{"id":49517,"date":"2025-10-30T10:48:16","date_gmt":"2025-10-30T10:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/neser-seanca-ne-kushtetuese-raporti-i-venecias-qe-do-te-perdore-mbrojtja-e-veliajt-nderhyrja-ne-mandatet-e-kryetareve-te-zgjedhur-bie-ndesh-me-karten-evropiane-per-veteqeverisjen-vendore\/"},"modified":"2025-10-30T10:48:16","modified_gmt":"2025-10-30T10:48:16","slug":"neser-seanca-ne-kushtetuese-raporti-i-venecias-qe-do-te-perdore-mbrojtja-e-veliajt-nderhyrja-ne-mandatet-e-kryetareve-te-zgjedhur-bie-ndesh-me-karten-evropiane-per-veteqeverisjen-vendore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/neser-seanca-ne-kushtetuese-raporti-i-venecias-qe-do-te-perdore-mbrojtja-e-veliajt-nderhyrja-ne-mandatet-e-kryetareve-te-zgjedhur-bie-ndesh-me-karten-evropiane-per-veteqeverisjen-vendore\/","title":{"rendered":"Nes\u00ebr seanca n\u00eb Kushtetuese, raporti i Venecias q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb mbrojtja e Veliajt: Nd\u00ebrhyrja n\u00eb mandatet e kryetar\u00ebve t\u00eb zgjedhur bie ndesh me Kart\u00ebn Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Vendore"},"content":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj pritet t\u00eb jet\u00eb nes\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ku do t\u00eb shqyrtohet ankimi i tij p\u00ebr shkarkimin me vendim t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00eb ankimin e tij, Veliaj thot\u00eb se vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin e tij \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm dhe antikushtetues. Ai argumenton se neni 62, t\u00eb cilit iu referuan p\u00ebr shkarkimin me argumentin se nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur prej tre muajsh n\u00eb detyr\u00eb, nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs (i cili p\u00ebrcakton se shkarkimi nga K\u00ebshilli i Ministrave b\u00ebhet p\u00ebr shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs ose t\u00eb ligjeve).<\/p>\n<p>Por, ku do t\u00eb fokusohet mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj? Report Tv ka m\u00ebsuar se ekipi ligjor i kryebashkiakut Veliaj do t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb Kushtetuese nj\u00eb raport t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias t\u00eb tetorit 2025 p\u00ebr \u201cndikimin e ndalimit paraprak t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive n\u00eb ushtrimin e qeverisjes demokratike vendore n\u00eb Turqi\u201d. Ky hulumtim i Komisionit t\u00eb Venecias mbi kushtet q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb pezullimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm ose shkarkimin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb kryetari bashkie kur ngrehen akuza kund\u00ebr tij, si dhe n\u00eb lidhje me z\u00ebvend\u00ebsimin e tij t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm, do t\u00eb p\u00ebrdoret nga mbrojtja e Veliajt dhe do te fokusohet n\u00eb disa pika 33, 34, 39, 57, 60, 61, 64, 68, 72, 73.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e Komisionit t\u00eb Venecias evidentohet se \u201cPezullimi ose p\u00ebrfundimi i mandatit t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive p\u00ebr shkak t\u00eb ndalimit apo paraburgimit t\u00eb tyre prek thelbin e autonomis\u00eb vendore dhe shkel parimet e Kart\u00ebs Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Vendore.\u201d<\/p>\n<p>Ndikimi i paraburgimit t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive \u00ebsht\u00eb i dyfisht\u00eb: ai mund t\u00eb ndikoj\u00eb jo vet\u00ebm mbi t\u00eb drejtat individuale t\u00eb kryetarit t\u00eb prekur, por gjithashtu shtrihet p\u00ebrtej individit dhe ndikon mbi t\u00eb drejtat e zgjedh\u00ebsve, zgjedhja e t\u00eb cil\u00ebve, e shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike p\u00ebrmes vot\u00ebs, mund t\u00eb d\u00ebmtohet p\u00ebrmes em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb kryetari bashkie q\u00eb nuk p\u00ebrputhet me vullnetin e tyre zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, paraburgimi mund t\u00eb pengoj\u00eb nd\u00ebrveprimin publik dhe shprehjen e ideve, duke shtypur fjal\u00ebn politike dhe aktivitetin p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, ai dekurajon aktor\u00ebt publik\u00eb dhe qytetar\u00ebt nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb mbledhje politike apo protesta, p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga nd\u00ebshkimi p\u00ebrshkak t\u00eb shoq\u00ebrimit ose t\u00eb hakmarrjes politike\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Sipas raportit, demokracia vendore mb\u00ebshtetet mbi \u201cintegritetin e mandatit zgjedhor, p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb ndaj zgjedh\u00ebsve dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e administrimit\u201d dhe \u00e7do nd\u00ebrhyrje e qeveris\u00eb qendrore n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u201cp\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre parimeve.