{"id":48765,"date":"2025-10-26T18:48:15","date_gmt":"2025-10-26T18:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/26\/kurti-pranon-deshtimin-per-krijimin-e-kabinetit-te-ri-procesi-do-te-vazhdoje-me-zgjedhje-te-reja\/"},"modified":"2025-10-26T18:48:15","modified_gmt":"2025-10-26T18:48:15","slug":"kurti-pranon-deshtimin-per-krijimin-e-kabinetit-te-ri-procesi-do-te-vazhdoje-me-zgjedhje-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/26\/kurti-pranon-deshtimin-per-krijimin-e-kabinetit-te-ri-procesi-do-te-vazhdoje-me-zgjedhje-te-reja\/","title":{"rendered":"Kurti pranon d\u00ebshtimin p\u00ebr krijimin e kabinetit t\u00eb ri: \u201cProcesi do t\u00eb vazhdoj\u00eb me zgjedhje t\u00eb reja\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Pasi d\u00ebshtoi n\u00eb krijimin e qeveris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ka ardhur edhe reagimi i kreut t\u00eb VV, Albin Kurti.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale teksa ka fal\u00ebnderuar deputet\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn propozimin p\u00ebr kabinetin e ri qeveritar dhe qytetar\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrkrahjen, Kurti\u00a0thot\u00eb se pa arritjen e 61 votave, nuk mundet t\u00eb nis\u00eb mandati p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr vendin.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e gjat\u00eb, Kurti thot\u00eb se pavar\u00ebsisht d\u00ebshtimit p\u00ebr t\u00eb mos siguruar 61 vota, si qeveri n\u00eb detyr\u00eb, do t\u00eb vijoj\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhjeve t\u00eb reja parlamentare.<\/p>\n<p><strong>Statusi<\/strong><\/p>\n<p><em>Falenderoj t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn propozimin p\u00ebr kabinetin e ri qeveritar dhe qytetar\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrkrahjen. Meq\u00eb 56 vota ishin P\u00cbR, 52 KUND\u00cbR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund t\u00eb filloj\u00eb ende mandati yn\u00eb i ri. Nd\u00ebrkoh\u00eb vazhdojm\u00eb si qeveri n\u00eb detyr\u00eb drejt zgjedhjeve t\u00eb reja parlamentare. N\u00eb vijim \u00ebsht\u00eb teksti i plot\u00eb i ekspozes\u00eb sime sot:<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kabinetit t\u00eb ri qeveritar,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar ambasador\u00eb dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb korit diplomatik,<\/em><\/p>\n<p><em>Familje t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb kombit,<\/em><\/p>\n<p><em>Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/em><\/p>\n<p><em>I nderuari Kryetar i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs z. Dimal Basha,<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebnkryetare Albulena Haxhiu,<\/em><\/p>\n<p><em>Ju faleminderit t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr pranin\u00eb tuaj dhe p\u00ebr p\u00ebrkushtimin q\u00eb d\u00ebshmoni sot ndaj shtetit ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot, mbi 6 muaj q\u00eb prej thirrjes s\u00eb seanc\u00ebs konstituive m\u00eb 15 prill, m\u00eb n\u00eb fund kemi Kuvend t\u00eb konstituuar dhe kemi arritur n\u00eb pik\u00ebn e formimit t\u00eb qeveris\u00eb si materializim i rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 9 shkurtit sivjet. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vones\u00eb e paprecedent\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Republik\u00ebs, ku 5 nga k\u00ebta 6 muaj deputet\u00ebt ishin duke pritur Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo vones\u00eb ka ndikuar n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebve shtet\u00ebrore: jan\u00eb vonuar marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Plani i Rritjes me Bashkimin Evropian, proceset e reformave, dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebnduar besueshm\u00ebria e shtetit ton\u00eb para partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb muaj, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shumice qeveris\u00ebse nuk dhan\u00eb rezultat, p\u00ebrkund\u00ebr tentimeve tona t\u00eb disahershme e shterruese. Asnj\u00ebra nga partit\u00eb parlamentare t\u00eb cilave u b\u00ebm\u00eb ftes\u00eb nuk ka pranuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje megjith\u00ebse vota e qytetarit k\u00ebsaj radhe kishte p\u00ebrcaktuar q\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb koalicion qeveris\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Po t\u00eb pranohej oferta jon\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim, sot do t\u00eb kishim mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i jepnim vendit edhe qeverin\u00eb e re t\u00eb koalicionit, por do t\u00eb kishim edhe numrat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tejkaluar sfid\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb presidentit, sfid\u00eb kjo e cila na pret pas 4 muajsh.<\/em><\/p>\n<p><em>Sidoqoft\u00eb, si pasoj\u00eb e mosgatishm\u00ebris\u00eb nga partit\u00eb tjera parlamentare q\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ua ka deleguar qytetari me vot\u00eb, sot ndodhemi p\u00ebrpara nj\u00eb situate ku qeveria e re propozohet p\u00ebr votim jo si produkt i nj\u00eb koalicioni politik, por si nj\u00eb akt i sh\u00ebrbimit ndaj vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky votim sot nuk \u00ebsht\u00eb thjesht formalitet politik, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore.<\/em><\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">\n<div class=\"desktopi\">\n<div><\/div>\n\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><em>Pa votimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, Republika rrezikon t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja pa shum\u00eb institucione funksionale, dhe pa buxhet t\u00eb miratuar p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm. Kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte rrezikim t\u00eb pagave p\u00ebr sh\u00ebrbyesit publik, pensioneve, shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, asistenc\u00ebs sociale, furnizimit me barna, funksionimin e organeve t\u00eb rendit dhe t\u00eb siguris\u00eb, por edhe t\u00eb shum\u00eb projekteve kapitale q\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr. Nj\u00eb vend pa buxhet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb Kuvendi funksional gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve, jan\u00eb edhe 33 agjenci dhe institucione t\u00eb pavarura shtet\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb mbetur pa mbik\u00ebqyrje institucionale. Kjo ka krijuar vakum drejtues, vonesa n\u00eb vendimmarrje dhe rrezik n\u00eb zbatimin e politikave publike. Ngjash\u00ebm, \u00e7do dit\u00eb pa qeveri me kompetenca t\u00eb plota \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb humbje p\u00ebr zhvillimin, p\u00ebr qytetarin dhe p\u00ebr shtetin. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrderisa nuk votohet qeveria e re, kjo n\u00ebnkupton zgjatje e mandatit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Pra qeveri do t\u00eb ket\u00eb, vet\u00ebm se deputet\u00ebt e kan\u00eb t\u00eb pamundur ta mbikqyrin dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari nga nj\u00eb qeveri n\u00eb detyr\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kan\u00eb votuar si legjislatur\u00eb e re.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb pushtet, megjith\u00ebse kemi pasur ofert\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr partit\u00eb tjera p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje, por jemi k\u00ebtu p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb pushtetin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve pa dallim dhe t\u00eb republik\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj, ftoj secilin deputet t\u00eb Kuvendit q\u00eb sot kur qeveria t\u00eb hidhet n\u00eb votim, t\u00eb votoj\u00eb jo thjesht\u00eb p\u00ebr interes partiak, por p\u00ebr interesin publik e shtet\u00ebror, q\u00eb t\u2019i japim vendit qeverin\u00eb e re, t\u00eb prodhuar nga rezultati zgjedhor i 9 shkurtit, dhe t\u2019u mund\u00ebsojm\u00eb institucioneve vijim\u00ebsi duke e votuar buxhetin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>Me t\u00eb marr\u00eb besimin tuaj, t\u00eb nderuar deputet\u00eb, 5 vendimet e para q\u00eb do t\u2019i marrim si qeveri q\u00eb n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb do t\u00eb jen\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>Miratimi i projektligjit t\u00eb buxhetit p\u00ebr vitin 2026;<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi p\u00ebr caktimin e pensionit minimal n\u00eb vler\u00eb prej 150 euro q\u00eb prek rreth 200 mij\u00eb pensionist\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi p\u00ebr rritjen e shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb me 50% mbi nivelin aktual q\u00eb prek rreth 400 mij\u00eb f\u00ebmij\u00eb;<\/em><\/p>\n<p><em>Vendimi p\u00ebr rritjen e pag\u00ebs minimale n\u00eb 500 euro q\u00eb prek nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb sektorin privat, gjithashtu prek edhe t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebrmes platform\u00ebs \u201cSuperpuna\u201d, si dhe grat\u00eb lehona t\u00eb cilat p\u00ebrfitojn\u00eb nga shtesat;<\/em><\/p>\n<p><em>Miratimi i ndryshim-plot\u00ebsimit t\u00eb ligjit q\u00eb mund\u00ebson heqjen e kufizimit t\u00eb pun\u00ebsimit n\u00eb sektorin privat p\u00ebr veteran\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb benefitit t\u00eb veteranit.<\/em><\/p>\n<p><em>Jan\u00eb edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Planin e Rritjes s\u00eb Bashkimit Evropian, e q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb prioritet i yni si qeveri q\u00eb t\u2019i sjellim sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kuvend, dhe shpresoj q\u00eb edhe ju deputet\u00eb t\u00eb nderuar, do t\u00eb keni vullnetin q\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesni me vot\u00ebn tuaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Kat\u00ebr vitet e fundit kemi nd\u00ebrtuar, me krejt \u00e7far\u00eb kemi ditur e mundur, themelet e nj\u00eb Kosove m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Kemi pasur rritjen ekonomike m\u00eb t\u00eb lart\u00ebn n\u00eb rajon, p\u00ebrkund\u00ebr sfidave globale, me nj\u00eb rritje mesatare prej 6% dhe duke mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb asnj\u00eb vit n\u00ebn 4%. Sfid\u00ebn e inflacionit q\u00eb ka goditur t\u00eb gjith\u00eb kemi arritur ta menaxhojm\u00eb me politika mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr qytetarin dhe jemi vendi me shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb inflacionit n\u00eb rajon k\u00ebto 4 vite, pas Shqip\u00ebris\u00eb. Kemi shtuar pun\u00ebsimin nga 350 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb 430 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar dhe kemi rritur edhe t\u00eb ardhurat e familjes duke rritur pag\u00ebn minimale, pensionet, shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, por edhe pagat n\u00eb sektorin publik.<\/em><\/p>\n<p><em>Kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira, por kemi edhe shum\u00eb pun\u00eb tjera t\u00eb cilat na presin. Kemi liberalizuar vizat me zon\u00ebn schengen, dhe tani pasaporta jon\u00eb e shtetit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se kurr\u00eb. Kemi p\u00ebrmir\u00ebsuar imazhin e vendit duke u ranguar n\u00eb top lista p\u00ebr siguri dhe rend, si\u00e7 ishte ajo e institutit Gallup, dhe kemi siguruar edhe vler\u00ebsimin kreditor sovran BB-, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb keq p\u00ebr fillim, gj\u00eb q\u00eb na hap dyer t\u00eb reja p\u00ebr investime t\u00eb huaja direkte.<\/em><\/p>\n<p><em>Rritja ekonomike po vazhdon, megjith\u00ebse kemi qen\u00eb qeveri n\u00eb detyr\u00eb. N\u00eb tremujorin e dyt\u00eb ishte 4.58% t\u00eb BPV, duksh\u00ebm m\u00eb e larta n\u00eb rajon, dhe kjo p\u00ebr ata q\u00eb shpesh e kontestojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkalla e rritjes reale, pra pasi q\u00eb t\u2019i hiqet inflacioni. Llogaritja e rritjes p\u00ebr tremujorin e tret\u00eb publikohet n\u00eb dhjetor, e q\u00eb gjithashtu pres t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb se i gjith\u00eb rajoni, sepse k\u00ebt\u00eb e konfirmojn\u00eb edhe Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Banka Bot\u00ebrore.