{"id":49046,"date":"2025-10-28T07:48:16","date_gmt":"2025-10-28T07:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/28\/u-debuam-nga-esat-pasha-ne-tirane-e-durres-kane-nisur-veprime-qe-historia-e-panjohur-e-tefik-rogut-nga-skrapari-mikut-te-ismail-qemalit\/"},"modified":"2025-10-28T07:48:16","modified_gmt":"2025-10-28T07:48:16","slug":"u-debuam-nga-esat-pasha-ne-tirane-e-durres-kane-nisur-veprime-qe-historia-e-panjohur-e-tefik-rogut-nga-skrapari-mikut-te-ismail-qemalit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/28\/u-debuam-nga-esat-pasha-ne-tirane-e-durres-kane-nisur-veprime-qe-historia-e-panjohur-e-tefik-rogut-nga-skrapari-mikut-te-ismail-qemalit\/","title":{"rendered":"\u201cU d\u00ebbuam nga Esat Pasha, n\u00eb Tiran\u00eb e Durr\u00ebs, kan\u00eb nisur veprime q\u00eb\u2026\u201d\/ Historia e panjohur e Tefik Rogut nga Skrapari, mikut t\u00eb Ismail Qemalit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Zylyftar HOXHA<\/p>\n<p>Edhe pse ka nj\u00eb mal t\u00eb t\u00ebr\u00eb me dokumente e fakte t\u00eb njohura historike k\u00ebtu, n\u00eb arkivat tona, por edhe t\u00eb panjohura n\u00eb analet e administrat\u00ebs turko-osmane t\u00eb fillim-shekullit t\u00eb XX \u2013 t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat, p\u00ebr fat t\u00eb keq, askush nuk e ka marr\u00eb mundimin t\u2019i nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb, figura e patriotit Tefik Rogu, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar zbeht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb ndonj\u00eb artikull gazete, botim historik t\u00eb krahin\u00ebs, apo sa i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur vet\u00ebm emri n\u00eb ndonj\u00eb fjalim t\u00eb rastit n\u00eb festat komb\u00ebtare. Nuk mund t\u00eb themi dot dhe nuk mund t\u00eb paragjykojm\u00eb pse ka ndodhur k\u00ebshtu. Por ajo q\u00eb mund t\u00eb themi, me ato materiale q\u00eb kemi n\u00eb dor\u00eb, \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb figur\u00eb e till\u00eb niveli dhe kualitative historike, q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn ia kushtoi \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, hyn n\u00eb vlerat tona m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb tradit\u00ebs, ndaj dhe meriton m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>Kush ishte Tefik Rogu<\/p>\n<p>Tefik Xhemal Rogu lindi n\u00eb tetor 1875, n\u00eb fshatin Rog t\u00eb Skraparit, n\u00eb nj\u00eb der\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb krahin\u00ebn p\u00ebr traditat e saj t\u00eb pun\u00ebs, mikpritjes, respektit, por dhe traditat luftarake e atdhetare. Babai i tij, Xhemali dhe xhaxhai, Hyseni, ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Lidhjes s\u00eb Prizrenit t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Frash\u00ebrit. M\u00eb von\u00eb ata u rreshtuan n\u00eb \u00e7etat p\u00ebr pavar\u00ebsi, deri sa t\u00eb dy n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb u vran\u00eb, jo shum\u00eb larg fshatit t\u00eb tyre, ku u kishin ngritur kurth forcat turke. Edhe sot e k\u00ebsaj dite kujtesa e popullit, i sjell k\u00ebta luft\u00ebtar\u00eb me k\u00ebto vargje: \u201cBregu i Madh, Qaf\u2019 e Lipecit,\/ Digjet zjarr, ndizet dheri,\/ Th\u00ebrret Xhemal e Hyseni:\/ Osmanllinj ku po veni\u201d?