{"id":49511,"date":"2025-10-30T10:48:13","date_gmt":"2025-10-30T10:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/futbolli-mbetet-ure-bashkimi-duka-kombetarja-i-ka-dyert-e-hapura-per-cdo-shqiptar-kudo-qe-jeton\/"},"modified":"2025-10-30T10:48:13","modified_gmt":"2025-10-30T10:48:13","slug":"futbolli-mbetet-ure-bashkimi-duka-kombetarja-i-ka-dyert-e-hapura-per-cdo-shqiptar-kudo-qe-jeton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/futbolli-mbetet-ure-bashkimi-duka-kombetarja-i-ka-dyert-e-hapura-per-cdo-shqiptar-kudo-qe-jeton\/","title":{"rendered":"\u201cFutbolli mbetet ur\u00eb bashkimi\u201c,  Duka: Komb\u00ebtarja i ka dyert e hapura p\u00ebr \u00e7do shqiptar kudo q\u00eb jeton"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Armand Duka, ishte i ftuar s\u00eb fundmi n\u00eb emisionin \u201cHajde Flasim\u201d n\u00eb TV 21, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, e para e tij n\u00eb nj\u00eb studio televizive n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, kreu i futbollit shqiptar foli gjer\u00ebsisht p\u00ebr Komb\u00ebtaren shqiptare, p\u00ebr lojtar\u00ebt me origjin\u00eb shqiptare q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, si dhe p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb zgjedhur t\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut apo Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Presidenti Duka u ndal gjithashtu te marr\u00ebdh\u00ebniet me presidenc\u00ebn e re t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb\u00a0 Veriut, roli i tij si Z\u00ebvend\u00ebspresident i UEFA-s, organizimi i finaleve t\u00eb Kampionatit Europian U-21 n\u00eb bashk\u00ebpunim me Serbin\u00eb dhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera me interes p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, intervista e plot\u00eb e Presidentit Duka.<\/p>\n<p><strong>Sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr futbollin n\u00eb Shqip\u00ebri roli juaj si z\u00ebvend\u00ebspresident i UEFA-s? \u2013<\/strong>\u00a0K\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb jam n\u00eb TV 21, q\u00eb un\u00eb e ndjek vazhdimisht. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb jam n\u00eb nj\u00eb televizion n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut p\u00ebr nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb studio. Pozicionimi apo p\u00ebrfaq\u00ebsimi i nj\u00eb federate n\u00eb UEFA \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr \u00e7do lloj federate. Tregon kontributin dhe vler\u00ebsimin e nj\u00eb federate n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe jo t\u00eb nj\u00eb individi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin konkret Presidenti i FSHF. Besoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim pozitiv. Nuk lidhet me sa projekte fiton FSHF. Nuk je an\u00ebtar i Komitetit p\u00ebr t\u00eb fituar projekte t\u00eb padrejta por je an\u00ebtar i Komitetit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar politika dhe strategji p\u00ebr zhvillimin e futbollit europian. Pjes\u00eb e t\u00eb cilit jemi edhe ne, Maqedonia e Veriut dhe Kosova dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjerat. N\u00eb nivel europian \u00ebsht\u00eb zhvillimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i futbollit.<\/p>\n<p><strong>Fitorja ndaj Serbis\u00eb e Komb\u00ebtares dhe shanset p\u00ebr t\u2019u kualifikuar n\u00eb Bot\u00ebror? \u2013<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim i v\u00ebshtir\u00eb bot\u00ebrori, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim akoma m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb se sa kualifikueset p\u00ebr Kampionatin Evropian, t\u00eb cilin ne e kemi e kemi prekur dy her\u00eb gjat\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb fundit. Rezultati me Serbin\u00eb i par\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin sportive ishte shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr neve,\u00a0 sepse na mban n\u00eb loj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pretendent p\u00ebr Play-Off-in e Bot\u00ebrorit. Nuk jemi ende n\u00eb play-off, kemi ndeshje