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn tuaj t\u00eb nderuar deputet\u00eb q\u00eb t\u00eb na e mund\u00ebsoni q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb pun\u00ebt e mira p\u00ebr vendin.<\/em><\/p>\n<p><em>Normalisht, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet, pun\u00eb dhe arritjet e qeveris\u00eb, edhe mund t\u00eb kemi mospajtime. Por kjo \u00ebsht\u00eb vlera e demokracis\u00eb. Demokracia ka z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm, ide t\u00eb shumta, dhe debate t\u00eb forta. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi, kjo \u00ebsht\u00eb fuqi. Mospajtimet jan\u00eb thelbi i sistemit demokratik, por ato nuk duhet t\u00eb b\u00ebhen penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar bashk\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet madhore dhe p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara si shoq\u00ebri dhe si shtet.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne jemi vendi m\u00eb demokratik n\u00eb rajon, nj\u00eb arritje kjo e p\u00ebrbashk\u00ebt e qytetar\u00ebve dhe institucioneve tona dhe e t\u00eb gjitha partive politike n\u00eb Kosov\u00eb. Institucionet tona jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi vullnetin qytetar dhe ky standard duhet t\u00eb ruhet, t\u00eb mbrohet dhe t\u00eb zhvillohet.<\/em><\/p>\n<p><em>Kuvendi \u00ebsht\u00eb tempulli i demokracis\u00eb. \u00cbsht\u00eb vendi ku ballafaqojm\u00eb idet\u00eb, ku i debatojm\u00eb politikat dhe ku i k\u00ebrkojm\u00eb zgjidhjet. Roli i Kuvendit n\u00eb mbik\u00ebqyrjen e qeveris\u00eb duhet t\u00eb forcohet, jo p\u00ebr ta ndalur qeverin\u00eb, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Andaj pres q\u00eb t\u00eb debatojm\u00eb zellsh\u00ebm p\u00ebr dallimet tona politike, por gjithnj\u00eb me respekt p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, p\u00ebr institucionet dhe p\u00ebr vullnetin e qytetar\u00ebve. Debat q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb argumente, dhe argumente q\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb fakte.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb do t\u00eb jem p\u00ebrher\u00eb i gatsh\u00ebm, si\u00e7 edhe kam qen\u00eb n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vite, p\u00ebr diskutime deri n\u00eb shterrim. Dy debatet e fundit t\u00eb k\u00ebtilla ku kam marr\u00eb pjes\u00eb kan\u00eb qen\u00eb: prezantimi p\u00ebr projektbuxhetin p\u00ebr vitin 2025, m\u00eb 11 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, dhe, raporti im p\u00ebr qeverisjen kat\u00ebrvje\u00e7are m\u00eb 2 dhjetor 2024, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs. T\u00eb dyja k\u00ebto debate kan\u00eb qen\u00eb shumor\u00ebshe. Bashk\u00eb duhet t\u00eb synojm\u00eb konsensus n\u00eb tema madhore si arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia, siguria dhe mbrojtja, politika e jashtme dhe ajo e energjis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur qytetar\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb lejoni s\u00eb pari t\u2019ju fal\u00ebnderoj juve, ata q\u00eb votuan L\u00ebvizjen VET\u00cbVENDOSJE! dhe ata q\u00eb i votuan subjektet e tjera p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje, p\u00ebr shprehjen e vullnetit t\u00eb lir\u00eb dhe p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e lart\u00eb qytetare p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb procesit zgjedhor dhe pas tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot duket si kujtim i larg\u00ebt, por kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fjalimin tim inaugures, Kosova ishte n\u00ebn ethet e pandemis\u00eb e nd\u00ebrkoh\u00eb u ballafaquam me kriza t\u00eb shum\u00ebfishta. Nga pandemia COVID-19 q\u00eb kishte tkurrur ekonomin\u00eb dhe r\u00ebnduar sh\u00ebndetin publik e spitalet gjithandej, te kriza e energjis\u00eb dhe e inflacionit e deri te provokimet e shumta, sulmet e shpeshta dhe agresioni i Serbis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Brenda nj\u00eb viti siguruam vaksinat n\u00eb bashk\u00ebpunim me aleat\u00ebt tan\u00eb dhe menaxhuam me sukses procesin e vaksinimit t\u00eb mbi 60% t\u00eb popullat\u00ebs. Rikthyem shpres\u00ebn dhe hap\u00ebm ekonomin\u00eb, e cila u rikthye fuqish\u00ebm me nj\u00eb rritje prej mbi 10% n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb qeverisjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pat\u00ebm nj\u00eb mesatare vjetore prej 6% p\u00ebrgjat\u00eb mandatit kat\u00ebrvje\u00e7ar.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00e7oi n\u00eb rritje t\u00eb BPV-s\u00eb, t\u00eb buxhetit e n\u00eb hapje t\u00eb vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Kriza globale e energjis\u00eb dhe rritja e \u00e7mimeve q\u00eb kan\u00eb prekur \u00e7do familje e \u00e7do biznes, Kosov\u00ebn e gjeti me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb trash\u00ebguar t\u00eb sistemit energjetik. Termocentrale t\u00eb vjetra q\u00eb jan\u00eb jo vet\u00ebm ndot\u00ebse t\u00eb ambientit por edhe t\u00eb ndjeshme ndaj \u00e7do nd\u00ebrprerjeje teknike.<\/em><\/p>\n<p><em>Krahas sigurimit t\u00eb energjis\u00eb dhe mbrojtjes s\u00eb qytetar\u00ebve nga rritja e \u00e7mimeve p\u00ebrmes skemave t\u00eb subvencionimit t\u00eb faturave, investuam n\u00eb tranzicionin e gjelb\u00ebr me investime n\u00eb energji t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme dhe n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e eficienc\u00ebs. E n\u00ebp\u00ebrmjet Koorporat\u00ebs s\u00eb Sfid\u00ebs s\u00eb Mij\u00ebvje\u00e7arit (MCC) u sigurua investim prej 236.7 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e baterive me kapacitet 170 M\u00cb (p\u00ebr rezerva 340 M\u00cbh), q\u00eb e vendos Kosov\u00ebn n\u00eb vendin e par\u00eb n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr kapacitet t\u00eb baterive p\u00ebr kok\u00eb banori. Themeluam Burs\u00ebn Shqiptare t\u00eb Energjis\u00eb Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb, ALPEX, dhe hap\u00ebm ankandin e par\u00eb solar prej 100 M\u00cb (n\u00eb Kramovik t\u00eb Rahovecit).