{"id":4892,"date":"2025-01-04T07:01:35","date_gmt":"2025-01-04T07:01:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/04\/realiteti-shqiptar-eshte-me-i-mire-se-perceptimi-nderkombetar-alicka-per-voa-nuk-kemi-me-lidhje-me-bunkeret-gjakmarrjen-dhe-krimin\/"},"modified":"2025-01-04T07:01:35","modified_gmt":"2025-01-04T07:01:35","slug":"realiteti-shqiptar-eshte-me-i-mire-se-perceptimi-nderkombetar-alicka-per-voa-nuk-kemi-me-lidhje-me-bunkeret-gjakmarrjen-dhe-krimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/04\/realiteti-shqiptar-eshte-me-i-mire-se-perceptimi-nderkombetar-alicka-per-voa-nuk-kemi-me-lidhje-me-bunkeret-gjakmarrjen-dhe-krimin\/","title":{"rendered":"\u201cRealiteti shqiptar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se perceptimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d\/Ali\u00e7ka p\u00ebr VOA: Nuk kemi m\u00eb lidhje me bunker\u00ebt, gjakmarrjen dhe krimin"},"content":{"rendered":"<p>Shkrimtari Ylljet Ali\u00e7ka, autor i librave t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb 14 gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, beson se t\u00eb huajt kan\u00eb nj\u00eb perceptim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i cili nuk p\u00ebrputhet me realitetin.<\/p>\n<p>Sipas tij, shpesh edhe n\u00eb opinionet institucionale nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbizot\u00ebrojn\u00eb q\u00ebndrimet klishe ndaj shqiptar\u00ebve, duke i p\u00ebrgjith\u00ebsuar n\u00eb disa tipare shqiptar\u00ebt e bunker\u00ebve, t\u00eb gjakmarrjes, t\u00eb kriminalitetit, gj\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrkon me realitetin shqiptar. \u201cMendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb realiteti shqiptar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se perceptimi, inercia e perceptimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, ai foli edhe mbi dukurin\u00eb e largimit t\u00eb t\u00eb rinjve nga Shqip\u00ebria. Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se largimi i t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen global, ai tha se n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb duhet v\u00ebmendje ndaj student\u00ebve, rritja e standardeve si edhe k\u00ebrkimit shkencor n\u00eb universitete. \u201cNumri i student\u00ebve, \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur shum\u00eb n\u00eb universitetet shqiptare. Ka hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka, edhe n\u00eb politika, por edhe vet\u00eb universitetet, angazhimet e brendshme t\u00eb universiteteve\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Cilat takime u kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb krijimtaris\u00eb suaj?<\/p>\n<p>Ylljet Ali\u00e7ka: Nuk jan\u00eb shum\u00eb, jan\u00eb dy takime, nj\u00eb nga federata \u201cVatra\u201d n\u00eb Nju Jork, pas dy dit\u00ebsh, data 4 janar, dhe nj\u00eb n\u00eb Boston. Takime do t\u00eb kemi me miq, me intelektual\u00eb q\u00eb po shfryt\u00ebzoj rastin, nuk \u00ebsht\u00eb se vij shpesh n\u00eb Amerik\u00eb, \u00ebsht\u00eb hera e dyt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time dhe e pres me k\u00ebnaq\u00ebsi k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Librat tuaja jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb s\u00eb paku 14 gjuh\u00eb t\u00eb huaja dhe shpesh her\u00eb k\u00ebto libra nxisin diskutime, debate mbi tema q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me perceptimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga t\u00eb huajt. Si e shihni ju perceptimin q\u00eb ka bota p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe sa mendoni se ndikojn\u00eb librat n\u00eb k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>Ylljet Ali\u00e7ka: \u00cbsht\u00eb konstatim me vend, \u00ebsht\u00eb t\u00eb themi, n\u00eb nj\u00eb plan m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, do t\u00eb thosha k\u00ebt\u00eb, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria, q\u00eb