kund\u00ebr Andorr\u00ebs, kemi ndeshjen kund\u00ebr Anglis\u00eb, pra jan\u00eb dy ndeshjet tona. Dy ndeshjet e Serbis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar padyshim q\u00eb jemi pretendent serioz. Jemi nj\u00eb pik\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb pik\u00eb para Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb maksimalisht Andorr\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar i cili mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar, q\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e vet nuk \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u mundur. N\u00ebse mendohet para ndeshjes si ne kemi fituar, nuk do ta fitojm\u00eb at\u00eb, por un\u00eb shpresoj shum\u00eb dhe kam besim q\u00eb futbollist\u00ebt e komb\u00ebtares shqiptare jan\u00eb aq profesionist\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vler\u00ebsimin q\u00eb duhet t\u2019i japin asaj ndeshje p\u00ebr ta fituar at\u00eb pastaj, se \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, duhet ta shohim. Nuk ka shum\u00eb diferenca n\u00eb ekipet komb\u00ebtare sot. Jan\u00eb ngushtuar shum\u00eb diferencat. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikosh rezultate. Me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb vog\u00ebl, ndonj\u00eb skuad\u00ebr teke q\u00eb mund ta parashikosh, t\u00eb tjerat jan\u00eb t\u00eb paparashikueshme.<\/p>\n<p><strong>Afrimi i futbollist\u00ebve me origjin\u00eb nga Kosova apo Maqedonia n\u00eb Komb\u00ebtaren shqiptare \u2013\u00a0<\/strong>Ne kemi hapur dyert p\u00ebr ekipin komb\u00ebtar prej vitesh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jetojn\u00eb dhe besoj se kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb. Jemi me fat q\u00eb kemi kaq shum\u00eb tifoz\u00eb jo vet\u00ebm brenda kufijve shtet\u00ebror\u00eb,\u00a0 por edhe jasht\u00eb saj. N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj. Strategjia jon\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb \u00e7dokush q\u00eb flet shqip, q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb, talent dhe do t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr Komb\u00ebtaren dhe flamurin kuqezi, ne i kemi hapur dyert. Edhe n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova nuk kishte skuad\u00ebr, q\u00eb ishte nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr ta afruar Kosov\u00ebn me FIFA-n dhe UEFA-n dhe jemi t\u00eb lumtur q\u00eb kemi kaq shum\u00eb talente shqiptar\u00eb. Do t\u00eb respektojm\u00eb vendimet e tyre p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr komb\u00ebtaren e Shqip\u00ebris\u00eb apo edhe n\u00ebse vendosin ndryshe.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet e lojtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb ose Kosov\u00ebn dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me FFK?<\/strong>\u00a0\u2013 Ne kemi raporte t\u00eb shk\u00eblqyera v\u00ebllaz\u00ebrore me Federat\u00ebn e Kosov\u00ebs. Respektojm\u00eb dhe ndihmojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb t\u00eb gjitha hapat e zhvillimit ton\u00eb. Kemi kontribuar maksimalisht\u00a0 edhe n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb ishte apo nuk kishte ndeshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nuk ishte e njohur, kishte m\u00eb pak mund\u00ebsi. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani, nd\u00ebrsa ja kam b\u00ebr\u00eb qart\u00eb publikisht dhe zyrtarisht Agim Ademi dhe gjithkujt, q\u00eb \u00e7do njeri, \u00e7do shqiptar q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb kontribuoj\u00eb p\u00ebr Komb\u00ebtaren e Shqip\u00ebris\u00eb, ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn politik\u00eb. Padyshim q\u00eb nuk m\u00ebrzitemi n\u00ebse ata vendosin ndryshe. Nuk m\u00ebrzitemi. Kemi d\u00ebshir\u00eb q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb m\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm me ne, por n\u00ebse vendosin ndryshe\u2026<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut? \u2013<\/strong>\u00a0Shqiptar\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut jan\u00eb pjes\u00eb e shtetit