{"id":49439,"date":"2025-10-29T20:03:28","date_gmt":"2025-10-29T20:03:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/29\/i-vetem-kunder-te-gjitheve-si-i-humbi-kurti-aleatet-dhe-deshtoi-ta-bente-qeverine\/"},"modified":"2025-10-29T20:03:28","modified_gmt":"2025-10-29T20:03:28","slug":"i-vetem-kunder-te-gjitheve-si-i-humbi-kurti-aleatet-dhe-deshtoi-ta-bente-qeverine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/29\/i-vetem-kunder-te-gjitheve-si-i-humbi-kurti-aleatet-dhe-deshtoi-ta-bente-qeverine\/","title":{"rendered":"I vet\u00ebm \u201ckund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve\u201d\/ Si i humbi Kurti aleat\u00ebt dhe d\u00ebshtoi ta b\u00ebnte qeverin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span><em>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb komunitet i njer\u00ebzve q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohen\u2026\u201d<\/em> \u2013 k\u00ebshtu nis kjo parti politike p\u00ebrshkrimin e historikut t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb vet n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0<\/span><span>E themeluar n\u00eb vitin 2005, fillimisht si nj\u00eb l\u00ebvizje e pavarur antiestablishment, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) me n\u00eb krye Albin Kurtin, hyri n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2010.<\/span><\/p>\n<p><span>9 vjet m\u00eb von\u00eb, nga zgjedhjet parlamentare doli si partia e par\u00eb, dhe siguroi 29 vende n\u00eb Kuvend.<\/span><\/p>\n<p><span>Lideri i LVV-s\u00eb, Kurti, bashk\u00ebqeverisi me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) p\u00ebr 51 dit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Qeveria e tij ra n\u00eb marsin e 2020-t\u00ebs, pas nj\u00eb mocioni mosbesimi nga partnerja qeveris\u00ebse.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, LVV-ja siguroi 58 vende n\u00eb Kuvend, pasi fitoi mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kurti qeverisi i vet\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr vjet.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAi ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb narrativ politik t\u00eb tipit \u2018ne kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve\u2019\u201d<\/em>, thot\u00eb Donika Emini, hulumtuese n\u00eb Grupin K\u00ebshilldh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr Politika t\u00eb Ballkanit (BiEPAG), n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/span><\/p>\n<p><span>Por, pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit t\u00eb 2025-t\u00ebs, Kurti, partia e t\u00eb cilit fitoi 48 vende n\u00eb Kuvend, mbeti i vet\u00ebm n\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai refuzoi mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebqeverisjes me partin\u00eb e dyt\u00eb, Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK). Q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb pati edhe PDK-ja.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkaq, LDK-ja, si partia e tret\u00eb p\u00ebr nga fuqia n\u00eb Kuvend, refuzoi bashk\u00ebqeverisjen me Kurtin, p\u00ebrkund\u00ebr ofert\u00ebs s\u00eb tij. Kurtin e refuzoi edhe Nisma Socialdemokrate, e cila ka 3 deputet\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb gjitha partit\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb shpalljes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare nga presidentja e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Si mbeti Kurti i vet\u00ebm?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb k\u00ebtij fillimviti, Kurti synonte rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 2021-t\u00ebs, duke k\u00ebrkuar 500 mij\u00eb vota nga qytetar\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Naim Rashiti, drejtor i Grupit p\u00ebr Hulumtimin e Politikave n\u00eb Ballkan, thot\u00eb p\u00ebr REL-in se LVV-ja e konsideroi si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, sipas tij, sistemi elektoral n\u00eb Kosov\u00eb, dhe sistemi i qeverisjes proporcionale, rrall\u00ebher\u00eb e mund\u00ebsojn\u00eb rezultatin e till\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme, rezultati i zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021 ka qen\u00eb nj\u00eb aksident. V\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb kemi ndonj\u00eb subjekt politik q\u00eb do t\u2019i fitoj\u00eb 50 p\u00ebr qind t\u00eb zgjedhjeve\u201d<\/em>, shprehet Rashiti.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai shton se synimi i k\u00ebtij rezultati e shp\u00ebrfaqi edhe nj\u00eb her\u00eb narrativin polarizues t\u00eb LVV-s\u00eb ndaj partive t\u00eb tjera, t\u00eb cilin e kishte aplikuar edhe p\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebsh qeverisje.<\/span><\/p>\n<p><span>Rashiti kujton se nj\u00eb narrativ i till\u00eb ishte karakteristik n\u00eb p\u00ebrplasjet nd\u00ebrmjet LDK-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa k\u00ebto dy parti kan\u00eb l\u00ebvizur drejt normalizimit t\u00eb narrativit, LVV-ja e b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka ardhur von\u00eb n\u00eb pushtet dhe ka ardhur me nj\u00eb narrativ t\u00eb vonuar, i cili i ka shkaktuar telashe. Ky narrativ \u00ebsht\u00eb zhvilluar brenda, por edhe n\u00eb raport me politik\u00ebn e jashtme\u201d,<\/em> \u2013 pohon Rashiti.