{"id":49775,"date":"2025-10-31T14:48:42","date_gmt":"2025-10-31T14:48:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/31\/profil-3-here-kryeminister-i-shqiperise-kush-ishte-lideri-historik-i-ps-fatos-nano\/"},"modified":"2025-10-31T14:48:42","modified_gmt":"2025-10-31T14:48:42","slug":"profil-3-here-kryeminister-i-shqiperise-kush-ishte-lideri-historik-i-ps-fatos-nano","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/31\/profil-3-here-kryeminister-i-shqiperise-kush-ishte-lideri-historik-i-ps-fatos-nano\/","title":{"rendered":"PROFIL| 3 her\u00eb kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, kush ishte lideri historik i PS Fatos Nano"},"content":{"rendered":"<p>Fatos Nano \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat emblematike t\u00eb politik\u00ebs shqiptare pas rr\u00ebzimit t\u00eb regjimit komunist. Ai e nisi karrier\u00ebn nga g\u00ebrmadhat e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i saj, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shpejt udh\u00ebheq\u00ebsi i nj\u00eb force politike t\u00eb cil\u00ebn e transformoi rr\u00ebnj\u00ebsisht, duke i hequr nga shpina, kryqin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb komuniste. Fillimisht duke i ndryshuar emrin, e m\u00eb pas edhe mentalitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb drejtimin e tij, Partia Socialiste u modernizua dhe mbeti e hapur ndaj rrymave dhe debatit. Si askush tjet\u00ebr, Fatos Nano drejtoi jo p\u00ebrmes forc\u00ebs s\u00eb pushtetit, por u imponua p\u00ebrmes betejave t\u00eb brendshme, duke u t\u00ebrhequr, p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb maj\u00eb, me forc\u00ebn e vot\u00ebs dhe mb\u00ebshtetjen e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u kritikua gjer\u00ebsisht p\u00ebr korrupsionin e p\u00ebrhapur t\u00eb qeverisjeve socialiste, dhe u vu shpesh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sulmeve dhe p\u00ebr pjes\u00ebn private, pasionin e tij p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb makin\u00ebs apo jet\u00ebn e nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ishte i pari, e mbetet deri m\u00eb tani i vetmi, q\u00eb pasi drejtoi vendin 4 her\u00eb si kryeminist\u00ebr, dhe Partin\u00eb socialiste p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 14 vjet, u t\u00ebrhoq nga politika, pas humbjes s\u00eb zgjedhjeve n\u00eb vitin 2005. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e m\u00ebpasshme p\u00ebr rikthim, u kufizua vet\u00ebm n\u00eb synimin p\u00ebr t\u00eb provuar, pa ia arritur, edhe karrigen e presidentit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Shkollimi dhe puna n\u00eb Institutin e studimeve marksiste-leniniste<\/p>\n<p>I lindur m\u00eb 16 shtator t\u00eb 1952-it, n\u00eb Tiran\u00eb, Fatos Nano, ndoqi gjimnazin \u201cSami Frash\u00ebri\u201d dhe n\u00eb vitin 1975 u diplomua p\u00ebr ekonomi politike n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve t\u00eb larta, eksperiencat e tij profesionale p\u00ebrfshin\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme nga ekonomist n\u00eb Kombinatin Metalurgjik t\u00eb Elbasanit, si studiues n\u00eb Institutin e Studimeve marksiste-leniniste, m\u00eb pas po si ekonomist n\u00eb fshatin Prisk\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u rikthyer s\u00ebrish n\u00eb Institut, n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve \u201980, si k\u00ebrkues mbi problemet socio-ekonomike dhe t\u00eb reformave t\u00eb tregjeve n\u00eb bllokun e lindjes. Njoh\u00ebs i disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ai dha leksione n\u00eb disa fakultete t\u00eb Tiran\u00ebs. Bashk\u00ebkoh\u00ebsit e tij, dallonin tek ai mpreht\u00ebsin\u00eb e mendimit, aft\u00ebsin\u00eb e analiz\u00ebs dhe mend\u00ebsin\u00eb liberale.<\/p>\n<p>Kap\u00ebrcimi n\u00eb politik\u00eb<\/p>\n<p>Fundi i vitit 1990 e gjen Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje te ethshme p\u00ebr t\u2019u shk\u00ebputur nga e shkuara komuniste. Sinjalet e para ishin dh\u00ebn\u00eb me koh\u00eb, dhe ato kulmojn\u00eb me protestat e student\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb dhjetor. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj, Fatos Nano em\u00ebrohet Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Nj\u00eb muaj m\u00eb pas, ngjitet n\u00eb postin e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit, n\u00eb qeverin\u00eb e Adil Car\u00e7anit, t\u00eb cilit do t\u2019i z\u00ebr\u00eb vendin, si kryeminist\u00ebr n\u00eb fund t\u00eb muajit shkurt \u201891. Qeveria e tij do t\u00eb p\u00ebrgatiste zgjedhjet e para pluraliste n\u00eb vend, t\u00eb 31 marsit, n\u00eb t\u00eb cilat Partia e Pun\u00ebs rikonfirmohet n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Nga kryeministri i fundit i epok\u00ebs komuniste, ai do t\u00eb b\u00ebhet kryeministri i par\u00eb i nj\u00eb vendi q\u00eb kishte nisur nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb re, at\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb formuar m\u00eb 11 maj ai do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb m\u00eb pak s\u00eb nj\u00eb muaj. M\u00eb 4 qershor vjen dor\u00ebheqja, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb stabilitetit.<\/p>\n<p>Rruga e Fatos Nanos tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb paracaktuar. M\u00eb 12 Qershor t\u00eb vitit 1991, n\u00eb kongresin e 10-t\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs lind Partia Socialiste dhe Nano do t\u00eb zgjidhet kryetari i par\u00eb i saj.<\/p>\n<p>Nga burgu i Berish\u00ebs te betejat brenda PS<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa energjit\u00eb ishin p\u00ebrqendruar n\u00eb reformimin e Partis\u00eb Socialiste, n\u00eb opozit\u00eb me demokrat\u00ebt q\u00eb kishin marr\u00eb pushtetin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1993 Fatos Nano do t\u00eb arrestohet p\u00ebr abuzim me ndihmat italiane, gjat\u00eb muajve q\u00eb kishte qen\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 1991. Burgosja e tij u pa gjer\u00ebsisht si nj\u00eb vendim me sfond politik, prapa s\u00eb cil\u00ebs q\u00ebndronte presidenti i koh\u00ebs Sali Berisha, i cili kishte nj\u00eb kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 1994 ai shfaqet n\u00eb gjyq dhe d\u00ebnohet me 12 vite burgim. Nga qelit\u00eb e B\u00ebn\u00e7\u00ebs ai do t\u00eb neutralizoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e disa eksponent\u00ebve socialist\u00eb, p\u00ebr ta shmangur at\u00eb nga kontrolli i Partis\u00eb. Pas trazirave q\u00eb pasuan r\u00ebnien e firmave piramidale, ai del nga qelia n\u00eb mars t\u00eb 1997-\u00ebs, dhe p\u00ebrfiton nga amnistia e dekretuar po nga Berisha. N\u00eb korrik t\u00eb po atij viti, pas fitores n\u00eb zgjedhje e 29 qershorit, ngrihet kabineti qeveritar Nano 3.<\/p>\n<p>Por dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb. Vrasja e Azem Hajdarit 12 shtatorin e vitit1998, e pasuar dy dit\u00eb m\u00eb pas nga tentativa p\u00ebr nj\u00eb grusht shteti nga Partia Demokratike e udh\u00ebhequr nga Sali Berisha, q\u00eb sot ka p\u00ebrfunduar n\u00eb dyert e SPAK, e kishin futur vendin n\u00eb nj\u00eb spirale t\u00eb re destabilizimi. Ai dor\u00ebhiqet, p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb drejtimin e qeveris\u00eb dyshes s\u00eb t\u00eb rinjve Pandeli Majko si kryeminist\u00ebr dhe Ilir Meta si numri 2.<\/p>\n<p>Pak muaj m\u00eb pas m\u00eb pas, m\u00eb 20 Janar 1999, ai jep dor\u00ebheqje nga drejtimi i partis\u00eb, duke k\u00ebrkuar thirrjen e kongresit t\u00eb Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. P\u00ebr Nanon nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb largim, por nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u rikthyer me nj\u00eb legjitimitet m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebrball\u00eb ambicieve t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb Parti q\u00eb ai vet\u00eb i kishte ushqyer. Ai nd\u00ebrmerr nj\u00eb tur n\u00eb baz\u00ebn e Partis\u00eb. N\u00eb 9 tetor t\u00eb po atij viti, n\u00eb Kongres, do t\u00eb p\u00ebrballet n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb socialist\u00ebve, me Pandeli Majkon, i cili mb\u00ebshtetej dhe nga Meta. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga momentet e rralla t\u00eb demokracis\u00eb brenda nj\u00eb force politike. Nano arrin t\u00eb fitoj\u00eb, me nj\u00eb diferenc\u00eb prej vet\u00ebm 36 votash.