{"id":48642,"date":"2025-10-26T07:22:54","date_gmt":"2025-10-26T07:22:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/26\/ekonomi-pa-cash-ambicioze-apo-utopike\/"},"modified":"2025-10-26T07:22:54","modified_gmt":"2025-10-26T07:22:54","slug":"ekonomi-pa-cash-ambicioze-apo-utopike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/26\/ekonomi-pa-cash-ambicioze-apo-utopike\/","title":{"rendered":"Ekonomi \u201cpa cash\u201d: ambicioze apo utopike?"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga objektivat madhor\u00eb t\u00eb shpallur nga Kryeministri p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt qeveris\u00ebs \u00ebsht\u00eb zhvendosja drejt nj\u00eb ekonomie\u00a0cashless\u00a0(pa para fizike) brenda vitit 2030. N\u00eb vazhdim, ministrja e Ekonomis\u00eb ka paralajm\u00ebruar aplikimin e masave p\u00ebr uljen e p\u00ebrdorimit t\u00eb cash n\u00eb ekonomi vitin e ardhsh\u00ebm. Objektivi p\u00ebr nj\u00eb ekonomi\u00a0cashless\u00a0n\u00ebnkupton z\u00ebvend\u00ebsimin e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb transaksioneve q\u00eb kryhen me para fizike me forma alternative t\u00eb pagesave, ku p\u00ebrfshihen sh\u00ebrbimet q\u00eb ofron sektori bankar dhe financiar, si transfertat nga llogaria apo pagesat me kart\u00eb.<\/p>\n<p>Me zhvillimin e teknologjis\u00eb, transfertat nga llogaria sot mund t\u00eb kryhen n\u00ebp\u00ebrmjet kanaleve elektronike (internet banking), madje edhe pagesat me kart\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e shitjes prej vitesh po konkurrohen me pagesat direkte nga llogaria, n\u00ebp\u00ebrmjet QR Code. N\u00eb Shqip\u00ebri, teknologjia e pagesave n\u00eb vitet e fundit ka ecur me ritme t\u00eb shpejta. Kjo \u00ebsht\u00eb reflektuar edhe n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb pagesave n\u00ebp\u00ebrmjet kanaleve alternative. Por, t\u00eb dh\u00ebnat e disponueshme, tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria ngelet nj\u00eb ekonomi me dominim t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb cash n\u00eb transaksionet ekonomike.<\/p>\n<p>Dominimi i paras\u00eb fizike \u00ebsht\u00eb i lidhur me faktor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, duke filluar nga informaliteti dhe evazioni fiskal, niveli modest i edukimit financiar apo perceptimi se format alternative t\u00eb pagesave jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kushtueshme, pa vendosur shpesh n\u00eb balanc\u00eb kostot dhe p\u00ebrfitimet e secil\u00ebs form\u00eb pagese. Duke pasur parasysh gjendjen aktuale, objektivi p\u00ebr t\u2019u zhvendosur drejt nj\u00eb ekonomie cashless n\u00eb nj\u00eb afat pes\u00ebvje\u00e7ar duket ambicioz, por, megjithat\u00eb, s\u00eb pari, ai duhet p\u00ebrkthyer n\u00eb kontekstin e duhur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ekonomi\u00a0cashless\u00a0nuk duhet kuptuar si nj\u00eb ekonomi ku paraja\u00a0cash\u00a0nuk p\u00ebrdoret fare, por si nj\u00eb ekonomi ku ajo p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pakic\u00eb t\u00eb transaksioneve t\u00eb pagesave. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se edhe n\u00eb ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluara t\u00eb Europ\u00ebs, paraja\u00a0cash\u00a0ngelet instrumenti kryesor i kryerjes s\u00eb transaksioneve ekonomike, megjith\u00ebse pagesat elektronike jan\u00eb n\u00eb ekspansion t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Eurozona, 52% e pagesave kryhen n\u00eb\u00a0cash Sipas nj\u00eb ankete t\u00eb kryer nga Banka Qendrore Europiane (ECB) me 40 mij\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, 52% e transaksioneve ekonomike n\u00eb Eurozon\u00eb gjat\u00eb vitit 2024 u kryen me para\u00a0cash. N\u00eb 14 nga 20 vendet e Eurozon\u00ebs, paraja\u00a0cash\u00a0\u00ebsht\u00eb metoda m\u00eb e p\u00ebrdorur e pages\u00ebs dhe p\u00ebrb\u00ebn midis 45% dhe 55% t\u00eb transaksioneve n\u00eb gjysm\u00ebn e vendeve an\u00ebtare. Duke krahasuar vendet n\u00eb Eurozon\u00eb, p\u00ebrdorimi i parave t\u00eb gatshme varion nga 22% n\u00eb Holand\u00eb n\u00eb 67% n\u00eb Malt\u00eb.