{"id":49562,"date":"2025-10-30T12:50:46","date_gmt":"2025-10-30T12:50:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/washington-post-flor-binajn-komediani-qe-po-tenton-politiken-ne-tirane\/"},"modified":"2025-10-30T12:50:46","modified_gmt":"2025-10-30T12:50:46","slug":"washington-post-flor-binajn-komediani-qe-po-tenton-politiken-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/washington-post-flor-binajn-komediani-qe-po-tenton-politiken-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Washington Post: Flor Binajn, komediani q\u00eb po tenton politik\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>E njohur dikur si vend i prapambetur stalinist, Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kandidatet kryesore p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian dhe ka nj\u00eb komedian q\u00eb kandidon p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Nga William Booth dhe Fjori Sinoruka, Washington Post<\/p>\n<p>Di\u00e7ka interesante po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Qeveria ndaloi TikTok-un p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb rinjt\u00eb nga ndikimet e k\u00ebqija n\u00eb rrjetet sociale. Presidenti dekretoi nj\u00eb program inteligjence artificiale si minist\u00ebr p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb nga komedian\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit, i famsh\u00ebm p\u00ebr imitime thumbuese t\u00eb kryeministrit q\u00eb ka vite n\u00eb pushtet, tani po kandidon p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Shtrohet pyetja: A mund t\u00eb ndihmoj\u00eb ndjenja e humorit dhe m\u00ebnyra e t\u00eb menduarit ndryshe nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl ballkanik t\u00eb futet n\u00eb Bashkimin Europian? Ekspert\u00ebt thon\u00eb me seriozitet se kjo s\u2019mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb, p\u00ebrkundrazi, ndihmon. Sidomos p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, e cila ka vuajtur gjat\u00eb nga nj\u00eb imazh i keq: m\u00eb par\u00eb regjim stalinist, m\u00eb pas krim i organizuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka mir\u00eb, sepse tashm\u00eb konsiderohet gjer\u00ebsisht si nj\u00eb nga kandidat\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e 27 vendeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Dikur, Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb nga vendet m\u00eb represive (dhe m\u00eb pak arg\u00ebtuese) n\u00eb bot\u00eb. Ka shum\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb 40 viteve t\u00eb diktatur\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, i cili nd\u00ebrtoi 750 mij\u00eb bunker\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga nj\u00eb pushtim i imagjinuar, por fjala \u201chumor\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb gjithashtu e v\u00ebrtet\u00eb se Shqip\u00ebria ende p\u00ebrballet me korrupsionin politik dhe me mafiet e fuqishme q\u00eb merren me trafikimin e njer\u00ebzve dhe kokain\u00ebs kolumbiane. Por n\u00eb Bruksel ekziston nj\u00eb dakord\u00ebsi se vendi ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparime n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ekonomie moderne, n\u00eb mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb medias dhe n\u00eb forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktualisht jan\u00eb n\u00ebnt\u00eb vende q\u00eb ndodhen n\u00eb procesin e gjat\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian: Shqip\u00ebria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.<\/p>\n<p>Deri tani, i vetmi vend nga Ballkani Per\u00ebndimor q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb Kroacia, q\u00eb prej vitit 2013. Sot, Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi shihen gjer\u00ebsisht si kandidat\u00ebt m\u00eb t\u00eb avancuar. N\u00eb vitet e fundit, centrist\u00ebt europian\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u shmangur \u201cdramave t\u00eb reja\u201d si ajo e Hungaris\u00eb dhe Viktor Orbanit, i cili shpesh pengon konsensusin. Por me luft\u00ebn q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Ukrain\u00eb, BE-ja mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e prirur t\u00eb zgjerohet si mburoj\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb agresive dhe ekspansioniste. Prandaj po kthen v\u00ebshtrimin nga lindja.