{"id":49084,"date":"2025-10-28T09:48:16","date_gmt":"2025-10-28T09:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/28\/thoma-gellci-endrrat-e-nje-nate-vjeshte\/"},"modified":"2025-10-28T09:48:16","modified_gmt":"2025-10-28T09:48:16","slug":"thoma-gellci-endrrat-e-nje-nate-vjeshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/28\/thoma-gellci-endrrat-e-nje-nate-vjeshte\/","title":{"rendered":"Thoma G\u00ebll\u00e7i: \u00cbndrrat e nj\u00eb nate vjeshte"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha, kryetari i p\u00ebrjetsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast unik n\u00eb Shqip\u00ebri: nj\u00eb p\u00ebrzierje midis monumentit historik dhe pajisjes s\u00eb karikueshme politike. Kur ai u ul p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kolltukun e PD-s\u00eb, Ramiz Alia ishte ende president, komunizmi sapo kishte nd\u00ebrruar em\u00ebr dhe njer\u00ebzit s\u2019kishin mbaruar ende radh\u00ebn p\u00ebr vajguri. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb kan\u00eb kaluar tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet, gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebve Amerika ka nd\u00ebrruar shtat\u00eb president\u00eb, nga Bushi i vjet\u00ebr e deri te Donald Trump; Greqia ka nd\u00ebrruar dymb\u00ebdhjet\u00eb kryeministra, Italia plot shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, Serbia pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, Maqedonia tremb\u00ebdhjet\u00eb, nd\u00ebrsa PD-ja vet\u00ebm nj\u00eb \u2013 dhe ai s\u2019\u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri, por n\u00eb mendjet tona, \u00e7do dit\u00eb nga nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi. Dhe megjith\u00ebse 82-vje\u00e7, deklaroi se do t\u00eb kandidoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr p\u00ebr kryetar i PD-s\u00eb, p\u00ebr ta udh\u00ebhequr at\u00eb n\u00eb pes\u00eb vitet e ardhshme, duke synuar q\u00eb pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet dhe t\u00eb jet\u00eb kryeministri i ri i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit nd\u00ebrrojn\u00eb flok\u00ebt, dh\u00ebmb\u00ebt, madje edhe fe, por PD-ja s\u2019e ka nd\u00ebrruar kurr\u00eb kryetarin. Edhe kur ka eksperimentuar duke paraqitur ndonj\u00eb figurant, dihej nga t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kryetari real i partis\u00eb ishte Sali Berisha. Kan\u00eb ndryshuar vet\u00ebm vitet, fotoja n\u00eb pasaport\u00eb dhe toni i z\u00ebrit. Ai q\u00eb dikur fliste p\u00ebr pluraliz\u00ebm, tani flet p\u00ebr \u201cringritje\u201d. Ai q\u00eb dikur thoshte \u201cposht\u00eb komunizmi\u201d, tani thot\u00eb \u201cposht\u00eb rilindja\u201d \u2013 por me t\u00eb nj\u00ebjtin z\u00eb, t\u00eb nj\u00ebjtin shikim, t\u00eb nj\u00ebjtin dor\u00ebshkrim n\u00eb deklarata. Por sot nuk p\u00ebrdor m\u00eb at\u00eb makin\u00ebn e shkrimit q\u00eb ndoshta ia dhuroi Ramizi p\u00ebr t\u00eb shkruar programin e fjalimit q\u00eb do t\u00eb mbante para student\u00ebve protestues si i d\u00ebrguar i presidentit Alia.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, Doktori Berisha po b\u00ebnte nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb trazuar. Nj\u00eb gjum\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb \u00e7lodh, por t\u00eb zbulon \u00ebndrra q\u00eb nuk do t\u00eb doje t\u2019i shihje. \u00cbndrra e par\u00eb ishte e till\u00eb sa q\u00eb rrotullohej n\u00eb krevat dhe nxirrte z\u00ebra t\u00eb pakuptimt\u00eb: Jorida Tabaku, e zgjedhur kryetare e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Skena ishte e tmerrshme \u2013 njer\u00ebzit brohorisnin \u201cJorida, Jorida!\u201d, dhe ai shikonte i mpir\u00eb sesi, pas fitores, ajo ftonte t\u00eb rinjt\u00eb e PD-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb takim n\u00eb seli. Nj\u00eb rreth i ri, energjik, me njer\u00ebz q\u00eb s\u2019kishin lindur ende n\u00eb 1991. Nj\u00eb brez pa frik\u00eb, pa kujtime, pa fraksione, pa borxhe \u2013 pra, nj\u00eb brez i rreziksh\u00ebm. Djersa e ftoht\u00eb i p\u00ebrshkoi shpin\u00ebn. U zgjua. Pa or\u00ebn \u2013 tre e m\u00ebngjesit. \u201cFaleminderit Zot q\u00eb ishte \u00ebnd\u00ebrr,\u201d p\u00ebshp\u00ebriti. