{"id":48817,"date":"2025-10-27T07:48:24","date_gmt":"2025-10-27T07:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/27\/mero-baze-bashke-me-albinin-ka-deshtuar-dhe-opozita\/"},"modified":"2025-10-27T07:48:24","modified_gmt":"2025-10-27T07:48:24","slug":"mero-baze-bashke-me-albinin-ka-deshtuar-dhe-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/27\/mero-baze-bashke-me-albinin-ka-deshtuar-dhe-opozita\/","title":{"rendered":"Mero Baze: Bashk\u00eb me Albinin ka d\u00ebshtuar dhe opozita"},"content":{"rendered":"<p>D\u00ebshtimi i Albin Kurtit p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb n\u00eb Kuvend provoi g\u00ebnjeshtrat e tij tet\u00ebmujore se i ka votat p\u00ebr qeverin\u00eb, dhe shpjegon m\u00eb qart\u00eb manovrat e tij t\u00eb pafundme proceduriale p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr tet\u00eb muaj, derisa t\u00eb vinin zgjedhjet vendore n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Por d\u00ebshtimi i Albin Kurtit dhe z\u00ebrat q\u00eb po forcohen p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, tregojn\u00eb nga ana tjet\u00ebr dob\u00ebsin\u00eb e opozit\u00ebs dhe munges\u00ebn e vendosm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Skema e Albin Kurtit p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb tet\u00eb muaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamoralshme mandatin e kryeministrit po vazhdon tani me shtyrjen disa muaj t\u00eb mandatit t\u00eb tij deri n\u00eb zgjedhjet e reja t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nuk do t\u00eb prodhojn\u00eb qeveri. Dhe pas atyre zgjedhjeve do t\u00eb vijn\u00eb zgjedhje t\u00eb tjera, e k\u00ebshtu pa fund, derisa Albin Kurti t\u00eb gjunj\u00ebzoj\u00eb Kosov\u00ebn dhe opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo ndodh nga pafuqia e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u2019u bashkuar bashk\u00eb me List\u00ebn Serbe dhe p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb para zgjedhjes s\u00eb presidentit n\u00eb pranver\u00eb, kur pritet t\u00eb mbahen zgjedhjet e treta n\u00eb radh\u00eb brenda vitit, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>N\u00ebse opozita do t\u00eb shkonte n\u00eb qeveri n\u00eb zgjedhjet q\u00eb mund t\u00eb provokohen nga zgjedhja e Presidentit, situata do t\u00eb ishte shum\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet me kryeminist\u00ebr Albin Kurtin, i cili nga shantazhues i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe rr\u00ebnues i autoritetit t\u00eb tij, po p\u00ebrpiqet t\u00eb kthehet n\u00eb viktim\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mandateve n\u00eb Kuvend, a thua se mandatet ja ka borxh historia dhe duhet t\u2019ia japin se ka lindur p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Duke i hapur rrug\u00eb destabilitetit t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb po provokon Albin Kurti, opozita n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra brenda loj\u00ebs s\u00eb tij. Albin Kurti thjesht do ta mbaj\u00eb Kosov\u00ebn t\u00eb destabilizuar derisa ta gjunj\u00ebzoj\u00eb. Opozita duhet t\u2019ia heq\u00eb k\u00ebt\u00eb lod\u00ebr nga duart, duke d\u00ebshmuar forc\u00eb dhe vendosm\u00ebri n\u00eb formimin e nj\u00eb qeverie dhe me List\u00ebn Serbe, pasi edhe ata jan\u00eb pjes\u00eb legjitime e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja p\u00ebr ta kompleksuar opozit\u00ebn nga ata q\u00eb flasin nat\u00ebn n\u00eb telefon me List\u00ebn Serbe dhe shtiren dit\u00ebn si patriot\u00eb, \u00ebsht\u00eb fitore e Albin Kurtit. P\u00ebrpjekja p\u00ebr ta mbajtur Kosov\u00ebn n\u00eb destabilitet politik \u00ebsht\u00eb fitore e Albin Kurtit. Trendi p\u00ebr t\u00eb shkuar nga zgjedhjet n\u00eb zgjedhje me Albin Kurtin kryeminist\u00ebr \u00ebsht\u00eb fitore e Albin Kurtit.<\/p>\n<p>Opozita ose duhet ta nd\u00ebrpres\u00eb k\u00ebt\u00eb spiral ku po futet Kosova, ose duhet t\u00eb gjunj\u00ebzohet dhe t\u2019i jap\u00eb votat Albin Kurtit. Kjo teoria q\u00eb ne nuk i n\u00ebnshtrohemi Albin Kurtit, por b\u00ebjm\u00eb \u00e7far\u00eb do Albin Kurti, \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb keq.<\/p>\n<p>Albin Kurti ndalet duke vepruar nj\u00ebqind p\u00ebr qind kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs si ai mendon dhe vepron. Ai nuk mundet duke u shtirur t\u00eb sillesh si ai, her\u00eb si patriot e her\u00eb si viktim\u00eb. Opozita duhet t\u00eb sillet si institucion shtetformues i Kosov\u00ebs, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, dhe jo si institucion pushtetformues i Kosov\u00ebs, si\u00e7 e do Albini.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/mero-baze-bashke-me-albinin-ka-deshtuar-dhe-opozita\/\">Mero Baze: Bashk\u00eb me Albinin ka d\u00ebshtuar dhe opozita<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshtimi i Albin Kurtit p\u00ebr t\u00eb formuar qeverin\u00eb n\u00eb Kuvend provoi g\u00ebnjeshtrat e tij tet\u00ebmujore se i ka votat p\u00ebr qeverin\u00eb, dhe shpjegon m\u00eb qart\u00eb manovrat e tij t\u00eb pafundme proceduriale p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr tet\u00eb muaj, derisa t\u00eb vinin zgjedhjet vendore n\u00eb Kosov\u00eb. Por d\u00ebshtimi i Albin Kurtit dhe z\u00ebrat q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48817","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48817"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48817\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}