\u2026<\/p>\n<p>Tefiku ishte vet\u00ebm 7 vje\u00e7, kur iu vra i ati, m\u00eb i madhi tre djemve. Dajua i tij, Emin Selenica, i hodhi dor\u00ebn p\u00ebr ndihm\u00eb s\u00eb motr\u00ebs, Lushjes, i mori q\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb zis\u00eb Tefikun, n\u00eb kurbet. E \u00ebma gjat\u00eb ndarjes s\u00eb dhimbshme, i qepi n\u00ebn jak\u00eb nj\u00eb qesk\u00eb t\u00eb mbushur me guri\u00e7ka t\u00eb Rogut dhe e porositi t\u00eb mos e harronte at\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit, fshatin. N\u00eb Stamboll, dajoja e futi n\u00eb shkoll\u00eb. Q\u00eb n\u00eb fillimet e para ai u dallua p\u00ebr rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera. Por talenti i tij u b\u00eb m\u00eb i duksh\u00ebm n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb, me nj\u00eb diplom\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pushtetit ushtarak turk m\u00eb shum\u00eb se gjykat\u00ebsit, pun\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve e b\u00ebnin kadinjt\u00eb e myftinjt\u00eb, i duheshin polic\u00eb e xhandar\u00eb, ndaj e \u00e7ojn\u00eb Tefikun n\u00eb Akademin\u00eb e Policis\u00eb. Edhe k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb ai e kreu me rezultate t\u00eb larta, ndaj q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb karrier\u00ebs em\u00ebrohet n\u00eb poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme policie, n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb Turqis\u00eb. Tefik Rogu njihte gjasht\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe kishte nj\u00eb bibliotek\u00eb mjaft\u00eb t\u00eb pasur.<\/p>\n<p>N\u00eb Manastir, vatr\u00ebn e patriotizmit<\/p>\n<p>Edukat\u00ebn dhe kultur\u00ebn orientale q\u00eb mori n\u00eb shkollat dhe akademit\u00eb turke dhe formimin si intelektual, ai i vuri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Q\u00eb kur ishte n\u00eb Stamboll, ai u lidh me figurat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Rilindjes q\u00eb vepronin aty, Hasan Prishtin\u00ebn dhe Ismail Qemalin, t\u00eb cil\u00ebt edhe e ndihmuan t\u00eb mbaronte edhe nj\u00eb shkoll\u00eb tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb Diplomacis\u00eb. Por rasti m\u00eb ideal p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb q\u00ebllimin q\u00eb i kish v\u00ebn\u00eb vetes, erdhi kur ai u em\u00ebrua n\u00eb vitin 1905, komandant i policis\u00eb s\u00eb Vilajetit, me qend\u00ebr qytetin e Manastirit. Tani Tefiku ishte afruar pran\u00eb atdheut t\u00eb tij, por edhe n\u00eb nj\u00eb vend ky\u00e7 t\u00eb veprimtaris\u00eb atdhetare.<\/p>\n<p>Manastiri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pothuajse kishte dal\u00eb nga kontrolli turk dhe \u201cfliste shqip\u201d. Ngritja e \u201cKomitetit t\u00eb Fsheht\u00eb\u201d, q\u00eb qe nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt n\u00eb l\u00ebvizjen anti-osmane t\u00eb fillim-shekullit t\u00eb XX-t\u00eb, krahas shum\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb pse ky komitet u vendos pik\u00ebrisht n\u00eb Manastir, kishte edhe nj\u00eb arsye m\u00eb tep\u00ebr\u2026se ishte Tefiku aty, q\u00eb jo vet\u00ebm vigjilonte, por vepronte si nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt m\u00eb aktiv t\u00eb k\u00ebtij organizmi, ku merrte pjes\u00eb Bajo Topulli, ish-n\u00ebndrejtor i gjimnazit turk t\u00eb Manastirit, Fehim Zavalani, kolonel Halit B\u00ebrzeshta, Gjergj Qiriazi, e t\u00eb tjer\u00eb. \u201cKomiteti i Manastirit\u201d shtriu deg\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut dhe t\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Qenia pran\u00eb vendlindjes i krijonte Tefikut edhe mund\u00ebsin\u00eb e kontakteve me njer\u00ebzit e af\u00ebrt dhe me aktivist\u00eb q\u00eb vepronin brenda vendit p\u00ebr p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs shqipe, si; Baba Fetahu i Back\u00ebs, Meleq Staravecka, Hasan e Dalip Kopr\u00ebncka etj. U jepte atyre librat dhe abetaret q\u00eb vinin nga Sofja dhe Bukureshti. Ndonj\u00eb her\u00eb ai shfryt\u00ebzonte lejet dhe pushimet dhe vinte n\u00eb fshat, sillte libra dhe u m\u00ebsonte t\u00eb rinjve gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>N\u00eb Sahara, me 101 vjet d\u00ebnim!