{"id":49601,"date":"2025-10-30T16:03:05","date_gmt":"2025-10-30T16:03:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/ny-times-trump-dhe-xi-zbusin-luften-tregtare-por-kercenimi-berthamor-te-fut-tmerrin\/"},"modified":"2025-10-30T16:03:05","modified_gmt":"2025-10-30T16:03:05","slug":"ny-times-trump-dhe-xi-zbusin-luften-tregtare-por-kercenimi-berthamor-te-fut-tmerrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/ny-times-trump-dhe-xi-zbusin-luften-tregtare-por-kercenimi-berthamor-te-fut-tmerrin\/","title":{"rendered":"NY Times: Trump dhe Xi zbusin luft\u00ebn tregtare, por k\u00ebrc\u00ebnimi b\u00ebrthamor t\u00eb fut tmerrin"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">N\u00eb prag t\u00eb takimit me pesh\u00eb t\u00eb madhe mes Presidentit Trump dhe Xi Jinping t\u00eb Kin\u00ebs t\u00eb enjten, lider\u00ebt bot\u00ebror\u00eb shpresonin p\u00ebr lajme t\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushimi ekonomik q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ndihmonte stabilizimin e ekonomis\u00eb globale. E mor\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"p1\">Mor\u00ebn edhe di\u00e7ka ekstra. Nj\u00eb shqet\u00ebsime alarmant n\u00ebse bota po hyn n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore mes fuqive globale.<\/p>\n<p class=\"p1\">Pas nj\u00eb takimi 90-minut\u00ebsh ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb n\u00eb Koren\u00eb e Jugut, Trump njoftoi se dy udh\u00ebheq\u00ebsit e kishin ulur ndjesh\u00ebm p\u00ebrplasjen e tyre tregtare, duke r\u00ebn\u00eb dakord, n\u00eb thelb, p\u00ebr nj\u00eb arm\u00ebpushim nj\u00eb-vje\u00e7ar q\u00eb do t\u00eb kthente pas masat hakmarr\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb tarifat e theksuara dhe nd\u00ebrprerjen e aksesit te metalet e rralla.<\/p>\n<p class=\"p1\">Takimi ishte ngjarja m\u00eb e pritur dhe m\u00eb me pesh\u00eb e turneut pothuaj nj\u00ebjavor t\u00eb Trump n\u00ebp\u00ebr Azi, ku ai u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh tregtare dhe sigurie me vende t\u00eb tjera t\u00eb rajonit, shum\u00eb prej tyre t\u00eb drejtuara drejt frenimit t\u00eb Pekinit.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cBesoj, n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb nga 0 n\u00eb 10, me 10 si m\u00eb e mira, do t\u00eb thosha se takimi ishte 12,\u201d<\/em> tha Trump n\u00eb bord t\u00eb Air Force One teksa kthehej n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p class=\"p1\">Marr\u00ebveshja ishte nj\u00eb fitore p\u00ebr ekonomin\u00eb bot\u00ebrore, por u nd\u00ebrmjet\u00ebsua n\u00ebn hijen e nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimi t\u00eb ri dhe t\u00eb papritur t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve b\u00ebrthamore mes fuqive globale.<\/p>\n<p class=\"p1\">Vet\u00ebm pak minuta para se t\u00eb ulej n\u00eb Busan, Kore e Jugut, p\u00ebr t\u2019u takuar me Xi-n\u00eb, Trump njoftoi n\u00eb rrjetet sociale se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb rinisnin menj\u00ebher\u00eb testimet e arm\u00ebve b\u00ebrthamore pas nj\u00eb pauze prej m\u00eb shum\u00eb se 30 vitesh. Njoftimi erdhi pasi Rusia njoftoi se kishte kryer gjithashtu testime t\u00eb nj\u00eb rakete dhe droni detar me kapacitet b\u00ebrthamor k\u00ebt\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb programeve t\u00eb testimit t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, i kam udh\u00ebzuar Departamentit t\u00eb Luft\u00ebs t\u00eb filloj\u00eb testimin e Arm\u00ebve tona B\u00ebrthamore n\u00eb baza t\u00eb barabarta,\u201d<\/em> shkroi ai, duke th\u00ebn\u00eb se procesi do t\u00eb niste menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Trump nuk dha detaje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr vendimin. Por me mesazhin e tij, Trump dukej se po e rriste presionin nd\u00ebrsa p\u00ebrgatitej t\u00eb takonte udh\u00ebheq\u00ebsin e ekonomis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb dhe t\u00eb arsenalit t\u00eb tret\u00eb m\u00eb t\u00eb madh b\u00ebrthamor.