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb parti, \u00ebndrrat duhen kontrolluar mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos dalin.\u201d<\/p>\n<p>Por gjumi \u00ebsht\u00eb gjum\u00eb: nuk t\u00eb pyet. Sapo u kthye n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tjet\u00ebr i ra mbi kok\u00eb, edhe m\u00eb e keqe se e para. K\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb gar\u00eb ishte Ilir Alimehmeti. Fushata e tij kishte fituar me rezultat plebishitar. Bashkia e Tiran\u00ebs ishte fituar nga demokrat\u00ebt dhe kryetar ishte zgjedhur Ilir Alimehmeti!<\/p>\n<p>Turma e mbledhur te selia duartrokiste dhe brohoriste: \u201cDoktori! Doktori!\u201d Nj\u00eb moment u k\u00ebnaq sepse kujtoi se thirrjet ishin p\u00ebr t\u00eb, por kur pa n\u00eb tribun\u00eb, ishte doktor Ilir Alimehmeti. Pastaj \u00ebndrra u shua. Akoma m\u00eb keq \u2013 n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, ku Alimehmeti zgjidhej nj\u00ebz\u00ebri kryetar i PD-s\u00eb. Nj\u00ebz\u00ebri! Pa debat, pa sherre, pa \u201cgrupe pune\u201d. Nj\u00eb tmerr demokratik! Berisha u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, kapi jast\u00ebkun si flamur dhe tha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: \u201cJo! Jo pa luft\u00eb! Jo pa protest\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>I doli gjumi. \u201cO Zot, shyqyr q\u00eb ishte \u00ebnd\u00ebrr,\u201d tha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, por menj\u00ebher\u00eb trupi iu vu n\u00eb nj\u00eb alarm t\u00eb madh: po sikur ky aktori Florian Binaj, q\u00eb kishte vendosur ta mb\u00ebshteste n\u00eb kandidatur\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, papritur t\u00eb fitonte?! \u00c7\u2019do t\u00eb b\u00ebhej?!<\/p>\n<p>Dhe si \u00e7do udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb ka frik\u00eb nga \u00ebndrra, vendosi t\u00eb mos flinte m\u00eb. U ul n\u00eb tavolin\u00eb dhe filloi t\u00eb hartonte planin e shp\u00ebtimit. N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk duhej q\u00eb pushteti i kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb rrezikohej! Nj\u00eb fitore e Binajt p\u00ebr kryetar bashkie do t\u00eb nxirrte nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb re p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb. Apo s\u2019jan\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm k\u00ebta aktor\u00ebt? Aq m\u00eb tep\u00ebr ata komik\u00ebt! Ja, shiko rastin e Zelenskit \u2014 nuk k\u00ebnaqen me role dyt\u00ebsore dhe duan patjet\u00ebr t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rolin kryesor.<\/p>\n<p>Mori nj\u00eb let\u00ebr, nj\u00eb laps blu dhe filloi t\u00eb shkruante:<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet u vodh\u00ebn. Do ngrihemi n\u00eb protesta t\u00eb fuqishme! N\u00eb protestat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb Partia Demokratike q\u00eb nga viti 1990! Dhe tani kemi nj\u00eb shkak: kemi raportin e grupit monitorues t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb OSBE\/ODIHR p\u00ebr zgjedhjet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb m\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>Nuk u ngrit\u00ebm n\u00eb ver\u00eb p\u00ebr protesta se ishte vap\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk u ngrit\u00ebm n\u00eb vjesht\u00eb se filluan shkollat.<\/p>\n<p>Nuk u ngrit\u00ebm n\u00eb tetor se kisha dit\u00eblindjen \u2013 edhe un\u00eb, edhe shoku Ramiz.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb n\u00ebntor do t\u00eb respektojm\u00eb muajin e pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por ama n\u00eb dhjetor do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb namin! T\u00eb gjith\u00eb n\u00eb protesta!<\/p>\n<p>Tani q\u00eb doli raporti i OSBE-s\u00eb, do ngrihemi n\u00eb dim\u00ebr \u2013 dimri \u00ebsht\u00eb stina e revolucioneve!