<\/p>\n<p>Por veprimtaria e \u201cKomitetit t\u00eb Manastirit\u201d ra er\u00eb, ndaj n\u00eb maj t\u00eb vitit 1906, qendra u shp\u00ebrngul n\u00eb Bukuresht, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb Manastir nj\u00eb komitet t\u00eb vog\u00ebl krahinor. Nd\u00ebrkaq \u00e7eta e Bajo Topullit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej fshatar\u00ebsh dhe disa student\u00ebsh t\u00eb ikur nga Manastiri, gjeti n\u00eb Kolonj\u00eb p\u00ebrkrahjen e Sali Butk\u00ebs, por m\u00eb pas, t\u00eb ndjekur nga forcat turke, v\u00ebllez\u00ebrit Bajo dhe \u00c7er\u00e7is Topulli, u shtr\u00ebnguan t\u00eb largoheshin nga Shqip\u00ebria, n\u00eb Bukuresht e n\u00eb Sofje. N\u00eb Bukuresht u bashkua me ta atdhetari i flak\u00ebt Mihal Gramenua, i cili pastaj b\u00ebri pjes\u00eb n\u00eb \u00e7et\u00ebn e \u00c7er\u00e7izit dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrhapte ndjenjat komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Me Tefikun, q\u00eb kishin koh\u00eb q\u00eb e ndiqnin, turqit e kishin m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, ata e arrestuan dhe e \u00e7uan n\u00eb Stamboll, ku i zhvilluan nj\u00eb gjyq t\u00eb bujsh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata intelektual\u00eb dhe oficer\u00eb q\u00eb kishin simpati, apo ishin b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e L\u00ebvizjes Xhonturke dhe ata q\u00eb ndihmonin rebel\u00ebt kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb perandoris\u00eb. Tefiku u d\u00ebnua me vdekje, por fal\u00eb njohjeve, popullaritetit n\u00eb rrethet intelektuale dhe paraqitjes dinjitoze n\u00eb gjyq, gj\u00eb q\u00eb u vler\u00ebsua nga gjyqtar\u00ebt, atij i zbriti d\u00ebnimi me 101 vjet burg, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jet\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka dhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit nga kapital, n\u00eb me 101, q\u00eb familjar\u00ebt e kan\u00eb d\u00ebgjuar nga goja e vet\u00eb Tefikut, q\u00eb nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e trupit gjykues, e ka \u00e7muar si rrethan\u00eb leht\u00ebsuese: N\u00eb materialet e sekuestruara, si prov\u00eb materiale ishte dhe nj\u00eb medaljon n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb vule, q\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Vula kishte tri ndarje dhe tre simbole. Kur iu k\u00ebrkua deshifrimi nga gjyqtari, Tefiku shpjegoi se n\u00eb ndarjen e sip\u00ebrme, ku ishin vizatuar disa guri\u00e7ka, ishte qesja me dh\u00e8, q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb e \u00ebma kur ishte nisur q\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Stamboll, n\u00eb n\u00ebnndarjen e mesit, ishte vizatuar nj\u00eb or\u00eb, q\u00eb tregonte se koha punonte p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe n\u00eb n\u00ebnndarjen e tret\u00eb, ishte nj\u00eb shqiponj\u00eb q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e mbanin shum\u00eb shqiptar\u00eb, si simbol patriotik.<\/p>\n<p>Sejfi Vllamasi n\u00eb librin \u201cBallafaqime politike 1939-1943\u201d, shkruan p\u00ebr Komitetin e Manastirit: \u201c\u2026Fillojn\u00eb arrestimet, m\u00eb 22 maj u arrestova, pas dy dit\u00ebsh u dor\u00ebzova n\u00eb burgun e siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb n\u00eb Stamboll\u2026! Pas dy jave, nj\u00eb i burgosur bullgar nga Kosturi, m\u00eb lajm\u00ebron ardhjen n\u00eb burg t\u00eb Tefik Rogut (nga Skrapari), shok i Komitetit dhe komisar i policis\u00eb s\u00eb Manastirit, t\u00eb cilit mbi k\u00ebrkes\u00ebn e tij, i d\u00ebrgova dy napolona\u2026.! N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1907, marr nj\u00eb let\u00ebr nga Feim Zavalani dhe Jashar Hajri Bitincka, d\u00ebrguar nga Kalaja e Aqas\u00eb\u2026.me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs mora vesh dep\u00ebrtimin e tyre n\u00eb at\u00eb kala\u2026! Sa p\u00ebr Tefik Rogun (Skrapari), ky ishte d\u00ebnuar me 101 vjet burg dhe p\u00ebr vuajtjen e d\u00ebnimit, ishte d\u00ebrguar n\u00eb burg n\u00eb Fazan, n\u00ebnprefektur\u00eb e Tripolit n\u00eb Libi, zon\u00eb afrikane n\u00eb Sahara, me deve, dy muaj larg nga Tripoli\u2026\u201d!