{"id":49407,"date":"2025-10-29T17:19:58","date_gmt":"2025-10-29T17:19:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/29\/ndotje-alarmante-ujerat-e-zeza-shkarkohen-ne-liqenin-artificial-te-tiranes\/"},"modified":"2025-10-29T17:19:58","modified_gmt":"2025-10-29T17:19:58","slug":"ndotje-alarmante-ujerat-e-zeza-shkarkohen-ne-liqenin-artificial-te-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/29\/ndotje-alarmante-ujerat-e-zeza-shkarkohen-ne-liqenin-artificial-te-tiranes\/","title":{"rendered":"Ndotje alarmante\/ Uj\u00ebrat e zeza shkarkohen n\u00eb liqenin Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sebi Alla, Faktoje<\/p>\n<p>KLSH, n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi ndotjen e Liqenit Artificial n\u00eb Tiran\u00eb, duke iu referuar disa analizave konstaton probleme serioze nga ngordhja e gjallesave deri n\u00eb ndotjen n\u00eb nivele t\u00eb larta nga shkarkimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>P\u00ebr Mit\u2019hatin 68-vje\u00e7ar, Liqeni Artificial n\u00eb kryeqytet \u00ebsht\u00eb vendi ku ai kalon m\u00eb shum\u00eb koh\u00ebn sesa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij q\u00eb e ka mes kaosit t\u00eb trafikut, pran\u00eb Tiran\u00ebs s\u00eb Re. \u201c\u00cbsht\u00eb si jet\u00eb e dyt\u00eb k\u00ebtu\u201d-thot\u00eb ai teksa vijon-\u201csh\u00ebtis shpesh sa t\u00eb mundem, m\u00eb par\u00eb edhe p\u00ebshkoja p\u00ebr qejf, por tani ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon. Shoh shum\u00eb peshq t\u00eb ngordhur dhe kan\u00eb vendosur tabela q\u00eb nuk t\u00eb len\u00eb t\u00eb peshkosh\u201d-thot\u00eb ai p\u00ebr Faktoje.al, pa qen\u00eb n\u00eb dijeni se aty ku ai kalon m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e dit\u00ebs, po vdesin gjallesat nga ndotja e madhe, p\u00ebrfshi edhe peshqit. \u201cP\u00ebrmbajtja e rritur e nutrient\u00ebve (fosfateve etj.) si dhe saturimi i vog\u00ebl me oksigjen, tregon se ky liqen \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje eutrofike (\u201cI s\u00ebmur\u00eb\u201d).<\/p>\n<p>P\u00ebrkeq\u00ebsimi i k\u00ebsaj gjendje do e b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur jetes\u00ebn e gjallesave n\u00eb k\u00ebt\u00eb trup ujor\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrkufizimet e studimit t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr ndodtjen e Liqenit Artificial, i publikuar n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit. Eksperti i mjedisit, prof Gavrosh Zela, tha p\u00ebr Faktoje.al se situata e ndotjes n\u00eb Liqenin Artificial \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problematike dhe nevojitet marrja e masave t\u00eb menj\u00ebhershme. \u201cDuhet nd\u00ebrprer\u00eb niveli i ndotjes kryesore q\u00eb vjen nga shkarkimi u uj\u00ebrave urbane t\u00eb pap\u00ebrpunuara dhe situata duhet mbajtur n\u00eb monitorim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm\u201d-thot\u00eb Zela. Nga nj\u00eb v\u00ebzhgim n\u00eb terren n\u00eb paraditen e 29 tetorit, konstatuam me sy ndotje t\u00eb theksuar, ku edhe nj\u00eb breshk\u00eb uji ka marr\u00eb ngjyr\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza q\u00eb rrjedhin nga \u201cTirana e ngjeshur urbane\u201d.<\/p>\n<p>Tet\u00eb pika t\u00eb err\u00ebta<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb prej 4.5 hektar\u00ebsh, Liqeni Artificial ndodhet n\u00eb pozicionin gjeografik q\u00eb fatkeq\u00ebsisht po sh\u00ebrben si \u201cv\u00ebndshkarkim i uj\u00ebrave t\u00eb ndotura t\u00eb patrajtuara urbane (uj\u00ebra t\u00eb zeza)\u201d n\u00eb tet\u00eb pika ky\u00e7e t\u00eb saj. N\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb liqenit, ku nis Unaza e Madhe, problem jan\u00eb shkarkimet e uj\u00ebrave t\u00eb zeza q\u00eb vijn\u00eb nga zona urbane e \u201cLiqenit t\u00eb That\u00eb\u201d, e mbushur me shum\u00eb pallate dhe nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt kan\u00eb konstatuar 16 pika derdhjesh t\u00eb uj\u00ebrave, ku n\u00eb tet\u00eb prej tyre cil\u00ebsohen shum\u00eb problematike, me prurje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotur. Gjithashtu edhe