{"id":4864,"date":"2025-01-03T07:01:56","date_gmt":"2025-01-03T07:01:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/03\/gezhoja-e-nje-fisheku-qe-u-gjet-afer-shtratit-te-armikut-mehmet-shehu-zbulohen-dokumentet-dhe-fotot-e-panjohura-te-ish-kryeministrit\/"},"modified":"2025-01-03T07:01:56","modified_gmt":"2025-01-03T07:01:56","slug":"gezhoja-e-nje-fisheku-qe-u-gjet-afer-shtratit-te-armikut-mehmet-shehu-zbulohen-dokumentet-dhe-fotot-e-panjohura-te-ish-kryeministrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/01\/03\/gezhoja-e-nje-fisheku-qe-u-gjet-afer-shtratit-te-armikut-mehmet-shehu-zbulohen-dokumentet-dhe-fotot-e-panjohura-te-ish-kryeministrit\/","title":{"rendered":"\u201cG\u00ebzhoja e nj\u00eb fisheku q\u00eb u gjet af\u00ebr shtratit t\u00eb armikut Mehmet Shehu\u201d, zbulohen dokumentet dhe fotot e panjohura t\u00eb ish-kryeministrit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i<\/p>\n<p>Pjesa e tret\u00eb<\/p>\n<p>Memorie.al\/Plot 43 vite m\u00eb par\u00eb, duke u gdhir\u00eb data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante at\u00eb funksion q\u00eb nga viti 1953, u gjet i vdekur n\u00eb dhom\u00ebn e tij t\u00eb gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb \u201ca\u201d pistolete), n\u00eb vil\u00ebn ku banonte s\u00eb bashku me familjen e tij, n\u00eb hyrje t\u00eb \u201cBllokut\u201d t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb PPSH-s\u00eb, fare pak metra nga godina e Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb dhe gjithashtu vil\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Edhe pse kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dekada nga ajo dit\u00eb, e konsideruar si nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb bujshme gjithashtu t\u00eb atij regjimi, ende dhe sot, nuk ka nj\u00eb version t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb sakt\u00eb, rreth asaj q\u00eb ka ndodhur me ish-kryeministrin shqiptar, Mehmet Shehu, n\u00eb mesnat\u00ebn duke u gdhir\u00eb 18 dhjetori 1981! Por, edhe pse pas viteve \u201990-t\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike me dhjet\u00ebra d\u00ebshmi dhe dokumenta arkivore, lidhur me at\u00eb ngjarje, \u201cvrasja apo vet\u00ebvrasja e Mehmet Shehut\u201d, vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt debatesh dhe diskutimesh t\u00eb shumta, madje duke e mb\u00ebshtjell\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb me mister, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn rreth saj!<\/p>\n<p>Nisur edhe nga ky fakt, n\u00eb kuadrin e publikimit t\u00eb dhjet\u00ebra d\u00ebshmive dhe dosjeve me dokumente arkivore nga fondi sekret i ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, apo dhe Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, q\u00eb kemi botuar n\u00eb k\u00ebto tre dekada pas shembjes s\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe pasardh\u00ebsit t\u00eb tij, Ramiz Alia, Memorie.al, ka siguruar dosjen voluminoze \u201ct\u00eb armikut Mehmet Shehu\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga fondi sekret i ish-Sigurimit t\u00eb Shtetit, (pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme), ku me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb vog\u00ebl, pjesa m\u00eb e madhe e tyre, nuk e ka par\u00eb kurr\u00eb drit\u00ebn e botimit dhe publikohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen n\u00eb fjal\u00eb, gjenden t\u00eb plota dhe me faksimilet p\u00ebrkat\u00ebse, akt-ekspertiza e grupit operativo-hetimor, q\u00eb u ngrit menj\u00ebher\u00eb q\u00eb paraditen e 18 dhjetorit 1981, me n\u00eb krye Ko\u00e7o Josifin, (kryetar i Hetuesis\u00eb s\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Tiran\u00ebs), mjek\u00ebt-ligjor\u00eb Dr. Fatos Hartito dhe Docent Bashkim \u00c7uberi, mjek\u00ebt e kryeministrit, Milto Kostaqi dhe Llesh Rroku, si dhe ekspertin kriminalist t\u00eb Laboratorit Qendror Kriminalistik t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, Estref Myftari, t\u00eb asistuar nga funksionar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb asaj ministrie, Xhule \u00c7iraku, Elham Gjika dhe Lahedin Bardhi.