<\/p>\n<p>Si gjithnj\u00eb n\u00eb veprim<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1908, pas shpalljes s\u00eb Hyrietit prej xhonturqve, Tefik Rogu lirohet dhe kthehet n\u00eb vendlindje, ku lidhet menj\u00ebher\u00eb me figurat m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb vepronin n\u00eb Skrapar, me mikun e vjet\u00ebr Sali Butka, Ali Farmaqin, Lace Back\u00ebn, Meleq Staraveck\u00ebn, Sulejman Staraveck\u00ebn, Maksut \u00c7et\u00ebn (Gr\u00ebmshi), Baba Tahir \u00c7epanin, Servet e Hysen Zaloshnj\u00ebn, Xhemal Malindin, Myftar \u00c7epanin etj. Krahas veprimtaris\u00eb patriotike, ai mblidhte bashk\u00ebfshatar\u00ebt dhe u m\u00ebsonte shkrim e k\u00ebndim, u m\u00ebsonte vargje t\u00eb Naimit. Fshatar\u00ebt kujtojn\u00eb se si nj\u00eb her\u00eb erdh\u00ebn zaptijet turke e lidh\u00ebn dhe i shkul\u00ebn dy dh\u00ebmball\u00eb me dar\u00eb kali Tefikut, pse grumbullonte fshatin.<\/p>\n<p>Me detyra luftarake n\u00eb Qeverin\u00eb e Vlor\u00ebs<\/p>\n<p>Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912, g\u00ebzoi pa mas\u00eb gjith\u00eb popullin shqiptar, por edhe vuri n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb kishin punuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr ta ruajtur dhe forcuar Qeverin\u00eb e re t\u00eb Vlor\u00ebs. Tefiku vrapon p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb. Pas nj\u00eb takimi me mikun e tij t\u00eb vjet\u00ebr, Ismail Qemalin, t\u00eb cilin e kish njohur q\u00eb n\u00eb Stamboll, merr detyra nga ai p\u00ebr formimin e Gard\u00ebs, Policis\u00eb dhe strukturave t\u00eb tjera t\u00eb mbrojtjes. Bashk\u00eb me Isa Boletinin dhe Ali Shefqet Shkupin, pasi p\u00ebrgatit\u00ebn rregulloren, iu fut\u00ebn pun\u00ebs p\u00ebr organizimin e policis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb saj u vu Tefiku, por krahas k\u00ebsaj ai u mor edhe me ngritjen e strukturave t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb edhe n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Oh\u00ebr, Elbasan, Berat e Durr\u00ebs. N\u00eb Durr\u00ebs ai u kund\u00ebrshtua hapur nga Esat Pash Toptani, gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrtetohet n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr Tefiku i d\u00ebrgon plakut t\u00eb Vor\u00ebs, m\u00eb dat\u00ebn 12 shtator t\u00eb vitit 1913, ku midis t\u00eb tjerave ai shkruan: \u201d\u2026Si i d\u00ebrguar n\u00eb policin\u00eb e Durr\u00ebsit, me gjith\u00eb komandantin e gjindarm\u00ebris\u00eb, u d\u00ebbuam n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb urdhri telegrafik q\u00eb d\u00ebrgoi Esat Pasha. Nga Tirana n\u00eb Durr\u00ebs gjendja ka ndryshuar, kan\u00eb nisur t\u00eb marrin hov veprime q\u00eb synojn\u00eb vdekjen e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr shqet\u00ebsimet e tij, kur ai shikon se prapa krah\u00ebve t\u00eb Ismail Qemalit, luheshin loj\u00ebra p\u00ebr ta prishur at\u00eb q\u00eb u ngrit me aq mund, flet edhe kjo let\u00ebr q\u00eb mban dat\u00ebn 3 tetor 1913, drejtuar Vlor\u00ebs, ku flitet p\u00ebr tradhtin\u00eb e Esat Pash Toptanit dhe ndikimit t\u00eb tij edhe n\u00eb Skrapar: \u201c\u2026Lajmet q\u00eb po vijn\u00eb nga Skrapari, nuk jan\u00eb edhe aq t\u00eb mira\u2026\u201d. M\u00eb tej n\u00eb let\u00ebr thuhet: \u201c\u2026Mund t\u2019u kujtoj zot\u00ebris\u00eb Suaj, kur andart\u00ebt pat\u00ebn shkelur Kor\u00e7\u00ebn, un\u00eb pasi b\u00ebra pak propagand\u00eb, solla n\u00eb male t\u00eb Kolonj\u00ebs 1500 vet\u00eb t\u00eb armatosur, brenda 24 or\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Dokumentet arkivore t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, d\u00ebshmojn\u00eb