{"id":48657,"date":"2025-10-26T09:48:12","date_gmt":"2025-10-26T09:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/26\/u-premtoi-shqiptareve-gjate-gjithe-fushates-tani-rama-e-pranon-anetaresimi-ne-be-nuk-eshte-ne-doren-tone\/"},"modified":"2025-10-26T09:48:12","modified_gmt":"2025-10-26T09:48:12","slug":"u-premtoi-shqiptareve-gjate-gjithe-fushates-tani-rama-e-pranon-anetaresimi-ne-be-nuk-eshte-ne-doren-tone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/26\/u-premtoi-shqiptareve-gjate-gjithe-fushates-tani-rama-e-pranon-anetaresimi-ne-be-nuk-eshte-ne-doren-tone\/","title":{"rendered":"U premtoi shqiptar\u00ebve gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs, tani Rama e pranon: An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs elektorale pra zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 Majit, p\u00ebrdori si kart\u00eb elektorale vet\u00ebm \u201cpasaport\u00ebn europian\u201d, duke premtuar se do ta an\u00ebtar\u00ebsonte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian brenda vitit 2030.<\/p>\n<p>Kjo dukej nj\u00eb \u201cp\u00ebrrall\u00eb elektorale\u201d, pasi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb, duhet t\u00eb bind\u00eb t\u00eb gjitha vendeve an\u00ebtare t\u00eb Unionit, e duket se tashm\u00eb q\u00eb mori mandatin e kat\u00ebrt edhe Edi Rama e pranon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs, Rama thot\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Deutsche Welle se ajo\u00a0duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb uniterale t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e dialogut dhe t\u2019ia l\u00ebr\u00eb topin n\u00eb der\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>Intervista \u00a0p\u00ebr Deutsche Welle<\/strong><\/h4>\n<p><strong>DW:<\/strong>\u00a0Zoti Kryeminist\u00ebr, Ju p\u00ebrmend\u00ebt nj\u00eb synim shum\u00eb ambicioz q\u00eb\u00a0Shqip\u00ebria\u00a0t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e Bashkimit Europian n\u00eb vitin 2030. Cilat jan\u00eb sfidat kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Europian?<\/p>\n<p><strong>Edi Rama:<\/strong>\u00a0Sfida \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushim t\u00eb gjitha detyrat q\u00eb ka ky proces dhe kemi nj\u00eb kalendar shum\u00eb ambicioz t\u00eb dakord\u00ebsuar me Komisionin Europian p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe p\u00ebr ta vendosur Komisionin Evropian n\u00eb pozicionin q\u00eb t\u2019u thot\u00eb vendeve an\u00ebtare q\u00eb Shqip\u00ebria i ka kryer me sukses negociatat. Dhe pastaj kemi parashikuar nj\u00eb tjet\u00ebr dyvje\u00e7ar p\u00ebr ratifikimin n\u00eb t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare. Mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030-\u00ebn si dat\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afat imagjinar ose nj\u00eb afat i vendosur thjesht nga d\u00ebshira, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afat i vendosur bazuar mbi k\u00ebt\u00eb q\u00eb thash\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong>\u00a0Shqip\u00ebria ka qen\u00eb n\u00eb fakt n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj liste dhe ka p\u00ebrparuar shpejt krahasuar me Maqedonin\u00eb e Veriut, Malin e Zi etj. Mendoni se \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE e vetme si\u00a0shtet i rajonit, apo duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb bllok me vendet e tjera? Sepse ka sfida t\u00eb tjera edhe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama:<\/strong>\u00a0Kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb apo n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn ton\u00eb. Ne, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e kemi nisur nga shum\u00eb prapa k\u00ebt\u00eb gar\u00eb ose k\u00ebt\u00eb vrap dhe tani jemi si t\u00eb thuash n\u00eb pararoj\u00eb, si\u00e7 i quajn\u00eb ata vendet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar, vende pararoj\u00eb, s\u00eb bashku me Malin e Zi dhe gjasat jan\u00eb q\u00eb s\u00eb bashku me\u00a0Malin e Zi\u00a0ne t\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, p\u00ebrsa u p\u00ebrket vendeve t\u00eb tjera, ato kan\u00eb disa probleme t\u00eb nj\u00eb natyre tjet\u00ebr q\u00eb duhen zgjidhur me patjet\u00ebr. Pra, asnj\u00ebri nga ato vende nuk e ka veten n\u00eb dor\u00eb si t\u00eb thuash, sepse\u00a0Maqedonin\u00eb e Veriut\u00a0e mban lidhur k\u00ebrkesa e Bullgaris\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb problematik\u00eb mes tyre. Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb i mban lidhur fakti q\u00eb i mosnjohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia dhe pastaj Bosnja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i komplikuar i nj\u00eb natyre tjet\u00ebr. K\u00ebshtu q\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong>\u00a0Mbetemi tek raportet mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, sepse n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti, juve ju kan\u00eb interpretuar n\u00eb forma shum\u00eb t\u00eb ndryshme, si v\u00ebllai i Vu\u00e7i\u00e7it e deri tek akuza t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Serbin\u00eb. Si mund t\u00eb zgjidhen raportet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Edi Rama:<\/strong>\u00a0Un\u00eb, t\u2019ju them t\u00eb drejt\u00ebn, i mir\u00ebkuptoj t\u00eb gjitha ato q\u00eb m\u00eb jan\u00eb vendosur si etiketa, sepse burojn\u00eb nga arsye dhe nga shtyrje, shtytje t\u00eb brendshme q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me kujtime shum\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta dhe shum\u00eb t\u00eb vrazhda t\u00eb nj\u00eb kohe tejet, tejet dramatike, tragjike p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb nuk i marr p\u00ebr t\u00eb keq. Aq m\u00eb tep\u00ebr pastaj q\u00eb un\u00eb jam m\u00ebsuar me k\u00ebto dhe nuk kam asnj\u00eb shqet\u00ebsim nga asnj\u00eb lloj etiketimi, sepse raporti im \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe me njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb besojn\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb me nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb jen\u00eb dakord apo t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00eblqejn\u00eb ato q\u00eb b\u00ebj un\u00eb apo t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb m\u00eb besojn\u00eb mua. Se kjo nuk ndodh edhe sikur ta k\u00ebrkosh. Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb nuk u heq asnj\u00eb presje atyre q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb dhe as nuk kam asnj\u00eb pishman p\u00ebr asgj\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, sepse t\u00eb gjitha i kam b\u00ebr\u00eb nga interesi i Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas meje, Kosova duhet ta harroj\u00eb krejt Serbin\u00eb n\u00eb kuptimin q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb uniterale t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e dialogut dhe t\u2019ia l\u00ebr\u00eb, si\u00e7 i themi ne, topin n\u00eb der\u00eb Serbis\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb Europ\u00ebs, duke u th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Europ\u00ebs, duke u th\u00ebn\u00eb dhe atyre vendeve q\u00eb nuk e njohin akoma, q\u00eb ja kush jemi ne. I p\u00ebrmbush\u00ebm, i firmos\u00ebm, tani shkoni dhe merrini firm\u00ebn Serbis\u00eb. Por duhet t\u00eb shk\u00ebputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet t\u00eb jetoj\u00eb me iden\u00eb e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong>\u00a0Zoti Kryeminist\u00ebr, nga perspektiva e nj\u00eb qytetari t\u00eb Kosov\u00ebs, ju nuk keni raporte aq t\u00eb ngushta sa t\u00eb bashk\u00ebveproni n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, me kryeministrin e Kosov\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti. Pse kjo r\u00ebnie e raporteve mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Edi Rama:<\/strong>\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr faktin se un\u00eb me Albinin kam nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb miq\u00ebsore n\u00eb aspektin personal, por kemi dallime q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pashmangshme n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime dhe k\u00ebto dallime n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrime i ndajm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb hapur dhe shum\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, qoft\u00eb kur na ka r\u00ebn\u00eb rasti t\u00eb flasim ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, qoft\u00eb edhe kur mbajm\u00eb q\u00ebndrime publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e bashk\u00ebpunimit me Kosov\u00ebn, flas n\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrshtet\u00ebror, ne kemi b\u00ebr\u00eb goxha p\u00ebrparim dhe jemi duke punuar bashkarisht edhe p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr madhore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb hekurudha Durr\u00ebs-Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb prej sfidave kryesore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe lufta e korrupsionit dhe reformat juridike. Si i komentoni rastet e fundit, lidhur me zonj\u00ebn Balluku?<\/p>\n<p><strong>Edi Rama:<\/strong>\u00a0Nuk kam asnj\u00eb koment p\u00ebr asnj\u00eb rast sepse, si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb, ne kemi pun\u00ebn ton\u00eb, drejt\u00ebsia ka pun\u00ebn e vet dhe deri kur \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara marrin form\u00ebn e tyre t\u00eb prer\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe jan\u00eb t\u00eb pad\u00ebnuesh\u00ebm nga gjykata popullore e politik\u00ebs dhe e mediave q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>DW:<\/strong>\u00a0Pyetja e fundit natyrisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Gjermanin\u00eb. Si i vler\u00ebsoni ju raportet me Gjermanin\u00eb? Sepse Gjermania \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej shtyllave t\u00eb Bashkimit Europian, dhe me siguri q\u00eb edhe mb\u00ebshtetja e Gjermanis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama:<\/strong>\u00a0Ne kemi nj\u00eb bashk\u00ebpunim shum\u00eb pozitiv. Gjermania \u00ebsht\u00eb vend i madh, ne jemi vend i vog\u00ebl, natyrisht, por Gjermania \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht mb\u00ebshtet\u00ebse e rrug\u00ebs son\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/u-premtoi-shqiptareve-gjate-gjithe-fushates-tani-rama-e-pranon-anetaresimi-ne-be-nuk-eshte-ne-doren-tone\/\">U premtoi shqiptar\u00ebve gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs, tani Rama e pranon: An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebs elektorale pra zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 Majit, p\u00ebrdori si kart\u00eb elektorale vet\u00ebm \u201cpasaport\u00ebn europian\u201d, duke premtuar se do ta an\u00ebtar\u00ebsonte Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Kjo dukej nj\u00eb \u201cp\u00ebrrall\u00eb elektorale\u201d, pasi q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e BE-s\u00eb, duhet t\u00eb bind\u00eb t\u00eb gjitha vendeve an\u00ebtare t\u00eb Unionit, e duket se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48657","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48657\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}