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb dosjen voluminoze n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb publike, ndodhen edhe d\u00ebshmit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb ish-kryeministrit Mehmet Shehu, personelit t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe grupit t\u00eb tij t\u00eb shoq\u00ebrimit, si dhe t\u00eb gjitha personave t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb u thirr\u00ebn dhe deponuan rreth asaj ngjarje. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebsaj etj., na njohin dokumentet n\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb cilat po i publikojm\u00eb s\u00eb bashku me faksimilet dhe fotot p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Vijon nga numri i kaluar<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR ME RAPORTIN E EKZAMINIMIT MJEKO-LIGJOR T\u00cb KUFOM\u00cbS S\u00cb QYTETARIT MEHMET ISMAIL SHEHU, NGA ANA EKSPERT\u00cbVE MJEKO-LIGJOR DR. FATOS HARITO DHE DOCENT BASHKIM \u00c7UBERI<\/p>\n<p>AKT MJEKO-LIGJOR NR. 133<\/p>\n<p>MBI EKZAMINIMIN E KUFOM\u00cbS S\u00cb QYTETARIT MEHMET SHEHU<\/p>\n<p>K O N K L U Z I O N:<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e sip\u00ebrme, arrijm\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfundime:<\/p>\n<p>N\u00eb trupin e kufom\u00ebs s\u00eb qytetarit Mehmet Shehu, u konstatua nj\u00eb plag\u00eb e tejp\u00ebrtejme arme zjarri, me vrim\u00eb hyrje n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb majt\u00eb t\u00eb gjoksit dhe me vrim\u00eb dalje n\u00eb pjes\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb shpin\u00ebs, me karakteristikat e p\u00ebrmendura n\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebrshkruese t\u00eb k\u00ebtij akti.<br \/>\nD\u00ebmtimet e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb shkaktuar nga nj\u00eb qitje e vetme zjarri n\u00eb distanc\u00eb me puthitje jo hermetike dhe me trajtim nga p\u00ebrpara prapa, leht\u00ebsisht nga e djathta n\u00eb t\u00eb majt\u00eb.<br \/>\nVdekja e qytetarit ka ardhur nga shoku hemorragjik, i shkaktuar me mund\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha si pasoj\u00eb e \u00e7arjes s\u00eb zemr\u00ebs, ose t\u00eb en\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb gjakut q\u00eb dalin prej saj. Vdekja duhet t\u00eb ket\u00eb ndodhur rreth 10-12 or\u00eb para momentit t\u00eb k\u00ebqyrjes s\u00eb kufom\u00ebs q\u00eb u krye n\u00eb or\u00ebn 12.<br \/>\nEKSPERT\u00cbT MJEKO-LIGJOR<\/p>\n<p>DR. FATOS HARITO DOC. BASHKIM \u00c7UBERI<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR ME VENDIMIN P\u00cbR EKSPERTIMIN TEKNIKO-BALISTIK DHE DAKTILOSKOPIK T\u00cb PISTOLET\u00cbS, G\u00cbZHOJAVE DHE PREDH\u00cbS Q\u00cb U GJET N\u00cb DHOM\u00cbN E GJUMIT T\u00cb QYTETARIT MEHMET ISMAIL SHEHU, NGA ANA E KRYETARIT T\u00cb HETUESIS\u00cb KO\u00c7O JOSIFI<\/p>\n<p>V E N D I M<\/p>\n<p>MBI EKSPERTIMIN TEKNIKO-BALISTIK DHE DAKTILIOSKOPIK<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 18.12.1981<\/p>\n<p>Un\u00eb Ko\u00e7o Josifi, kryetar i Deg\u00ebs s\u00eb Hetuesis\u00eb n\u00eb Drejtorin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Tiran\u00ebs, mbasi studiova materialet e mbledhura lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e penale t\u00eb vet\u00ebvrasjes s\u00eb qytetarit Mehmet Ismail Shehu;<\/p>\n<p>K O N S T A T O V A:<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00ebn 18.12.1981, rreth or\u00ebs 8.00, u gjet i vet\u00ebvrar\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e tij t\u00eb gjumit t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij qytetari Mehmet Ismail Shehu. Vet\u00ebvrasjen e kishte shkaktuar me arm\u00eb zjarri, pistolet\u00eb RP 2935, prodhim i vitit 1954, kalib\u00ebr 9 mm., pistoleta u gjet n\u00eb shtrat n\u00eb krahun e djatht\u00eb t\u00eb kufom\u00ebs. Gjithashtu n\u00eb krahun e majt\u00eb n\u00eb dysheme, u gjet nj\u00eb g\u00ebzhoj\u00eb e kalibrit 9 mm. e p\u00ebrdorur nga pistolet\u00eb me numrat 51-86, si dhe nj\u00eb predh\u00eb e kalibrit 9 mm. q\u00eb u gjet n\u00eb sip\u00ebrfaqen e dyshekut, t\u00eb cilat u muarr\u00ebn nga ana jon\u00eb si prov\u00eb faj\u00ebsie.