se sa me shpirt punonte Tefiku, por tregojn\u00eb edhe nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, se ai g\u00ebzonte hapur besimin dhe simpatin\u00eb e Ismail Qemalit. Pas situat\u00ebs s\u00eb krijuar n\u00eb frontin e Skraparit, ku iu jepej goditja kryesore forcave greke, t\u00eb cilat donin t\u00eb kapnin Beratin, Ismail Qemali urdh\u00ebroi ndryshimin e udh\u00ebheqjes n\u00eb Skrapar, duke em\u00ebruar n\u00ebnprefekt Themestokli G\u00ebrmenjin, sekretar Servet Zaloshnjen dhe komandant t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb e an\u00ebtar t\u00eb shtabit t\u00eb mbrojtjes, Tefik Rogun.<\/p>\n<p>Ky fakt v\u00ebrtetohet edhe me letr\u00ebn q\u00eb ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, patrioti Pandeli Cale, i d\u00ebrgon ato dit\u00eb kryetarit t\u00eb vet\u00eb, ku shkruan: \u201cIsmail Bej, Themestokli G\u00ebrm\u00ebnji vete sonte n\u00eb Berat. Letr\u00ebn q\u00eb i dhat\u00eb duke e em\u00ebruar Veqil Kame, nuk e mori dot me vete. U lutem, pra, lajm\u00ebroni mytesarifin e Beratit, q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb Themesokliu n\u00eb Skrapar bashk\u00eb me Tefik Rogun, si komandant i xhandar\u00ebve atje\u201d.<\/p>\n<p>Edhe pse Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs po i vinte fundi, ai kishte besim te populli dhe te figura e ndritur e plakut t\u00eb Vlor\u00ebs. Si mik besnik, nuk e fsheh adhurimin p\u00ebr t\u00eb, kur i shkruan: \u201cSkraparasit e duan dhe e adhurojn\u00eb shk\u00eblqesin\u00eb Tuaj\u2026! Ju q\u00eb provuat madh\u00ebshtin\u00eb, do t\u00eb jeni i zoti dhe t\u00eb zhdukni v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe t\u2019i sillni k\u00ebtij Atdheu nj\u00eb periudh\u00eb qet\u00ebsie. Un\u00eb po u raportoj si nj\u00eb mik i vjet\u00ebr besnik, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019ju v\u00eb n\u00eb dijeni, mbi \u00e7far\u00eb po ndodh\u2026\u201d!<\/p>\n<p>P\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Turqi, i mir\u00ebpritur<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb kish punuar me mish e me shpirt p\u00ebr materializimin e \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb kahershme me Qeverin\u00eb e Vlor\u00ebs, r\u00ebnia dhe sfumimi n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i saj qe nj\u00eb dhimbje e madhe. Ashtu si dhe shum\u00eb miq e shok\u00eb t\u00eb tij, edhe Tefiku ngeli i zhg\u00ebnjyer. Me porosi dhe rekomandime t\u00eb Ismail Qemalit, i cili shkoi n\u00eb Itali, Tefiku niset n\u00eb Stamboll. Turqia n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb reja, ndryshe nga ato mesjetare, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb identitet t\u00eb ri komb\u00ebtar e shtet\u00ebror. Koha q\u00eb kish kaluar kish fshir\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, k\u00ebshtu q\u00eb Tefiku u mir\u00ebprit dhe u rehabilitua nga autoritetet turke.<\/p>\n<p>U caktua n\u00eb detyra t\u00eb larta n\u00eb polici e xhandarm\u00ebri, por ai si gjithnj\u00eb merrej edhe me veprimtari t\u00eb tjera, si\u00e7 ishte mbajta gjall\u00eb e frym\u00ebs patriotike dhe bashkimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb Stamboll, i brezit tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb ri, se t\u00eb par\u00ebt kishin ikur, e kishin kryer misionin e tyre. Me iniciativ\u00ebn e tij dhe me kontributin e shum\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tij, ngre dy shkolla shqipe, nj\u00ebr\u00ebn me emrin \u201cKosova\u201d, ku si m\u00ebsues cakton dy student\u00eb shqiptar\u00eb nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt, Musa Ohrin dhe Qemal Sanjollasin. Pas shum\u00eb vjet q\u00ebndrimi n\u00eb Stamboll, megjith\u00ebse kishte edhe f\u00ebmij\u00ebt aty, m\u00ebrzitet dhe k\u00ebrkon t\u00eb kthehet n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>Letra<\/p>\n<p>Mallin