<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb mandatin q\u00eb na pret, do t\u00eb shqyrtojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb resursit m\u00eb t\u00eb vlefsh\u00ebm q\u00eb kemi, p\u00ebrdorimin e linjitit p\u00ebrmes gazifikimit p\u00ebr gjenerim t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Ky do t\u00eb jet\u00eb projekti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb dekadat q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ofruam pakon m\u00eb t\u00eb madhe mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrballje me inflacionin dhe kriz\u00ebn energjetike si p\u00ebrqindje e Bruto Produktit Vendor. N\u00eb Bank\u00ebn Bot\u00ebrore kaluam nga p\u00ebrfitues n\u00eb donator. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sh\u00ebnuam rritjen m\u00eb t\u00eb madhe ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb indikator\u00ebt e demokracis\u00eb, sundimit t\u00eb ligjit dhe t\u00eb korrupsionit.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb nuk kam qen\u00eb vet\u00ebm kryeminist\u00ebr i shqiptar\u00ebve, por edhe i pakicave komb\u00ebtare apo i komuniteteve joshumic\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rreth 8% t\u00eb popullsis\u00eb te ne dhe jan\u00eb pasuri e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Kemi lansuar mas\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit p\u00ebr 2000 qytetar\u00eb t\u00eb komunave t\u00eb Leposaviqit, Zubin Potokut, Zve\u00e7anit dhe Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut dhe p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj n\u00eb Polici t\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar 199 kadet\u00eb serb prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2022 e k\u00ebtej, kurse nga pranvera e vitit 2023 i kemi mbi 100 serb\u00eb lokal\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar me kontrat\u00eb pune t\u00eb rregullt n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore dhe mbi 200 t\u00eb tjer\u00eb me kontrat\u00eb mbi vep\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Kemi ndar\u00eb 12.3 milion\u00eb euro p\u00ebr 149 projekte kapitale p\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe gjat\u00eb vitit 2023 dhe 11 milion\u00eb euro t\u00eb tjera n\u00eb 2024 p\u00ebr 150 projekte kapitale. Ndam\u00eb 3.9 milion\u00eb euro p\u00ebrmes Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs p\u00ebr rrug\u00eb n\u00eb vendet e banuar me komunitetet joshumic\u00eb n\u00eb Dragash, Gra\u00e7anic\u00eb, Istog, Kllokot, Mamush\u00eb, Mitrovic\u00eb e Veriut, Novob\u00ebrd\u00eb, Partesh, Prizren, Ranillug dhe Sht\u00ebrpc\u00eb, me gjat\u00ebsi totale prej 65 km, dhe plus 1.8 milion\u00eb euro nga Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e kultur\u00ebs dhe t\u00eb rinis\u00eb n\u00eb Mamush\u00eb, si dhe gjys\u00ebm milion\u00eb euro nga Ministria e Ekonomis\u00eb p\u00ebr projektin p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm n\u00eb fshatra me popullat\u00eb joshumic\u00eb n\u00eb Rahovec. N\u00eb vitin 2023, Ministria e Kultur\u00ebs, Rinis\u00eb dhe Sportit e ka dyfishuar mb\u00ebshtetjen e komunitetit joshumic\u00eb me 88 projekte t\u00eb p\u00ebrkrahura me m\u00eb shum\u00eb se 400 mij\u00eb euro, nd\u00ebrkaq n\u00eb vitin e kaluar ministria e nj\u00ebjt\u00eb, ka vazhduar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr 73 projekte t\u00eb tjera me vler\u00eb prej 367 mij\u00eb euro.<\/em><\/p>\n<p><em>Me baz\u00ebn e re ligjore, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar shpallja e konkurseve p\u00ebr vende t\u00eb pun\u00ebs vet\u00ebm p\u00ebr komunitete joshumic\u00eb. Deri tani, konkurse jan\u00eb hapur n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes, Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Ministrin\u00eb p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, Ministrin\u00eb p\u00ebr Zhvillim Rajonal dhe n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, jemi p\u00ebrballur me provokime t\u00eb vazhdueshme dhe me sulme t\u00eb shpeshta t\u00eb Serbis\u00eb, e cila solli kat\u00ebr her\u00eb brenda dy viteve t\u00eb para qeveris\u00ebse ushtrin\u00eb n\u00eb kufirin me Kosov\u00ebn. Pat\u00ebm dy sulme t\u00eb m\u00ebdha terroriste, n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit n\u00eb shtator 2023 q\u00eb la t\u00eb vrar\u00eb rreshterin e Policis\u00eb, heroin e Kosov\u00ebs, Afrim Bunjaku, si dhe n\u00eb infrastruktur\u00ebn kritike n\u00eb kanalin Ib\u00ebr-Lepenc n\u00eb Varag\u00eb t\u00eb Zubin Potokut n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb kishim edhe barrikadat, bojkotimin e institucioneve dhe sulmet ndaj institucioneve t\u00eb shtetit n\u00eb veri t\u00eb vendit, si dhe sulmet ndaj misionit t\u00eb NATO-s, KFOR-it, Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe gazetar\u00ebve, nga struktura kriminale t\u00eb lidhura me Beogradin zyrtar.<\/em><\/p>\n<p><em>Por, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, u trefishua buxheti p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, u dyfishua numri i ushtar\u00ebve tan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga t\u00eb gjitha komunitetet, u kat\u00ebrfishuan trajnimet jasht\u00eb vendit dhe u shum\u00ebfishuan investimet n\u00eb blerjen e armatimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kontraktuam sistemin antiraketor Javelin, dron\u00ebt luftarak\u00eb Bayraktar, helikopter\u00ebt Black Ha\u00ebk, si dhe fabrik\u00ebn e municionit.