n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb liqenit, prania e disa lokaleve dhe pallateve n\u00eb nisje t\u00eb dig\u00ebs cil\u00ebsohet nj\u00eb tjet\u00ebr vat\u00ebr ndotjeje. \u201cP\u00ebrmbajtja e lart\u00eb e nutrient\u00ebve dhe e ul\u00ebt e oksigjenit tregon se n\u00eb liqen ka derdhje t\u00eb shumta, qoft\u00eb t\u00eb substancave t\u00eb pasura me azot dhe fosfor, qoft\u00eb edhe t\u00eb substancave reduktuese, t\u00eb cilat konsumojn\u00eb oksigjenin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kur ka nj\u00eb akumulim t\u00eb biomas\u00ebs (bim\u00ebsis\u00eb), pas \u201cvdekjes\u201d s\u00eb bim\u00ebve ose algave, fillon procesi i dekompozimit, i cili k\u00ebrkon oksigjen dhe \u00e7on n\u00eb nj\u00eb ulje t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb oksigjenit t\u00eb tretur n\u00eb uj\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb or\u00ebt e err\u00ebsir\u00ebs, kur fotosinteza ndalon dhe ndodh respiracioni. Kjo e b\u00ebn ekuilibrin e oksigjenit nj\u00eb faktor delikat t\u00eb cilin duhet ta monitorojm\u00eb n\u00eb liqen\u201d-citon raporti i KLSH-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb studim m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2024-2025. \u201cNevojiten masa t\u00eb menjhershm\u00eb, s\u00eb pari duhet nd\u00ebrprerja e kanalizimeve aktuale dhe t\u00eb futen n\u00eb sistemin e uj\u00ebrave t\u00eb zeza t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, k\u00ebrkon monitorim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe nxitjen e bizneseve apo pjes\u00ebs urbane t\u00eb popullat\u00ebs q\u00eb t\u00eb vendosin impiante t\u00eb decentralizuara p\u00ebr trajtimin e uj\u00ebrave t\u00eb ndotur\u201d-thot\u00eb prof Zela, nd\u00ebrsa thekson se me situat\u00ebn aktuale t\u00eb ndotjes, nevoja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb mbushja me uj\u00eb t\u00eb past\u00ebr t\u00eb liqenit, \u00e7ka mund t\u00eb sillte nj\u00eb mund\u00ebsi pastrimi dhe uljen e nivelit t\u00eb ndotjes.<\/p>\n<p>Analizat<\/p>\n<p>Profesor\u00eb t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs u kontraktuan nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit p\u00ebr t\u00eb kryer analiza mbi nivelin e ndotjes s\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb Liqenit Artificial. \u201cKjo dukuri (ky lul\u00ebzim algash) n\u00eb Liqenin Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb dhe sinjal i ngarkes\u00ebs relativisht t\u00eb lart\u00eb (ndotjes) me l\u00ebnd\u00eb ushqyese (azot dhe sidomos fosfor) q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb vijn\u00eb nga uj\u00ebrat e patrajtuara urbane, por jo vet\u00ebm, t\u00eb cilat mund t\u00eb grumbullohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb liqen\u2026 Mbetet e ngutshme p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb grumbullimi dhe largimi i shkarkimeve nga liqeni! Por sidomos mbetet sfid\u00eb grumbullimi dhe trajtimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza p\u00ebr gjith\u00eb pellgun e Tiran\u00ebs, si domosdoshm\u00ebri p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs p\u00ebr njeriun dhe p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn e gjall\u00eb\u201d-thon\u00eb n\u00eb raport ekspert\u00ebt e Fakutetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs. \u201cRritja e temperaturave dhe zvog\u00eblimi i v\u00ebllimit t\u00eb uj\u00ebrave ka gjas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, k\u00ebrkohet nd\u00ebrhyrje e menj\u00ebhershme p\u00ebr t\u00eb verifikuar e ndaluar t\u00eb gjith\u00eb shkarkimet e uj\u00ebrave t\u00eb p\u00ebrdorura urbane, industriale, etj., q\u00eb mund t\u00eb vijn\u00eb si rrjedhoj\u00eb e aktivitetit brenda territorit te PMLAT ose t\u00eb p\u00ebrzierjes s\u00eb jasht\u00ebligjshme t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza me kanalet e uj\u00ebrave t\u00eb bardha\/ t\u00eb shiut q\u00eb shkarkojn\u00eb n\u00eb liqen. Si rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb kryhen analizat e ngarkesave t\u00eb koliform\u00ebve fekale dhe total\u00eb (CFU)\u201d-theksojn\u00eb m\u00eb tej ata. Sa i takon vler\u00ebsimit kimiko-biologjik, nga nj\u00eb sondazh i kryer nga Departamenti i Inxhinieris\u00eb Kimike n\u00eb Universitetin Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs rezultoi se p\u00ebrmbajtja e nutrienteve n\u00eb mostrat e marra n\u00eb liqen, gjat\u00eb muajit janar 2025 ishte shum\u00eb e lart\u00eb. \u201cUj\u00ebrat quhen t\u00eb eutrofikuar kur p\u00ebrmbajtja e fosforit \u00ebsht\u00eb 0.020 mg\/L.