{"id":49524,"date":"2025-10-30T11:48:17","date_gmt":"2025-10-30T11:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/dosja-5d-kryen-shitje-fiktive-per-punet-publike-te-tenderuara-nga-bashkia-e-tiranes-leshohen-3-masa-sigurie\/"},"modified":"2025-10-30T11:48:17","modified_gmt":"2025-10-30T11:48:17","slug":"dosja-5d-kryen-shitje-fiktive-per-punet-publike-te-tenderuara-nga-bashkia-e-tiranes-leshohen-3-masa-sigurie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/dosja-5d-kryen-shitje-fiktive-per-punet-publike-te-tenderuara-nga-bashkia-e-tiranes-leshohen-3-masa-sigurie\/","title":{"rendered":"Dosja 5D\/ Kryen shitje fiktive p\u00ebr pun\u00ebt publike t\u00eb tenderuara nga Bashkia e Tiran\u00ebs, l\u00ebshohen 3 masa sigurie"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka l\u00ebshuar masa sigurie ndaj shtetasve\u00a0Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj\u00a0dhe\u00a0Mirash Lula\u00a0pasi akuzohen se kryen shitje fiktive n\u00eb favor t\u00eb \u20185D Konstruksion\u2019 dhe krijuan skem\u00eb mashtruese fiskale p\u00ebr p\u00ebrfitime.<\/p>\n<p>Masat e siguris\u00eb:<\/p>\n<p>Ilir Allmeta \u2013\u00a0\u2018Arrest n\u00eb burg\u2019,<br \/>\nErmir Gjoklaj \u2013 \u2018Detyrim paraqitje\u2019<br \/>\nMirash Lula \u2013 \u2018Detyrim paraqitje\u2019,<\/p>\n<p>Ata dyshohen p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar (TVSH), \u2018Fshehjen e t\u00eb ardhurave\u2019, si dhe \u2018Falsifikimin e vulave, stampave ose formular\u00ebve\u2019.<\/p>\n<p>Sipas organit t\u00eb akuz\u00ebs, bizneset\u00a0\u201cAllmeta 02\u201d, \u201cTT\u201d\u00a0dhe\u00a0\u201cValbona Alb\u201d,\u00a0kan\u00eb kryer shitje t\u00eb dyshuara fiktive n\u00eb favor t\u00eb subjektit \u201c5D Konstruksion\u201d, kompani n\u00ebn hetim nga SPAK, me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 370.299.847 lek\u00ebsh, duke gjeneruar nj\u00eb TVSH dhe Tatim Fitimi t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb shum\u00ebn prej 108.004.122 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr \u201c5D\u201d dyshohet se ka rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive shpenzimet p\u00ebr pun\u00ebt publike t\u00eb tenderuara nga Bashkia Tiran\u00eb, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive t\u00eb l\u00ebshuara nga personat n\u00ebn hetim\u00a0Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula me vler\u00ebn rreth 370,299,847 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Hetimet<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimi rezultoi se vlera e plot\u00eb prej 370,299,847 lek\u00ebsh, e krijuar n\u00ebp\u00ebrmjet shitjeve t\u00eb dyshuara fiktive, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga subjekti\u00a0\u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k.\u00a0n\u00eb\u00a0situacionet e punimeve t\u00eb deklaruara n\u00eb tenderat publik\u00eb, me q\u00ebllim\u00a0rritjen artificiale t\u00eb volumit dhe kostove t\u00eb punimeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>Kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar si shpenzim i justifikuar n\u00eb dokumentacionin p\u00ebr zbatimin e kontratave publike, duke i mund\u00ebsuar subjektit p\u00ebrfitues t\u00eb ark\u00ebtoj\u00eb nga fondet publike vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij transaksioni fiktiv, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, veprimet e kryera jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb krijuar avantazhe tatimore t\u00eb padrejta, n\u00eb TVSH dhe TF, por kan\u00eb rezultuar edhe n\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimin e pajustifikuar t\u00eb fondeve publike, p\u00ebrmes paraqitjes s\u00eb rreme t\u00eb shpenzimeve n\u00eb raportet financiare t\u00eb tender\u00ebve.