<\/p>\n<p>Majko do t\u00eb dor\u00ebhiqet pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb si kryeminist\u00ebr, nd\u00ebrsa Nano kishte arritur marr\u00ebveshje me Met\u00ebn, duke b\u00ebr\u00eb ndarjen e postit t\u00eb kryetarit t\u00eb partis\u00eb me at\u00eb t\u00eb kryeministrit, e p\u00ebr pasoj\u00eb duke ia besuar drejtimin e qeveris\u00eb, pik\u00ebrisht Met\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dy udh\u00ebheqin fushat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 2001, ku socialist\u00ebt konfirmohen. Por paqja mes tyre \u00ebsht\u00eb krisur, Nano nd\u00ebrmerr shum\u00eb shpejt l\u00ebvizjen p\u00ebr katarsis. N\u00eb fund t\u00eb janarit 2002 Meta jep dor\u00ebheqjen dhe drejtimin e Qeveris\u00eb e rimerr Pandeli Majko, post t\u00eb cilin do ta mbante vet\u00ebm 5 muaj.<\/p>\n<p>Si kryetar i Partis\u00eb socialiste Nano b\u00ebhet protagonist i debatit t\u00eb vet\u00ebm televiziv ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mes kreut t\u00eb mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs n\u00eb vend, kur u vu p\u00ebrball\u00eb Sali Berish\u00ebs 31 janarin e vitit 2002. S\u00eb bashku me Berish\u00ebn arrin nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore me kreun e opozit\u00ebs Sali Berisha, dhe t\u00eb dy m\u00eb pas zgjedhin Alfred Moisiun, n\u00eb krye t\u00eb presidenc\u00ebs. M\u00eb her\u00ebt Nano kishte shfaqur ambicien p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kreu i shtetit, por tashm\u00eb syt\u00eb i s\u00ebrish nga qeveria.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Pandeli Majkos n\u00eb korrik 2022, krijohet Nano 4, dhe si Majko ashtu dhe Meta, mbahen brenda kabinetit qeveritar. Kjo do t\u00eb ishte edhe periudha m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb e Nanos si Kryeminist\u00ebr, fiks 3 vite, teksa 3 her\u00ebt e m\u00ebparshme kishte qeverisur vet\u00ebm nga disa muaj.<\/p>\n<p>Dy muaj pasi konfirmohet si kreu i ekzekutivit, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2002-shit, n\u00eb mosh\u00ebn 50-vje\u00e7are, Nano zyrtarizon lidhjen e re me 29-vje\u00e7aren Xhoana. M\u00eb her\u00ebt ishte divorcuar, pas 27 vitesh martes\u00eb me Rexhin\u00ebn. Nj\u00eb akt q\u00eb shkonte kund\u00ebr tradicionalizmit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb koh\u00ebs, por q\u00eb rikonfirmonte karakterin shpesh moskok\u00eb\u00e7ar\u00ebs s\u00eb vet\u00eb atij.<\/p>\n<p>Rruga p\u00ebrpara n\u00eb drejtimin e vendit dhe t\u00eb Partis\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb me ulje ngritje jo t\u00eb vogla. Qeveria e tij k\u00ebrruset gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00ebn pesh\u00ebn e akuzave p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa socialist\u00ebt p\u00ebrjetojn\u00eb n\u00eb 2004-\u00ebn dhe shk\u00ebputjen e Ilir Met\u00ebs, i ndjekur nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb figurash t\u00eb njohura. N\u00eb pragun e partis\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr, me ambicie t\u00eb qarta, Edi Rama, ishte shfaqur duke sfiduar hapur lidershipin e tij.<\/p>\n<p>Humbja n\u00eb zgjedhjet e vitit 2005, do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb fundin politik t\u00eb Fatos Nano. Nj\u00eb fund i zgjedhur prej tij, duke u larguar dhe nga drejtimi i partis\u00eb, por dhe nga skena politike. Paraqitjet e tij publike do t\u00eb jen\u00eb sporadike, deri kur n\u00eb 2012, i rikthehet d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb 10 viteve m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb postin e kreut t\u00eb shtetit. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje, e fundit, e cila has n\u00eb kund\u00ebrshtimin e Partis\u00eb s\u00eb tij, tanim\u00eb n\u00eb duart e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/profil-3-here-kryeminister-i-shqiperise-kush-ishte-lideri-historik-i-ps-fatos-nano\/\">PROFIL| 3 her\u00eb kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb, kush ishte lideri historik i PS Fatos Nano<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatos Nano \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat emblematike t\u00eb politik\u00ebs shqiptare pas rr\u00ebzimit t\u00eb regjimit komunist. Ai e nisi karrier\u00ebn nga g\u00ebrmadhat e Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i saj, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shum\u00eb shpejt udh\u00ebheq\u00ebsi i nj\u00eb force politike t\u00eb cil\u00ebn e transformoi rr\u00ebnj\u00ebsisht, duke i hequr nga shpina, kryqin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb komuniste. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49775","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49775\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}