{"id":49399,"date":"2025-10-29T17:48:22","date_gmt":"2025-10-29T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/29\/analiza-e-rel-it-i-vetem-kunder-te-gjitheve-si-i-humbi-kurti-aleatet-dhe-deshtoi-ta-bente-qeverine\/"},"modified":"2025-10-29T17:48:22","modified_gmt":"2025-10-29T17:48:22","slug":"analiza-e-rel-it-i-vetem-kunder-te-gjitheve-si-i-humbi-kurti-aleatet-dhe-deshtoi-ta-bente-qeverine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/29\/analiza-e-rel-it-i-vetem-kunder-te-gjitheve-si-i-humbi-kurti-aleatet-dhe-deshtoi-ta-bente-qeverine\/","title":{"rendered":"Analiza e REL-it: I vet\u00ebm \u201ckund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, si i humbi Kurti aleat\u00ebt dhe d\u00ebshtoi ta b\u00ebnte qeverin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb komunitet i njer\u00ebzve q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohen\u2026\u201d \u2013 k\u00ebshtu nis kjo parti politike p\u00ebrshkrimin e historikut t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb vet n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>E themeluar n\u00eb vitin 2005, fillimisht si nj\u00eb l\u00ebvizje e pavarur antiestablishment, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) me n\u00eb krye Albin Kurtin, hyri n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, nga zgjedhjet parlamentare doli si partia e par\u00eb, dhe siguroi 29 vende n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Lideri i LVV-s\u00eb, Kurti, bashk\u00ebqeverisi me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) p\u00ebr 51 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e tij ra n\u00eb marsin e 2020-t\u00ebs, pas nj\u00eb mocioni mosbesimi nga partnerja qeveris\u00ebse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, LVV-ja siguroi 58 vende n\u00eb Kuvend, pasi fitoi mbi 50 p\u00ebr qind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kurti qeverisi i vet\u00ebm p\u00ebr kat\u00ebr vjet.<\/p>\n<p>\u201cAi ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb narrativ politik t\u00eb tipit \u2018ne kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve\u2019\u201d, thot\u00eb Donika Emini, hulumtuese n\u00eb Grupin K\u00ebshilldh\u00ebn\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr Politika t\u00eb Ballkanit (BiEPAG), n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Por, pas zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit t\u00eb 2025-t\u00ebs, Kurti, partia e t\u00eb cilit fitoi 48 vende n\u00eb Kuvend, mbeti i vet\u00ebm n\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Ai refuzoi mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebqeverisjes me partin\u00eb e dyt\u00eb, Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK). Q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb pati edhe PDK-ja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, LDK-ja, si partia e tret\u00eb p\u00ebr nga fuqia n\u00eb Kuvend, refuzoi bashk\u00ebqeverisjen me Kurtin, p\u00ebrkund\u00ebr ofert\u00ebs s\u00eb tij. Kurtin e refuzoi edhe Nisma Socialdemokrate, e cila ka 3 deputet\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha partit\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije se tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb shpalljes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare nga presidentja e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb k\u00ebtij fillimviti, Kurti synonte rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 2021-t\u00ebs, duke k\u00ebrkuar 500 mij\u00eb vota nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Naim Rashiti, drejtor i Grupit p\u00ebr Hulumtimin e Politikave n\u00eb Ballkan, thot\u00eb p\u00ebr REL-in se LVV-ja e konsideroi si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021.<\/p>\n<p>Por, sipas tij, sistemi elektoral n\u00eb Kosov\u00eb, dhe sistemi i qeverisjes proporcionale, rrall\u00ebher\u00eb e mund\u00ebsojn\u00eb rezultatin e till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme, rezultati i zgjedhjeve t\u00eb vitit 2021 ka qen\u00eb nj\u00eb aksident. V\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb kemi ndonj\u00eb subjekt politik q\u00eb do t\u2019i fitoj\u00eb 50 p\u00ebr qind t\u00eb zgjedhjeve\u201d, shprehet Rashiti.<\/p>\n<p>Ai shton se synimi i k\u00ebtij rezultati e shp\u00ebrfaqi edhe nj\u00eb her\u00eb narrativin polarizues t\u00eb LVV-s\u00eb ndaj partive t\u00eb tjera, t\u00eb cilin e kishte aplikuar edhe p\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebsh qeverisje.