<\/p>\n<p class=\"p1\">Pas takimit, Trump e vler\u00ebsoi Xi-n\u00eb si nj\u00eb<em> \u201cudh\u00ebheq\u00ebs i madh i nj\u00eb vendi shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb.\u201d<\/em> Dhe ai dukej se e zbuti deklarat\u00ebn e tij t\u00eb ashp\u00ebr nga m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb dit\u00ebs, duke sugjeruar se njoftimi i tij nuk ishte drejtuar ndaj Kin\u00ebs por ndaj vendeve t\u00eb tjera q\u00eb ai refuzoi t\u2019i p\u00ebrmendte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cNe kemi m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore se kushdo, ne nuk b\u00ebjm\u00eb testime,\u201d<\/em> tha Trump. <em>\u201cE kemi ndalur vite, shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb,\u201d <\/em>tha ai.<em> \u201cPor t\u00eb tjer\u00ebt po testojn\u00eb, mendoj se \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe ne.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Por sfondi i \u00e7rregullt i takimit kujtoi se si qasja e Trump ndaj \u00e7\u00ebshtjeve dhe diplomacis\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb brenda nj\u00eb \u00e7asti, edhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje aq jetike sa strategjia q\u00eb udh\u00ebheq arsenalin b\u00ebrthamor amerikan, dhe shfaqi gjithashtu qasjen e tij gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb paq\u00ebndrueshme ndaj politik\u00ebs s\u00eb jashtme q\u00eb prej rikthimit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Takimi gjithashtu e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb sa pesh\u00eb ka sa her\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Kina takohen tani: Ekonomia globale, siguria n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn dhe implikimet e gjera t\u00eb negociatave mes dy vendeve, q\u00eb prekin gjith\u00e7ka nga aleancat individuale n\u00eb Indo-Paq\u00ebsor deri te rezultati i pushtimit rus n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e l\u00ebshuar nga agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua pas takimit nuk adresoi se \u00e7far\u00eb marr\u00ebveshjesh u b\u00ebn\u00eb, por aludoi p\u00ebr l\u00ebvizjen e fundit t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb furnizimet me minerale kritike.<\/p>\n<p class=\"p1\">Deklarata vuri n\u00eb dukje se Xi i tha Trump se<em> \u201cp\u00ebrthyerjet dhe kthesat\u201d<\/em> e fundit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA\u2013Kin\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb dy q\u00eb t\u00eb shmangin<em> \u201cciklin e lig t\u00eb hakmarrjes s\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Takimi p\u00ebrfundoi me fitore t\u00eb qarta p\u00ebr agjend\u00ebn e jashtme dhe t\u00eb brendshme t\u00eb Trump.<\/p>\n<p class=\"p1\">Trump u tha gazetar\u00ebve n\u00eb Air Force One se Kina kishte r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb pezullonte p\u00ebr nj\u00eb vit kufizimet e saj p\u00ebr eksportet e metaleve t\u00eb rralla, t\u00eb cilat jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb industrish prodhimi t\u00eb avancuar. L\u00ebvizja e Kin\u00ebs m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb muaj p\u00ebr t\u00eb kufizuar eksportet kishte shtyr\u00eb Trump t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte se do t\u00eb anulonte takimin e k\u00ebsaj jave.