<\/p>\n<p>Europa Jugore dhe Lindore mbeten ve\u00e7an\u00ebrisht dominuese n\u00eb p\u00ebrdorimin e paras\u00eb\u00a0cash, me Italin\u00eb, q\u00eb regjistron nj\u00eb total prej 61%, Spanj\u00ebn, me nj\u00eb total prej 57% dhe Sllovenin\u00eb, me 64%. Europa Veriore dhe Per\u00ebndimore, p\u00ebrfshir\u00eb Holand\u00ebn (22%), Finland\u00ebn (27%), Luksemburgun (37%), Belgjik\u00ebn (39%) dhe Franc\u00ebn (43%), priren m\u00eb shum\u00eb drejt pagesave dixhitale. Midis kat\u00ebr ekonomive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb BE-s\u00eb, Franca \u00ebsht\u00eb i vetmi komb n\u00ebn mesataren e Eurozon\u00ebs prej 52% p\u00ebr p\u00ebrdorimin e paras\u00eb cash, nd\u00ebrsa Gjermania q\u00ebndron pak mbi k\u00ebt\u00eb, n\u00eb nivelin 53%.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e matur n\u00eb vler\u00eb, pesha e transaksioneve n\u00eb\u00a0cash\u00a0\u00ebsht\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt, me 39% t\u00eb totalit n\u00eb Eurozon\u00eb. Pesha e p\u00ebrdorimit t\u00eb pagesave\u00a0cash\u00a0fillon nga 17% n\u00eb Holand\u00eb, deri n\u00eb 59% n\u00eb Lituani. Mb\u00ebshtetje e lart\u00eb n\u00eb para\u00a0cash, me m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb shpenzimeve totale t\u00eb b\u00ebra n\u00eb para t\u00eb gatshme, v\u00ebrehet edhe n\u00eb Sllovaki (56%), Slloveni (56%), Austri (56%), Malt\u00eb (54%) dhe Kroaci (51%).<\/p>\n<p>Italia (49%), Portugalia (47%), Spanja (45%), Irlanda (44%), Qiproja (43%) dhe Greqia (42%) jan\u00eb n\u00eb nivelin e mes\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtetjes n\u00eb para fizike, t\u00eb matur sipas vler\u00ebs. N\u00eb gjasht\u00eb vende, pjesa e parave t\u00eb gatshme \u00ebsht\u00eb 35% ose m\u00eb posht\u00eb, ku p\u00ebrfshihen Holanda (17%), Finlanda (28%), Luksemburgu (29%), Gjermania (30%), Franca (34%) dhe Belgjika (35%). Rezultatet tregojn\u00eb se, p\u00ebr sa i p\u00ebrket vler\u00ebs monetare, parat\u00eb cash jan\u00eb ende t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Europ\u00ebn Qendrore, Lindore dhe Jugore, nd\u00ebrsa Europa Veriore dhe Per\u00ebndimore mb\u00ebshteten shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb pagesat dixhitale.<\/p>\n<p>ECB gjithashtu zbuloi se paraja cash \u00ebsht\u00eb metoda m\u00eb e p\u00ebrdorur e pages\u00ebs p\u00ebr blerjet me vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, megjith\u00ebse kartat p\u00ebrdoren m\u00eb shpesh p\u00ebr pagesat mbi 50 euro. Kur u pyet\u00ebn p\u00ebr avantazhet e perceptuara t\u00eb paras\u00eb\u00a0cash\u00a0krahasuar me pagesat me kart\u00eb, t\u00eb anketuarit theksuan disa arsye. Avantazhi kryesor ishte se \u201cparaja\u00a0cash\u00a0\u00ebsht\u00eb anonime dhe mbron privat\u00ebsin\u00eb\u201d (41%), e ndjekur nga \u201cparaja\u00a0cash\u00a0i b\u00ebn njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr shpenzimet e tyre\u201d (35%), dhe \u201ctransaksionet me para\u00a0cash\u00a0kryhen menj\u00ebher\u00eb\u201d (30%).<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr prej 28% e t\u00eb anketuarve tha se p\u00ebrdor\u00ebn para t\u00eb gatshme sepse pranohen n\u00eb m\u00eb shum\u00eb situata, nd\u00ebrsa rreth nj\u00eb n\u00eb pes\u00eb persona p\u00ebrmendi se parat\u00eb e gatshme jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lehta ose m\u00eb t\u00eb shpejta. Vet\u00ebm 18% p\u00ebrmend\u00ebn parat\u00eb\u00a0cash\u00a0si m\u00eb t\u00eb sigurta. Dallimet mund t\u00eb b\u00ebhen edhe sipas mosh\u00ebs, pasi klient\u00ebt m\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ndihen m\u00eb rehat me metodat e pages\u00ebs dixhitale. