{"id":49818,"date":"2025-10-31T17:44:36","date_gmt":"2025-10-31T17:44:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/31\/vakanca-ne-gjykaten-kushtetuese-begaj-dekreton-shpalljen-e-procedures-se-aplikimit\/"},"modified":"2025-10-31T17:44:36","modified_gmt":"2025-10-31T17:44:36","slug":"vakanca-ne-gjykaten-kushtetuese-begaj-dekreton-shpalljen-e-procedures-se-aplikimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/31\/vakanca-ne-gjykaten-kushtetuese-begaj-dekreton-shpalljen-e-procedures-se-aplikimit\/","title":{"rendered":"Vakanca n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Begaj dekreton shpalljen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, ka shpallur hapjen e procedur\u00ebs p\u00ebr plot\u00ebsimin e nj\u00eb vakance n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares Sonila Bejtja.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIMI<\/strong><\/p>\n<p><em>Presidenti i Republik\u00ebs, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nr. 820 Prot., dat\u00eb 24.10.2025, p\u00ebrmes t\u00eb cilit b\u00ebhet me dije se Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 65, dat\u00eb 24.10.2025, ka vendosur: \u201cDeklarimin e mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, zonj\u00ebs Sonila Bejtja, n\u00eb dat\u00ebn 25.4.2025\u201d, duke u konstatuar k\u00ebshtu ligj\u00ebrisht fakti se n\u00eb dat\u00ebn 25.4.2025 n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u00ebsht\u00eb krijuar vakanc\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja \u201cb\u201d t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe t\u00eb neneve 7, 7\/a, 7\/b t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.2.2000, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar\u201d, Presidenti i Republik\u00ebs, me cil\u00ebsin\u00eb e organit t\u00eb em\u00ebrtes\u00ebs, dhe me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e vakanc\u00ebs s\u00eb krijuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese n\u00eb dat\u00ebn 25.4.2025, me Dekretin nr. 387, dat\u00eb 31.10.2025, ka miratuar:<\/em><\/p>\n<p><em>Shpalljen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit p\u00ebr em\u00ebrim gjyqtari n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e vakanc\u00ebs s\u00eb krijuar n\u00eb dat\u00ebn 25.4.2025.<\/em><br \/>\n<em>Presidenti i Republik\u00ebs fton:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do person t\u00eb interesuar q\u00eb plot\u00ebson kushtet dhe kriteret e parashikuara n\u00eb Kushtetut\u00eb, nenin 7\/a t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.2.2000, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar\u201d, t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb t\u00eb konkurrimit t\u00eb hapur publik p\u00ebr vakanc\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme p\u00ebr gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe t\u00eb paraqes\u00eb pran\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs:<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shprehjen e interesit p\u00ebr t\u00eb kandiduar p\u00ebr vendin vakant t\u00eb shpallur;<\/em><br \/>\n<em>Jet\u00ebshkrimin me t\u00eb dh\u00ebnat e plota t\u00eb kontaktit (adres\u00eb, num\u00ebr telefoni, e-mail);<\/em><br \/>\n<em>Fotokopje t\u00eb kart\u00ebs s\u00eb identitetit;<\/em><br \/>\n<em>Dokumentacionin shoq\u00ebrues n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit v\u00ebrteton p\u00ebrmbushjen e kushteve dhe kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 7\/a t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.2.2000, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar\u201d;<\/em><br \/>\n<em>Formularin e vet\u00ebdeklarimit t\u00eb plot\u00ebsuar dhe n\u00ebnshkruar sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit nr. 138\/2015, \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d. Formulari i vet\u00ebdeklarimit \u00ebsht\u00eb i publikuar n\u00eb faqen kryesore t\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs;<\/em><br \/>\n<em>Formularin e aplikimit t\u00eb plot\u00ebsuar \u201cP\u00ebr informim p\u00ebrpara em\u00ebrimit\/zgjedhjes n\u00eb poste t\u00eb larta\u201d, n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet ligjore t\u00eb nenit 29 t\u00eb ligjit nr. 45\/2015, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit p\u00ebr dokumentet e ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Ky formular \u00ebsht\u00eb i publikuar n\u00eb faqen kryesore t\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs;<\/em><br \/>\n<em>List\u00ebn e dokumentacionit q\u00eb dor\u00ebzohet bashk\u00eblidhur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar nga aplikuesi.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr leht\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb aplikuesve, me q\u00ebllim plot\u00ebsimin e dokumentacionit t\u00eb nevojsh\u00ebm, m\u00eb posht\u00eb gjeni t\u00eb botuar p\u00ebrmbajtjen e nenit 125, pikat 4 dhe 5 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenin 7\/a t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.2.2000, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar\u201d, ku parashikohen kushtet dhe kriteret p\u00ebr em\u00ebrimin e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Neni 125<\/em><\/p>\n<p><em>[\u2026] 4. Gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese duhet t\u00eb ken\u00eb arsim t\u00eb lart\u00eb juridik, t\u00eb pakt\u00ebn 15 vjet p\u00ebrvoj\u00eb pune si gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb, avokat\u00eb, profesor\u00eb ose lektor\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike, me nj\u00eb veprimtari t\u00eb spikatur n\u00eb fush\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ose n\u00eb sfera t\u00eb tjera t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/em><br \/>\n<em>5. Gjyqtari nuk duhet t\u00eb ket\u00eb mbajtur funksione politike n\u00eb administrat\u00ebn publike ose pozicione drejtuese n\u00eb nj\u00eb parti politike gjat\u00eb 10 vjet\u00ebve t\u00eb fundit p\u00ebrpara kandidimit. Kritere t\u00eb tjera, si dhe procedura p\u00ebr em\u00ebrimin dhe zgjedhjen e gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese rregullohen me ligj.