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ai tha gjithashtu se Xi kishte r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb marr\u00eb masa m\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb ndalur fluksin e kimikateve pararend\u00ebse p\u00ebr prodhimin e fentanolit dhe se Shtetet e Bashkuara, n\u00eb p\u00ebrgjigje, do t\u2019i ulnin n\u00eb 10 p\u00ebr qind, nga 20 p\u00ebr qind, tarifat e lidhura me fentanolin q\u00eb kishin vendosur ndaj Kin\u00ebs n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti. Ulja e vdekjeve nga fentanoli n\u00eb Shtetet e Bashkuara ka qen\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr Trump.<\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/29\/poezia-fantazme-ne-tryezen-e-xi-se-qe-shpjegon-pse-kina-nuk-i-bindet-me-perendimit\/\">Poezia fantazm\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e Xi-s\u00eb, q\u00eb shpjegon pse Kina nuk i bindet m\u00eb Per\u00ebndimit<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p class=\"p1\">N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, Trump tha se Xi kishte gjithashtu r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb blinte<em> \u201csasi masive soje\u201d<\/em> dhe produkte t\u00eb tjera bujq\u00ebsore, duke shtuar se <em>\u201cFermer\u00ebt tan\u00eb do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb lumtur!\u201d<\/em> Ai shkroi se Kina gjithashtu do t\u00eb<em> \u201cfilloj\u00eb procesin\u201d<\/em> e blerjes s\u00eb energjis\u00eb amerikane.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nd\u00ebrsa Trump e priti ngroht\u00ebsisht Xi-n\u00eb p\u00ebrpara bisedimeve t\u00eb tyre n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ushtarake n\u00eb Busan, atmosfera ishte m\u00eb e tensionuar sesa kur ai u takua me lider\u00ebt e Japonis\u00eb dhe Kores\u00eb s\u00eb Jugut m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb jav\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">P\u00ebr Trump, pes\u00eb dit\u00ebt e tij n\u00eb Azi p\u00ebrpara takimit kishin t\u00eb b\u00ebnin kryesisht me grumbullimin e nderimeve dhe sigurimin e marr\u00ebveshjeve tregtare t\u00eb shpejta. T\u00eb enjten, turneu mori nj\u00eb kthes\u00eb serioze teksa ai u p\u00ebrball me Xi-n\u00eb, edhe pse e quajti <em>\u201cnj\u00eb mikun tim.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">P\u00ebrpara takimit, dy udh\u00ebheq\u00ebsit shtr\u00ebnguan duart me tension p\u00ebrpara nj\u00eb radhe flamujsh kinez\u00eb dhe amerikan\u00eb n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ajrore n\u00eb Busan, me Trump q\u00eb foli dhe Xi q\u00eb q\u00ebndroi kryesisht i heshtur.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cPresidenti Xi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i madh i nj\u00eb vendi t\u00eb madh, dhe mendoj se do t\u00eb kemi nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie fantastike p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore,\u201d<\/em> tha Trump.<\/p>\n<p class=\"p1\">Xi, nga ana e tij, iu afrua takimit me kujdes dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb ashp\u00ebr. N\u00eb komentet e tij, Xi i krahasoi marr\u00ebdh\u00ebniet Kin\u00eb\u2013SHBA me nj\u00eb<em> \u201canije gjigante\u201d<\/em> q\u00eb k\u00ebrkon udh\u00ebheqje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p class=\"p1\">Xi tha gjithashtu se ai dhe Trump <em>\u201cnuk shohin gjithmon\u00eb sy m\u00eb sy me nj\u00ebri-tjetrin\u201d<\/em> dhe se ishte<em> \u201cnormale p\u00ebr dy ekonomit\u00eb kryesore t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb ken\u00eb her\u00eb pas here f\u00ebrkime.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Ai sugjeroi gjithashtu se nuk do t\u00eb p\u00ebrkulej para agjend\u00ebs \u201cAmerica First\u201d t\u00eb Trump.