{"id":49040,"date":"2025-10-28T06:08:44","date_gmt":"2025-10-28T06:08:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/28\/analiza-udhekryqet-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-ne-kosove\/"},"modified":"2025-10-28T06:08:44","modified_gmt":"2025-10-28T06:08:44","slug":"analiza-udhekryqet-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/28\/analiza-udhekryqet-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Analiza: Udh\u00ebkryqet e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, gjasat p\u00ebr t\u00eb cilat u rrit\u00ebn duksh\u00ebm m\u00eb 26 tetor pasi Kuvendi nuk e aprovoi nj\u00eb qeveri t\u00eb re t\u00eb Albin Kurtit, do t\u00eb mund t\u00eb sillnin ndryshime n\u00eb rezultatet e partive, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike.<\/p>\n<p>Por, sipas tyre, ato ndryshime nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme, aq sa partit\u00eb t\u00eb shmangnin nevoj\u00ebn p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje n\u00eb t\u00eb ardhmen. Sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, presidentja Vjosa Osmani duhet ta caktoj\u00eb nj\u00eb mandatar tjet\u00ebr p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb brenda 10 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por, lideri i partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb votuar, Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), Memli Krasniqi, hodhi posht\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet mandatar i radh\u00ebs, n\u00eb rast se presidentja e Kosov\u00ebs do ta th\u00ebrras\u00eb p\u00ebr ta pyetur n\u00ebse e ka shumic\u00ebn. Edhe Kurti, udh\u00ebheq\u00ebs i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV), e cila fitoi m\u00eb s\u00eb shumti vende n\u00eb Kuvend nga zgjedhjet e 9 shkurtit, pranoi se zgjedhjet e reja mund t\u00eb ken\u00eb mbetur opsioni i vet\u00ebm p\u00ebrpara p\u00ebr kalimin e kriz\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Zgjedhjet nuk sigurojn\u00eb qeverisje pa koalicione<\/strong><\/p>\n<p>Politologu Drit\u00ebro Arifi vler\u00ebson se jan\u00eb disa faktor\u00eb q\u00eb do t\u2019i ndikonin rezultatet e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme t\u00eb parakohshme. Arifi thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se rezultatet n\u00eb rundin e dyt\u00eb t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb disa prej komunave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u2019u japin drejtim partive q\u00eb do t\u2019i fitojn\u00eb ato p\u00ebr t\u2019u pozicionuar edhe p\u00ebr zgjedhjet parlamentare.<\/p>\n<p>Sipas tij, qasja e partive politike n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore dhe retorika e matur do t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrcaktuesit e rezultateve, si dhe t\u00eb koalicioneve eventuale para dhe pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u201cJam i bindur, nga ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb terren, q\u00eb asnj\u00ebra parti nuk do ta ket\u00eb shumic\u00ebn fillestare p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb qeverin\u00eb me 61 [vota]. Edhe n\u00ebse e merr ndonj\u00ebra parti, do ta ket\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb agjend\u00ebn. Pra, gjithsesi duhet nj\u00eb bashk\u00ebpunim i madh\u201d, shprehet Arifi.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se e sheh si t\u00eb mundshme q\u00eb partit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, sikurse Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate, t\u00eb futen n\u00eb koalicione parazgjedhore me partit\u00eb e m\u00ebdha, kryesisht me ato ish-opozitare, sikurse PDK-ja ose Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK).<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, ndryshime pret edhe Rrahman Pa\u00e7arizi, profesor n\u00eb Departamentin e Gazetaris\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Pa\u00e7arizi thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se n\u00eb rast se partit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, si Nisma apo AAK-ja, nuk futen n\u00eb koalicione parazgjedhore, ato rrezikojn\u00eb t\u00eb mos arrijn\u00eb rezultatet q\u00eb do t\u2019u siguronin vend n\u00eb Kuvend. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, vler\u00ebson ai, votat e k\u00ebtyre partive mund t\u00eb shp\u00ebrndahen proporcionalisht te partit\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ndryshim numrash\u2026 Mir\u00ebpo, megjithat\u00eb, un\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se shoh ndonj\u00eb ndryshim esencial, i cili do t\u00eb siguronte zgjedhjen e nj\u00eb qeverie pa v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb theksuara. Fakti q\u00eb Lista Serbe nuk hyn n\u00eb kombinimet e asnj\u00ebrit bllok politik p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb qeverin\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb se jan\u00eb 10 vota mang\u00ebt p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb synon ta b\u00ebj qeverin\u00eb\u201d, thekson Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb b\u00ebri p\u00ebrpjekje t\u00eb kontaktonte zyrtar\u00eb t\u00eb AAK-s\u00eb dhe t\u00eb Nism\u00ebs, por ata ishin t\u00eb paqassh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, kreu i Nism\u00ebs, Fatmir Limaj, zhvilloi nj\u00eb takim me kryetarin e LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Ata nuk desh\u00ebn t\u00eb tregonin p\u00ebr media se p\u00ebr \u00e7far\u00eb biseduan.