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, analizat e kryera nga Universiteti Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs treguan vlera shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb fosforit, rreth 0.070 mg\/L. Gjithashtu, p\u00ebrmbajtja e oksigjenit, edhe pse n\u00eb periudh\u00eb dimri, ishte me nj\u00eb saturim rreth 55%, vler\u00eb mjaft e ul\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Pa dyshim, n\u00eb stin\u00ebn e ver\u00ebs, p\u00ebrmbajtja e oksigjenit do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt dhe gjendja do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet\u201d-thekson raporti, duke iu referuar p\u00ebrgjigjes s\u00eb analizave t\u00eb dala nga kampion\u00eb t\u00eb ujit t\u00eb marra n\u00eb disa pika t\u00eb Liqenit Artificial.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsit e (pa) p\u00ebrgjegjsh\u00ebm<\/p>\n<p>P\u00ebr situat\u00ebn alarmante, audituesit e KLSH-s\u00eb, duke u nisur nga raportet e ekspert\u00ebve t\u00eb Fakultetit t\u00eb Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs, t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mjedisit dhe t\u00eb Departamenti i Inxhinieris\u00eb Kimike n\u00eb Universitetin Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kryen analizim t\u00eb thelluar p\u00ebr ndotjen e liqenit, k\u00ebrkuan q\u00eb institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb merrnin masat e nevojshme. KLSH n\u00eb raport, t\u00eb cil\u00ebn Faktoje e disponon t\u00eb plot\u00eb, theksojn\u00eb p\u00ebrplasjen institucionale mes drejtorive n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, ku asnj\u00ebra prej tyre nuk merrte p\u00ebrsip\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr problemin e ndotjes s\u00eb theksuar t\u00eb Liqenit Artificial. \u201cDuke vler\u00ebsuar si shkaktues potencial t\u00eb ndotjes prurjet e uj\u00ebrave t\u00eb ndotura n\u00ebp\u00ebrmjet kanaleve t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb shiut\/ t\u00eb bardha q\u00eb derdhen n\u00eb liqenin artificial t\u00eb Tiran\u00ebs, grupi i auditimit ka k\u00ebrkuar nj\u00eb planimetri t\u00eb shtrirjes s\u00eb k\u00ebtij rrjeti, informacion mbi gjendjen e tyre, si dhe procedurat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr pastrimin dhe mir\u00ebmbajtjen e tyre, nga strukturat e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, si APR (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit), UKT (Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizimet Tiran\u00eb) dhe DPN2\u201d-thot\u00eb raprti. Po \u00e7far\u00eb p\u00ebrgjigje mor\u00ebn? N\u00eb shkresa t\u00eb ndryshme, institucionet ia veshin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, kjo v\u00ebrtetohet edhe nga dokumentacioni i mb\u00ebrritur p\u00ebr KLSH-n\u00eb. raporti.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, APR b\u00ebn me dije se nuk disponon planimetri t\u00eb kanaleve t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb shiut dhe se nga punonj\u00ebsit e k\u00ebtij institucioni, kryhet vet\u00ebm pastrimi fizik i mbetjeve t\u00eb dukshme, si p.sh. gjethe, deg\u00eb, materiale plastike\/ plastmasi, kartona, letra, etj. Ky lloj pastrimi kryhet rregullisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pastra dhe t\u00eb mos krijojn\u00eb problematika me reshjet e dendura. Gjithashtu edhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Mir\u00ebmbajtjes, Rrug\u00eb, Ndri\u00e7im, Sinjalistik\u00eb (DNP 2), n\u00eb p\u00ebrgjigjen e pyet\u00ebsorit d\u00ebrguar elektronikisht n\u00eb dat\u00ebn 12.03.2025, b\u00ebn me dije se nuk disponon hart\u00eb\/ planimetri t\u00eb kanaleve