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb mendimi \u00ebsht\u00eb edhe Emini. Sipas saj, LVV-ja, tash e kat\u00ebr vjet, ka p\u00ebrjashtuar bashk\u00ebpunimin me partit\u00eb tjera, <em>\u201cduke synuar t\u00eb nxis\u00eb polarizimin dhe izolimin, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb kompromis\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Ky polarizim, sipas Eminit, synonte ndarjen n\u00eb dy blloqe \u2013 LVV-ja n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe partit\u00eb tjera n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAi <\/em>[Kurti] <em>kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve, ku vet\u00ebm ai ka t\u00eb drejt\u00eb, dhe t\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb gabim, si alternativa t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn. Krijimi i dy tabor\u00ebve e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb rreshtimin, dhe synonte t\u00eb qeveriste i vet\u00ebm dhe me duar t\u00eb lira\u201d<\/em>, thot\u00eb Emini.<\/span><\/p>\n<p><span>Jo rrall\u00eb, Kurti, duke iu referuar dy partive tjera t\u00eb m\u00ebdha, LDK-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb, ka p\u00ebrdorur gjuh\u00eb n\u00ebn\u00e7muese, duke i em\u00ebruar si <em>\u201clydykyhi e pydykyhi\u201d<\/em>. N\u00eb disa raste, ai e ka quajtur opozit\u00ebn si<em> \u201chibride\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Emini thot\u00eb se Kurti, me fjalor t\u00eb till\u00eb, ofendoi jo vet\u00ebm partit\u00eb opozitare, por edhe elektoratin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb nat\u00ebn e zgjedhjeve <\/em>[9 shkurt]<em>, ende pa qart\u00ebsi p\u00ebr rezultatin final, Kurti i quajti opozit\u00ebn \u2018hajvan\u00eb\u201d dhe \u201chajvanati\u201d, duke nxitur polarizim dhe duke penguar \u00e7do bashk\u00ebpunim t\u00eb mundsh\u00ebm me Vet\u00ebvendosjen\u201d<\/em>, thekson Emini.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo shton se partit\u00eb ish-opozitare u gjet\u00ebn p\u00ebrball\u00eb dy zgjedhjeve: t\u00eb bashkoheshin me Kurtin p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje, q\u00eb do t\u2019u shkaktonte humbje t\u00eb dinjitetit dhe elektoratit, ose t\u00eb barrikadoheshin kund\u00ebr bashk\u00ebpunimit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb faj\u00ebsoheshin nga Kurti.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas Eminit, Kurti e kupton se kjo strategji nuk \u00ebsht\u00eb optimale politikisht, por ajo duket e q\u00ebllimshme, si p\u00ebrllogaritje p\u00ebr mbajtje af\u00ebr t\u00eb elektoratit p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Kurti, pas d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb votat p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb ri qeveris\u00ebs, tha se i kishte b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb ofert\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur bashk\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo <em>\u201ct\u00eb shk\u00ebputej nga PDK-ja\u201d.<\/em> Ofert\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb, po ashtu, edhe Nism\u00ebs Socialdemokrate.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cLDK-ja refuzon kategorikisht nj\u00eb qeveri t\u00eb udh\u00ebhequr nga un\u00eb. Kurse Nisma, p\u00ebrfundimisht, nuk deshi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb e drejtoj un\u00eb\u201d,<\/em> tha Kurti, duke paralajm\u00ebruar dy pal\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, n\u00eb dim\u00ebr dhe n\u00eb pranver\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Zyrtar\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb dhe t\u00eb LDK-s\u00eb theksuan se Kurti nuk po k\u00ebrkonte partner koalicioni, por n\u00ebnshtrimin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Efektet e \u201cizolimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Narrativi polarizues ndaj partive ish-opozitare nuk \u00ebsht\u00eb shkaku i vet\u00ebm pse ato nuk duan bashk\u00ebqeverisje me LVV-n\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb partner p\u00ebr t\u00eb qeverisur n\u00eb t\u00eb ardhmen, me nj\u00eb narrativ q\u00eb e mban Kosov\u00ebn n\u00ebn masa t\u00eb Bashkimit Evropian dhe me nj\u00eb narrativ i cili sulmohet nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs apo faktor\u00ebt tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d,<\/em> vler\u00ebson Rashiti.<\/span><\/p>\n<p><span>Raportet e nd\u00ebrlikuara me SHBA-n\u00eb nis\u00ebn qysh n\u00eb koh\u00ebn e administrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb presidentit Donald Trump, kur qeveria \u201cKurti 1\u201d u rr\u00ebzua me mocion mosbesimi nga partnerja n\u00eb bashk\u00ebqeverisje, LDK-ja.<\/span><\/p>\n<p><span>Kurti pretendoi se n\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij pati ndikim asokohe i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Richard Grenell.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cQeveria ime nuk u p\u00ebrmbys p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb\u201d<\/em>, pati deklaruar Kurti.