{"id":48942,"date":"2025-10-27T16:48:16","date_gmt":"2025-10-27T16:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/27\/problem-statusi-i-prokurorit-altin-dumani-jemi-nen-presion-nga-krimi-i-organizuar-dhe-politika\/"},"modified":"2025-10-27T16:48:16","modified_gmt":"2025-10-27T16:48:16","slug":"problem-statusi-i-prokurorit-altin-dumani-jemi-nen-presion-nga-krimi-i-organizuar-dhe-politika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/27\/problem-statusi-i-prokurorit-altin-dumani-jemi-nen-presion-nga-krimi-i-organizuar-dhe-politika\/","title":{"rendered":"\u201cProblem statusi i prokurorit\u201d, Altin Dumani: Jemi n\u00ebn presion nga krimi i organizuar dhe politika"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Altin Dumani po raporton n\u00eb Kuvend mbi pun\u00ebn e kryer nga SPAK gjat\u00eb vitit 2024.<br \/>\nN\u00eb raport, Dumani ka evidentuar problematikat q\u00eb jan\u00eb hasur n\u00eb pun\u00ebn e SPAK, duke v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb presonin nga krimi i organizuar, politika dhe media, gj\u00eb q\u00eb sipas tij ndikon n\u00eb efektivitetin e hetimeve.<\/p>\n<div class=\"desktop_ad ad_bottom_space\">\n<p>\u00a0<\/p>\n<div><\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<\/div>\n<p>Kreu i SPAK ka shtuar se nuk jan\u00eb adresuar ende problematikat mbi statusin e prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb tyre dhe faktin q\u00eb vazhdon dhe mbetet problematike \u00e7\u00ebshtja e mos ekstradimit t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb t\u00eb lokalizuar apo arrestuar n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb argumentuar n\u00eb raportin vjetor t\u00eb SPAK p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>Dumani \u00ebsht\u00eb ndalur m\u00eb pas edhe n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb nj\u00ebsi analize p\u00ebr hetimet komplekse.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb shfaqur edhe disa problematika t\u00eb tjera, t\u00eb cilat s\u00eb bashku paraqiten, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1. Presioni i jasht\u00ebm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktor\u00eb politik\u00eb dhe mediatik, i cili cenon pavar\u00ebsin\u00eb e tij kushtetuese dhe efektivitetin n\u00eb hetime. Nd\u00ebrhyrjet e jashtme rrezikojn\u00eb gjithashtu, integritetin e prokuror\u00ebve dhe t\u00eb procesit hetimor. P\u00ebr t\u00eb garantuar pavar\u00ebsin\u00eb e SPAK- ut, si dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr prokuror\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme, nevojitet nj\u00eb reagim m\u00eb i koordinuar dhe n\u00eb koh\u00eb i t\u00eb gjitha institucioneve, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e mbrojtjes s\u00eb integritetit t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>2. Vijimi i munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb qart\u00eb ligjor n\u00eb lidhje me statusin e prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb tyre. SPAK konstaton se, kjo problematik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb adresuar ende dhe thekson se mos p\u00ebrcaktimi i qart\u00eb i k\u00ebtij statusi mund t\u00eb cenoj\u00eb vijim\u00ebsin\u00eb e ruajtjes s\u00eb standardeve t\u00eb larta profesionale t\u00eb hetimit, t\u00eb k\u00ebrkuara nga publiku, Kuvendi, K\u00ebshilli i Ministrave dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvizuar edhe n\u00eb raportin vjetor t\u00eb SPAK p\u00ebr vitin 2023, nga mungesa e nj\u00eb statusi t\u00eb qart\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm do t\u00eb cenohej gjithashtu dhe vazhdim\u00ebsia e hetimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kryera nga SPAK.<\/p>\n<p>3. Vijimi i mos adresimit t\u00eb akordimit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Cil\u00ebsojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur se, mungesa e k\u00ebtij standardi burimi njer\u00ebzor v\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi cil\u00ebsin\u00eb e hetimit dhe prap\u00ebsimeve t\u00eb SPAK n\u00eb ndjekjen e \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjykimit dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>4. Vijon ende t\u00eb ngelet problematike numri i ul\u00ebt i referimeve nga institucionet publike, p\u00ebrfshir\u00eb policin\u00eb e shtetit n\u00eb lidhje me veprat penale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>5. P\u00ebrfundimi i ngritjes