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar gjendjen e pistolet\u00ebs, t\u00eb g\u00ebzhoj\u00ebs dhe t\u00eb predh\u00ebs, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 25 t\u00eb Kodit Procedur\u00ebs Penal t\u00eb RPSSH:<\/p>\n<p>V E N D O S A<\/p>\n<p>P\u00ebr ekzaminim e m\u00ebsip\u00ebrm, t\u00eb caktoj si ekspert kriminalist, shokun Estref Myftari n\u00eb Laboratorin Qendror t\u00eb Kriminalistik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dispozicion t\u00eb ekspertit, v\u00eb pistolet\u00ebn BP. 2935, prodhim i vitit 1954, kalib\u00ebr 9 mm. Nj\u00eb g\u00ebzhoj\u00eb e kalibrit 9 mm., e p\u00ebrdorshme p\u00ebr pistolet\u00eb, me numrat 81-86. Nj\u00eb predh\u00eb e kalibrit 9 mm. Gjithashtu t\u00eb d\u00ebrgohen p\u00ebr krahasim, shenjat e gishtave t\u00eb qytetarit Mehmet Ismail Shehu.<\/p>\n<p>Para ekspertit shtroj p\u00ebr zgjidhje k\u00ebto pyetje:<\/p>\n<p>Pistoleta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr qitje, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb rregullt teknike dhe e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr qitje si dhe g\u00ebzhoja dhe predha q\u00eb u d\u00ebrgojm\u00eb, a jan\u00eb qitur me k\u00ebt\u00eb pistolet\u00eb?<br \/>\nA ka shenja duarsh n\u00eb sip\u00ebrfaqen e pistolet\u00ebs dhe n\u00ebse po, a i p\u00ebrkasin ato qytetarit Mehmet Ismail Shehu?<br \/>\nKRYETARI I DEG\u00cbS S\u00cb HETUESIS\u00cb<\/p>\n<p>KO\u00c7O JOSIFI<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR RAPORTIT T\u00cb EKSPERTIMIT TEKNIKO-BALISTIK DHE DAKTILIOSKOPIK T\u00cb PISTOLET\u00cbS, G\u00cbZHOJAVE DHE PREDH\u00cbS, Q\u00cb U GJET N\u00cb DHOM\u00cbN E GJUMIT T\u00cb QYTETARIT MEHMET ISMAIL SHEHU, NGA ANA E KRYETARIT T\u00cb HETUESIS\u00cb KO\u00c7O JOSIFI<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>MINISTRIA E PUN\u00cbVE T\u00cb BRENDSHME<\/p>\n<p>LABORATORI KRIMINALISTIK Tiran\u00eb m\u00eb 18.12.1981<\/p>\n<p>A K T \u2013 Nr. 206<\/p>\n<p>Ekspertim tekniko-balistik dhe daktioloskopik<\/p>\n<p>Nga Hetuesia e Drejtoris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Tiran\u00eb, me vendimin e dat\u00ebs 18.12.1981, t\u00eb hetuesit Ko\u00e7o Josifi, na jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr ekspertim:<\/p>\n<p>Pistoleta DP. 29-33, prodhim i vitit 1954, kalib\u00ebr 9 mm.<br \/>\nG\u00ebzhoja e kalibrit 9 mm. e p\u00ebrdorur p\u00ebr pistolet\u00eb, me numrat 81-66.<br \/>\nNj\u00eb predh\u00eb e kalibrit 9 mm.<br \/>\nProva materiale k\u00ebto t\u00eb marra n\u00eb vendin e ngjarjes ku u gjet i vdekur Mehmet Shehu.<\/p>\n<p>Gjithashtu d\u00ebrgohen p\u00ebr krahasim shenjat e gishtave t\u00eb k\u00ebtij personi.<\/p>\n<p>Nga ekspertiza k\u00ebrkohet t\u00eb p\u00ebrcaktohet:<\/p>\n<p>Pistoleta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdor p\u00ebr qitje, \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb rregullt teknik\u00eb dhe e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr qitje, si dhe g\u00ebzhoja dhe predha a jan\u00eb qitur me k\u00ebt\u00eb pistolet\u00eb?<\/p>\n<p>A ka shenja duarsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb pistolet\u00eb dhe n\u00ebse po, a i p\u00ebrkasin ato qytetarit Mehmet Ismail Shehu?