maqedonas dhe \u00ebsht\u00eb legjitime q\u00eb t\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr Komb\u00ebtaren e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Kjo vjen edhe natyrsh\u00ebm sepse kur jan\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, selektohen p\u00ebr ekipet e moshave dhe shkojn\u00eb deri n\u00eb ekip t\u00eb par\u00eb. Ne respektojm\u00eb zgjedhjet edhe kur luajn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb komb\u00ebtare tjet\u00ebr, do kishim d\u00ebshir\u00eb t\u00eb luanin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00eb, por \u00ebsht\u00eb legjitime\u00a0 q\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr Maqedonin\u00eb. P\u00ebr kaq koh\u00eb sa shqiptar\u00ebt luajn\u00eb n\u00eb ekipin komb\u00ebtar t\u00eb Maqedonis\u00eb, kan\u00eb pasur pesh\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb futbollist\u00ebt m\u00eb me kualitet dhe q\u00eb e kan\u00eb kualifikuar n\u00eb Europian. Ka futbollist\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb Maqedonia e Veriut.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebdh\u00ebnia me presidenc\u00ebn e re t\u00eb FFM?<\/strong>\u00a0\u2013\u00a0 Njer\u00ebzit ndryshojn\u00eb, por federatat jo. Federatat gjithmon\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb raporte korrekte dhe t\u00eb mira dhe Federata Shqiptare e Futbollit me at\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut t\u00eb tilla i ka pasur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, aq m\u00eb shum\u00eb se jemi komshi, aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kemi, le t\u00eb themi halle t\u00eb nj\u00ebjta. K\u00ebshtu q\u00eb pavar\u00ebsisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrruar presidenti, por jo Federata. Marr\u00ebdh\u00ebniet, po e rip\u00ebrs\u00ebris q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb stabile dhe shum\u00eb t\u00eb mira, padyshim q\u00eb duke e folur nj\u00eb gjuh\u00eb me Muamet Sejdinin, mund t\u00eb ishin dhe kan\u00eb qen\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb,, por edhe me presidentin e ri, me z. Masar un\u00eb kam nj\u00eb njohje t\u00eb vjet\u00ebr personale, sepse ai ka qen\u00eb an\u00ebtar i komitetit ekzekutiv t\u00eb federat\u00ebs q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ishte Hari president i Federat\u00ebs s\u00eb Futbollit t\u00eb Maqedonis\u00eb. Kishte ambicie madje edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte president i federat\u00ebs dhe erdhi nj\u00eb dit\u00eb dhe u b\u00eb president, dmth \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e komunitetit t\u00eb futbollit, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb thash\u00eb q\u00eb e kan\u00eb njohje t\u00eb vjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-futbollist dhe me d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr ta zhvilluar futbollin n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Jam i sigurt q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb mir\u00eb, kemi raporte shum\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p><strong>Futbollist\u00ebt nga Maqedonia e Veriut q\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr Komb\u00ebtaren? \u2013\u00a0<\/strong>Ne kemi m\u00eb kualitativ\u00ebt nga Maqedonia e Veriut. Nedim Bajrami na ka sh\u00ebnuar golin n\u00eb \u00c7eki n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ne, nj\u00eb gol q\u00eb na mbajti n\u00eb loj\u00eb dhe na \u00e7oi n\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb Europian. Jasir Asani ka sh\u00ebnuar tre gola fantastik\u00eb n\u00eb kualifikuese kund\u00ebr \u00c7ekis\u00eb, Moldavis\u00eb dhe Polonis\u00eb. Ata e kan\u00eb shkruar emrin me pun\u00ebn dhe kontributin e vet. Taulant Seferi po ashtu. Nga ana tjet\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb se duhet ta thuash. Po jan\u00eb \u00e7una t\u00eb shk\u00eblqyer dhe kan\u00eb kontribute t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Pastaj, nj\u00ebher\u00eb luan apo s\u2019luan, ky \u00ebsht\u00eb futbolli dhe vler\u00ebsimi i trajnerit. Por n\u00eb asnj\u00eb moment nuk kam lexuar te asnj\u00ebri