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka treguar se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb eksperimentoj\u00eb dhe t\u00eb mendoj\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit, ajo ndaloi hyrjen n\u00eb TikTok p\u00ebr nj\u00eb vit pas vrasjes s\u00eb nj\u00eb djali 14-vje\u00e7ar, q\u00eb ngjalli frik\u00eb p\u00ebr ndikimin e rrjeteve sociale tek f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator, kryeministri em\u00ebroi nj\u00eb \u201cbot\u201d t\u00eb krijuar nga inteligjenca artificiale si ministre p\u00ebr t\u00eb kontrolluar tender\u00ebt publik\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb ato jan\u00eb t\u00eb lira nga korrupsioni dhe ndikimi njer\u00ebzor. Ajo quhet Diella. Avatari i saj shfaqet i veshur me kostum tradicional shqiptar. Avatari mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje publicitare, por inteligjenca artificiale \u00ebsht\u00eb reale. Ekspert\u00ebt po e ndjekin me v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>Erjon Curraj, studiues n\u00eb Qendr\u00ebn shkenc\u00eb dhe inovacion p\u00ebr zhvillim, pajtohet se ka logjik\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret inteligjenca artificiale p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar kontratat, por mendon se ta b\u00ebsh \u201cat\u00eb\u201d ministre \u00ebsht\u00eb e rrezikshme. \u201cKjo ngat\u00ebrron nj\u00eb sistem teknik me nj\u00eb post politik, krijon boshll\u00ebqe p\u00ebrgjegj\u00ebsie, rrit dob\u00ebsit\u00eb e siguris\u00eb dhe rrezikon t\u00eb kthej\u00eb qeverisjen n\u00eb spektak\u00ebl n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrmbajtjes.\u201d<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht spektakli mund ta ve\u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, pasi vendet kandidate pritet t\u00eb ndajn\u00eb \u201cvlerat europiane\u201d, dhe ndoshta nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shaka (dhe p\u00ebr t\u00eb mos arrestuar shakaxhiun).<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, satiristi i njohur shqiptar Florjan Binaj shpalli kandidatur\u00ebn e tij t\u00eb pavarur p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Tiran\u00ebs. Ai mb\u00ebshtetet nga Partia Demokratike e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Europa ka pasur p\u00ebrvoja me personazhe televiziv\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb politikan\u00eb. M\u00eb i njohuri \u00ebsht\u00eb Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrain\u00ebs, i cili u b\u00eb i famsh\u00ebm p\u00ebr rolin e tij si president fiktiv n\u00eb serialin ukrainas \u201cSh\u00ebrb\u00ebtori i Popullit.\u201d Nj\u00eb tjet\u00ebr ishte komediani italian Beppe Grillo, udh\u00ebheq\u00ebsi i L\u00ebvizjes Pes\u00eb Yje, i cili tronditi politik\u00ebn italiane dhe u ndalua p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb nga televizioni publik. (Amerika, natyrisht, pati aktorin Ronald Reagan dhe m\u00eb pas presidentin aktual q\u00eb dikur ishte yll i Reality TV.)<\/p>\n<p>Zgjedhjet e parakohshme n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb caktuar p\u00ebr 9 n\u00ebntor dhe jan\u00eb t\u00eb nevojshme sepse ish-kryetari i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, an\u00ebtar i partis\u00eb n\u00eb pushtet, u shkarkua nga detyra dhe po pret gjyqin p\u00ebr akuza korrupsioni, t\u00eb cilat ai i mohon.<\/p>\n<p>Binaj i tha \u201cThe Washington Post\u201d se kandidon p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb zakonsh\u00ebm n\u00eb kryeqytet, me planifikim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb urban dhe m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrbime. Ai tha se Tirana e rinis\u00eb s\u00eb tij ka nd\u00ebrtime t\u00eb tep\u00ebrta dhe mungojn\u00eb shkollat.<\/p>\n<p>Ai shtoi se nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm komedian, por edhe aktivist social, ambientalist dhe arkitekt i diplomuar. Sipas tij, u fut n\u00eb bot\u00ebn e aktrimit sepse dinte t\u00eb b\u00ebnte imitime dhe p\u00ebrfundoi duke b\u00ebr\u00eb emisionin e tij televiziv p\u00ebr 18 vjet. Ai njihet kudo n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Lutfi Dervishi, akademik dhe analist politik me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, tha se fushata e Binajt p\u00ebrfaq\u00ebson \u201cnj\u00eb eksperiment t\u00eb rrall\u00eb demokratik, nj\u00eb komedian q\u00eb kandidon kund\u00ebr modelit q\u00eb imiton.\u201d<\/p>\n<p>Dervishi mendon se gara p\u00ebr kryetar bashkie ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me m\u00eb shum\u00eb se kush do t\u00eb drejtoj\u00eb bashkin\u00eb; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e gjendjes s\u00eb opinionit publik. \u201cKandidatura e tij mund t\u00eb shihet si simptom\u00eb e lodhjes nga politika tradicionale dhe si d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr autenticitet, edhe kur shprehet p\u00ebrmes sarkazm\u00ebs,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Binaj deklaroi se d\u00ebshiron ta \u00e7liroj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga politika e partive t\u00eb m\u00ebdha, majtas apo djathtas, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb pavarur dhe profesionist\u00eb n\u00eb qeverisje, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb gjithashtu n\u00eb ngadal\u00ebsimin e \u201cikjes s\u00eb trurit\u201d, me rreth 40 p\u00ebr qind t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi dy rrug\u00eb p\u00ebrpara: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm e profesionist\u00eb,\u201d tha ai gjat\u00eb shpalljes s\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr shum\u00eb personazhet q\u00eb ka luajtur, Binaj b\u00ebn nj\u00eb imitim t\u00eb p\u00ebrkryer t\u00eb kryeministrit Edi Rama, atij q\u00eb po promovon inteligjenc\u00ebn artificiale dhe po ndalon TikTok-un, i cili s\u00eb fundmi u rizgjodh p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Rama nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burr\u00eb me kostum gri. Ai \u00ebsht\u00eb padyshim i popullarizuar, madje n\u00eb disa raste tep\u00ebr i spikatur. Ish-basketbollist profesionist dhe artist i formuar, ai preferon bluzat me m\u00ebng\u00eb t\u00eb shkurtra, atlete moderne dhe kapele sportive.