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrgjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb presidentit Joe Biden, zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb kritikuan Kurtin p\u00ebr veprimet e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit, i banuar me shumic\u00eb serbe.<\/span><\/p>\n<p><span>Vendosja e kryetar\u00ebve t\u00eb rinj shqiptar\u00eb n\u00eb objektet komunale n\u00eb kat\u00ebr komuna veriore dhe mbyllja e disa institucioneve serbe q\u00eb Kosova i konsideron ilegale u quajt\u00ebn veprime <em>\u201ct\u00eb pakoordinuara\u201d<\/em> me partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, dhe nd\u00ebr shkaktar\u00ebt e tensioneve n\u00eb veri t\u00eb vendit, t\u00eb cilat, n\u00eb disa raste, gjat\u00eb vitit 2023, rezultuan me p\u00ebrplasje t\u00eb grupeve serbe me pjes\u00ebtar\u00ebt e misionit paqeruajt\u00ebs t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior (NATO) \u2013 KFOR, por edhe me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Kritika t\u00eb ngjashme, Kurtit i erdh\u00ebn edhe nga BE-ja, e cila, q\u00eb nga qershori i vitit 2023, ka vendosur masa nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>S\u00eb voni, n\u00eb shtatorin e 2025-t\u00ebs, SHBA-ja pezulloi Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 u tha, veprimeve t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, duke p\u00ebrmendur rritje t\u00eb tensioneve dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Partit\u00eb ish-opozitare kan\u00eb mb\u00ebshtetur sigurimin e sundimit t\u00eb rendit dhe ligjit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, por kan\u00eb kritikuar Kurtin se veprimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ishin t\u00eb pakoordinuara me partner\u00ebt e huaj.<\/span><\/p>\n<p><span>Emini konsideron se izolimi i Kurtit, n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nuk ishte i pritsh\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, por u thellua me kalimin e koh\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas saj, situata me masat nd\u00ebshkuese t\u00eb BE-s\u00eb, si dhe pezullimi i Dialogut me SHBA-n\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb pozit\u00ebn e Kurtit, jo vet\u00ebm ndaj partive politike n\u00eb Kuvend, por potencialisht edhe ndaj elektoratit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cKy ndikim \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i duksh\u00ebm te votuesit e pavendosur, dhe te ata q\u00eb nuk jan\u00eb tradicionalisht t\u00eb lidhur me ndonj\u00eb parti politike, por q\u00eb vendosin sipas nevojave dhe narrativ\u00ebve n\u00eb terren. Si pasoj\u00eb, masa kritike q\u00eb e mb\u00ebshteste Kurtin m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar, duke ndikuar n\u00eb rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb fundit\u201d,<\/em> thekson Emini.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo shton se partit\u00eb ish-opozitare vazhdojn\u00eb t\u00eb ndjekin partneritet strategjik me SHBA-n\u00eb, me BE-n\u00eb ose me partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb bilateral\u00eb, dhe se ato <em>\u201ctentojn\u00eb t\u00eb tregohen t\u00eb kujdesshme n\u00eb raport me Kurtin n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, Rashiti dhe Emini vler\u00ebsojn\u00eb se izolimi i Kurtit nga jasht\u00eb nuk i atribuohet vet\u00ebm veprimeve t\u00eb tij. Sipas tyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebrfshihet edhe qasja jo e q\u00ebndrueshme e BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebto i kan\u00eb sh\u00ebrbyer LVV-s\u00eb n\u00eb narrativin e vet elektoral, si argumente p\u00ebr mosn\u00ebnshtrim ndaj k\u00ebrkesave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe i kan\u00eb ndihmuar q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje elektorale.<\/span><\/p>\n<p><span>Por, LVV-ja e Kurtit, p\u00ebsoi r\u00ebnie t\u00eb elektoratit prej 8 p\u00ebr qind brenda kat\u00ebr vjet\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>A do t\u00eb ndryshoj\u00eb LVV-ja?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Pavar\u00ebsisht r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb votuesve t\u00eb LVV-s\u00eb nd\u00ebrmjet dy cikleve zgjedhore, nj\u00eb rezultat i zgjedhjeve t\u00eb parakohshme eventuale n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i parashikuesh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Rezultati i zgjedhjeve eventuale do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe fatin e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb vendit, i cili duhet t\u00eb vendoset me shumic\u00eb parlamentare prej 80 votash n\u00eb dy runde, nd\u00ebrkaq n\u00eb rundin e tret\u00eb k\u00ebrkohet vet\u00ebm shumica e thjesht\u00eb prej 61 votash.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2026, Vjosa Osmanit i p\u00ebrfundon mandati si presidente e Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Rashiti vler\u00ebson se LVV-ja ka gjasa q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb mbetet subjekti i par\u00eb politik. Por, zgjedhja e presidentit t\u00eb vendit k\u00ebrkon konsensus politik, dhe, rrjedhimisht, edhe koalicione t\u00eb mundshme.