{"id":48697,"date":"2025-10-26T12:48:25","date_gmt":"2025-10-26T12:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/26\/100-vjet-besa-presidenti-duka-besa-dhe-qyteti-i-kavajes-meritojne-me-shume-se-shpejti-stadiumi-i-ri\/"},"modified":"2025-10-26T12:48:25","modified_gmt":"2025-10-26T12:48:25","slug":"100-vjet-besa-presidenti-duka-besa-dhe-qyteti-i-kavajes-meritojne-me-shume-se-shpejti-stadiumi-i-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/26\/100-vjet-besa-presidenti-duka-besa-dhe-qyteti-i-kavajes-meritojne-me-shume-se-shpejti-stadiumi-i-ri\/","title":{"rendered":"\u201c100 vjet Besa\u201d, presidenti Duka: Besa dhe qyteti i Kavaj\u00ebs meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, s\u00eb shpejti stadiumi i ri"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Kavaj\u00eb u zhvillua ceremonia festive \u201c100 vjet Besa\u201d, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb klubit sportiv \u201cBesa\u201d, nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe me ndikim n\u00eb futbollin shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mori pjes\u00eb Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, i cili vler\u00ebsoi historin\u00eb dhe kontributin e klubit n\u00eb zhvillimin e futbollit shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00eb ceremoni ishin t\u00eb pranish\u00ebm gjithashtu Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bajram Begaj, Kryetari i Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb, Fisnik Qosja, zyrtar\u00eb, ish-lojtar\u00eb t\u00eb klubit, personalitete t\u00eb njohura, miq t\u00eb futbollit dhe qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb aktivitetit u prezantua nj\u00eb dokumentar kushtuar historis\u00eb s\u00eb klubit, u shp\u00ebrndan\u00eb certifikata nderi dhe u k\u00ebndua k\u00ebnga dedikuar ekipit t\u00eb Bes\u00ebs nga Ilir Sallaku. Nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte prezantimi i projektit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stadiumit t\u00eb ri t\u00eb Kavaj\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb realizohet fal\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb mes Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit dhe Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>Projekti parashikon ngritjen e nj\u00eb impianti modern t\u00eb kategoris\u00eb 4, sipas standardeve t\u00eb UEFA-s, me kapacitet prej 8 mij\u00eb vendesh dhe kushte bashk\u00ebkohore p\u00ebr zhvillimin e ndeshjeve t\u00eb \u00e7do kategorie.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb 100-vjetorit t\u00eb klubit \u201cBesa\u201d t\u00eb Kavaj\u00ebs, Presidenti Duka, vler\u00ebsoi historin\u00eb, tradit\u00ebn dhe kontributin e k\u00ebtij klubi n\u00eb futbollin shqiptar.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb s\u00eb futbollit shqiptar vuri n\u00eb fokus projektin e stadiumit t\u00eb ri, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar, dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e infrastruktur\u00ebs p\u00ebr akademit\u00eb e futbollit, duke garantuar kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe komunitetin futbollistik t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>\u201cJam shum\u00eb i nderuar q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit t\u00eb fal\u00ebnderoj Presidentin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni, por edhe p\u00ebr kujdesin e tij p\u00ebr futbollin n\u00eb vend. Nj\u00eb fal\u00ebnderim shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Kavaj\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr organizimin e ceremonis\u00eb, por p\u00ebr mb\u00ebshtetjen ndaj futbollit dhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb me stafin e FSHF p\u00ebr nd\u00ebrtimin e projektit t\u00eb ri t\u00eb stadiumit Besa.<\/p>\n<p>Sot jemi p\u00ebr t\u00eb festuar 100-vjetorin, dat\u00eblindjen e 100 t\u00eb klubit futbollit Besa, t\u00eb asaj q\u00eb n\u00eb Kavaj\u00eb \u00ebsht\u00eb paralelisht me fen\u00eb, \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb e dashur p\u00ebr qytetin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor, un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb fal\u00ebnderoja ato q\u00eb themeluan klubin Besa, do t\u00eb doja t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontribuar, t\u2019i shpreh mir\u00ebnjohjen dhe t\u2019i fal\u00ebnderoj ata q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto 100 vite. \u00cbsht\u00eb e pamundur p\u00ebr mua dhe p\u00ebr k\u00ebdo mbase edhe p\u00ebr Fatmir Efic\u00ebn, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendim t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kontribuan n\u00eb klubin e futbollit Besa dhe n\u00eb rezultatet e saj.