<\/p>\n<p>Organi i akuz\u00ebs thekson se\u00a0skema mashtruese fiskale, p\u00ebrmes deklarimeve t\u00eb pav\u00ebrteta dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb faturave fiktive, synonte p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb t\u00eb kreditimit t\u00eb TVSH-s\u00eb dhe uljen e baz\u00ebs s\u00eb tatueshme p\u00ebr Tatimin mbi Fitimin, duke d\u00ebmtuar interesat financiare t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb dha tre masa sigurie p\u00ebr tre shtetas, I.A., \u2018Arrest n\u00eb burg\u2019, E.Gj, \u2018Detyrim paraqitje\u2019 dhe M.L., \u2018Detyrim paraqitje\u2019, t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar (TVSH), \u2018Fshehjen e t\u00eb ardhurave\u2019, si dhe \u2018Falsifikimin e vulave, stampave ose formular\u00ebve\u2019, parashikuar nga nenet 144\/a, 180 dhe 190 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve mbi procedimin penal nr.2578 t\u00eb vitit 2025, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb e Hetimit Tatimor, pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve dhe Seksionin\u00a0 e Krimit Ekonomik n\u00eb Drejtorinv\u00eb e Policis\u00eb Tiran\u00eb, rezultoi se subjektet tregtare \u201cAllmeta 02\u201d, \u201cTT\u201d dhe \u201cValbona Alb\u201d, kan\u00eb kryer shitje t\u00eb dyshuara fiktive n\u00eb favor t\u00eb subjektit \u201c5D Konstruksion\u201d, me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 370,299,847 lek\u00ebsh, duke gjeneruar nj\u00eb TVSH dhe Tatim Fitimi t\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb shum\u00ebn prej 108,004,122 lek\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Subjekti \u20185D Konstruksion\u2019 \u00ebsht\u00eb hetuar nga Prokuroria e Posa\u00e7me, duke d\u00ebrguar n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve n\u00eb gjykim shtetasit, G.C., E.M., T.M. dhe B.\u00c7. Ky subjekt dyshohet se ka ritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive shpenzimet p\u00ebr pun\u00ebt publike t\u00eb tenderuara nga Bashkia Tiran\u00eb, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive t\u00eb l\u00ebshuara nga personat n\u00ebn hetim, I.A. E.Gj. dhe M.L. me vler\u00ebn rreth 370,299,847 lek\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto veprime jan\u00eb realizuar p\u00ebrmes deklarimeve t\u00eb pav\u00ebrteta dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb faturave fiktive, me q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb skem\u00eb mashtruese fiskale, q\u00eb synonte p\u00ebrfitimin e padrejt\u00eb t\u00eb kreditimit t\u00eb TVSH-s\u00eb dhe uljen e baz\u00ebs s\u00eb tatueshme p\u00ebr Tatimin mbi Fitimin, duke d\u00ebmtuar interesat financiare t\u00eb shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga hetimi rezultoi se\u00a0vlera e plot\u00eb prej 370,299,847 lek\u00ebsh, e krijuar n\u00ebp\u00ebrmjet shitjeve t\u00eb dyshuara fiktive, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga subjekti\u00a0\u201c5D Konstruksion\u201d sh.p.k.\u00a0n\u00eb\u00a0situacionet e punimeve t\u00eb deklaruara n\u00eb tenderat publik\u00eb, me q\u00ebllim\u00a0rritjen artificiale t\u00eb volumit dhe kostove t\u00eb punimeve\u00a0t\u00eb kryera. Kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb pasqyruar si shpenzim i justifikuar n\u00eb dokumentacionin p\u00ebr zbatimin e kontratave publike, duke i mund\u00ebsuar subjektit p\u00ebrfitues t\u00eb\u00a0ark\u00ebtoj\u00eb nga fondet publike vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij transaksioni fiktiv, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit. Si rrjedhoj\u00eb, veprimet e kryera jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb krijuar avantazhe tatimore t\u00eb padrejta, n\u00eb TVSH dhe TF, por kan\u00eb rezultuar edhe n\u00eb\u00a0p\u00ebrvet\u00ebsimin e pajustifikuar t\u00eb fondeve publike, p\u00ebrmes paraqitjes s\u00eb rreme t\u00eb shpenzimeve n\u00eb raportet financiare t\u00eb tender\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, veprimet e koordinuara t\u00eb k\u00ebtyre subjekteve p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb element\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cKrijimit t\u00eb skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 144\/a dhe nenit 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Hetimet vijojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb identifikimit t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, si dhe p\u00ebr dokumentimin e plot\u00eb t\u00eb skem\u00ebs mashtruese dhe pasojave financiare t\u00eb saj.\u201d-<\/em>\u00a0thuhet n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Molla e Qato mashtruan me TVSH dhe parat\u00eb i t\u00ebrhoq\u00ebn cash<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dosjes hetimore, kompania \u201c5D Konstruksion\u201d ka transaksione financiare me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cAllmeta 02\u201d, e regjistruar me ortak t\u00eb vet\u00ebm Blerim Allmet\u00ebn. M\u00eb her\u00ebt, ajo ka pasur emrin \u201cCACI shpk\u201d, ku administrator ka qen\u00eb Ilir Allmeta, v\u00ebllai i Blerim Allmet\u00ebs.