<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i Partis\u00eb Socialiste t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb majt\u00eb dhe ish-kryebashkiak i Tiran\u00ebs, ku nj\u00eb nga veprimet e tij t\u00eb para pas periudh\u00ebs komuniste ishte lyerja me ngjyra t\u00eb ndezura e pallateve gri n\u00eb stil sovjetik. Disa analist\u00eb e kan\u00eb quajtur Ram\u00ebn nj\u00eb \u201cpopulist eurofil.\u201d Ai \u00ebsht\u00eb pro-Amerik\u00ebs, pro-NATO-s dhe pro-Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Rama \u00ebsht\u00eb gjithashtu paksa komedian vet\u00eb. I p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebj\u00eb shaka, madje edhe n\u00eb samite nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai di t\u00eb jet\u00eb provokues, dhe ndonj\u00ebher\u00eb pak arrogant. Duke folur n\u00eb nj\u00eb panel publik n\u00eb institutin britanik \u201cChatham House\u201d jav\u00ebn e kaluar, Rama u tha kritik\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb \u201cmbyllnin goj\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>Ai lavd\u00ebroi shqiptar\u00ebt n\u00eb Britani q\u00eb, sipas tij, \u201cb\u00ebjn\u00eb pun\u00ebt e v\u00ebshtira q\u00eb britanik\u00ebt nuk i b\u00ebjn\u00eb.\u201d K\u00ebt\u00eb e tha me buz\u00ebqeshje, por shtoi se, krahasuar me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs q\u00eb grindet, \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb i vetmi vend i rritur brenda n\u00eb dhom\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Rama i tha audienc\u00ebs britanike, ku ndodhej edhe Stephen Doughty, ministri laburist p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet europiane, se Brexit ishte nj\u00eb gabim kolosal q\u00eb duhet t\u00eb zhb\u00ebhet.<\/p>\n<p>\u201cJu u larguat nga Europa sepse donit m\u00eb shum\u00eb investime. Tani keni m\u00eb pak. U larguat sepse donit m\u00eb shum\u00eb lumturi. Tani jeni n\u00eb depresion,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Rama dikur e p\u00ebrg\u00ebzonte Binajn dhe imitimet e tij, duke e quajtur \u201cnj\u00eb djal\u00eb t\u00eb pash\u00ebm, t\u00eb talentuar dhe t\u00eb arsimuar, q\u00eb mes shum\u00eb talenteve televizive \u00ebsht\u00eb dalluar si sozia ime n\u00eb emisionin m\u00eb popullor dhe krijues,\u201d n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook m\u00eb 2020.<\/p>\n<p>Tani, Rama \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb kritik. Ai e quajti kandidimin e Binajt \u201cnj\u00eb veprim t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar nga \u2018mo\u00e7ali&#8217;\u201d, duke iu referuar opozit\u00ebs q\u00eb e mb\u00ebshtet komedianin. \u201cPor nuk e gjykoj aktorin aspak keq p\u00ebr rolin e ri q\u00eb ka marr\u00eb, sepse aktor\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pun\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Andi Hoxhaj, ekspert p\u00ebr Ballkanin dhe pedagog n\u00eb King\u2019s College London, tha se kandidatura e nj\u00eb artisti dhe aktivisti t\u00eb pavarur si Binaj \u201cduhet par\u00eb si nj\u00eb shenj\u00eb pozitive e hapjes demokratike dhe e p\u00ebrparimit. Ajo pasqyron nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri z\u00ebrash dhe p\u00ebrvojash q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb politik\u00eb, ngjash\u00ebm me zhvillimet q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb vende si Italia dhe Ukraina.\u201d \/ Washington Post<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/30\/washington-post-flor-binajn-komediani-qe-po-tenton-politiken-ne-tirane\/\">Washington Post: Flor Binajn, komediani q\u00eb po tenton politik\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E njohur dikur si vend i prapambetur stalinist, Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kandidatet kryesore p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian dhe ka nj\u00eb komedian q\u00eb kandidon p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb kryeqytet. Nga William Booth dhe Fjori Sinoruka, Washington Post Di\u00e7ka interesante po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Qeveria ndaloi TikTok-un p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb rinjt\u00eb nga ndikimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49562","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49562\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}