nuk ka ndonj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ka gjithmon\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb ballafaquar dilemat e perceptimeve t\u00eb t\u00eb huajve p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ndaj shqiptar\u00ebve dhe anasjelltas perceptimet e shqiptar\u00ebve ndaj t\u00eb huajve. Mendimi im personal ndoshta \u00ebsht\u00eb q\u00eb shpesh her\u00eb ato parimet standarde, n\u00eb bllok t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ose qoft\u00eb edhe t\u00eb imazhit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, perceptimeve ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk p\u00ebrputhen plot\u00ebsisht ose me realitetin q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompleks, i koklavitur, n\u00eb fund t\u00eb fundit si \u00e7do vend, mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, gj\u00eb q\u00eb krijon shpesh her\u00eb trauma qoft\u00eb t\u00eb niveleve individuale, qoft\u00eb n\u00eb nivele institucionale q\u00eb ndikojn\u00eb shpesh edhe n\u00eb vendimmarrjet institucionale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pra ka nj\u00eb hendek, i cili p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb fal\u00eb globalizmit, fal\u00eb sidomos rritjes s\u00eb turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, hyrjes s\u00eb shum\u00eb t\u00eb huajve, nuk po them se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi ideal n\u00eb t\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet, por ka gjithmon\u00eb nj\u00eb hendek\u2026 qytetari i mes\u00ebm per\u00ebndimor t\u00eb themi, nuk \u00ebsht\u00eb se e njeh Shqip\u00ebrin\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb realitet. Un\u00eb do t\u00eb thosha me tep\u00ebr anon nga ana negative n\u00eb raport me realitetin shqiptar, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb evolucion, nj\u00eb proces i cili po vjen duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi im, p\u00ebr t\u00eb ardhur tek pyetja juaj, kam disa romane, besoj po mbanit parasysh librin \u201cNd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u201d, por mendoj q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb u botua pati nj\u00eb impakt t\u00eb fort\u00eb n\u00eb opinionin publik, u p\u00ebrpoqa t\u00eb demitizoj k\u00ebt\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve ndaj vendit ton\u00eb, t\u00eb themi mendimin, n\u00ebnshtrimin nuk mund ta quash, por absolutizimi i mendimit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve pa pasur nj\u00eb mendim, nj\u00eb reagim t\u00eb pavarur, kritik, qoft\u00eb dhe analiz\u00eb kritike t\u00eb gjith\u00e7kaje. Shpesh her\u00eb n\u00eb opinionet institucionale mbizot\u00ebrojn\u00eb edhe q\u00ebndrimet ose perceptimet klishe, ekzotike ndaj shqiptar\u00ebve, duke i grumbulluar, duke i p\u00ebrgjith\u00ebsuar n\u00eb disa tipare shqiptar\u00ebt e bunker\u00ebve, t\u00eb gjakmarrjes, t\u00eb kriminalitetit, gj\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrkon me realitetin shqiptar. Mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb realiteti shqiptar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se perceptimi, inercia e perceptimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga temat q\u00eb m\u00eb ka intriguar, n\u00eb librat e mi.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 se krijimtaris\u00eb, ju jeni edhe profesor n\u00eb Universitetin Mesdhetar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe dua t\u2019ju pyes, nga komunikimet tuaja t\u00eb p\u00ebrditshme q\u00eb keni me student\u00ebt mbi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb largimi i t\u00eb rinjve. \u00c7far\u00eb mendoni ju se i ndikon t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019u larguar dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/p>\n<p>Ylljet Ali\u00e7ka: Gjith\u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebhet. S\u00eb pari nj\u00ebher\u00eb, fenomeni