{"id":49431,"date":"2025-10-29T20:48:14","date_gmt":"2025-10-29T20:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/29\/pse-nuk-ka-marreveshje-dypaleshe-me-vetem-nje-pale\/"},"modified":"2025-10-29T20:48:14","modified_gmt":"2025-10-29T20:48:14","slug":"pse-nuk-ka-marreveshje-dypaleshe-me-vetem-nje-pale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/29\/pse-nuk-ka-marreveshje-dypaleshe-me-vetem-nje-pale\/","title":{"rendered":"Pse nuk ka marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe me vet\u00ebm nj\u00eb pal\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Kryeministri Rama ka qen\u00eb konsistent n\u00eb ofrimin e ideve e sugjerimeve Kosov\u00ebs dhe ato ide e sugjerime n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe e n\u00eb form\u00eb konsistente dol\u00ebn t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\"><strong>Nga Veton Surroi<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>1.<\/strong><br \/>\nKryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, kishte jav\u00ebn e kaluar nj\u00eb rekomandim p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb procesin e normalizimit me Serbin\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cSipas meje, Kosova duhet ta harroj\u00eb krejt Serbin\u00eb n\u00eb kuptimin q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb uniterale t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e dialogut dhe t\u2019ia l\u00ebr\u00eb, si\u00e7 i themi ne, topin n\u00eb der\u00eb Serbis\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb Evrop\u00ebs, duke u th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs, duke u th\u00ebn\u00eb dhe atyre vendeve q\u00eb nuk e njohin akoma, q\u00eb ja kush jemi ne. I p\u00ebrmbush\u00ebm, i firmos\u00ebm, tani shkoni dhe merrjani firm\u00ebn Serbis\u00eb. Por duhet t\u00eb shk\u00ebputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet t\u00eb jetoj\u00eb me iden\u00eb e Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb form\u00eb e ngjashme e rekomandimit nga kryeministri Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe fakti se ka kaluar nj\u00eb koh\u00eb prej at\u00ebher\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb iden\u00eb m\u00eb t\u00eb pjekur. Rekomandimi \u00ebsht\u00eb i gabuar n\u00eb s\u00eb paku tri rrafshe, e i pari dhe thelb\u00ebsori \u00ebsht\u00eb se Kosova nuk ka problem marr\u00ebdh\u00ebniet me asnj\u00eb fqinj tjet\u00ebr, pos me Serbin\u00eb, dhe rrjedhimisht nuk mund ta harroj\u00eb e ta injoroj\u00eb Serbin\u00eb. Kosova e pavarur \u00ebsht\u00eb e shk\u00ebputur nga Serbia dhe nuk jeton me iden\u00eb e Serbis\u00eb, por shtetet e pavarura jetojn\u00eb n\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsi: kur marr\u00ebdh\u00ebniet nuk jan\u00eb t\u00eb mira, kjo reflektohet n\u00eb \u00e7\u00ebshtje sigurie, zhvillimi, pozit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, etj. Procesi i normalizimit \u00ebsht\u00eb vendosja e prefiksit pozitiv k\u00ebsaj nd\u00ebrvar\u00ebsie, nj\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn veprimi i Serbis\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb \u00e7\u00ebshtje sigurie, zhvillimi, pozicioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar etj. (Dhe natyrisht, anasjelltas, q\u00eb Serbia ta p\u00ebrjetoj\u00eb Kosov\u00ebn si shtet fqinj mik, e jo rrezik i interesave t\u00eb veta komb\u00ebtare).<\/p>\n<p><strong>2.<\/strong><br \/>\nRrafshi i dyt\u00eb i dob\u00ebsis\u00eb s\u00eb ides\u00eb s\u00eb kryeministrit Rama \u00ebsht\u00eb ai i formatit negociator t\u00eb procesit t\u00eb normalizimit. Kosova ka kaluar n\u00ebp\u00ebr procese negociatore n\u00eb Rambouillet (1999) e Vjen\u00eb (2007), ku Serbia ka refuzuar marr\u00ebveshjet, por Kosova i ka zbatuar n\u00eb form\u00eb unilaterale. Nj\u00eb qasje e k\u00ebtill\u00eb Kosov\u00ebs ia ka sjell\u00eb \u00e7lirimin (nd\u00ebrhyrja e NATO-s) dhe pavar\u00ebsin\u00eb (me paket\u00ebn Ahtisaari). P\u00ebrderisa Kosova ka mundur t\u00eb \u00e7lirohet e pavar\u00ebsohet pa p\u00eblqimin e Serbis\u00eb, Kosova nuk mund ta b\u00ebj\u00eb fqinje t\u00eb mir\u00eb Serbin\u00eb n\u00ebse ajo nuk do.