s\u00eb sistemit t\u00eb administrimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve (Case Management System) mbetet nj\u00eb prioritet p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. Sistemi ka nj\u00eb nd\u00ebrtim modular dhe n\u00eb dhjetor 2024 ka p\u00ebrfunduar zhvillimi\/nd\u00ebrtimi i moduleve. P\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb projektit mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb ICITAP, ky proces \u00ebsht\u00eb pezulluar dhe pritet t\u00eb p\u00ebrmbyllet brenda vitit 2025, me fonde t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>6. Ngritja e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb SPAK q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb negociatave me BE, Moneyval dhe raportime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb strategjive komb\u00ebtare t\u00eb ndryshme, ngele nj\u00eb sfid\u00eb. Po bashk\u00ebpunohet me ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatur nj\u00eb model sipas k\u00ebrkesave dhe funksionimit t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>7. Vijon t\u00eb mbetet problematike statusi i specialistit Nd\u00ebrlidh\u00ebs n\u00eb Sektorin e Bashk\u00ebpunimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Hetimet e P\u00ebrbashk\u00ebta, i cili trajtohet si n\u00ebpun\u00ebs civil bazuar n\u00eb ligjin nr. 95\/2016 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d, t\u00eb ndryshuar dhe n\u00eb ligjin nr. 152\/2013 \u201cP\u00ebr N\u00ebpun\u00ebsin Civil\u201d, t\u00eb ndryshuar. Kjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me funksionet, q\u00eb duhet t\u00eb kryej\u00eb Specialisti Nd\u00ebrlidh\u00ebs sipas ligjit nr. 95\/2016, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb argumentuar n\u00eb raportin vjetor t\u00eb SPAK, p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>8. Vijon t\u00eb ngelet e pa adresuar mungesa e kompetenc\u00ebs p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkesave t\u00eb autoriteteve t\u00eb huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb p\u00ebr veprat penale, p\u00ebr t\u00eb cilat Prokuroria e Posa\u00e7me ka n\u00eb kompetenc\u00eb, sipas nenit 75\/a t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Po k\u00ebshtu, paraqitja e k\u00ebrkesave p\u00ebr njohjen dhe ekzekutimet e vendimeve penale t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga nj\u00eb shtet i huaj, si dhe realizimi i procedur\u00ebs t\u00eb ekstradimit p\u00ebr jasht\u00eb t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>9. Mungesa e kompetenc\u00ebs l\u00ebndore e Gjykatave t\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkesave n\u00eb faz\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb vendimit penal p\u00ebr subjektet e posa\u00e7me sipas parashikimeve t\u00eb nenit 135, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 75\/a, t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Aktualisht k\u00ebto k\u00ebrkesa shqyrtohen nga gjykatat e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm penal, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb argumentuar n\u00eb raportin vjetor t\u00eb SPAK, p\u00ebr vitin 2023.<\/p>\n<p>10. Vazhdon dhe mbetet problematike \u00e7\u00ebshtja e mos ekstradimit t\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb t\u00eb lokalizuar apo arrestuar n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb argumentuar n\u00eb raportin vjetor t\u00eb SPAK p\u00ebr vitin 2023\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/problem-statusi-i-prokurorit-altin-dumani-jemi-nen-presion-nga-krimi-i-organizuar-dhe-politika\/\">\u201cProblem statusi i prokurorit\u201d, Altin Dumani: Jemi n\u00ebn presion nga krimi i organizuar dhe politika<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Altin Dumani po raporton n\u00eb Kuvend mbi pun\u00ebn e kryer nga SPAK gjat\u00eb vitit 2024. N\u00eb raport, Dumani ka evidentuar problematikat q\u00eb jan\u00eb hasur n\u00eb pun\u00ebn e SPAK, duke v\u00ebn\u00eb theksin n\u00eb presonin nga krimi i organizuar, politika dhe media, gj\u00eb q\u00eb sipas tij ndikon n\u00eb efektivitetin e hetimeve. \u00a0 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48942","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48942","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48942"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48942\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}