p\u00ebr vendlindjen dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb atdhe e d\u00ebshmon edhe nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar nj\u00eb mikut t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, m\u00eb 16 qershor 1919, ku ai interesohet p\u00ebr miqt\u00eb shok\u00ebt dhe bashk\u00ebfshatar\u00ebt; \u201cku jan\u00eb, si jan\u00eb e, \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb?! \u201cT\u00eb lutem t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb pyetje andej-k\u00ebtej dhe t\u00eb m\u00eb shkruash\u201d, \u2013 shkruan m\u00eb tej ai duke shtuar: \u201cDua t\u00eb kthehem p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb ose Shkod\u00ebr. Prandaj t\u00eb lutem fort, me t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr, t\u00eb m\u00eb b\u00ebsh e t\u00eb m\u00eb d\u00ebrgosh nj\u00eb shkres\u00eb nga qeveria austriake (?!- sh\u00ebnimi yn\u00eb) e Vlor\u00ebs dhe t\u00eb ma \u00e7osh n\u00eb at\u00eb zyr\u00eb q\u00eb duhet k\u00ebtu, duke th\u00ebn\u00eb se nuk ka ndonj\u00eb ndales\u00eb p\u00ebr mua, q\u00eb t\u00eb vin\u00eb e t\u00eb hyn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. N\u00eb fund t\u00eb vitit 1920, me ndihm\u00ebn e mikut t\u00eb tij t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb Divizionit t\u00eb XIX-t\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb gadishullit t\u00eb Galliopollit, q\u00eb tani ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e njohur dhe simpatike, Qemal Ataturkut, ai kthehet p\u00ebrfundimisht n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Telashe t\u00eb reja<\/p>\n<p>Sapo vjen n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1921, e em\u00ebrojn\u00eb komandant t\u00eb policis\u00eb s\u00eb prefektur\u00ebs t\u00eb Beratit. Dhe si gjithnj\u00eb, ai nuk mbyllet brenda detyr\u00ebs, por ingranohet n\u00eb jet\u00ebn politike e ushtarake t\u00eb koh\u00ebs, ku bie n\u00eb sy si analist dhe publicist i zoti. N\u00eb periudh\u00ebn 1922-\u201924, shkruan me dhjet\u00ebra artikuj n\u00eb shtypin e koh\u00ebs. Ka ngelur proverbiale th\u00ebnia e tij n\u00eb analiz\u00ebn politike t\u00eb problemeve t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb dat\u00ebs 22 korrik 1922, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cShqip\u00ebria e Re\u201d, ku ai shkruante rregullisht, se\u2026: \u201c\u2026duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb qeverit\u00eb popujt, por b\u00ebjn\u00eb popujt qeveri\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet n\u00eb vitin 1922, u formua qeveria e kryesuar nga Ahmet Zogu. N\u00eb Skrapar nga forcat demokratike dhe patriot\u00eb e luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, pati rezistenc\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr kandidaturat e bejler\u00ebve t\u00eb Beratit, q\u00eb u paraqit\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb krahin\u00eb. Ata formuan \u201cGrupin Nacional Demokrat\u201d, me aktivist\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb krahin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb patur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vet\u00eb n\u00eb parlament. Nj\u00eb polemik\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shtyp Riza Cerova dhe Tefik Rogu, edhe me cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb grupit kund\u00ebrshtar, ku me fakte demaskonin klas\u00ebn e bejler\u00ebve dhe abuzimet e n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore. Natyrisht, si kund\u00ebrshtar politik Tefikun e lirojn\u00eb nga detyra dhe e izolojn\u00eb n\u00eb fshatin e tij, n\u00eb Rog, ku i ndalohej t\u00eb largohej pa lejen e organeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb kur u qet\u00ebsuan disi gj\u00ebrat, miku i tij, Milto Tutulani, duke ia njohur aft\u00ebsit\u00eb juridike dhe administrative, e ndihmoi t\u00eb nxirrte nj\u00eb lej\u00eb avokatie. K\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ai punoi si avokat n\u00eb Berat, Skrapar dhe P\u00ebrmet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ai mban lidhje me udh\u00ebheq\u00ebsit antizogist\u00eb, sidomos me Riza Cerov\u00ebn, i cili e kishte Tefikun nj\u00eb nga k\u00ebshilltar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet ushtarake, por edhe p\u00ebr vler\u00ebsimin e situatave.