<\/p>\n<p>Rashiti kujton se nj\u00eb narrativ i till\u00eb ishte karakteristik n\u00eb p\u00ebrplasjet nd\u00ebrmjet LDK-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa k\u00ebto dy parti kan\u00eb l\u00ebvizur drejt normalizimit t\u00eb narrativit, LVV-ja e b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka ardhur von\u00eb n\u00eb pushtet dhe ka ardhur me nj\u00eb narrativ t\u00eb vonuar, i cili i ka shkaktuar telashe. Ky narrativ \u00ebsht\u00eb zhvilluar brenda, por edhe n\u00eb raport me politik\u00ebn e jashtme\u201d, pohon Rashiti.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb mendimi \u00ebsht\u00eb edhe Emini. Sipas saj, LVV-ja, tash e kat\u00ebr vjet, ka p\u00ebrjashtuar bashk\u00ebpunimin me partit\u00eb tjera, \u201cduke synuar t\u00eb nxis\u00eb polarizimin dhe izolimin, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb kompromis\u201d.<\/p>\n<p>Ky polarizim, sipas Eminit, synonte ndarjen n\u00eb dy blloqe \u2013 LVV-ja n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe partit\u00eb tjera n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAi [Kurti] kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve, ku vet\u00ebm ai ka t\u00eb drejt\u00eb, dhe t\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb gabim, si alternativa t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn. Krijimi i dy tabor\u00ebve e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb rreshtimin, dhe synonte t\u00eb qeveriste i vet\u00ebm dhe me duar t\u00eb lira\u201d, thot\u00eb Emini.<\/p>\n<p>Jo rrall\u00eb, Kurti, duke iu referuar dy partive tjera t\u00eb m\u00ebdha, LDK-s\u00eb dhe PDK-s\u00eb, ka p\u00ebrdorur gjuh\u00eb n\u00ebn\u00e7muese, duke i em\u00ebruar si \u201clydykyhi e pydykyhi\u201d. N\u00eb disa raste, ai e ka quajtur opozit\u00ebn si \u201chibride\u201d.<\/p>\n<p>Emini thot\u00eb se Kurti, me fjalor t\u00eb till\u00eb, ofendoi jo vet\u00ebm partit\u00eb opozitare, por edhe elektoratin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nat\u00ebn e zgjedhjeve [9 shkurt], ende pa qart\u00ebsi p\u00ebr rezultatin final, Kurti i quajti opozit\u00ebn \u2018hajvan\u00eb\u201d dhe \u201chajvanati\u201d, duke nxitur polarizim dhe duke penguar \u00e7do bashk\u00ebpunim t\u00eb mundsh\u00ebm me Vet\u00ebvendosjen\u201d, thekson Emini.<\/p>\n<p>Ajo shton se partit\u00eb ish-opozitare u gjet\u00ebn p\u00ebrball\u00eb dy zgjedhjeve: t\u00eb bashkoheshin me Kurtin p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje, q\u00eb do t\u2019u shkaktonte humbje t\u00eb dinjitetit dhe elektoratit, ose t\u00eb barrikadoheshin kund\u00ebr bashk\u00ebpunimit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb faj\u00ebsoheshin nga Kurti.<\/p>\n<p>Sipas Eminit, Kurti e kupton se kjo strategji nuk \u00ebsht\u00eb optimale politikisht, por ajo duket e q\u00ebllimshme, si p\u00ebrllogaritje p\u00ebr mbajtje af\u00ebr t\u00eb elektoratit p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Kurti, pas d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb votat p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb ri qeveris\u00ebs, tha se i kishte b\u00ebr\u00eb dy her\u00eb ofert\u00eb LDK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur bashk\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo \u201ct\u00eb shk\u00ebputej nga PDK-ja\u201d. Ofert\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb, po ashtu, edhe Nism\u00ebs Socialdemokrate.<\/p>\n<p>\u201cLDK-ja refuzon kategorikisht nj\u00eb qeveri t\u00eb udh\u00ebhequr nga un\u00eb. Kurse Nisma, p\u00ebrfundimisht, nuk deshi t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri q\u00eb e drejtoj un\u00eb\u201d, tha Kurti, duke paralajm\u00ebruar dy pal\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, n\u00eb dim\u00ebr dhe n\u00eb pranver\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb dhe t\u00eb LDK-s\u00eb theksuan se Kurti nuk po k\u00ebrkonte partner koalicioni, por n\u00ebnshtrimin e tyre.<\/p>\n<p>Narrativi polarizues ndaj partive ish-opozitare nuk \u00ebsht\u00eb shkaku i vet\u00ebm pse ato nuk duan bashk\u00ebqeverisje me LVV-n\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb partner p\u00ebr t\u00eb qeverisur n\u00eb t\u00eb ardhmen, me nj\u00eb narrativ q\u00eb e mban Kosov\u00ebn n\u00ebn masa t\u00eb Bashkimit Evropian dhe me nj\u00eb narrativ i cili sulmohet nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs apo faktor\u00ebt tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, vler\u00ebson Rashiti.<\/p>\n<p>Raportet e nd\u00ebrlikuara me SHBA-n\u00eb nis\u00ebn qysh n\u00eb koh\u00ebn e administrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb presidentit Donald Trump, kur qeveria \u201cKurti 1\u201d u rr\u00ebzua me mocion mosbesimi nga partnerja n\u00eb bashk\u00ebqeverisje, LDK-ja.<\/p>\n<p>Kurti pretendoi se n\u00eb rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb tij pati ndikim asokohe i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Richard Grenell.