<em> \u201cUn\u00eb gjithmon\u00eb besoj se zhvillimi i Kin\u00ebs ec\u00ebn krah p\u00ebr krah me vizionin tuaj p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Amerik\u00ebn s\u00ebrish t\u00eb madhe,\u201d<\/em> tha Xi.<\/p>\n<p class=\"p1\">P\u00ebrpara takimit t\u00eb tyre privat, dy udh\u00ebheq\u00ebsit than\u00eb se ishin t\u00eb p\u00ebrqendruar te lista e gjat\u00eb e negociatave tregtare p\u00ebrpara tyre dhe sinjalizuan se do t\u00eb injoronin shqet\u00ebsime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb rifillimin e testimeve b\u00ebrthamore mes vendeve q\u00eb konkuoojn\u00eb ashp\u00ebr dhe interesin e Xi p\u00ebr t\u00eb shtuar distanc\u00ebn mes Amerik\u00ebs dhe Tajvanit.<\/p>\n<p class=\"p1\">Xi nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb pyetjeje n\u00ebse do ta ngrinte \u00e7\u00ebshtjen e Tajvanit n\u00eb takim. Trump nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb pyetjeje se pse kishte urdh\u00ebruar rifillimin e testimeve t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas 33 vitesh. Presidenti b\u00ebri nj\u00eb pauz\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb refuzonte t\u00eb p\u00ebrgjigjej, nj\u00eb reagim i rrall\u00eb p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs pothuajse gjithmon\u00eb spontan.<\/p>\n<p class=\"p1\">Trump tha pas takimit se \u00e7\u00ebshtja e Tajvanit nuk doli gjat\u00eb diskutimit mes udh\u00ebheq\u00ebsve. T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, Trump u tha gazetar\u00ebve n\u00eb bord t\u00eb Air Force One se nuk e priste q\u00eb t\u00eb dilte, dhe ai nuk tha n\u00ebse e mb\u00ebshteste apo jo pavar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ishullin vet\u00ebqeveris\u00ebs, t\u00eb cilin Kina e pretendon si t\u00eb vetin.<\/p>\n<p class=\"p1\">Dy udh\u00ebheq\u00ebsit diskutuan partneritetin p\u00ebr t\u00eb adresuar konflikte t\u00eb tjera, tha ai. Trump tha se ai dhe Xi kishin diskutuar gjer\u00ebsisht luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb dhe se ata<em> \u201cdo t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb arrijm\u00eb di\u00e7ka.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Trump, i cili u ka b\u00ebr\u00eb presion vendeve t\u00eb tjera t\u00eb ndalojn\u00eb blerjen e naft\u00ebs ruse, e cila po ndihmon n\u00eb financimin e pushtimit t\u00eb saj t\u00eb Ukrain\u00ebs, vuri n\u00eb dukje se Xi kishte bler\u00eb naft\u00eb nga Rusia p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por tha se ata nuk e diskutuan v\u00ebrtet tem\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"p1\">Njoftimi i Trump se do t\u00eb rifillonte testimet b\u00ebrthamore erdhi pasi presidenti Vladimir Putin i Rusis\u00eb tha se vendi i tij kishte testuar me sukses nj\u00eb raket\u00eb me energji b\u00ebrthamore dhe me kapacitet b\u00ebrthamor, dhe pastaj, ve\u00e7mas, nj\u00eb dron detar b\u00ebrthamor q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb cunami. Dhe Xi po mbik\u00ebqyr nj\u00eb nga ritmet m\u00eb t\u00eb shpejta t\u00eb zgjerimit t\u00eb arsenalit b\u00ebrthamor n\u00eb Tok\u00eb.<\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/09\/04\/kina-nuk-fshihet-me-ndertojme-nje-rend-te-ri-boteror\/\">Kina nuk fshihet m\u00eb: Nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb rend t\u00eb ri bot\u00ebror<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p class=\"p1\">I pyetur n\u00ebse besonte se udh\u00ebzimi i tij do t\u00eb krijonte nj\u00eb ambient b\u00ebrthamor m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm, Trump e shmangu ndikimin e tij duke th\u00ebn\u00eb,<em> \u201cMendoj se e kemi mbyllur mjaft mir\u00eb.