje apo d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr hakmarrje. Nj\u00eb nga meritat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Nanos ishte pik\u00ebrisht kjo: n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb mbushur me mllef e hakmarrje, ai nuk gjykonte dhe nuk urrente, sepse nuk kishte frik\u00eb t\u00eb tregonte se edhe vet\u00eb ishte m\u00ebkatar. E kund\u00ebrta e plot\u00eb e Sali Berish\u00ebs, persekutorit t\u00eb tij, i cili pas m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb ende k\u00ebtu, duke urryer e gjykuar t\u00eb gjith\u00eb, i persekutuar nga nevoja p\u00ebr t\u00eb fshehur m\u00ebkatet e veta.<\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/11\/fatos-nano-i-burgosuri-politik-i-sali-berishes-qe-me-quante-karleto\/\">Fatos Nano, i burgosuri politik i Sali Berish\u00ebs q\u00eb me quante \u201cKarleto\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino\/ \u201cT\u00eb fala Karletos.\u201d Mjaftoi kjo fjali, me at\u00eb buz\u00ebqeshjen e tij ironike dhe duart e lidhura me pranga, p\u00ebr t\u00eb forcuar dyshimet e Sali Berish\u00ebs ndaj meje, dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb m\u00eb urrej\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Ishte korriku i vitit 1995. Un\u00eb jetoja n\u00eb Tiran\u00eb prej dy vitesh, dhe presidenti Sali [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49953","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49953","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49953"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49953\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49953"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49953"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49953"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}