<\/p>\n<p>\u201cQeveria ime nuk u p\u00ebrmbys p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, por thjesht sepse Ambasadori Grenell ishte me nxitim p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb\u201d, pati deklaruar Kurti.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb presidentit Joe Biden, zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb kritikuan Kurtin p\u00ebr veprimet e autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb vendit, i banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Vendosja e kryetar\u00ebve t\u00eb rinj shqiptar\u00eb n\u00eb objektet komunale n\u00eb kat\u00ebr komuna veriore dhe mbyllja e disa institucioneve serbe q\u00eb Kosova i konsideron ilegale u quajt\u00ebn veprime \u201ct\u00eb pakoordinuara\u201d me partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, dhe nd\u00ebr shkaktar\u00ebt e tensioneve n\u00eb veri t\u00eb vendit, t\u00eb cilat, n\u00eb disa raste, gjat\u00eb vitit 2023, rezultuan me p\u00ebrplasje t\u00eb grupeve serbe me pjes\u00ebtar\u00ebt e misionit paqeruajt\u00ebs t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior (NATO) \u2013 KFOR, por edhe me Policin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kritika t\u00eb ngjashme, Kurtit i erdh\u00ebn edhe nga BE-ja, e cila, q\u00eb nga qershori i vitit 2023, ka vendosur masa nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>S\u00eb voni, n\u00eb shtatorin e 2025-t\u00ebs, SHBA-ja pezulloi Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 u tha, veprimeve t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, duke p\u00ebrmendur rritje t\u00eb tensioneve dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Partit\u00eb ish-opozitare kan\u00eb mb\u00ebshtetur sigurimin e sundimit t\u00eb rendit dhe ligjit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, por kan\u00eb kritikuar Kurtin se veprimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ishin t\u00eb pakoordinuara me partner\u00ebt e huaj.<\/p>\n<p>Emini konsideron se izolimi i Kurtit, n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nuk ishte i pritsh\u00ebm n\u00eb fillim t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, por u thellua me kalimin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas saj, situata me masat nd\u00ebshkuese t\u00eb BE-s\u00eb, si dhe pezullimi i Dialogut me SHBA-n\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb pozit\u00ebn e Kurtit, jo vet\u00ebm ndaj partive politike n\u00eb Kuvend, por potencialisht edhe ndaj elektoratit.<\/p>\n<p>\u201cKy ndikim \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i duksh\u00ebm te votuesit e pavendosur, dhe te ata q\u00eb nuk jan\u00eb tradicionalisht t\u00eb lidhur me ndonj\u00eb parti politike, por q\u00eb vendosin sipas nevojave dhe narrativ\u00ebve n\u00eb terren. Si pasoj\u00eb, masa kritike q\u00eb e mb\u00ebshteste Kurtin m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar, duke ndikuar n\u00eb rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb fundit\u201d, thekson Emini.<\/p>\n<p>Ajo shton se partit\u00eb ish-opozitare vazhdojn\u00eb t\u00eb ndjekin partneritet strategjik me SHBA-n\u00eb, me BE-n\u00eb ose me partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb bilateral\u00eb, dhe se ato \u201ctentojn\u00eb t\u00eb tregohen t\u00eb kujdesshme n\u00eb raport me Kurtin n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Rashiti dhe Emini vler\u00ebsojn\u00eb se izolimi i Kurtit nga jasht\u00eb nuk i atribuohet vet\u00ebm veprimeve t\u00eb tij. Sipas tyre, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb p\u00ebrfshihet edhe qasja jo e q\u00ebndrueshme e BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto i kan\u00eb sh\u00ebrbyer LVV-s\u00eb n\u00eb narrativin e vet elektoral, si argumente p\u00ebr mosn\u00ebnshtrim ndaj k\u00ebrkesave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe i kan\u00eb ndihmuar q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje elektorale.<\/p>\n<p>Por, LVV-ja e Kurtit, p\u00ebsoi r\u00ebnie t\u00eb elektoratit prej 8 p\u00ebr qind brenda kat\u00ebr vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht r\u00ebnies s\u00eb numrit t\u00eb votuesve t\u00eb LVV-s\u00eb nd\u00ebrmjet dy cikleve zgjedhore, nj\u00eb rezultat i zgjedhjeve t\u00eb parakohshme eventuale n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb i parashikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rezultati i zgjedhjeve eventuale do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe fatin e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb vendit, i cili duhet t\u00eb vendoset me shumic\u00eb parlamentare prej 80 votash n\u00eb dy runde, nd\u00ebrkaq n\u00eb rundin e tret\u00eb k\u00ebrkohet vet\u00ebm shumica e thjesht\u00eb prej 61 votash.