\u201d<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt i dilnin vetvetiu. E imagjinonte veten n\u00eb tribun\u00eb, me turm\u00ebn q\u00eb brohoriste:<\/p>\n<p>\u201cFaqja 14 e raportit! Zgjedhjet ishin t\u00eb lira, por nuk ishin t\u00eb ndershme!\u201d<\/p>\n<p>\u201cFaqja 25! U p\u00ebrdor\u00ebn mjete shtet\u00ebrore atje ku s\u2019p\u00ebrdor\u00ebshin dot mjete t\u00eb tjera!\u201d<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt e Librazhdit ishin dashuruar me faqen 4. Ata t\u00eb Fierit ngriheshin p\u00ebr faqen 6. Shkodra, Tropoja dhe Kor\u00e7a bashkoheshin n\u00eb nj\u00eb manifestim biblik p\u00ebr faqen 9, ku OSBE shkruante: \u201cProcesi u zhvillua p\u00ebrgjith\u00ebsisht qet\u00eb, por me shqet\u00ebsime.\u201d T\u00eb gjith\u00eb pensionist\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve pensioni s\u2019u dilte as p\u00ebr ila\u00e7e, ishin ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe lexonin faqen 12 t\u00eb raportit: \u201cQeveria garantoi zgjedhje t\u00eb lira, por p\u00ebrdori mjetet e saj p\u00ebr zgjedhje\u201d; shofer\u00ebt s\u2019e kishin m\u00eb hallin e \u00e7mimeve t\u00eb karburantit, por gjith\u00e7ka sillej rreth pun\u00ebs s\u00eb medias n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore, e cila \u201cn\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ishte e ekuilibruar, por pati edhe raste kur nuk ishte e ekuilibruar\u201d; t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt q\u00eb vuanin nga mungesa e ila\u00e7eve n\u00eb spitale ishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe lexonin n\u00eb kor rekomandimet p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme!<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb shkruante, aq m\u00eb shum\u00eb e ndjente veten t\u00eb frym\u00ebzuar. N\u00eb let\u00ebr, Shqip\u00ebria po ngrihej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb bllokojm\u00eb Parlamentin e hajdut\u00ebve!\u201d \u2013 shkruante.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb mbushim bulevardin me flamuj blu dhe nuk do t\u00eb l\u00ebvizim derisa t\u00eb bjer\u00eb qeveria!\u201d<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa e p\u00ebrfytyronte at\u00eb val\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb lexonin raportin e OSBE-s\u00eb, n\u00eb kok\u00eb i vinte melodia e vjet\u00ebr e \u201cDemokracia fiton\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb gjendje mes gjumit dhe realitetit, nuk dihej m\u00eb n\u00ebse po shkruante deklarat\u00ebn p\u00ebr shtyp apo testamentin politik. Sepse, si \u00e7do profet i lodhur nga epokat, Sali Berisha tashm\u00eb s\u2019fliste m\u00eb p\u00ebr pushtet, por p\u00ebr mision. Ai ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qenie metafizike q\u00eb l\u00ebviz midis realitetit dhe kujtes\u00ebs, midis 1991-shit dhe \u00e7do viti pas tij.<\/p>\n<p>Kur drita e m\u00ebngjesit u p\u00ebrhap, ai u ndje m\u00eb mir\u00eb. Ishte fitues. Kishte p\u00ebrballuar dy \u00ebndrra dhe nj\u00eb raport OSBE-je pa u dor\u00ebzuar, si dhe kishte shkruar nj\u00eb fjalim q\u00eb do t\u00eb ngrinte masat n\u00eb revolucion. Turmat e njer\u00ebzve t\u00eb revoltuar, t\u00eb ardhur nga \u00e7do an\u00eb e Tiran\u00ebs dhe nga gjith\u00eb qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb bllokonin rrug\u00ebt dhe sheshet! Parlamenti i hajdut\u00ebve, i deputet\u00ebve ilegjitim\u00eb, i votave t\u00eb vjedhura, do t\u00eb bllokohej!<\/p>\n<p>U ngrit, u la, u rrua, veshi k\u00ebmish\u00ebn e bardh\u00eb, kostumin blu dhe kravaten e kuqe \u2014 shenjat e nj\u00eb dite t\u00eb madhe. N\u00eb pasqyr\u00eb pa veten dhe buz\u00ebqeshi. \u201cEnde k\u00ebtu,\u201d tha me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. \u201cHistoria mund t\u00eb ket\u00eb ndryshuar, por un\u00eb jam pjes\u00eb e saj q\u00eb s\u2019shkruhet kurr\u00eb me fund.