nga ata q\u00eb mos ta g\u00ebzoj\u00eb fitoren nj\u00eblloj si ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fush\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e mira e ekipit ton\u00eb. Q\u00eb ne jemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb pavar\u00ebsisht n\u00ebse jemi n\u00eb stol, tribun\u00eb apo fush\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rritja e numrit t\u00eb tifoz\u00ebve p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Komb\u00ebtaren n\u00eb stadium? \u2013<\/strong>\u00a0Me ekipin Komb\u00ebtar ne nuk kemi probleme. Shqiptar\u00ebt e ndjekin ekipin Komb\u00ebtar jo vet\u00ebm n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumit, por edhe n\u00eb TV. Interesi \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Por p\u00ebr kampionatin pjes\u00ebmarrja e spektator\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqshme. Ka nj\u00eb lloj rritjeje, dhe un\u00eb nuk besoj se rritja do t\u00eb vij\u00eb rast\u00ebsisht n\u00ebse ne nuk punojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Ne kemi filluar nj\u00eb projekt bashk\u00eb me klubet, sepse detyra kryesore \u00ebsht\u00eb e klubeve q\u00eb ta promovojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, ta organizojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb pjes\u00ebmarrje. Diskutohet shpesh nga opinionist\u00eb, studio televizive, q\u00eb niveli nuk \u00ebsht\u00eb aty ku duhet. Niveli, sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, konkurrenca \u00ebsht\u00eb. Futbolli \u00ebsht\u00eb i bukur; n\u00eb Gjermani ndiqet edhe n\u00eb kategorin\u00eb e kat\u00ebrt dhe t\u00eb pest\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje niveli. Un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje promocioni, organizimi, marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb klubit me tifoz\u00ebt. Kemi nisur nj\u00eb projekt dhe kam shum\u00eb besim q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrparojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur numrin e spektator\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb ndeshjet e Komb\u00ebtares, \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb gjetur bilet\u00eb, si ju duken \u00e7mimet e biletave?<\/strong>\u00a0\u2013 Un\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb ta kishim dhe pa lek\u00eb stadiumin. Do t\u00eb isha shum\u00eb i lumtur q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb vinin n\u00eb stadium dhe t\u00eb mos paguanin asgj\u00eb, por n\u00eb ekonomin\u00eb q\u00eb ne kemi zgjedhur t\u00eb jemi, ekonomi tregu, kjo q\u00eb ne mendojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira, pa pasur t\u00eb ardhura \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara. Detyrimisht do t\u00eb vendosim nj\u00eb \u00e7mim. N\u00ebse do t\u00eb flasim nga pozicioni i rregullave q\u00eb ka ekonomia e tregut, p\u00ebrderisa ka kaq shum\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, \u00e7mimi mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Federata \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga UEFA dhe FIFA p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes s\u00eb tifoz\u00ebve, a keni nj\u00eb zgjidhje se si ta p\u00ebrmir\u00ebsoni bashk\u00ebpunimin me tifoz\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb shmangur d\u00ebnimet?\u00a0<\/strong>\u2013 \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb q\u00eb thash\u00eb p\u00ebr tifoz\u00ebt n\u00eb kampionat. Duhet t\u00eb ruash marr\u00ebdh\u00ebniet, t\u00eb bashk\u00ebbisedosh me ta, t\u2019i nd\u00ebrgjegj\u00ebsosh ata. Por ne asnj\u00ebher\u00eb nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb q\u00eb futbolli do t\u00eb b\u00ebhet teat\u00ebr, dhe nuk e duam k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Duam q\u00eb futbolli t\u00eb mbetet futboll. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb me kaq shum\u00eb emocion, sa \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb zbatohen t\u00eb gjitha rregullat. Padyshim q\u00eb kemi punuar, kemi b\u00ebr\u00eb thirrje, kemi b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb kemi m\u00eb pak shkelje disiplinore n\u00eb shkall\u00ebt e stadiumit.