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb fundmi, arrit\u00ebm marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kroacin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Si rezultat ushtria e Kosov\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb e m\u00eb e madhe se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Policia e Kosov\u00ebs shkat\u00ebrroi 135 grupe kriminale, mbylli 37 rrug\u00eb ilegale \u2013 27 prej tyre n\u00eb veri t\u00eb vendit \u2013 nd\u00ebrtoi 9 stacione t\u00eb reja policore n\u00eb veri p\u00ebr kontrollin e kufirit dhe, n\u00eb bashk\u00ebpunim me institucionet e ndjekjes, mbylli dhjet\u00ebra struktura ilegale n\u00eb veri dhe anemban\u00eb vendit t\u00eb cilat p\u00ebr vite me radh\u00eb vepronin t\u00eb paprekura e t\u00eb papenguara.<\/em><\/p>\n<p><em>E kryeterroristi dhe grupi i tij q\u00eb vrau rreshterin e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, heroin Afrim Bunjaku, u luftuan n\u00eb nj\u00eb nga operacionet m\u00eb t\u00eb sofistikuara, q\u00eb d\u00ebshmoi forc\u00ebn dhe profesionalizmin e lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot, grupet kriminale q\u00eb kryen sulmet terroriste n\u00eb veri, jan\u00eb shkat\u00ebrruar; strukturat ilegale jan\u00eb mbyllur n\u00eb mas\u00eb; dokumentet ilegale jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me ato t\u00eb Republik\u00ebs; dinari \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me euron; siguria \u00ebsht\u00eb rritur, sovraniteti \u00ebsht\u00eb forcuar dhe kryekrimineli Radoj\u00e7iq \u00ebsht\u00eb n\u00eb arrati, i k\u00ebrkuar nga Prokuroria e Kosov\u00ebs me nj\u00eb aktakuz\u00eb prej 160 faqesh p\u00ebr t\u00eb dhe 44 shok\u00ebt e tij paramilitar\u00eb e terrorist\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kosova sot, t\u00eb nderuar deputet\u00eb, t\u00eb dashur qytetar\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb gjitha k\u00ebto sfida q\u00eb i pat\u00ebm, u p\u00ebrballuan me sukses. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sfidat edhe i kemi kthyer n\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr progres.<\/em><\/p>\n<p><em>Si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb pra, investuam n\u00eb ushtri dhe n\u00eb fuqizimin e policis\u00eb, n\u00eb shtrirjen e sovranitetit dhe luftimin e kriminalitetit; n\u00eb politikat sociale p\u00ebr n\u00ebnat e f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e pensionist\u00ebt, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fermer\u00ebve dhe bizneset e vogla. Prek\u00ebm \u00e7do shtres\u00eb e \u00e7do qytetar n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb republik\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Shteti q\u00eb po nd\u00ebrtojm\u00eb bashkarisht nuk zgjedh midis zhvillimit ekonomik dhe drejt\u00ebsis\u00eb sociale, por i p\u00ebrqafon t\u00eb dyja si shtylla t\u00eb pandashme t\u00eb progresit dhe t\u00eb mir\u00ebqenies s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne besojm\u00eb thell\u00ebsisht se nj\u00eb ekonomi e fuqishme dhe nj\u00eb shoq\u00ebri e barabart\u00eb jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura, se bizneset dhe startup-et nuk jan\u00eb vet\u00ebm motori i rritjes, por edhe kontribues i mir\u00ebqenies s\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Vizionin ton\u00eb e realizojm\u00eb jo vet\u00ebm mbi parimet tona politike, si dhe mbi vlerat q\u00eb i kemi t\u00eb mish\u00ebruara n\u00eb Kushtetut\u00ebn ton\u00eb; mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb pakicave, garantimin e dinjitetit njer\u00ebzor, t\u00eb drejtat e komuniteteve joshumic\u00eb dhe barazin\u00eb p\u00ebr \u00e7do qytetar, pa dallim. K\u00ebto jan\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr \u00e7do vendim q\u00eb marrim, p\u00ebr \u00e7do reform\u00eb q\u00eb nisim.<\/em><\/p>\n<p><em>Ushtria dhe Policia e Kosov\u00ebs sot nj\u00ebmend jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe Kosova \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt\u00eb e m\u00eb e drejt\u00eb dhe m\u00eb e barabart\u00eb, por puna vazhdon drejt reformave t\u00eb domosdoshme e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb un\u00eb k\u00ebrkoj pjes\u00ebmarrjen edhe t\u00eb komuniteteve joshumic\u00eb p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb shumic\u00ebs shqiptare.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb vazhdojm\u00eb investimet q\u00eb ta forcojm\u00eb sovranitetin p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb ken\u00eb paqe e siguri, n\u00eb familjet, n\u00eb rrug\u00ebt, n\u00eb lagjet e n\u00eb komunat e tyre, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike, ata do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtur, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb republik\u00ebn ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe e pandashme dhe askush nuk do t\u00eb jet\u00eb mbi ligjin, por as jasht\u00eb tij apo anash tij n\u00eb asnj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Institucionet tona sot jan\u00eb m\u00eb t\u00eb besueshme dhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, por jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb po jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb brisht\u00eb t\u00eb siguris\u00eb. Bota sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ndryshe prej asaj para pes\u00eb vitesh, bota sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb e paparashikueshme dhe m\u00eb e pasigurit\u00eb q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Nga Ukraina deri n\u00eb Lindjen e Mesme, tensionet po e transformojn\u00eb hart\u00ebn gjeopolitike.<\/em><\/p>\n<p><em>Kosova \u00ebsht\u00eb rreshtuar n\u00eb an\u00ebn e paqes, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb saj demokratik\u00eb. Aleanca jon\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Bashkimin Evropian, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar me NATO-n dhe me vendet mike nuk do t\u00eb l\u00ebkundet sepse ky bashk\u00ebpunim nuk \u00ebsht\u00eb thjesht strategji, \u00ebsht\u00eb vler\u00eb. Sepse ne nuk jemi vet\u00ebm pjes\u00eb e kontinentit evropian, por pjes\u00eb e vlerave t\u00eb tij: liris\u00eb, solidaritetit dhe barazis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha, jam i bindur q\u00eb nuk kemi m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb gjejm\u00eb rrug\u00ebn e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr interesat vitale. K\u00ebrkesa e aleat\u00ebve dhe partner\u00ebve tan\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: ne duhet t\u00eb rrisim investimet n\u00eb mbrojtje e n\u00eb mir\u00ebqenie. K\u00ebt\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb dhe do ta b\u00ebjm\u00eb edhe n\u00eb vijim.