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta arritur em\u00ebrtuesin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve fqinj\u00ebsore nd\u00ebrshtet\u00ebrore, Bashkimi Evropian ofroi Marr\u00ebveshjen e Brukselit-Ohrit e modeluar sipas Marr\u00ebveshjes Bazike (t\u00eb t\u00eb dy Gjermanive). Kjo marr\u00ebveshje, e konsideruar nga Brukseli si e arritur mes dy vendeve, ka si pik\u00ebnisje barazin\u00eb e pal\u00ebve, t\u00eb shteteve sovrane q\u00eb nuk ia mohojn\u00eb subjektivitetin nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, ndon\u00ebse nuk e b\u00ebjn\u00eb njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb si dy shtete. Kjo marr\u00ebveshje nuk mund t\u00eb zbatohet n\u00eb form\u00eb unilaterale nga logjika e thjesht\u00eb \u2013 se Kosova si \u00e7do shtet tjet\u00ebr nuk ka pse t\u00eb normalizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshtet\u00ebrore me veten \u2013 dhe nga thelbi i ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje: ajo ekziston n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Kosova e Serbia t\u00eb jen\u00eb fqinje t\u00eb mira, duke kontribuar q\u00eb t\u00eb dy vendet me parimet e dakorduara mes vete.<\/p>\n<p><strong>3.<\/strong><\/p>\n<p>Rrafshi i tret\u00eb i dob\u00ebsis\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mosnjohjen e rrjedh\u00ebs s\u00eb procesit t\u00eb normalizimit. Kosova ka pranuar publikisht, n\u00ebp\u00ebrmjet kryeministrit Kurti, Marr\u00ebveshjen e Brukselit \u2013 Ohrit dhe \u00ebsht\u00eb ofruar ta n\u00ebnshkruaj\u00eb. Serbia ka shprehur rezervime publike, n\u00ebp\u00ebrmjet presidentit Vu\u00e7iq, ndaj Marr\u00ebveshjes q\u00eb n\u00eb Bruksel dhe Oh\u00ebr dhe m\u00eb pastaj k\u00ebto rezervime i ka shprehur me shkrim n\u00eb letr\u00ebn e kryeministres s\u00eb at\u00ebhershme B\u00ebrnabiq. Letra e rezervimeve, e d\u00ebrguar sipas rregullave t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Vjen\u00ebs, ka paraqitur kund\u00ebrshtimin e Serbis\u00eb ndaj themelit t\u00eb Marr\u00ebveshjes, pra barazis\u00eb s\u00eb dy shteteve sovrane. Kjo let\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr sipas rregullave t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Vjen\u00ebs, rrjedhimisht Serbia ende nuk e ka pranuar Marr\u00ebveshjen e Brukselit \u2013 Ohrit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb veprim i k\u00ebtill\u00eb n\u00eb rrafshin diplomatik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me veprime n\u00eb fushat e tjera, prej bllokimit t\u00eb identitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs deri te sulmi paraushtarak n\u00eb Banjsk\u00eb, i organizuar me dijenin\u00eb apo pjes\u00ebmarrjen e organeve shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb k\u00ebso situate, Kosova n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb duke iu q\u00ebndruar obligimeve t\u00eb veta n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Brukselit \u2013 Ohrit, nd\u00ebrsa Serbia nuk konsideron se ka obligim. N\u00eb nj\u00eb k\u00ebso situate duhej t\u00eb aktivizohej rekomandimi i kryeministrit Rama q\u00eb Bashkimi Evropian, meq\u00eb Serbia e \u201cka topin n\u00eb der\u00eb\u201d, ta bind\u00eb k\u00ebt\u00eb vend se duhet ta zbatoj\u00eb Marr\u00ebveshjen dhe, p\u00ebr shembull, Kosova t\u00eb hap\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e saj diplomatike n\u00eb Beograd e ta ngrej\u00eb flamurin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb, n\u00ebse p\u00ebr baz\u00eb merren veprimet e kaluara t\u00eb BE-s\u00eb, se nj\u00eb gj\u00eb e k\u00ebtill\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb ndodhur. Sa p\u00ebr p\u00ebrkujtim, BE-ja ka vendosur masa nd\u00ebshkimi ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cveprimeve unilaterale\u201d (si p.sh. shkuarjen e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave n\u00eb zyrat e tyre), nd\u00ebrsa nuk ka b\u00ebr\u00eb as edhe nj\u00eb veprim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sanksionuar shtetin n\u00eb t\u00eb cilin udh\u00ebheq\u00ebsi i vet\u00ebdeklaruar i aksionit paraushtarak n\u00eb Banjsk\u00eb gjendet n\u00eb liri.<\/p>\n<p><strong>4.