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ai thot\u00eb se LVV-ja, por edhe partit\u00eb tjera, gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb ardhshme elektorale duhet t\u00eb ken\u00eb narrativ m\u00eb t\u00eb moderuar n\u00eb raport me konkurrent\u00ebt, por edhe lidhur me politikat vend\u00ebse dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span>Nisur nga praktikat e deritashme, mbetet i pasigurt ndryshimi i narrativit nga Kurti dhe partia e tij.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNuk e di a do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb vazhdim. Por, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kemi pasur subjekte politike q\u00eb, n\u00eb fillim, mandatin e kan\u00eb marr\u00eb me hov, dhe pastaj gradualisht jan\u00eb pjekur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb funksionimit t\u00eb sistemit\u201d<\/em>, thot\u00eb Rashiti.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai shton se kompromisi politik mbetet i domosdosh\u00ebm p\u00ebr shmangien e situatave, ku nj\u00eb lider dhe nj\u00eb parti mbeten t\u00eb vetmuar n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Emini nuk mendon se LVV-ja e ka n\u00ebnvler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kompromisit politik n\u00eb sistemin parlamentar t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Madje, ajo beson se kjo parti ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe njohuri t\u00eb thella p\u00ebr sistemin politik n\u00eb Kosov\u00eb, duke qen\u00eb forca m\u00eb aktive e opozit\u00ebs p\u00ebr vite me radh\u00eb, duke shqyrtuar me kujdes \u00e7do ligj dhe proces politik.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cAta e kuptojn\u00eb se sistemi i Kosov\u00ebs k\u00ebrkon kompromis politik p\u00ebr t\u00eb funksionuar. Megjithat\u00eb, Vet\u00ebvendosje ka vepruar q\u00ebllimisht, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ushqen narrativin \u2018ne kund\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve\u2019.Strategjia e tyre ka qen\u00eb t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb opozit\u00ebn sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe, paralelisht, t\u00eb diskreditojn\u00eb z\u00ebrat kritik\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe n\u00eb media, edhe kur kritikat jan\u00eb konstruktive\u201d,<\/em> thekson Emini.<\/span><\/p>\n<p><span>Ajo nuk e sheh k\u00ebt\u00eb si gabim strategjik t\u00eb LVV-s\u00eb, por si strategji t\u00eb q\u00ebllimshme, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs synon margjinalizimin e elit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike, ose t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb brenda vetes iniciativat m\u00eb t\u00eb vogla opozitare q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr bashk\u00ebpunim.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo strategji, sipas saj, i siguron LVV-s\u00eb opozit\u00eb simbolike. Qasja e till\u00eb e partis\u00eb s\u00eb Kurtit, shton ajo, \u00ebsht\u00eb e llogaritur mir\u00eb dhe e q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin dhe p\u00ebr t\u00eb kufizuar kompromisin politik real.<\/span><\/p>\n<p><span>Presidentja Osmani ka paralajm\u00ebruar se do t\u2019i takoj\u00eb lider\u00ebt e forcave politike, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsin\u00eb eventuale p\u00ebr formimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb re kosovare.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjasat reale jan\u00eb jasht\u00eb horizontit, dhe partit\u00eb politike tashm\u00eb po p\u00ebrgatiten t\u00eb shkojn\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb reja. <strong>\/Radio <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/vetem-kunder-tjereve-kurti-aleatet-qeveria\/33576326.html\">Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/29\/i-vetem-kunder-te-gjitheve-si-i-humbi-kurti-aleatet-dhe-deshtoi-ta-bente-qeverine\/\">I vet\u00ebm \u201ckund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve\u201d\/ Si i humbi Kurti aleat\u00ebt dhe d\u00ebshtoi ta b\u00ebnte qeverin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb komunitet i njer\u00ebzve q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohen\u2026\u201d \u2013 k\u00ebshtu nis kjo parti politike p\u00ebrshkrimin e historikut t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb vet n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0E themeluar n\u00eb vitin 2005, fillimisht si nj\u00eb l\u00ebvizje e pavarur antiestablishment, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) me n\u00eb krye Albin Kurtin, hyri n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2010. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49439","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49439","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49439"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49439\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49439"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49439"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49439"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}