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb dalje, mori telefonin dhe i tha sekretar\u00ebs me ton solemn:<\/p>\n<p>\u201cLajm\u00ebro an\u00ebtar\u00ebt e kryesis\u00eb p\u00ebr mbledhje nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes. Lajm\u00ebro edhe mediat. Sot s\u2019e b\u00ebjm\u00eb dot, se n\u00eb dhjet\u00eb fillon seanca e Parlamentit dhe do t\u00eb jemi n\u00eb Parlament.\u201d<\/p>\n<p>Dhe doli.<\/p>\n<p>N\u00eb rrug\u00eb, njer\u00ebzit kalonin me ritmin e zakonsh\u00ebm t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb pavet\u00ebdijsh\u00ebm se po shihnin nj\u00eb njeri q\u00eb kishte par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb president\u00ebt e bot\u00ebs t\u00eb vinin e t\u00eb iknin. Nj\u00eb monument q\u00eb ec\u00ebn vet\u00eb, nj\u00eb bust q\u00eb flet, nj\u00eb \u201ckoh\u00eb politike\u201d q\u00eb s\u2019ka kaluar ende.<\/p>\n<p>N\u00eb xhep mbante raportin e OSBE-s\u00eb si lib\u00ebr t\u00eb shenjt\u00eb, por n\u00eb zem\u00ebr mbante bindjen se do t\u00eb mbetej gjithmon\u00eb kryetar \u2014 qoft\u00eb edhe n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, qoft\u00eb edhe pas \u00ebndrr\u00ebs. Dhe ndoshta, n\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo ishte ajo q\u00eb e trembte m\u00eb shum\u00eb: se Shqip\u00ebria zgjohej \u00e7do m\u00ebngjes, por ai ende flinte.<\/p>\n<p>Epilog<\/p>\n<p>Edi Rama u zgjua at\u00eb m\u00ebngjes i lagur nga djersa, sikur t\u00eb kishte fjetur n\u00ebn projektor\u00ebt e ndonj\u00eb ekspozite t\u00eb vetes s\u00eb vet. Zemra i rrihte fort, syt\u00eb i kishin marr\u00eb nj\u00eb ndri\u00e7im t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, si dritat e Galeris\u00eb s\u00eb Arteve pas ndonj\u00eb ekspozite ku mungon publiku. Kishte par\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb frikshme. Jo p\u00ebr ndonj\u00eb kriz\u00eb ekonomike, as p\u00ebr ndonj\u00eb raport t\u00eb OSBE-s\u00eb \u2014 por p\u00ebr di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb paimagjinueshme: Sali Berisha kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi q\u00eb zgjati vet\u00ebm tre minuta. Berisha, me z\u00eb t\u00eb qet\u00eb e pa mikrofon q\u00eb fishk\u00ebllente, njoftonte: \u201cE dashur Parti Demokratike, e kam \u00e7uar misionin tim deri n\u00eb fund. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb zgjidhet dikush i ri.\u201d<\/p>\n<p>Dhe e mbylli.<\/p>\n<p>Kaq mjaftoi q\u00eb \u00ebndrra t\u00eb kthehej n\u00eb makth. Nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh po flisnin se si duhet t\u00eb rinovohej politika e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe, n\u00eb at\u00eb qet\u00ebsi t\u00eb rrezikshme, nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb i plasi si rrufe n\u00eb tru: n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, politikani i vet\u00ebm q\u00eb kishte q\u00ebndruar 25 vjet n\u00eb pushtet, ishte ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment u zgjua.<\/p>\n<p>\u201cO Zot! Shyqyr q\u00eb ishte \u00ebnd\u00ebrr,\u201d tha dhe u ngrit t\u00eb shkonte n\u00eb Parlament!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/thoma-gellci-endrrat-e-nje-nate-vjeshte\/\">Thoma G\u00ebll\u00e7i: \u00cbndrrat e nj\u00eb nate vjeshte<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha, kryetari i p\u00ebrjetsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast unik n\u00eb Shqip\u00ebri: nj\u00eb p\u00ebrzierje midis monumentit historik dhe pajisjes s\u00eb karikueshme politike. Kur ai u ul p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kolltukun e PD-s\u00eb, Ramiz Alia ishte ende president, komunizmi sapo kishte nd\u00ebrruar em\u00ebr dhe njer\u00ebzit s\u2019kishin mbaruar ende radh\u00ebn p\u00ebr vajguri. Q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49084","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49084","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49084"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49084\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49084"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49084"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49084"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}