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2026, Vjosa Osmanit i p\u00ebrfundon mandati si presidente e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rashiti vler\u00ebson se LVV-ja ka gjasa q\u00eb s\u00ebrish t\u00eb mbetet subjekti i par\u00eb politik. Por, zgjedhja e presidentit t\u00eb vendit k\u00ebrkon konsensus politik, dhe, rrjedhimisht, edhe koalicione t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ai thot\u00eb se LVV-ja, por edhe partit\u00eb tjera, gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb ardhshme elektorale duhet t\u00eb ken\u00eb narrativ m\u00eb t\u00eb moderuar n\u00eb raport me konkurrent\u00ebt, por edhe lidhur me politikat vend\u00ebse dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nisur nga praktikat e deritashme, mbetet i pasigurt ndryshimi i narrativit nga Kurti dhe partia e tij.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di a do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb vazhdim. Por, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kemi pasur subjekte politike q\u00eb, n\u00eb fillim, mandatin e kan\u00eb marr\u00eb me hov, dhe pastaj gradualisht jan\u00eb pjekur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb funksionimit t\u00eb sistemit\u201d, thot\u00eb Rashiti.<\/p>\n<p>Ai shton se kompromisi politik mbetet i domosdosh\u00ebm p\u00ebr shmangien e situatave, ku nj\u00eb lider dhe nj\u00eb parti mbeten t\u00eb vetmuar n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Emini nuk mendon se LVV-ja e ka n\u00ebnvler\u00ebsuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e kompromisit politik n\u00eb sistemin parlamentar t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje, ajo beson se kjo parti ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe njohuri t\u00eb thella p\u00ebr sistemin politik n\u00eb Kosov\u00eb, duke qen\u00eb forca m\u00eb aktive e opozit\u00ebs p\u00ebr vite me radh\u00eb, duke shqyrtuar me kujdes \u00e7do ligj dhe proces politik.<\/p>\n<p>\u201cAta e kuptojn\u00eb se sistemi i Kosov\u00ebs k\u00ebrkon kompromis politik p\u00ebr t\u00eb funksionuar. Megjithat\u00eb, Vet\u00ebvendosje ka vepruar q\u00ebllimisht, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ushqen narrativin \u2018ne kund\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebve\u2019.Strategjia e tyre ka qen\u00eb t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb opozit\u00ebn sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe, paralelisht, t\u00eb diskreditojn\u00eb z\u00ebrat kritik\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe n\u00eb media, edhe kur kritikat jan\u00eb konstruktive\u201d, thekson Emini.<\/p>\n<p>Ajo nuk e sheh k\u00ebt\u00eb si gabim strategjik t\u00eb LVV-s\u00eb, por si strategji t\u00eb q\u00ebllimshme, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs synon margjinalizimin e elit\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike, ose t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb brenda vetes iniciativat m\u00eb t\u00eb vogla opozitare q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Kjo strategji, sipas saj, i siguron LVV-s\u00eb opozit\u00eb simbolike. Qasja e till\u00eb e partis\u00eb s\u00eb Kurtit, shton ajo, \u00ebsht\u00eb e llogaritur mir\u00eb dhe e q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pushtetin dhe p\u00ebr t\u00eb kufizuar kompromisin politik real.<\/p>\n<p>Presidentja Osmani ka paralajm\u00ebruar se do t\u2019i takoj\u00eb lider\u00ebt e forcave politike, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb mund\u00ebsin\u00eb eventuale p\u00ebr formimin e nj\u00eb qeverie t\u00eb re kosovare.<\/p>\n<p>Gjasat reale jan\u00eb jasht\u00eb horizontit, dhe partit\u00eb politike tashm\u00eb po p\u00ebrgatiten t\u00eb shkojn\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb reja.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/analiza-e-rel-it-i-vetem-kunder-te-gjitheve-si-i-humbi-kurti-aleatet-dhe-deshtoi-ta-bente-qeverine\/\">Analiza e REL-it: I vet\u00ebm \u201ckund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve\u201d, si i humbi Kurti aleat\u00ebt dhe d\u00ebshtoi ta b\u00ebnte qeverin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje \u00ebsht\u00eb komunitet i njer\u00ebzve q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohen\u2026\u201d \u2013 k\u00ebshtu nis kjo parti politike p\u00ebrshkrimin e historikut t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb vet n\u00eb Kosov\u00eb. E themeluar n\u00eb vitin 2005, fillimisht si nj\u00eb l\u00ebvizje e pavarur antiestablishment, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) me n\u00eb krye Albin Kurtin, hyri n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49399","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49399"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49399\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}