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb kat\u00ebr vitet e ardhshme do t\u00eb forcojm\u00eb aleancat, do t\u00eb investojm\u00eb nj\u00eb miliard euro n\u00eb mbrojtje, do t\u00eb rekrutojm\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb rinj, do ta shum\u00ebfishojm\u00eb numrin e oficer\u00ebve, do ta funksionalizojm\u00eb fabrik\u00ebn e municionit, do t\u00eb zhvillojm\u00eb industrin\u00eb ushtarake t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe do t\u00eb zhvillojm\u00eb dron\u00ebt luftarak\u00eb \u201cMade in Kosova\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga kufizimi i l\u00ebvizjes e vet\u00ebkufizimi n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsime e njohje t\u00eb reja, si\u00e7 e dini p\u00ebrve\u00e7se u liberalizuan vizat me Bashkimin Evropian, Emiratet e Bashkuara, Izraelin e Tajland\u00ebn. U b\u00ebm\u00eb an\u00ebtar\u00eb n\u00eb organizata e mekanizma t\u00eb rinj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, aplikuam p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs dhe Bashkimin Evropian, kurse Kenia e Sudani tashm\u00eb e njohin Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Sepse kur zhvillohet ekonomia, luftohet korrupsioni e krimi, kur fuqizohet sundimi i ligjit dhe institucionet, kur investohet n\u00eb siguri, n\u00eb paqe e n\u00eb mbrojtje, kur rritet mir\u00ebqenia dhe investimet, hapen dyert e mund\u00ebsive p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe imazhi i shtetit p\u00ebrmir\u00ebsohet.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim fuqish\u00ebm Procesin e Berlinit dhe Tregun e P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal mbi baz\u00ebn e barazis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb barabart\u00eb, sepse besojm\u00eb q\u00eb fqinj\u00ebsia e mir\u00eb dhe bashk\u00ebpunimi rajonal i kontribuojn\u00eb paqes dhe siguris\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb punojm\u00eb me k\u00ebdo q\u00eb shtrin dor\u00ebn e bashk\u00ebpunimit mbi baz\u00ebn e respektit t\u00eb nd\u00ebrsjellt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me fqinjin ton\u00eb verior Serbin\u00eb do ta ndjekim p\u00ebrmes dialogut, p\u00ebrmes marr\u00ebveshjes ton\u00eb bazike t\u00eb Brukselit dhe aneksit t\u00eb zbatimit nga Ohri. Por, si\u00e7 kemi vepruar n\u00eb kat\u00ebr vitet e kaluara, normalizimi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e rregullimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy shteteve, pra si raport bilateral e i jasht\u00ebm e kurrsesi nd\u00ebrhyrje apo p\u00ebrzierje n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme. Qeveria do t\u00eb mbroj\u00eb dhe zbatoj\u00eb kushtetut\u00ebn dhe ligjet n\u00eb fuqi, n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>Para nesh, kemi raundin e balotazhit p\u00ebr zgjedhjet lokale, dhe n\u00eb prill t\u00eb vitit q\u00eb vjen, n\u00eb fakt, n\u00eb mars t\u00eb vitit q\u00eb vjen, ato p\u00ebr president t\u00eb ri t\u00eb Republik\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare, misioni v\u00ebzhgues i BE-s\u00eb raportoi se RT Balkan dhe Sputnik Srbija, t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Rusia, publikuan rreth 60 artikuj vet\u00ebm n\u00eb janar sivjet p\u00ebr zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb, me q\u00ebllim p\u00ebrhapjen e dezinformatave dhe manipulimin e opinionit.<\/em><\/p>\n<p><em>Lufta hibride \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb norm\u00eb. N\u00ebse para pes\u00eb viteve ishte lajm aty ku kishte luft\u00eb hibride, sot \u00ebsht\u00eb lajm aty ku nuk ka luft\u00eb hibride. Avancimi i teknologjis\u00eb dhe personalizimi i p\u00ebrmbajtjes n\u00eb rrjetet sociale ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ekspozohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ndaj informatave q\u00eb ushqejn\u00eb at\u00eb q\u00eb psikolog\u00ebt e quajn\u00eb \u201ckonfirmim i animit\u201d \u2013 prirja p\u00ebr t\u00eb besuar vet\u00ebm informacionet q\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb bindjet ekzistuese.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr fat t\u00eb keq, lajmet negative dhe polarizuese t\u00ebrheqin m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje dhe gjenerojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb klikime sesa ndonj\u00eb lajm pozitiv. Me ardhjen e inteligjenc\u00ebs artificiale, gjenerimi i p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe shum\u00ebfishuar dhe ky trend nuk duket q\u00eb do t\u00eb ndalet. Kjo \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha demokracit\u00eb e Kosova nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim.<\/em><\/p>\n<p><em>Dezinformata nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problem etik i gazetaris\u00eb, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe p\u00ebr demokracin\u00eb. Zgjedhjet, demokracia dhe sistemi yn\u00eb ligjor varen nga e v\u00ebrteta dhe nga nj\u00eb qytetar i mir\u00eb-informuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Si shoq\u00ebri, duhet t\u00eb lundrojm\u00eb me kujdes midis liris\u00eb s\u00eb shprehjes, q\u00eb \u00ebsht\u00eb themel i demokracis\u00eb, dhe, dezinformimit q\u00eb shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb liri n\u00eb d\u00ebm t\u00eb saj. Ne jemi demokraci dhe republik\u00eb, dhe asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb qeveri nuk duhet t\u2019u tregoj\u00eb qytetar\u00ebve apo mediave \u00e7far\u00eb t\u00eb thon\u00eb apo \u00e7far\u00eb t\u00eb publikojn\u00eb. Por n\u00ebse duam q\u00eb demokracia t\u00eb mbrohet, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e secilit q\u00eb ta mbroj\u00eb at\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar deputet\u00eb, qytetar\u00eb, dhe partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb mandatin q\u00eb shkoi Kosova d\u00ebshmoi se \u00ebsht\u00eb shembull i demokracis\u00eb dhe i zhvillimit n\u00eb rajon, me rritjen m\u00eb t\u00eb madhe ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb indikator\u00ebt e demokracis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb tregojm\u00eb se jemi shembull i inovacionit dhe i drejt\u00ebsis\u00eb efikase.