{"id":49471,"date":"2025-10-30T07:48:16","date_gmt":"2025-10-30T07:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/mero-baze-si-mund-te-perfitoje-berisha-nga-shembulli-i-dodikut\/"},"modified":"2025-10-30T07:48:16","modified_gmt":"2025-10-30T07:48:16","slug":"mero-baze-si-mund-te-perfitoje-berisha-nga-shembulli-i-dodikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/30\/mero-baze-si-mund-te-perfitoje-berisha-nga-shembulli-i-dodikut\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Si mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb Berisha nga shembulli i Dodikut"},"content":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi i serb\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs, Milorad Dodik, duket se po largohet nga jeta politike n\u00eb Bosnj\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb heqjes s\u00eb sanksioneve t\u00eb vendosura n\u00eb vitin 2017 nga Departamenti i Thesarit i SHBA-s\u00eb, p\u00ebr pengimin aktiv t\u00eb zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit, p\u00ebrmes sfidimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Fuqia ligjore p\u00ebr vendosjen e tyre rrjedh nga Urdhri Ekzekutiv nr. 13304, i n\u00ebnshkruar q\u00eb n\u00eb vitin 2003 nga Presidenti George W. Bush, i cili autorizon Departamentin e Thesarit t\u00eb vendos\u00eb sanksione ndaj personave q\u00eb pengojn\u00eb zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Paqes s\u00eb Dejtonit ose minojn\u00eb stabilitetin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<br \/>\nSanksionet p\u00ebrfshinin ngrirjen e \u00e7do pasurie t\u00eb Dodikut n\u00ebn juridiksionin amerikan dhe ndalimin p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe kompanit\u00eb amerikane q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin transaksione me t\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti i SHBA-s\u00eb nuk e ka n\u00ebnshkruar personalisht vendimin kund\u00ebr Dodikut, por Departamenti i Thesarit ka zbatuar urdhrin ekzekutiv ekzistues si baz\u00eb ligjore p\u00ebr sanksionin.<br \/>\nHeqja e sanksioneve ndaj Dodikut n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb largimit t\u00eb tij nga jeta politike rrit shanset e integrimit t\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs n\u00eb Bashkimin Evropian dhe zhb\u00ebn nj\u00eb vat\u00ebr t\u00eb fort\u00eb t\u00eb ndikimit rus n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit, e cila po kthehej n\u00eb nj\u00eb model shkat\u00ebrrues p\u00ebr stabilitetin e vendeve q\u00eb kan\u00eb probleme me Serbin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Heqja e sanksioneve kundrejt largimit nga politika, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, arrin q\u00ebllimin e sanksioneve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pasi ato ishin pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb zhdukur rrezikun e minimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit, e cila \u00ebsht\u00eb strumbullari i paqes n\u00eb Bosnj\u00eb.<br \/>\nFakti q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi ultranacionalist serb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb e dashur e Kremlinit n\u00eb Ballkan, arriti ta negocioj\u00eb fatin e tij me SHBA-n\u00eb kundrejt ikjes nga politika, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i mir\u00eb edhe p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb sanksionuar n\u00eb Ballkan, edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Dodik \u00ebsht\u00eb sanksionuar p\u00ebr motive gjeopolitike dhe t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Sali Berisha, ndryshe nga Dodik, \u00ebsht\u00eb sanksionuar nga Departamenti i Shtetit p\u00ebr minimin e demokracis\u00eb, shantazh ndaj sistemit gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion madhor bashk\u00eb me familjen e tij.<br \/>\nDeri m\u00eb sot, asnj\u00eb i sanksionuar nga Departamenti i Shtetit nuk \u00ebsht\u00eb liruar nga sanksionet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb sanksionuarit nga Departamenti i Thesarit e kan\u00eb praktik\u00eb normale rishikimin e sanksioneve kundrejt reflektimit n\u00eb politikat e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Sali Berisha do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb negocionte me SHBA-t\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb b\u00ebri Dodik: t\u00eb largohej nga politika, ai dhe familja e tij, t\u00eb \u00e7lironte energjit\u00eb e reja n\u00eb PD dhe t\u00eb \u00e7lirohej nga sanksionet \u2014 edhe pse ato jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb historin\u00eb e tij tridhjetepes\u00ebvje\u00e7are kund\u00ebr demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kapjes s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Por meq\u00eb ai vuan m\u00eb shum\u00eb ndarjen nga historia sesa nga pushteti, do t\u00eb ishte nj\u00eb shans i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb t\u00eb provonte se nuk ka ambicie p\u00ebr pushtet as ai dhe as familjar\u00ebt e tij t\u00eb sanksionuar, dhe se jan\u00eb gati t\u00eb t\u00ebrhiqen n\u00eb jet\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb opozit\u00ebn dhe PD-n\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb vet\u00eb fatin e saj, pa e lidhur me fatin e sanksioneve t\u00eb tyre familjare.<\/p>\n<p>Dodik, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs ku ka investuar gjith\u00eb politika ruse n\u00eb Ballkan, n\u00eb fund zgjodhi fatin e vet dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk besoj se Berisha \u00ebsht\u00eb m\u00eb peng se Dodik q\u00eb duhet t\u00eb rrij\u00eb domosdo n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb, qoft\u00eb edhe \u201cnon grata\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht d\u00ebmeve q\u00eb i ka sjell\u00eb k\u00ebtij vendi, minimit t\u00eb demokracis\u00eb, qysh nga viti 1996, zhytjes se vendit ne anarki e v\u00ebllavrasje, p\u00ebrfshijes s\u00eb tij dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb korrupsion madhor dhe shantazhimit tue sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ai mund t\u00eb marr\u00eb shembull nga Dodik, se si t\u00eb negocioj\u00eb fundin e tij politik me dinjitet.\/TEMA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/mero-baze-si-mund-te-perfitoje-berisha-nga-shembulli-i-dodikut\/\">Mero Baze: Si mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb Berisha nga shembulli i Dodikut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi i serb\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs, Milorad Dodik, duket se po largohet nga jeta politike n\u00eb Bosnj\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb heqjes s\u00eb sanksioneve t\u00eb vendosura n\u00eb vitin 2017 nga Departamenti i Thesarit i SHBA-s\u00eb, p\u00ebr pengimin aktiv t\u00eb zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit, p\u00ebrmes sfidimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs. Fuqia ligjore p\u00ebr vendosjen e tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49471","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49471","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49471"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49471\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49471"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49471"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49471"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}