<\/p>\n<p><strong>Frik\u00eb nga qeverisja?<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht pritjeve se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund t\u00eb prodhojn\u00eb ndryshim n\u00eb numrat e partive politike n\u00eb Kuvend, vendi vler\u00ebsohet se s\u00ebrish rrezikon t\u00eb futet n\u00eb kriz\u00eb institucionale n\u00eb rast se ato nuk shfaqin vullnet politik p\u00ebr bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi i till\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb se i domosdosh\u00ebm, thot\u00eb Arifi, p\u00ebr shkak se zgjedhjet e parakoshme parlamentare do t\u2019i p\u00ebrcaktonin edhe pretenduesit p\u00ebr tri pozitat m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sipas Arifit, \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm kompromisi nd\u00ebrmjet partive politike, i cili do t\u00eb jet\u00eb i pamundur pa nj\u00eb gjuh\u00eb korrekte t\u00eb partive politike shqiptare gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cSynimi do t\u00eb jet\u00eb krijimi i koalicionit t\u00eb madh shqiptar, pavar\u00ebsisht se cilat parti do t\u00eb jen\u00eb, sepse ajo i zgjidh t\u00eb tri nyjat kryesore: kryeministrin, kryeparlamentarin dhe presidentin. Prandaj, t\u00eb gjitha partit\u00eb, pavar\u00ebsisht se cila \u2013 Vet\u00ebvendosje, PDK ose LDK \u2013 do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb detyruara t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb, var\u00ebsisht nga koalicionet\u201d, thot\u00eb Arifi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koalicion t\u00eb mundsh\u00ebm nd\u00ebrmjet dy ose m\u00eb shum\u00eb partive t\u00eb m\u00ebdha e sheh si zgjidhje edhe Pa\u00e7arizi. Por, ai \u00ebsht\u00eb skeptik se koalicioni i till\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Pa\u00e7arizi pret q\u00eb t\u00eb dyja blloqet aktuale politike, LVV-ja n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe PDK-ja e LDK-ja n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb fitojn\u00eb rreth 40 p\u00ebr qind t\u00eb votave nga zgjedhjet.<\/p>\n<p>T\u00eb dy tabor\u00ebve, sipas tij, u mungon vullneti politik p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb, edhe n\u00ebse kjo do t\u00eb ishte e mundur.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebra nga forcat politike, si e vetme, nuk ka guxim q\u00eb t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr drejtimin e vendit, pasi kan\u00eb frik\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb e nes\u00ebrmja, n\u00eb kuptim t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb. A do t\u00eb mund t\u00eb vihen para nj\u00eb situate \u2018merre ose l\u00ebre\u2019, e cila do t\u00eb ishte pastaj nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb e madhe dhe do ta fundoste nj\u00eb qeveri me baz\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb\u201d, thot\u00eb Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb, shton ai, vendi rrezikon t\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb agoni institucionale edhe pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme eventuale, n\u00eb rast se nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga ana e vendeve partnere dhe aleate t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKjo nd\u00ebrhyrje nuk n\u00ebnkupton ndihm\u00ebn p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb qeverin\u00eb. Por, n\u00ebnkupton dh\u00ebnien, p\u00ebrkat\u00ebsisht marrjen e garancive, p\u00ebr rrug\u00ebn tutje, p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka e pret dhe si duhet t\u00eb sillet dhe t\u00eb veproj\u00eb qeveria e re\u201d, vler\u00ebson Pa\u00e7arizi.<\/p>\n<p>Ai shton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, e domosdoshme do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb qeveri me baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe nj\u00eb president konsensual, i cili jo domosdo duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi partiake.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/28\/analiza-udhekryqet-e-zgjedhjeve-te-parakohshme-ne-kosove\/\">Analiza: Udh\u00ebkryqet e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme n\u00eb Kosov\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet e parakohshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, gjasat p\u00ebr t\u00eb cilat u rrit\u00ebn duksh\u00ebm m\u00eb 26 tetor pasi Kuvendi nuk e aprovoi nj\u00eb qeveri t\u00eb re t\u00eb Albin Kurtit, do t\u00eb mund t\u00eb sillnin ndryshime n\u00eb rezultatet e partive, vler\u00ebsojn\u00eb njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike. Por, sipas tyre, ato ndryshime nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme, aq [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-49040","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49040","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=49040"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/49040\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=49040"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=49040"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=49040"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}