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se konsumator\u00ebt n\u00ebn 40 vje\u00e7 p\u00ebrdor\u00ebn para t\u00eb gatshme p\u00ebr m\u00eb pak se 50% t\u00eb transaksioneve t\u00eb tyre, nd\u00ebrsa individ\u00ebt e mosh\u00ebs 65 vje\u00e7 e lart kryen 57% t\u00eb pagesave t\u00eb tyre me para fizike.<\/p>\n<p><strong>Sa p\u00ebrdoret\u00a0cash\u00a0n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Vler\u00ebsime t\u00eb ngjashme lidhur me p\u00ebrdorimin e pagesave\u00a0cash\u00a0n\u00eb ekonomin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara. Studimi i fundit i kryer nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb i takon vitit 2018. Anketimi i kryer n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb tregoi se rreth 96% e pagesave n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare kryheshin n\u00eb\u00a0cash. Duke par\u00eb statistikat e p\u00ebrdorimit t\u00eb instrumenteve alternative t\u00eb pagesave n\u00eb vitet e fundit, \u00ebsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb mendohet se, q\u00eb prej asaj kohe, shkalla e p\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb\u00a0cash\u00a0n\u00eb transaksionet ekonomike duhet t\u00eb ket\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vrojtimi i kryer n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb hidhte drit\u00eb edhe mbi arsyet pse shqiptar\u00ebt n\u00eb mas\u00ebn d\u00ebrrmuese preferonin paran\u00eb cash si form\u00eb pagese. Arsyeja kryesore, sipas anket\u00ebs, ishte se shqiptar\u00ebt e konsideronin pages\u00ebn\u00a0cash\u00a0m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe m\u00eb praktike. Argument p\u00ebr mosp\u00ebrdorimin e instrumenteve t\u00eb tjera t\u00eb pagesave ishte fakti se shum\u00eb konsumator\u00eb e lidhin p\u00ebrdorimin e tyre me kosto shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Ky tregues sugjeron se, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, p\u00ebr konsumator\u00ebt shqiptar\u00eb, instrumentet e pagesave jo\u00a0cash\u00a0perceptohen si m\u00eb t\u00eb kushtueshme se pagesat me\u00a0cash. Megjithat\u00eb, studimi evidentonte se me rritjen e nivelit arsimor ka edhe nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb instrumenteve elektronike t\u00eb pagesave. Kjo gjetje duket se e adreson mund\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb pagesave jo\u00a0cash\u00a0te rritja e nivelit arsimor dhe, specifikisht, te rritja e edukimit financiar. Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me ndikim jan\u00eb edhe niveli i t\u00eb ardhurave apo statusi i pun\u00ebsimit. Nj\u00eb nga avantazhet q\u00eb publiku shqiptar percepton te pagesat elektronike, sipas anket\u00ebs, \u00ebsht\u00eb siguria m\u00eb e lart\u00eb krahasuar me transaksionet\u00a0cash.<\/p>\n<p><strong>40.4% e Lekut \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb bankave<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alternative p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrdorimin e paras\u00eb\u00a0cash\u00a0n\u00eb nj\u00eb ekonomi \u00ebsht\u00eb matja e raportit mes paras\u00eb jasht\u00eb bankave dhe paras\u00eb s\u00eb gjer\u00eb ose vler\u00ebs totale t\u00eb paras\u00eb s\u00eb emetuar. Si vler\u00eb e p\u00ebrgjithshme e paras\u00eb s\u00eb gjer\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, pranohet agregati monetar M3. Klasifikimi i agregatit monetar M3 mund t\u00eb jet\u00eb i ndrysh\u00ebm p\u00ebr ekonomi t\u00eb ndryshme, n\u00eb var\u00ebsi edhe t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb instrumenteve financiare. N\u00eb Shqip\u00ebri, agregati M3 p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb ofert\u00ebn e monedh\u00ebs vendase (para jasht\u00eb bankave dhe depozita bankare), si dhe vler\u00ebn e depozitave bankare n\u00eb valut\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, raporti mes paras\u00eb jasht\u00eb bankave dhe agregatit M3 n\u00eb korrik 2025 ishte 