<\/p>\n\n<p>Besa ka qen\u00eb nj\u00eb nga klubet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe me kontributet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb futbollin shqiptar n\u00eb kampionate, n\u00eb ndeshje, n\u00eb trofe. Ka luajtur disa finale dhe s\u00eb fundmi n\u00ebn drejtimin e Presidentit, Nexhat Bizhdili, fitoi Kup\u00ebn e Republik\u00ebs n\u00eb vitin 2007, 2010 dhe Superkup\u00ebn po n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb doja t\u2019i fal\u00ebnderoja me em\u00ebr disa nga figurat e spikatura t\u00eb futbollit kavajas, duke k\u00ebrkuar falje, sepse, si\u00e7 thash\u00eb, nuk mundet q\u00eb n\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb till\u00eb t\u00eb p\u00ebrmenden t\u00eb gjith\u00eb futbollist\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin e futbollit n\u00eb Kavaj\u00eb. M\u00eb t\u00eb spikaturit q\u00eb nga fillimi i saj: Irfan Berati, Sulejman Karkini, Fehmi Kazazi, Vasip Alushi, Qamil Teliti, Alush Merhori, Qemal Vogli, Hasan Germani, Dhimit\u00ebr Dimroci, Qemal Gravardari, Agim Dizdari, Naim Allaj, Xhavit Daiu, Nimet Merhori, Zenel Kashami, Bujar Pagria, Azem Mullaliu, Dashnor Bajaziti, Altin Rraklli, Andi Lila, Sokol Cikalleshi, Besnik Dyla, Abdyl Kuriu, Mehglid Mihani, etj.<\/p>\n<p>Ata p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb historin\u00eb, pasionin dhe vlerat e v\u00ebrteta t\u00eb klubit t\u00eb Bes\u00ebs, por jo vet\u00ebm ata, edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Por mbi t\u00eb gjitha, ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Bes\u00ebn t\u00eb pavdeksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fryma e komunitetit dhe dashuria e kavajasve p\u00ebr futbollin.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam dakord realisht me at\u00eb q\u00eb tha kryetari i Bashkis\u00eb q\u00eb sot 100-vjetori i Bes\u00ebs e ka gjetur n\u00eb dit\u00ebt jo shum\u00eb t\u00eb mira. Futbolli \u00ebsht\u00eb i bukur sepse duhet ta luash at\u00eb me pasion, pavar\u00ebsisht n\u00eb kategorin\u00eb dhe nivelin se ku luan. Duhet ta mb\u00ebshtet\u00ebsh dhe ta dashurosh at\u00eb. Futbolli n\u00eb Kavaj\u00eb ka zhvillime pozitiv. Ka dyfishin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb luajn\u00eb futboll. Ka nj\u00eb infrastruktur\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr akademit\u00eb e futbollit n\u00eb Kavaj\u00eb. Por fatkeq\u00ebsisht stadiumin ku duhet t\u00eb luaj\u00eb ekipi i par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, apo nuk ekziston fare p\u00ebr arsye t\u00eb t\u00ebrmetit n\u00eb vitin 2019, i cili e shkat\u00ebrroi at\u00eb dhe nuk u rind\u00ebrtua m\u00eb. Por megjith\u00ebse gjasht\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bashkin\u00eb e Kavaj\u00ebs, ne kemi vendosur dhe kemi finalizuar projektin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e stadiumit t\u00eb ri n\u00eb Kavaj\u00eb, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar.<\/p>\n<p>Ky 100-vjetor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebr t\u2019u ndalur, p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi rrug\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb kaluar, por edhe p\u00ebr t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Besa dhe qyteti i Kavaj\u00ebs meritojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Bashkia, klubi i Bes\u00ebs, Federata e Futbollit dhe gjith\u00eb komuniteti do b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb mira, futboll m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb cil\u00ebsor.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju fal\u00ebnderoj, i uroj shum\u00eb suksese futbollit n\u00eb Kavaj\u00eb. Ju uroj t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Kavaj\u00ebs t\u00eb ken\u00eb kushte sa m\u00eb t\u00eb mira dhe t\u00eb p\u00ebrkrahin loj\u00ebn m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb kavajasve dhe t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs\u201d, \u2013 tha Presidenti Duka.