\u201d <\/p>\n<p>Komisioni n\u00ebnvizon se pezullimi apo shkarkimi i nj\u00eb t\u00eb zgjedhuri vendor duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, e p\u00ebrcaktuar qart\u00eb n\u00eb ligj dhe e justifikuar vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb r\u00ebnda, duke shtuar se \u201cgarancit\u00eb procedurale, p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin gjyq\u00ebsor, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb parashikuara qart\u00eb me ligj, p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do form\u00eb politizimi apo arbitrariteti ekzekutiv.\u201d <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pasazh ky\u00e7, Komisioni thekson se:<\/p>\n<p>\u201cParaburgimi dhe pezullimi i kryetar\u00ebve t\u00eb zgjedhur t\u00eb bashkive cenojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb tubimit paq\u00ebsor, duke shnd\u00ebrruar nj\u00eb mas\u00eb procedurale parandaluese n\u00eb kufizim ndaj debatit demokratik.\u201d\u2028\u201cKur zbatohet ndaj kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive, paraburgimi paraprak prodhon efekte t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe t\u00eb t\u00ebrthorta mbi lirit\u00eb e mbrojtura\u2026 duke shtypur fjal\u00ebn politike dhe aktivitetin p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb.\u201d <\/p>\n<p>Nj\u00eb nga q\u00ebndrimet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb raportit lidhet me mekanizmin e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb kryetar\u00ebve nga qeveria:<\/p>\n<p>\u201cZ\u00ebvend\u00ebsimi i kryetar\u00ebve t\u00eb zgjedhur t\u00eb bashkive me t\u00eb em\u00ebruar nga qendra praktikisht shkel vullnetin e elektoratit, duke g\u00ebrryer themelet e demokracis\u00eb vendore\u2026 dhe bie ndeshme ndarjen vertikale t\u00eb pushteteve.\u201d<\/p>\n<p>\u201cKomisioni i Venecias ka kritikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme praktik\u00ebn e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive nga qeveriaqendrore, duke vler\u00ebsuar se kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb nenit 3(1) t\u00eb Kart\u00ebs.\u201d <\/p>\n<p>Sipas Komisionit, \u00e7do vendim p\u00ebr pezullim duhet t\u00eb kaloj\u00eb testin e proporcionalitetit, t\u00eb jet\u00eb i bazuar n\u00eb ligj dhe t\u00eb merret \u201cnga gjyq\u00ebsori, p\u00ebr t\u00eb shmangur ndikimet politike\u201d. Ai thekson se shkarkimi i nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb zgjedhur \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb mas\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb duhet t\u00eb zbatohet vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda\u201d, me garanci t\u00eb plota procedurale dhe me nd\u00ebrhyrje t\u00eb detyrueshme t\u00eb gjykat\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00eb fund, raporti i Komisionit t\u00eb Venecias arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se: \u201cDemokracia vendore mund t\u00eb mbijetoj\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e zgjedhur jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb mandatin e tyre dhe vullneti i zgjedh\u00ebsve respektohet plot\u00ebsisht. \u00c7do nd\u00ebrhyrje q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson zgjedhjen me em\u00ebrim administrativ bie ndesh me frym\u00ebn dhe germ\u00ebn e Kart\u00ebs Evropiane.\u201d\/Shqiptarja <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/neser-seanca-ne-kushtetuese-raporti-i-venecias-qe-do-te-perdore-mbrojtja-e-veliajt-nderhyrja-ne-mandatet-e-kryetareve-te-zgjedhur-bie-ndesh-me-karten-evropiane-per-veteqeverisjen-vendore\/\">Nes\u00ebr seanca n\u00eb Kushtetuese, raporti i Venecias q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb mbrojtja e Veliajt: Nd\u00ebrhyrja n\u00eb mandatet e kryetar\u00ebve t\u00eb zgjedhur bie ndesh me Kart\u00ebn Evropiane p\u00ebr Vet\u00ebqeverisjen Vendore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj pritet t\u00eb jet\u00eb nes\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ku do t\u00eb shqyrtohet ankimi i tij p\u00ebr shkarkimin me vendim t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00eb ankimin e tij, Veliaj thot\u00eb se vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin e tij \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm dhe antikushtetues. Ai argumenton se neni 62, t\u00eb cilit iu referuan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49517","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49517","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49517"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49517\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49517"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49517"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49517"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}