24.3%. Megjithat\u00eb, ky raport, n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb ka kufizime serioze, sepse nuk p\u00ebrfshin valut\u00ebn e huaj q\u00eb qarkullon jasht\u00eb sektorit bankar; ky \u00ebsht\u00eb element me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme, duke pasur parasysh Euroizimin e lart\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se raportin e paras\u00eb jasht\u00eb bankave me ofert\u00ebn monetare do ta llogarisnim vet\u00ebm p\u00ebr Lekun (n\u00eb raport me agregatin monetar M2), at\u00ebher\u00eb raporti \u00ebsht\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb, 40.4%. N\u00eb krahasim me Eurozon\u00ebn, Shqip\u00ebria ka nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb paras\u00eb\u00a0cash\u00a0n\u00eb qarkullim. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore Europiane, n\u00eb gusht 2025, paraja jasht\u00eb bankave p\u00ebrb\u00ebnte 9.3% t\u00eb agregatit monetar M3 dhe af\u00ebrsisht 10% t\u00eb agregatit monetar M2.<\/p>\n<p>Shifrat krahasuese t\u00eb disponueshme p\u00ebr disa ekonomi t\u00eb rajonit tregojn\u00eb raporte edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. N\u00eb rastin e Serbis\u00eb, raporti mes paras\u00eb n\u00eb qarkullim dhe agregatit M3 n\u00eb gusht ishte 7.6%, por rritet ndjesh\u00ebm n\u00eb raport me agregatin M2, n\u00eb 14.8%. N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, raporti mes paras\u00eb n\u00eb qarkullim dhe agregatit monetar M3 ishte 9.9%, nd\u00ebrsa n\u00eb raport me agregatin M2 ishte leht\u00ebsisht m\u00eb i lart\u00eb, n\u00eb 11.1%. Vendi m\u00eb pran\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por n\u00eb nivele gjithsesi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, \u00ebsht\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovina, ku sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit, raporti mes paras\u00eb n\u00eb qarkullim dhe agregatit monetar M2 ishte 20.5%.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi nuk ekzistojn\u00eb statistika p\u00ebr agregatet monetare, sepse k\u00ebto vende p\u00ebrdorin Euron si monedh\u00eb komb\u00ebtare dhe bankat qendrore nuk kan\u00eb funksione t\u00eb emetimit t\u00eb monedh\u00ebs dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb politikave monetare. T\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebsip\u00ebrme tregojn\u00eb qart\u00eb se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb paras\u00eb jasht\u00eb bankave, jo vet\u00ebm n\u00eb krahasim me Eurozon\u00ebn, por edhe me ekonomit\u00eb fqinje t\u00eb Rajonit. Transformimi n\u00eb nj\u00eb ekonomi\u00a0cashless\u00a0do t\u00eb k\u00ebrkonte reduktim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb treguesve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>65% e transfertave bankare b\u00ebhen nga interneti<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se Shqip\u00ebria ngelet nj\u00eb ekonomi me p\u00ebrdorim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb paras\u00eb fizike, statistikat e viteve t\u00eb fundit tregojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb numrit dhe pesh\u00ebs s\u00eb pagesave elektronike.Sipas t\u00eb dh\u00ebnave m\u00eb t\u00eb fundit nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, nga rreth 4.4 milion\u00eb transferta kreditimi (pagesa) t\u00eb kryera nga klient\u00ebt e sektorit bankar p\u00ebr tremujorin e dyt\u00eb 2025, 65% e tyre ose rreth 2.85 milion\u00eb veprime n\u00eb total u kryen n\u00eb form\u00eb jo-let\u00ebr. Transfertat n\u00eb form\u00eb jo-let\u00ebr p\u00ebrfshijn\u00eb transferta q\u00eb kryhen pa pranin\u00eb fizike t\u00eb klientit n\u00eb bank\u00eb, kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebrbimeve t\u00eb internet banking dhe mobile banking.