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara tashm\u00eb ishin n\u00eb bisedime me Rusin\u00eb p\u00ebr \u00e7nuklearizimin dhe se<em> \u201cKina do t\u00eb shtohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Njoftimi i Trump erdhi gjithashtu pasi ai kishte b\u00ebr\u00eb njoftime t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr nd\u00ebrtimin e mbrojtjes s\u00eb aleat\u00ebve amerikan\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb nj\u00eb baz\u00eb detare pran\u00eb Tokios t\u00eb mart\u00ebn, Trump tha se qeveria japoneze kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb porosi p\u00ebr raketa t\u00eb prodhuara n\u00eb Amerik\u00eb p\u00ebr t\u00eb armatosur avion\u00ebt e tyre luftarak\u00eb. Administrata e tij u ka b\u00ebr\u00eb presion japonez\u00ebve t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mbrojtjen ushtarake.<\/p>\n<p class=\"p1\">Duke q\u00ebndruar pran\u00eb tij, kryeministrja Sanae Takaichi e Japonis\u00eb premtoi se kishte rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e saj<em> \u201cp\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Indo-Paq\u00ebsorin t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb hapur,\u201d<\/em> nj\u00eb referenc\u00eb ndaj frenimit t\u00eb manovrave dhe ambicieve territoriale t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb Detin e Kin\u00ebs s\u00eb Jugut.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb Koren\u00eb e Jugut, Trump vuri n\u00eb dukje investimin e vendit n\u00eb industrin\u00eb amerikane t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb anijeve dhe tha m\u00eb pas se i kishte dh\u00ebn\u00eb aleatit amerikan<em> \u201cmiratim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb n\u00ebndet\u00ebse me energji b\u00ebrthamore.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Kur mb\u00ebrriti n\u00eb Busan, Trump shpresonte se kishte grumbulluar mjaftuesh\u00ebm forc\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Xi-n\u00eb dhe k\u00ebrkonte m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u angazhuar.<\/p>\n<p class=\"p1\">Gjat\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tij, Trump mbajti nj\u00eb ton shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrforconte nj\u00eb arm\u00ebpushim tregtar t\u00eb brisht\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Kina arrit\u00ebn muajin e kaluar pas kat\u00ebr raundesh negociatash. Teksa fluturonte mbrapsht drejt Uashingtonit, Trump e shpalli fitoren.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ai e quajti takimin<em> \u201cnj\u00eb sukses i madh\u201d<\/em> dhe njoftoi se do t\u00eb vizitonte Kin\u00ebn n\u00eb prill.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cE gjith\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme,\u201d<\/em> tha ai.<\/p>\n<p>The New York Times, p\u00ebrgatiti n\u00eb shqip <strong>\u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/30\/ny-times-trump-dhe-xi-zbusin-luften-tregtare-por-kercenimi-berthamor-te-fut-tmerrin\/\">NY Times: Trump dhe Xi zbusin luft\u00ebn tregtare, por k\u00ebrc\u00ebnimi b\u00ebrthamor t\u00eb fut tmerrin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb prag t\u00eb takimit me pesh\u00eb t\u00eb madhe mes Presidentit Trump dhe Xi Jinping t\u00eb Kin\u00ebs t\u00eb enjten, lider\u00ebt bot\u00ebror\u00eb shpresonin p\u00ebr lajme t\u00eb nj\u00eb arm\u00ebpushimi ekonomik q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ndihmonte stabilizimin e ekonomis\u00eb globale. E mor\u00ebn. Mor\u00ebn edhe di\u00e7ka ekstra. Nj\u00eb shqet\u00ebsime alarmant n\u00ebse bota po hyn n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49601","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49601"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49601\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}