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00eborganizimi p\u00ebr Kampionatin Europian U-21 me Serbin\u00eb? \u2013<\/strong>\u00a0Kur kemi vendosur t\u00eb aplikojm\u00eb q\u00eb t\u00eb jemi bashk\u00ebgarues me Federat\u00ebn e Serbis\u00eb n\u00eb Kampionatin Europian U-21, padyshim q\u00eb i kemi menduar t\u00eb gjitha. Kemi par\u00eb \u00e7far\u00eb sjell pozitivisht ky organizim nga pik\u00ebpamja sportive, por jo vet\u00ebm. Nga pik\u00ebpamja sportive nuk mendoj q\u00eb ka asnj\u00eb kund\u00ebrshtim q\u00eb organizimi i nj\u00eb Kampionati Europian p\u00ebr mosh\u00ebn U-21 \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr \u00e7do vend europian, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb vend si Shqip\u00ebria, Maqedonia e Veriut apo Serbia. \u00cbsht\u00eb aktiviteti i dyt\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb pas Kampionatit Europian p\u00ebr ekipet e para.<\/p>\n<p>Benefiti sportiv \u00ebsht\u00eb i madh, sepse promovon futbollist\u00ebt tan\u00eb, marrim m\u00eb shum\u00eb eksperienc\u00eb organizative, sepse spektatori shqiptar sheh m\u00eb shum\u00eb ndeshje, sheh yjet e ardhsh\u00ebm t\u00eb futbollit europian n\u00eb stadiumet e Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebtu nuk kemi diskutim. Diskutimi \u00ebsht\u00eb ai i historis\u00eb mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb, i ngjarjeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur, t\u00eb cilat v\u00ebrtet jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, dhe organizimi i nj\u00eb Kampionati Europian nuk e shuan historin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, tenton t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe mendoj q\u00eb futbolli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb q\u00eb bashkon njer\u00ebzit, krijon ura komunikimi dhe sjell zhvillime pozitive. Nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb q\u00eb ta pranosh, por ne, duke qen\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim pozitiv, jemi t\u00eb bindur q\u00eb i b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Un\u00eb nuk mendoj q\u00eb popujt kan\u00eb faj edhe kur ndodhin gj\u00ebra negative. Fajet i kan\u00eb ata q\u00eb drejtojn\u00eb popujt dhe i drejtojn\u00eb gabim.<\/p>\n<p><strong>Klubet shqiptare n\u00eb garat europiane, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet? \u2013<\/strong>\u00a0Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje fati. Kampionate si i Shqip\u00ebris\u00eb, apo i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe Kosov\u00ebs, do ta ken\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sepse pasqyrojn\u00eb ekonomin\u00eb e vendit. Vet\u00ebm vitin e kaluar, nga kampionati shqiptar jan\u00eb shitur mbi 15 futbollist\u00eb. \u00c7do futbollist me kualitet k\u00ebrkon padyshim t\u00eb ardhura m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb cilat ekonomia jon\u00eb nuk ia ofron. P\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebto kushte, futbollist\u00ebt do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ikin dhe do t\u00eb ikin. Duan t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb klube m\u00eb t\u00eb mira dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb klubet tona t\u00eb jen\u00eb n\u00eb grupet e Conference League, Europa League apo Champions League. Jam i g\u00ebzuar q\u00eb Drita dhe Shk\u00ebndija jan\u00eb n\u00eb grupe. Nuk e konsideroj si nj\u00eb zhvillim normal, e konsideroj si nj\u00eb kualifikim sporadik. Conference League, n\u00eb ato nivele jemi. Por p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb larg duhet m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb, duhet m\u00eb shum\u00eb ekonomi, duhet m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura. Nuk e di n\u00ebse i ofrojn\u00eb k\u00ebto lloj tregjesh. Padyshim duhet edhe nj\u00eb politik\u00eb ndryshe nga shtetet, qoft\u00eb nga Shqip\u00ebria, etj. Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, ka nj\u00eb ligj sponsorizimesh q\u00eb sjell m\u00eb shum\u00eb financa p\u00ebr klubet dhe q\u00eb mund t\u00eb zhvillohet m\u00eb shum\u00eb. Ne nuk e kemi, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb ringrihesh n\u00eb nj\u00eb treg kaq t\u00eb vog\u00ebl, n\u00eb nj\u00eb treg me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb limituar popullsie, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb nivelet e grupeve t\u00eb Europa League dhe Champions League.<\/p>\n<p><strong>Deri ku mund t\u00eb shkoj\u00eb teknologjia n\u00eb futboll, si e sheh UEFA, si mund\u00ebsi apo rrezik? \u2013<\/strong>\u00a0Si e sheh UEFA, FIFA dhe federatat e klubet jan\u00eb faktet q\u00eb e kan\u00eb vendosur dhe, n\u00eb nj\u00eb lloj m\u00ebnyre, \u00ebsht\u00eb futur teknologjia. Sistemi VAR, goal-line technology, apo t\u00eb tjera. Personalisht, nuk jam shum\u00eb n\u00eb favor t\u00eb teknologjis\u00eb n\u00eb futboll. Me nj\u00eb argument t\u00eb thjesht\u00eb, kjo loj\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq e bukur, \u00ebsht\u00eb luajtur n\u00eb histori p\u00ebr mbi 100 vjet, ka kaq shum\u00eb interes rreth saj, me t\u00eb nj\u00ebjtat rregulla, me t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrmasa fushe, me t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr futbollist\u00ebsh, pa teknologji. N\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb kaq shum\u00eb e bukur dhe do t\u2019i hapet kaq shum\u00eb rrug\u00eb teknologjis\u00eb, mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjithmon\u00eb i qet\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet tuaja, edhe pse me plot angazhime si n\u00eb Federat\u00eb dhe n\u00eb UEFA. Si ia arrini t\u00eb keni k\u00ebt\u00eb ekuilib\u00ebr mes jet\u00ebs private?<\/strong>\u00a0\u2013 Nuk e di. Nuk di ta them n\u00ebse v\u00ebrtet jam i qet\u00eb apo jo. Nuk jam kaq shum\u00eb i qet\u00eb. N\u00eb pun\u00eb jam energjik, jam ekspresiv. Dita e pun\u00ebs p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb pothuajse 24 or\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ju keni nisur si biznesmen lokal n\u00eb Durr\u00ebs dhe Shijak, sot jeni n\u00eb sken\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb futbollit. \u00c7far\u00eb k\u00ebshille do t\u2019u jepnit t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb ngjiten n\u00eb nivele drejtuese n\u00eb sport, apo edhe n\u00eb jet\u00eb? \u2013<\/strong>\u00a0P\u00ebr futbollin, do t\u00eb k\u00ebshilloja \u00e7do prind q\u00eb ta d\u00ebrgoj\u00eb f\u00ebmij\u00ebn t\u00eb luaj\u00eb futboll, qoft\u00eb vajz\u00eb apo djal\u00eb, sepse do ta edukoj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet futbollit. Jo t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen profesionist\u00eb, jo t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb shum\u00eb lek\u00eb si Messi apo Ronaldo, por un\u00eb besoj q\u00eb do t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u2019u edukuar m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb familjar\u00eb dhe qytetar\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr nj\u00eb njeri, ajo q\u00eb do t\u2019i rekomandoja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtimi, d\u00ebshira, korrekt\u00ebsia dhe dashuria p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/futbolli-mbetet-ure-bashkimi-duka-kombetarja-i-ka-dyert-e-hapura-per-cdo-shqiptar-kudo-qe-jeton\/\">\u201cFutbolli mbetet ur\u00eb bashkimi\u201c,  Duka: Komb\u00ebtarja i ka dyert e hapura p\u00ebr \u00e7do shqiptar kudo q\u00eb jeton<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Armand Duka, ishte i ftuar s\u00eb fundmi n\u00eb emisionin \u201cHajde Flasim\u201d n\u00eb TV 21, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, e para e tij n\u00eb nj\u00eb studio televizive n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, kreu i futbollit shqiptar foli gjer\u00ebsisht p\u00ebr Komb\u00ebtaren shqiptare, p\u00ebr lojtar\u00ebt me origjin\u00eb shqiptare q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, si dhe p\u00ebr ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49511","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49511\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}