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bejram Begaj n\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201cNuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dashur p\u00ebr nj\u00eb qytet, p\u00ebr njer\u00ebzit e atij qyteti e aq m\u00eb pak e aq m\u00eb shum\u00eb sidomos n\u00eb jubile t\u00eb till\u00eb, n\u00eb 100-vjetorin e klubit t\u00eb futbollit Besa t\u00eb Kavaj\u00ebs. Besa, skuadra jon\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb bluz\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb ndeshje apo rezultat, Besa e Kavaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb frym\u00eb, \u00ebsht\u00eb frym\u00eb p\u00ebr nga m\u00ebnyra e t\u00eb qenurit dhe t\u00eb jetuarit p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb familje ku kan\u00eb jetuar bashk\u00eb gjeneratat e shumta me dashurin\u00eb e thell\u00eb p\u00ebr futbollin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb jubileu nderojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e nd\u00ebrtuan k\u00ebt\u00eb histori, trajner\u00ebt q\u00eb formuan breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb sportist\u00ebsh, futbollist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt dhan\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr fanell\u00ebn, tifoz\u00ebt kavajas q\u00eb kurr\u00eb nuk e lan\u00eb skuadr\u00ebn vet\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn dhe vazhdojn\u00eb ta mb\u00ebshtesin si edhe ata q\u00eb e kan\u00eb dokumentuar dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb dokumentojn\u00eb historin\u00eb e saj. Urime 100-vjetorin e Bes\u00ebs!\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kryebashkiaku i Kavaj\u00ebs, Fisnik Qosja theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor jubilar t\u00eb gjith\u00eb kavajasit festojn\u00eb nj\u00eb identitet q\u00eb \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar bashk\u00eb me emrin Besa dhe nj\u00eb histori q\u00eb ka lidhur breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb me dashurin\u00eb p\u00ebr futbollin dhe qytetin<\/p>\n<p>\u201cKjo dit\u00eb na bashkon t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt krenarie p\u00ebr ekipin ton\u00eb t\u00eb zemr\u00ebs Besa e Kavaj\u00ebs, q\u00eb mbush sot 100 vje\u00e7. Nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb disa burra dhe t\u00eb rinj Kavaj\u00ebs, t\u00eb spiruar p\u00ebr futbollin ndez\u00ebn nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shuar m\u00eb kurr\u00eb. Ajo drit\u00eb u quajt Besa e Kavaj\u00ebs. Besa ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb klub sportiv, ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb jetuarit, nj\u00eb ideal, nj\u00eb pretim q\u00eb kavajasit i b\u00ebn\u00eb vetes dhe nj\u00ebri tjetrit, se gjithmon\u00eb do ta mbajn\u00eb lart emrin e qyteti t\u00eb tyre me ndershm\u00ebri, guxim dhe me shum\u00eb dashuri. N\u00eb k\u00ebto 100 vjet Besa nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb skuad\u00ebr futbolli, ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e ADN-s\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs, nj\u00eb simbol q\u00eb na ka bashkuar p\u00ebrtej brezave, p\u00ebrtej bindjeve, p\u00ebrtej dallimeve. Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor jubilar ne nuk mund t\u00eb festojm\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb klub sportiv, ne festojm\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb t\u00ebr\u00eb, nj\u00eb identitet q\u00eb \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, nj\u00eb histori q\u00eb ka lidhur breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb me dashurin\u00eb p\u00ebr futbollin dhe qytetin\u201d, tha Qosja.<\/p>\n<p>Aktivitetin e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn gjithashtu edhe ish-futbollist\u00ebt legjendar\u00eb t\u00eb Bes\u00ebs, Muharrem Kariqi, Dash Bajaziti dhe Altin Rraklli.<\/p>\n<p>Ceremonia festive u mbyll me p\u00ebrzgjedhjen e \u201c11 lojtar\u00ebve t\u00eb shekullit\u201d t\u00eb klubit Besa, nj\u00eb moment simbolik q\u00eb p\u00ebrmbylli nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb mbushur me emocion dhe krenari p\u00ebr futbollin kavajas.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n\n\n\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/100-vjet-besa-presidenti-duka-besa-dhe-qyteti-i-kavajes-meritojne-me-shume-se-shpejti-stadiumi-i-ri\/\">\u201c100 vjet Besa\u201d, presidenti Duka: Besa dhe qyteti i Kavaj\u00ebs meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, s\u00eb shpejti stadiumi i ri<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kavaj\u00eb u zhvillua ceremonia festive \u201c100 vjet Besa\u201d, me rastin e 100-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb klubit sportiv \u201cBesa\u201d, nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe me ndikim n\u00eb futbollin shqiptar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mori pjes\u00eb Presidenti i Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, Armand Duka, i cili vler\u00ebsoi historin\u00eb dhe kontributin e klubit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48697","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48697"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48697\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}