<\/strong><br \/>\nKryeministri Rama ka qen\u00eb konsistent n\u00eb ofrimin e ideve e sugjerimeve Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe ato ide dhe sugjerime n\u00eb form\u00eb konsistente dol\u00ebn t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb rast u ofrua me nj\u00eb Draft-statut p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb e komunave me shumic\u00eb serbe. Kjo ofert\u00eb krijoi nj\u00eb p\u00ebrshtypje se ekziston nj\u00eb rrug\u00eb e shkurt\u00ebr normalizimi dhe se ka shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por nuk jetojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Kjo ofert\u00eb po ashtu krijoi nj\u00eb p\u00ebrshtypje, po aq t\u00eb gabueshme, se nuk ia vlejn\u00eb procedurat e ligjet n\u00eb Kosov\u00eb (ato q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vet\u00ebqeverisje lokale) q\u00eb sigurojn\u00eb form\u00ebn e send\u00ebrtimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomunal, porse e t\u00ebra b\u00ebhet nga vullneti i liderit, i cili prodhon zgjidhje t\u00eb ndritura.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, k\u00ebrkoi q\u00eb pjesa e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vihej n\u00eb administrim t\u00eb NATO-s, gjegj\u00ebsisht t\u00eb krijoheshin dy natyra pushtetesh n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave do t\u00eb suspendonte pushtetin civil t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nj\u00eb zgjidhje e k\u00ebtill\u00eb do t\u2019i afrohej bukur shum\u00eb objektivit t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb nga viti 1999 deri m\u00eb sot, ai i krijimit t\u00eb nj\u00eb pushteti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb territoret e banuara me shumic\u00eb serbe, q\u00eb do t\u00eb kishte zinxhir komandues q\u00eb \u00e7on n\u00eb Beograd, e jo var\u00ebsi institucionale me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shpalosi jav\u00ebn e kaluar s\u00ebrish nj\u00eb ide p\u00ebr Kosov\u00ebn, kryeministri Rama shpjegoi se me gjith\u00eb kund\u00ebrshtit\u00eb ndaj veprimeve t\u00eb tij karshi Kosov\u00ebs, \u201cun\u00eb nuk ua heq asnj\u00eb presje atyre q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb dhe as nuk kam asnj\u00eb pishman p\u00ebr asgj\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, sepse t\u00eb gjitha i kam b\u00ebr\u00eb nga interesi i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr debat a kan\u00eb qen\u00eb veprimet e kryeministrit Rama karshi Kosov\u00ebs interes i Shqip\u00ebris\u00eb (si mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb veprimi kund\u00ebr interesave t\u00eb Kosov\u00ebs?), nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishte p\u00ebr debat q\u00eb kryeministri i shtetit fqinj t\u00eb konsultohet paraprakisht me autoritetet e Kosov\u00ebs kur d\u00ebshiron t\u00eb jap\u00eb ide, sugjerime apo deklarime publike p\u00ebr Kosov\u00ebn; \u00ebsht\u00eb rregull bazik i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb mira nd\u00ebrfqinj\u00ebsore.<\/p>\n<p>Mbase ky do t\u00eb ishte nj\u00eb rifillim i mbar\u00eb p\u00ebr rip\u00ebrcaktimin e interesave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>*Artikulli i Veton Surroi marr\u00eb nga\u00a0<a href=\"https:\/\/www.koha.net\/veshtrime\/pse-nuk-ka-marreveshje-dypaleshe-me-vetem-nje-pale?fbclid=IwVERDUANupqZleHRuA2FlbQIxMAABHgpuAJSgGX0otjwnMJGaWUoSJfoQqEqIBBTUW8z4GXkoOjIT2mwRNjiZwYEB_aem_7Q4n8cr4fe3uAjT3vjNU9w\">Koha.net<\/a>. \u201d\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pse-nuk-ka-marreveshje-dypaleshe-me-vetem-nje-pale\/\">Pse nuk ka marr\u00ebveshje dypal\u00ebshe me vet\u00ebm nj\u00eb pal\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama ka qen\u00eb konsistent n\u00eb ofrimin e ideve e sugjerimeve Kosov\u00ebs dhe ato ide e sugjerime n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe e n\u00eb form\u00eb konsistente dol\u00ebn t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs. Nga Veton Surroi 1. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, kishte jav\u00ebn e kaluar nj\u00eb rekomandim p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb procesin e normalizimit me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49431","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49431","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49431"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49431\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49431"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49431"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49431"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}