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb 6-mujorin 2025, pesha e veprimeve nga kanalet elektronike \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 64% t\u00eb totalit, nd\u00ebrsa n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ato p\u00ebrb\u00ebnin rreth 59% t\u00eb numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb transfertave bankare. Transfertat elektronike kan\u00eb fituar nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme edhe t\u00eb matura n\u00eb vler\u00eb. Rreth 40% e vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb transfertave p\u00ebr 6-mujorin 2025 u krye n\u00ebp\u00ebrmjet internet banking\/mobile banking, nga 39% q\u00eb kishte qen\u00eb pesha e tyre n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2024, numri i llogarive bankare t\u00eb lidhura me internetin arriti n\u00eb 1.35 milion\u00eb, n\u00eb rritje vjetore me 23%. Tashm\u00eb 39% e llogarive bankare aktive jan\u00eb t\u00eb aksesueshme nga interneti, nga 34% q\u00eb kishte qen\u00eb ky tregues n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023 dhe m\u00eb pak se 20% q\u00eb ishte n\u00eb vitin 2020. Af\u00ebrsisht 90% e numrit t\u00eb llogarive bankare t\u00eb rezident\u00ebve t\u00eb lidhura me internetin u takojn\u00eb individ\u00ebve. Numri i llogarive t\u00eb lidhura me internetin p\u00ebr individ\u00ebt u rrit me 23%, nd\u00ebrsa p\u00ebr llogarit\u00eb e bizneseve, rritja ishte edhe m\u00eb e lart\u00eb, me 26% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, p\u00ebrdorimi i kanaleve bankare t\u00eb pagesave nga shqiptar\u00ebt u rrit m\u00eb tej n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr 6-mujorin e par\u00eb 2025, individ\u00ebt dhe bizneset kan\u00eb kryer pothuajse 28 milion\u00eb pagesa n\u00eb rrug\u00eb bankare, n\u00eb rritje me 24% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vlera totale e transaksioneve arriti n\u00eb 3.5 trilion\u00eb lek\u00eb, n\u00eb rritje me 13% n\u00eb raport me 6-mujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2024. N\u00eb num\u00ebr veprimesh, pesh\u00ebn kryesore n\u00eb veprimet bankare t\u00eb shqiptar\u00ebve vazhdojn\u00eb ta z\u00ebn\u00eb pagesat me karta, me rreth 67% t\u00eb totalit. Veprimet me kart\u00eb ende dominohen nga t\u00ebrheqjet e paras\u00eb cash nga bankomatet, por pagesat me kart\u00eb n\u00eb terminalet POS po rriten me ritme t\u00eb shpejta n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p><strong>Pagesat me kart\u00eb kalojn\u00eb t\u00ebrheqjet nga ATM<\/strong><\/p>\n<p>Pesha e pagesave elektronike po rritet jo vet\u00ebm p\u00ebr transfertat nga llogaria, por edhe p\u00ebr transaksionet n\u00eb pikat e shitjes (fizike ose virtuale), q\u00eb kryhen n\u00ebp\u00ebrmjet kartave t\u00eb pagesave. Pagesat me kart\u00eb po sh\u00ebnojn\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vit, madje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ato kan\u00eb kaluar n\u00eb num\u00ebr t\u00ebrheqjet e paras\u00eb\u00a0cash\u00a0n\u00eb ATM. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit u regjistruan gjithsej rreth 12.57 milion\u00eb pagesa me kart\u00eb n\u00eb terminalet elektronike t\u00eb shitjes (POS). Numri i pagesave me kart\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me 42% krahasuar me gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7do 100 veprime t\u00eb kryera me karta pagesash (pa p\u00ebrfshir\u00eb veprimet me para elektronike), af\u00ebrsisht 52 prej tyre ishin pagesa n\u00eb terminale POS, nd\u00ebrsa diferenca ishin t\u00ebrheqje apo depozitime paraje cash. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vlera totale e pagesave me kart\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb muaj ka arritur n\u00eb 48.3 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb rritje prej 11% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. T\u00eb matura n\u00eb vler\u00eb monetare, pagesat me kart\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin 17.4% t\u00eb totalit t\u00eb veprimeve me karta, n\u00eb rritje nga niveli prej 16.3% i vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb horizont kohor m\u00eb afatgjat\u00eb, rritja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb. Nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, m\u00eb pak se 10% e veprimeve me karta ishin pagesa n\u00eb POS. Duke pasur parasysh se periudha e pikut turistik korrik \u2013 gusht shoq\u00ebrohet me rritje t\u00eb pagesave me kart\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb vlera e pagesave p\u00ebr gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Rritja e numrit t\u00eb turist\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb po ndikon n\u00eb rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb pagesave me kart\u00eb bankare n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 ndikimit t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb turizmit, vler\u00ebsohet se edhe p\u00ebrdorimi i pagesave me kart\u00eb nga rezident\u00ebt \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje n\u00eb vitet e fundit, sidomos pas periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb. Rritja e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tregut p\u00ebr pagesa me kart\u00eb po shoq\u00ebrohet edhe me zgjerimin e baz\u00ebs s\u00eb bizneseve q\u00eb pranojn\u00eb pagesa t\u00eb tilla dhe besohet se sektori i turizmit i ka dh\u00ebn\u00eb shtys\u00eb t\u00eb konsiderueshme k\u00ebtyre pagesave. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, numri i terminaleve POS p\u00ebr pranimin e pagesave me kart\u00eb n\u00eb mesin e k\u00ebtij viti arriti n\u00eb 27 969, n\u00eb rritje t\u00eb m\u00ebtejshme me 28.4% krahasuar me mesin e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga operator\u00ebt e m\u00ebdhenj global\u00eb t\u00eb pagesave me kart\u00eb, Mastercard, k\u00ebt\u00eb vit po e mb\u00ebshtet zgjerimin e pagesave me kart\u00eb me nj\u00eb program t\u00eb shtimit t\u00eb pajisjeve POS me kushte leht\u00ebsuese p\u00ebr bizneset. Rritja e pagesave me kart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal pozitiv n\u00eb drejtim t\u00eb uljes s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb fizike n\u00eb ekonomi. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me shkall\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb paras\u00eb cash, fenomen i lidhur me nj\u00eb p\u00ebrfshirje ende t\u00eb pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsideruesh\u00ebm t\u00eb informalitetit dhe evazionit fiskal. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mesin e vitit 2024, numri i kartave aktive arriti n\u00eb 1.57 milion\u00eb, n\u00eb rritje me 6% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<strong>\/Monitor<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/10\/26\/ekonomi-pa-cash-ambicioze-apo-utopike\/\">Ekonomi \u201cpa cash\u201d: ambicioze apo utopike?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nga objektivat madhor\u00eb t\u00eb shpallur nga Kryeministri p\u00ebr mandatin e kat\u00ebrt qeveris\u00ebs \u00ebsht\u00eb zhvendosja drejt nj\u00eb ekonomie\u00a0cashless\u00a0(pa para fizike) brenda vitit 2030. N\u00eb vazhdim, ministrja e Ekonomis\u00eb ka paralajm\u00ebruar aplikimin e masave p\u00ebr uljen e p\u00ebrdorimit t\u00eb cash n\u00eb ekonomi vitin e ardhsh\u00ebm. Objektivi p\u00ebr nj\u00eb ekonomi\u00a0cashless\u00a0n\u00ebnkupton z\u00ebvend\u00ebsimin e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48642","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48642","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48642"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48642\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48642"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48642"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48642"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}