t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb shiut, pasi liqeni i Tiran\u00ebs nuk menaxhohet nga kjo drejtori. N\u00eb shkres\u00eb citohet se \u201cnga verifikimet e kryera nga nj\u00eb grup i ngritur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje rezultoi q\u00eb n\u00eb liqenin artificial t\u00eb Tiran\u00ebs nuk ka asnj\u00eb pik\u00eb shkarkimi t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb shiut, pasi ato shkarkohen n\u00eb kolektor\u00ebt e uj\u00ebrave t\u00eb zeza t\u00eb cilat menaxhohen nga UKT sh.a\u201d. Nd\u00ebrsa UKT, n\u00eb p\u00ebrgjigjen e pyet\u00ebsorit d\u00ebrguar elektronikisht n\u00eb dat\u00ebn 18.03.2024, shprehet se \u201cReferuar rrjetit t\u00eb largimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb shiut ju informojm\u00eb se administrimi dhe mir\u00ebmbajtja e tyre nuk b\u00ebhet nga UKT, por nga Bashkia Tiran\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Rrug\u00ebve dhe Ndri\u00e7imit Publik, si dhe APR q\u00eb menaxhon territorin e PMLAT\u201d-thekson raporti.<\/p>\n<p>Ndotje n\u00eb \u00e7do drejtim<\/p>\n<p>M\u00eb tej KLSH shprehet se pavar\u00ebsisht se n\u00eb shkresat e institucioneve t\u00eb var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe dokumentacionin e gjeneruar nga Agjencia Komb\u00ebtare e Mjedisit citohet se \u201c\u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb 6 nga 8 pikat e shkarkimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb bardha kishte rrjedhje\u201d, asnj\u00eb nga institucionet e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb (q\u00eb drejtp\u00ebrdrejt ose t\u00ebrthorazi lidhen me administrimin e atij territori, pastrimin e mir\u00ebmbajtjen s\u00eb kanaleve t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb shiut apo t\u00eb rrjetit t\u00eb kanalizimeve), nuk administron nj\u00eb planimetri t\u00eb k\u00ebtyre kanaleve t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb bardha q\u00eb derdhen n\u00eb liqen, p\u00ebr t\u00eb evidentuar shtrirjen dhe rrug\u00ebn q\u00eb kanalet ndjekin, p\u00ebr t\u2019u derdhur n\u00eb fund n\u00eb liqen, nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar zonat urbane n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave k\u00ebto kanale kalojn\u00eb dhe q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebligjshme duke lidhur kanalizimet e uj\u00ebrave t\u00eb zeza me kanalet e uj\u00ebrave t\u00eb shiut.<\/p>\n<p>Nalizimi m\u00eb i fundit q\u00eb i p\u00ebrket k\u00ebtij viti rezultoi se uji i Liqenit Artificial \u00ebsht\u00eb i ndotur rreth 50 pik\u00eb m\u00eb shum\u00eb se norma, nd\u00ebrsa e cil\u00ebsojn\u00eb \u201ct\u00eb s\u00ebmur\u00eb\u201d dhe n\u00eb rrezik t\u00eb madh q\u00eb n\u00ebse nuk merren masat bim\u00ebsia dhe gjallesat t\u00eb zhduken, duke e kthyer n\u00eb \u201cliqe t\u00eb vdekur\u201d. <a href=\"https:\/\/faktoje.al\/studimi-alarmant-liqeni-artificial-i-semure-ndotje-nga-tete-drejtime\/\">\/Faktoje.al<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/29\/ndotje-alarmante-ujerat-e-zeza-shkarkohen-ne-liqenin-artificial-te-tiranes\/\">Ndotje alarmante\/ Uj\u00ebrat e zeza shkarkohen n\u00eb liqenin Artificial t\u00eb Tiran\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sebi Alla, Faktoje KLSH, n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi ndotjen e Liqenit Artificial n\u00eb Tiran\u00eb, duke iu referuar disa analizave konstaton probleme serioze nga ngordhja e gjallesave deri n\u00eb ndotjen n\u00eb nivele t\u00eb larta nga shkarkimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza. P\u00ebr Mit\u2019hatin 68-vje\u00e7ar, Liqeni Artificial n\u00eb kryeqytet \u00ebsht\u00eb vendi ku ai kalon m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49407","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49407","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49407"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49407\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49407"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49407"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49407"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}