i largimit t\u00eb t\u00eb rinjve \u00ebsht\u00eb fenomen global. \u00c7do i ri, \u00e7do familje, ka interes q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb marrin arsmimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm dhe l\u00ebvizja e student\u00ebve n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb universale. Koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb theksuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kjo lidhet me dob\u00ebsit\u00eb shpeshher\u00eb t\u00eb nivelit akademik t\u00eb universiteteve shqiptare, n\u00eb renditjen e tyre n\u00eb bot\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet\u2026<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: N\u00eb nivel t\u00eb politikave, pra t\u00eb vendimmarrjes, por edhe n\u00eb nivel t\u00eb vet\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Ylljet Ali\u00e7ka: Edhe n\u00eb nivel t\u00eb politikave ka shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb. Do nj\u00eb v\u00ebmendje m\u00eb t\u00eb madhe, sidomos n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet aspekti i k\u00ebrkimit shkencor t\u00eb universiteteve, rritja e standardeve. Universitetet kan\u00eb autonomin\u00eb e tyre; kan\u00eb politika t\u00eb vet\u00ebb\u00ebrjes s\u00eb politikave t\u00eb brendshme t\u00eb universiteteve. \u00cbsht\u00eb momenti q\u00eb Shqip\u00ebria mund t\u00eb hap\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr student\u00eb t\u00eb huaj q\u00eb vijn\u00eb nga Azia, ose nga Lindja e Mesme, t\u00eb cilat kan\u00eb filluar; kjo tendenc\u00eb, kjo prirje kan\u00eb filluar t\u00eb aktualizohen dhe sa m\u00eb shum\u00eb universitete t\u00eb krijojn\u00eb kushte, universitetet shqiptare flas, t\u00eb krijojn\u00eb kushte edhe p\u00ebr marrjen e student\u00ebve nga jasht\u00eb. Dhe k\u00ebtu p\u00ebrfitoj t\u00eb them q\u00eb Shqip\u00ebria nuk vuan p\u00ebr staf akademik. Ka pedagog\u00eb t\u00eb formuar jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe sidomos n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb po kthehen n\u00eb Shqip\u00ebri gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Ka q\u00eb rrin\u00eb edhe ikin, por ata q\u00eb studiojn\u00eb jasht\u00eb nga ana tjet\u00ebr kan\u00eb edhe nj\u00eb feedback, nj\u00eb kthim t\u00eb pedagog\u00ebve t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt studiojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr universitete, marrin doktoratura, PhD, n\u00ebp\u00ebr universitete t\u00eb mira t\u00eb bot\u00ebs, jo vet\u00ebm t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb Amerik\u00eb etj. Dhe dua t\u00eb them q\u00eb ky aspekt ka nevoj\u00eb natyrisht m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr politika, t\u00eb hap\u00ebsirave p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar politikat ndaj arsimit t\u00eb lart\u00eb. Ka p\u00ebrpjekje, por fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb ikje. P\u00ebr shembull, numri i student\u00ebve, \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur shum\u00eb n\u00eb universitetet shqiptare. Ka hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka, edhe n\u00eb politika, por edhe vet\u00eb universitetet, angazhimet e brendshme t\u00eb universiteteve.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Do t\u00eb doja t\u2019ju pyesja mbi fjalorin e fundit, fjalorin e madh q\u00eb ka publikuar Akademia e Shkencave. Duhet th\u00ebn\u00eb se shqipja n\u00eb koh\u00ebrat moderne po p\u00ebrballet me nj\u00eb trysni q\u00eb vjen nga vendet e huaja, nga gjuh\u00ebt e huaja. Dhe cila \u00ebsht\u00eb sipas mendimit tuaj sfida p\u00ebr mbrojtjen e gjuh\u00ebs shqipe nga ana e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare?<\/p>\n<p>Ylljet Ali\u00e7ka: Vet\u00eb ky fjalori, \u00ebsht\u00eb fjalori m\u00eb i madh deri m\u00eb sot i gjuh\u00ebs shqipe, un\u00eb mendoj q\u00eb erdhi n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Madje erdhi me vones\u00eb. Jemi nga vendet e fundit q\u00eb kemi nj\u00eb fjalor t\u00eb dimensioneve t\u00eb tilla, t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla, i cili ka nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe, n\u00eb raport me gjith\u00eb fjalor\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb fjalor\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, por jo t\u00eb tilla dimensioneve si\u00e7 thash\u00eb, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pasuri prej 110 mij\u00eb fjal\u00ebsh. Pra, \u00ebsht\u00eb fjalor i p\u00ebrzier, leksik dhe i frazeologjive. Ka me sa di un\u00eb, 11 mij\u00eb fraza, 110 mij\u00eb fjal\u00eb. Pra, t\u00eb k\u00ebtyre dimensioneve s\u2019\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Do e konsideroja n\u00eb nj\u00eb plan m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gur kilometrik n\u00eb kultur\u00ebn e nj\u00eb vendi, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin le t\u00eb themi t\u00eb gjuh\u00ebsis\u00eb. Kini parasysh q\u00eb vendi yn\u00eb, shqiptar\u00ebt, identiteti kulturor i shqiptar\u00ebve, n\u00eb dallim edhe nga vendet e tjera q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb fen\u00eb, si baz\u00eb identiteti, shqiptar\u00ebt kan\u00eb gjuh\u00ebn. Gjuha shqipe \u00ebsht\u00eb guri themeltar i identitetit, ai q\u00eb i lidh, q\u00eb i bashkon shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb prap\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb moment kulturor shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare. P\u00ebr at\u00eb q\u00eb that\u00eb ju, se kush jan\u00eb ndikimet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb ruajtur gjuh\u00ebn shqipe t\u00eb past\u00ebr, etj. Me sa di un\u00eb, ky fjalor ka edhe aspektin informativ, q\u00eb do ta quaj\u00eb un\u00eb, pra informues dhe normativ. Pra, do t\u00eb diktoj\u00eb respektimin e standardeve t\u00eb gjuh\u00ebs n\u00eb nivel natyrisht shoq\u00ebror dhe kryesisht n\u00eb nivel institucional, i cili ka shum\u00eb vakume, ka shum\u00eb problematika t\u00eb tilla. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga momentet kryesore, nj\u00eb nga boshtet kryesore. Me sa di un\u00eb, Akademia e Shkencave ka tre momente thelb\u00ebsore q\u00eb i ka n\u00eb proces. \u00cbsht\u00eb fjalori q\u00eb sapo u mbyll. \u00cbsht\u00eb Historia e Shqiptar\u00ebve dhe Enciklopedia e Shqiptar\u00ebve, q\u00eb sipas informacionit tim jan\u00eb pran\u00eb finalizimit t\u00eb tyre.\/VOA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/01\/realiteti-shqiptar-eshte-me-i-mire-se-perceptimi-nderkombetar-alicka-per-voa-nuk-kemi-me-lidhje-me-bunkeret-gjakmarrjen-dhe-krimin\/\">\u201cRealiteti shqiptar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se perceptimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d\/Ali\u00e7ka p\u00ebr VOA: Nuk kemi m\u00eb lidhje me bunker\u00ebt, gjakmarrjen dhe krimin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkrimtari Ylljet Ali\u00e7ka, autor i librave t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb 14 gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, beson se t\u00eb huajt kan\u00eb nj\u00eb perceptim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i cili nuk p\u00ebrputhet me realitetin. Sipas tij, shpesh edhe n\u00eb opinionet institucionale nd\u00ebrkomb\u00ebtare mbizot\u00ebrojn\u00eb q\u00ebndrimet klishe ndaj shqiptar\u00ebve, duke i p\u00ebrgjith\u00ebsuar n\u00eb disa tipare shqiptar\u00ebt e bunker\u00ebve, t\u00eb gjakmarrjes, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4892","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4892","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4892"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4892\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4892"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4892"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4892"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}