<\/em><\/p>\n<p><em>\u2022 Ligji nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Neni 7\/a<\/em><\/p>\n<p><em>Kriteret dhe kushtet e em\u00ebrimit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese<\/em><\/p>\n<p><em>1. Gjyqtari i Gjykat\u00ebs Kushtuese mund t\u00eb zgjidhet shtetasi shqiptar q\u00eb p\u00ebrmbush k\u00ebto kushte:<\/em><br \/>\n<em>a) t\u00eb ket\u00eb zot\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar;<\/em><br \/>\n<em>b) t\u00eb ket\u00eb mbaruar arsimin e lart\u00eb juridik, Diplom\u00eb e Nivelit t\u00eb Dyt\u00eb;<\/em><br \/>\n<em>c) t\u00eb mos ket\u00eb ushtruar funksione politike n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe t\u00eb mos ket\u00eb mbajtur pozicione drejtuese n\u00eb parti politike gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit nga data e kandidimit;<\/em><br \/>\n<em>\u00e7) t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb procedim penal dhe t\u00eb mos jet\u00eb d\u00ebnuar me burgim p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb vepre penale;<\/em><br \/>\n<em>d) t\u00eb mos jet\u00eb larguar nga detyra p\u00ebr shkaqe disiplinore dhe t\u00eb mos ket\u00eb mas\u00eb disiplinore n\u00eb fuqi;<\/em><br \/>\n<em>dh) t\u00eb ket\u00eb kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij personale dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, sipas ligjit.<\/em><br \/>\n<em>2. Kandidati q\u00eb p\u00ebrmbush kushtet e parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb k\u00ebtij neni, duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb edhe k\u00ebto kritere:<\/em><br \/>\n<em>a) t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pune jo m\u00eb pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i s\u00eb drejt\u00ebs, jurist i nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike;<\/em><br \/>\n<em>b) t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb veprimtari t\u00eb njohur n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ose sfera t\u00eb tjera t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs;<\/em><br \/>\n<em>c) t\u00eb jet\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale dhe integritetin etik e moral.<\/em><br \/>\n<em>3. Plot\u00ebsimi i kritereve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme vler\u00ebsohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb:<\/em><br \/>\n<em>a) vjet\u00ebrsis\u00eb n\u00eb profesion;<\/em><br \/>\n<em>b) p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb kandidatit n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, ose k\u00ebshilltar ligjor i Gjykat\u00ebs Kushtetuese a Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb;<\/em><br \/>\n<em>c) kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut ose n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs;<\/em><br \/>\n<em>\u00e7) treguesve shkencor\u00eb, ku p\u00ebrfshihen botimet dhe artikujt shkencor\u00eb n\u00eb fush\u00ebn juridike;<\/em><br \/>\n<em>d) ecuris\u00eb gjat\u00eb kryerjes s\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb juridik, me nj\u00eb mesatare notash jo m\u00eb pak se 8 ose t\u00eb barasvlershme me t\u00eb, n\u00ebse arsimi i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar jasht\u00eb vendit ose vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs;<\/em><br \/>\n<em>dh) informacioneve t\u00eb marra nga institucione t\u00eb tjera publike.<\/em><br \/>\n<em>4. Organet e em\u00ebrtes\u00ebs marrin parasysh p\u00ebrb\u00ebrjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb momentin e em\u00ebrimit t\u00eb kandidatit p\u00ebr t\u00eb garantuar balanc\u00ebn nd\u00ebrmjet p\u00ebrvojave profesionale t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve dhe respektimin e barazis\u00eb gjinore.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkesa dhe dokumentet shoq\u00ebruese mund t\u00eb dor\u00ebzohen me post\u00eb ose drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb ambientet e Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb adres\u00ebn: Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, Blv. \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, Nr. 1 Tiran\u00eb, Kodi Postar 1001.<\/em><\/p>\n<p><em>Afati i paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs me dokumentacionin e nevojsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb brenda dat\u00ebs 30 n\u00ebntor 2025.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas administrimit t\u00eb dokumentacionit, lista e aplikuesve do t\u00eb publikohet n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb internetit t\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe n\u00eb mjetet e informimit publik. M\u00eb tej, dosjet respektive p\u00ebr secilin aplikues do t\u2019i p\u00ebrcillen K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi (KED) p\u00ebr vler\u00ebsim sipas Kushtetut\u00ebs dhe ligjit.<\/em><\/p>\n<p><em>Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs do t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparent \u00e7do rezultat t\u00eb k\u00ebtij procesi n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe procedur\u00ebn e parashikuar n\u00eb nenin 7\/b t\u00eb ligjit nr. 8577, dat\u00eb 10.2.2000, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Njihu me vendimin nr. 65, dat\u00eb 24.10.2025 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese: Vendim Nr 65 Dat\u00eb 24.10.25<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/31\/vakanca-ne-gjykaten-kushtetuese-begaj-dekreton-shpalljen-e-procedures-se-aplikimit\/\">Vakanca n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Begaj dekreton shpalljen e procedur\u00ebs s\u00eb aplikimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, ka shpallur hapjen e procedur\u00ebs p\u00ebr plot\u00ebsimin e nj\u00eb vakance n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb gjyqtares Sonila Bejtja. NJOFTIMI Presidenti i Republik\u00ebs, pasi u njoh me njoftimin e Kryetares s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, nr. 820 Prot., dat\u00eb 24.10.2025, p\u00ebrmes t\u00eb cilit b\u00ebhet me dije se Gjykata Kushtetuese me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49818","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49818"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49818\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}