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mandat, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e saj vendimtare. Do t\u00eb vazhdoj\u00eb lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe ligji do t\u00eb zbatohet pa frik\u00eb dhe pa favor n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb republik\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm synim, ajo ka nisur t\u00eb b\u00ebhet realitet. Ligji p\u00ebr Byron\u00eb Shtet\u00ebrore p\u00ebr Konfiskimin e Pasuris\u00eb se Pajustifikueshme duhet t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara s\u00eb bashku me vetingun ashtu q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb b\u00ebhet edhe e drejt\u00eb, edhe e shpejt\u00eb, edhe e besueshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb themelohet Prokuroria e re e specializuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit dhe zyra p\u00ebr hetime disiplinore.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb thellohet reforma n\u00eb transformimin digjital. \u00c7do qytetar duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb komunikoj\u00eb me shtetin pa barriera, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, efikase dhe transparente, nga aplikimi p\u00ebr dokumente, deri te sh\u00ebrbimet sociale dhe biznesore. Digjitalizimi nuk \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, por mjet p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer \u00e7do qytetari dhe do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr progres shoq\u00ebror, zhvillim ekonomik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, llogaridh\u00ebnie t\u00eb gjer\u00eb dhe cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb mandatin q\u00eb lam\u00eb pas, eksportet dhe investimet e huaja direkte u dyfishuan por tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb shum\u00ebfishohet prodhimi. P\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr viteve n\u00eb vazhdim do t\u00eb investojm\u00eb rreth 1 miliard euro n\u00eb prodhim p\u00ebrmes garantimit t\u00eb kredive p\u00ebr investitor\u00ebt. Bjeshk\u00ebt tona t\u00eb larta e t\u00eb bukura nuk do t\u00eb shijohen vet\u00ebm nga larg, por do t\u00eb p\u00ebrjetohen nga af\u00ebr duke investuar n\u00eb turiz\u00ebm malor. Kjo do t\u00eb filloj\u00eb me 500 milion\u00eb euro p\u00ebr Brezovic\u00ebn e cila do ta transformojn\u00eb at\u00eb n\u00eb destinacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar e evropian t\u00eb turizmit.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00ebrgata tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb politikat e qeveris\u00eb por \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e b\u00ebrjes s\u00eb atyre politikave. P\u00ebrmes \u201cDritares p\u00ebr investime t\u00eb diaspor\u00ebs\u201d do t\u00eb mb\u00ebshteten nd\u00ebrmarr\u00ebs nga diaspora deri n\u00eb 100 milion\u00eb euro investime q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb Kosov\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar vizitat e m\u00ebrgat\u00ebs son\u00eb n\u00eb vendlindje, do t\u00eb themelojm\u00eb edhe aviokompanin\u00eb shtet\u00ebrore, projekt ky q\u00eb besoj do t\u00eb ket\u00eb edhe mb\u00ebshtetjen e LDK-s\u00eb sepse e kan\u00eb edhe ata n\u00eb programin e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>E p\u00ebr gjith\u00eb progresin q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb rritjen e barazis\u00eb p\u00ebrmes shtesave p\u00ebr lehona dhe f\u00ebmij\u00eb dhe p\u00ebr fuqizimin e grave dhe rinis\u00eb, do t\u00eb filloj\u00eb projekti \u201cSuper Puna p\u00ebr grat\u00eb\u201d, ashtu q\u00eb kur pun\u00ebsohet nj\u00eb grua, qeveria do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pag\u00ebs minimale gjasht\u00eb muajt e par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>E gjysh\u00ebrit q\u00eb kujdesen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt kur t\u00eb dy prind\u00ebrit jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb do t\u00eb marrin 100 euro shtes\u00eb n\u00eb muaj mbi pensionin baz\u00eb. Sepse k\u00ebshtu jo vet\u00ebm ndihmojm\u00eb prind\u00ebrit dhe gjysh\u00ebrit, por ndihmojm\u00eb familjen dhe ekonomin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Paga minimale do t\u00eb ndjek\u00eb rritjen ekonomike. Ajo do t\u00eb rritet menj\u00ebher\u00eb, n\u00eb jav\u00ebn q\u00eb fillon nes\u00ebr, n\u00eb nivelin e 500 euro sepse nj\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb zhvillohet nuk duhet t\u00eb l\u00eb ask\u00ebnd mbrapa. Pjes\u00ebmarrja n\u00ebnkupton gjith\u00ebp\u00ebrfshirje.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb arsim, kemi filluar reform\u00ebn m\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb dekada. Nga arsimi i hersh\u00ebm deri tek ai universitar, po krijojm\u00eb standarde t\u00eb reja cil\u00ebsie dhe po rrisim investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb e n\u00eb kapacitetet m\u00ebsimore, edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse edhe m\u00ebsimnx\u00ebn\u00ebse. Jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe rinovuar \u00e7erdhe e shkolla, jan\u00eb hapur qendra p\u00ebr zhvillimin profesional t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve dhe arsimi po lidhet me nevojat e tregut dhe realitetin e sot\u00ebm. Ne duam arsim q\u00eb ndihmon nx\u00ebn\u00ebsin t\u00eb mendoj\u00eb, t\u00eb krijoj\u00eb, t\u00eb punoj\u00eb, t\u00eb zhvilloj\u00eb e t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb rrisim qasjen n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, edukim dhe siguri sociale, duke i b\u00ebr\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime m\u00eb efikase dhe m\u00eb t\u00eb qasshme p\u00ebr \u00e7do qytetar.