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p>Ilir Allmeta \u00ebsht\u00eb arrestuar 11 vite m\u00eb par\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb grupi q\u00eb kishte ngritur nj\u00eb skem\u00eb mashtrimi me faturat e TVSH duke i shkaktuar shtetit 26 miliard\u00eb lek\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb shtetas rezulton se ka pasur kontakte dhe administratori i \u201c5D\u201d, Nestor Muhametllari.<\/p>\n<p>Kompania e dy ish-drejtor\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ka realizuar 66 transferta bankare n\u00eb drejtim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAllmeta 02\u201d me nj\u00eb vler\u00eb totale 120.289.975 lek\u00eb t\u00eb reja ose 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. K\u00ebto pagesa jan\u00eb n\u00eb form\u00ebn e blerjeve t\u00eb realizuara nga \u201c5D Konstruksion\u201d.<\/p>\n<p>Shumat provohen edhe nga kontrolli i b\u00ebr\u00eb n\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00eb zyrat e kompanis\u00eb, ku jan\u00eb zbuluar faturat fiktive. Gjithashtu, lidhja e ngusht\u00eb e administratorit Nestor Muhametllari me Ilir Allmet\u00ebn \u00ebsht\u00eb provuar edhe nga bisedat telefonike.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve, mes Muhametllarit dhe Allmet\u00ebs jan\u00eb regjistruar n\u00eb total 676 telefonata. Administratori i kompanis\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d i tregonte Allmet\u00ebs se kur duhej q\u00eb t\u00eb kryhej t\u00ebrheqja e parave n\u00eb bank\u00eb dhe se kur ai duhet t\u2019i dor\u00ebzonte shumat monetare n\u00eb cash.<\/p>\n<p>Sapo fondet kalonin n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, Ilir Allmeta b\u00ebn t\u00ebrheqjet e parave n\u00eb \u201ccash\u201d dhe ato p\u00ebrfundonin s\u00ebrish n\u00eb xhepat e pronar\u00ebve faktik\u00eb Redi Molla dhe Mariglen Qato. N\u00eb disa raste, Muhametllari i thot\u00eb Allmet\u00ebs q\u00eb t\u00eb pres\u00eb fatura tatimore ndaj shoq\u00ebris\u00eb \u201c5D\u201d, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e bler\u00ebsit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim \u00ebsht\u00eb provuar se kompania \u201c5D Konstruksion\u201d ka paguar kompanin\u00eb \u201cAllmeta 02\u201d p\u00ebr fatura tatimore fiktive dhe shumat monetare t\u00eb transferuara n\u00ebp\u00ebrmjet llogaris\u00eb bankare p\u00ebr blerje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201c5D\u201d-s\u00eb, jan\u00eb rikthyer s\u00ebrish te kjo e fundit.<\/p>\n<p>Nga dokumentacioni i sekuestruar dhe mandatet e pagesave t\u00eb kryera, \u00ebsht\u00eb provuar se pasi shumat monetare jan\u00eb kthyer n\u00eb shoq\u00ebri kundrejt mandat-ark\u00ebtimeve, ato i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. SPAK ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se pronar\u00ebt e kompanis\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar 890 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrmes mashtrimit me rimbursimin e TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dosja-5d-kryen-shitje-fiktive-per-punet-publike-te-tenderuara-nga-bashkia-e-tiranes-leshohen-3-masa-sigurie\/\">Dosja 5D\/ Kryen shitje fiktive p\u00ebr pun\u00ebt publike t\u00eb tenderuara nga Bashkia e Tiran\u00ebs, l\u00ebshohen 3 masa sigurie<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka l\u00ebshuar masa sigurie ndaj shtetasve\u00a0Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj\u00a0dhe\u00a0Mirash Lula\u00a0pasi akuzohen se kryen shitje fiktive n\u00eb favor t\u00eb \u20185D Konstruksion\u2019 dhe krijuan skem\u00eb mashtruese fiskale p\u00ebr p\u00ebrfitime. Masat e siguris\u00eb: Ilir Allmeta \u2013\u00a0\u2018Arrest n\u00eb burg\u2019, Ermir Gjoklaj \u2013 \u2018Detyrim paraqitje\u2019 Mirash Lula \u2013 \u2018Detyrim paraqitje\u2019, Ata dyshohen p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb krijimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49524","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49524"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49524\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}