<\/p>\n<p>I t\u00ebr\u00eb, me detyr\u00ebn e fundit<\/p>\n<p>Pushtimi fashist i vendit ton\u00eb e gjeti Tefikun n\u00eb fshatin e tij, n\u00eb Rog, n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer dhe n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore. Gjith\u00eb ato l\u00ebvizje dhe ve\u00e7an\u00ebrisht burgu i Saharas\u00eb, ku kishte hequr tortura nga m\u00eb \u00e7njer\u00ebzoret, domosdo do ta b\u00ebnin pun\u00ebn e tyre, nj\u00eb dit\u00eb kur t\u00eb mpakeshin fuqit\u00eb. Por koha dhe lufta q\u00eb kish plasur k\u00ebrkonin akoma. Ndaj shpirti i nj\u00eb luft\u00ebtari si ai, nuk mund t\u00eb rrinte i qet\u00eb. Hapi dyert kat m\u00eb kat p\u00ebr \u201cdjemt\u00eb e malit\u201d. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij u formua organizata e Partis\u00eb Komuniste e zon\u00ebs s\u00eb \u00c7epanit, ku b\u00ebnin pjes\u00eb Haki Bejko (Sevrani), Sk\u00ebnder Malindi, Rushit Dervishi, Rakip Telhai (Qeshibesi), Haxhi Kapsi, Novruz Malindi dhe djali i tij, Hysen Rogu, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u shquan n\u00eb luft\u00eb, por edhe n\u00eb detyra t\u00eb larta shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 Hysenit, Tefiku nisi n\u00eb mal n\u00eb nj\u00ebsit\u00eb partizane edhe dy vajzat e tij, Bukurin\u00eb dhe Lirin\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb Kongreset e Gruas dhe t\u00eb Rinis\u00eb Antifashiste n\u00eb Berat dhe n\u00eb Helm\u00ebs. E shoqja e tij, Hazbija, ishte nj\u00eb nga aktivistet m\u00eb t\u00eb shquara n\u00eb zon\u00eb. Tefik Rogu vdiq m\u00eb 15 prill 1945, i t\u00ebr\u00eb, si\u00e7 thoshte, se kish kryer edhe detyr\u00ebn e fundit, me f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb ndoq\u00ebn rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, at\u00eb rrug\u00eb q\u00eb ai s\u2019mund ta vazhdonte dot p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs. Me rastin e 50-vjetorit t\u00eb Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, ish-Presidiumi i Kuvendit Popullor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i ka akorduar atij \u201cUrdhrin p\u00ebr Veprimtari Patriotike\u201d. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/u-debuam-nga-esat-pasha-ne-tirane-e-durres-kane-nisur-veprime-qe-historia-e-panjohur-e-tefik-rogut-nga-skrapari-mikut-te-ismail-qemalit\/\">\u201cU d\u00ebbuam nga Esat Pasha, n\u00eb Tiran\u00eb e Durr\u00ebs, kan\u00eb nisur veprime q\u00eb\u2026\u201d\/ Historia e panjohur e Tefik Rogut nga Skrapari, mikut t\u00eb Ismail Qemalit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Zylyftar HOXHA Edhe pse ka nj\u00eb mal t\u00eb t\u00ebr\u00eb me dokumente e fakte t\u00eb njohura historike k\u00ebtu, n\u00eb arkivat tona, por edhe t\u00eb panjohura n\u00eb analet e administrat\u00ebs turko-osmane t\u00eb fillim-shekullit t\u00eb XX \u2013 t\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat, p\u00ebr fat t\u00eb keq, askush nuk e ka marr\u00eb mundimin t\u2019i nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb, figura e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49046","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49046","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49046"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49046\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}