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb p\u00ebrkrahim iniciativat kulturore dhe sociale q\u00eb forcojn\u00eb ndjenj\u00ebn e bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb komunitetit dhe p\u00ebrfshirjen e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn publike, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe infrastruktur\u00ebn sportive q\u00eb po nd\u00ebrtojm\u00eb p\u00ebr ngjarjen madh\u00ebshtore t\u00eb Loj\u00ebrave Mesdhetare Prishtina 2030.<\/em><\/p>\n<p><em>Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb lejoni q\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb \u00e7far\u00eb pritet nga un\u00eb p\u00ebrve\u00e7 ekspozes\u00eb, t\u00eb paraqes para jush edhe kabinetin e ardhsh\u00ebm qeveritar me t\u00eb gjitha dikasteret e ekzekutivit q\u00eb del nga kjo legjislatur\u00eb e nderuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i par\u00eb dhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00ebs, Glauk Konjufca,<\/em><\/p>\n<p><em>Z\u00ebvend\u00ebskryeministre e dyt\u00eb dhe ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla,<\/em><\/p>\n<p><em>Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr i tret\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pakicave dhe bashk\u00ebpunim, Fikrim Damka,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Financave dhe Ekonomis\u00eb, Hekuran Murati,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr p\u00ebr Familje dhe Mir\u00ebqenie Sociale, Andin Hoti,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Xhelal Sve\u00e7la,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Administrat\u00ebs Publike dhe Digjitalizimit, Lul\u00ebzon Jagxhiu,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Arsimit dhe Shkenc\u00ebs, Avni Zogiani,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Kultur\u00ebs dhe Turizmit, Fatmir Spahiu,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Sportit dhe Rinis\u00eb, Blerim Gashani,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal, Rasim Demiri,<\/em><\/p>\n<p><em>Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor, Fitore Pacolli,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs dhe Transportit, Dimal Basha,<\/em><\/p>\n<p><em>Ministre e Tregtis\u00eb, Industris\u00eb dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari,<\/em><\/p>\n<p><em>Ministre e Energjis\u00eb dhe Minierave, Artane Rizvanolli,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,<\/em><\/p>\n<p><em>Minist\u00ebr p\u00ebr Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall.<\/em><\/p>\n<p><em>Zonja dhe zot\u00ebrinj,<\/em><\/p>\n<p><em>Kosova jon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vend e nj\u00eb shtet.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb \u00ebndrra e m\u00ebrgimtarit q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb vendin dhunsh\u00ebm me shpres\u00ebn q\u00eb do t\u00eb kthehet s\u00eb shpejti.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb amaneti i d\u00ebshmor\u00ebve dhe sakrifica e gjeneratave q\u00eb u flijuan e u p\u00ebrpoq\u00ebn q\u00eb ne sot t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb lirin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb shpresa e prindit q\u00eb sheh te f\u00ebmija nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb djersa e pun\u00ebtorit, d\u00ebshmia e studentit, dhe p\u00ebrkushtimi i m\u00ebsuesit n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb n\u00eb qosh t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb fjala shqip q\u00eb k\u00ebndohet me mall n\u00eb skaj t\u00eb bot\u00ebs e q\u00eb kurr\u00eb nuk harrohet.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb ndjenja q\u00eb na bashkon n\u00eb g\u00ebzim dhe n\u00eb dhimbje, n\u00eb fitore dhe n\u00eb sfida.<\/em><\/p>\n<p><em>Kosova \u00ebsht\u00eb vend i zemr\u00ebs, ku liria u pagua me jet\u00eb e ku paqja k\u00ebrkon v\u00ebmendjen e p\u00ebrditshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe vonesa.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb ket\u00eb dyshime dhe dekurajime.<\/em><\/p>\n<p><em>Do t\u00eb kemi dallime n\u00eb qasje dhe mendime dhe nuk do t\u00eb pajtohemi \u00e7do her\u00eb, por ne kemi vullnetin dhe mjetet dhe burimet p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer dhe un\u00eb \u00e7do her\u00eb do t\u00eb jem me ju i sinqert\u00eb p\u00ebr problemet dhe sfidat q\u00eb kemi p\u00ebrpara. P\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e prosperuese!<\/em><\/p>\n<p><em>Ju faleminderit shum\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendjen dhe p\u00ebr besimin tuaj.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kurti-pranon-deshtimin-per-krijimin-e-kabinetit-te-ri-procesi-do-te-vazhdoje-me-zgjedhje-te-reja\/\">Kurti pranon d\u00ebshtimin p\u00ebr krijimin e kabinetit t\u00eb ri: \u201cProcesi do t\u00eb vazhdoj\u00eb me zgjedhje t\u00eb reja\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi d\u00ebshtoi n\u00eb krijimin e qeveris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ka ardhur edhe reagimi i kreut t\u00eb VV, Albin Kurti. P\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb rrjetet sociale teksa ka fal\u00ebnderuar deputet\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn propozimin p\u00ebr kabinetin e ri qeveritar dhe qytetar\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrkrahjen, Kurti\u00a0thot\u00eb se pa arritjen e 61 votave, nuk mundet t\u00eb nis\u00eb mandati p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48765","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48765"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48765\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}