<\/p>\n<p>EKZAMINIMI KRIMINALISTIK<\/p>\n<p>Pistoleta e d\u00ebrguar p\u00ebr ekspertim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prodhim luftarak i vitit 1954, kalib\u00ebr 9 mm., \u00ebsht\u00eb arm\u00eb e vog\u00ebl brezi me dorez\u00eb fibre, me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe t\u00eb err\u00ebt.<\/p>\n<p>U ekzaminua n\u00eb fillim pistoleta, p\u00ebr t\u00eb zbuluar n\u00ebse n\u00eb sip\u00ebrfaqen e saj, ka apo jo gjurm\u00eb duarsh, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ajo u p\u00ebrpunua me pluhur alumini dhe rezultoi se mbi djepin luajt\u00ebs, nga e djathta, dallohet nj\u00eb gjurm\u00eb gishti e tipit rrethor k\u00ebrmill. Duke gjykuar nga forma dhe pozicioni i k\u00ebsaj gjurme, rezulton se ajo i \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb nga gishti i madh i dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb.<\/p>\n<p>Pas fiksimit t\u00eb k\u00ebsaj gjurme, u ekzaminua pistoleta n\u00eb gjendje t\u00eb mb\u00ebrthyer, e m\u00eb pas t\u00eb zb\u00ebrthyer p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar gjendjen e saj teknike me p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr qitje. Nga ky ekzaminim, rezulton se pistoleta i ka t\u00eb gjitha pjes\u00eb dhe mekanizmat p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb pa konsumuara dhe t\u00eb pandryshuara. Nga provat e b\u00ebra, vihet re se t\u00eb gjitha mekanizmat funksionojn\u00eb normalisht p\u00ebr armatimin dhe realizimin e qitjes me k\u00ebt\u00eb pistolet\u00eb.<\/p>\n<p>Nga provat e b\u00ebra me reaktiv\u00ebt \u2018Grise\u2019 dhe \u2018Diftinlatin\u00eb\u2019, n\u00eb tyt\u00ebn e pistolet\u00ebs konstatohet joneve nitrite t\u00eb baruteve pa tym, gj\u00eb q\u00eb tregon se me ket\u00eb pistolet\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qitje dhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Duke gjykuar nga intensiteti i ngjyruesit t\u00eb solucionit t\u00eb p\u00ebrfituar nga larja e tyt\u00ebs me uj\u00eb t\u00eb distiluar, qitja duhet t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb brenda dit\u00ebs, (ekzaminimi u krye n\u00eb or\u00ebn 15.00 t\u00eb dat\u00ebs 18.12.1983).<\/p>\n<p>U realizuan disa qitje eksperimentale me pistolet\u00ebn e d\u00ebrguar me fishek\u00eb luftarak, predhat dhe g\u00ebzhojat e p\u00ebrfituara nga k\u00ebto qitje, u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb krahasimin me predh\u00ebn dhe g\u00ebzhoj\u00ebn e gjetur n\u00eb v\u00ebnin e ngjarjes.<\/p>\n<p>Nga krahasimi i g\u00ebzhojave, konstatohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shenjash t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, n\u00eb grop\u00ebn q\u00eb shkakton maja e gjilp\u00ebr\u00ebs, m\u00eb t\u00eb shprehura jan\u00eb k\u00ebto shenja n\u00eb fundin e grop\u00ebs dhe n\u00eb skarpatin majtas, (kur g\u00ebzhojat mbahet me nr. 81 dhe 66, t\u00eb vendosura vertikalisht ndaj ekzaminuesit).<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu edhe nga ekzaminimi i predhave, n\u00eb fushat e shkaktuara nga vjaskat e tyt\u00ebs s\u00eb pistolet\u00ebs, gjendet nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e vijave t\u00eb mikrorelievit, gj\u00eb q\u00eb v\u00ebrteton se ato jan\u00eb qitur me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arm\u00eb.<\/p>\n<p>Shembjet e gishtave t\u00eb Mehmet Shehut, na paraqiten t\u00eb marra me pluhur alumini, n\u00eb let\u00ebr gjurme fotokopjuese, pra ato jan\u00eb n\u00eb vija t\u00eb bardha me sfond t\u00eb zi. P\u00ebr nevojat e krahasimit t\u00eb k\u00ebrkuar, ato jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Nga krahasimi i b\u00ebr\u00eb, rezulton se gjurma e gjetur n\u00eb sip\u00ebrfaqen e djepit luajt\u00ebs, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, tip rrethore, k\u00ebrmill, me shenj\u00ebn e gishtit t\u00eb Mehmet Shehut (dora e majt\u00eb, gishti i madh).<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ekzaminimeve t\u00eb kryera, arrijm\u00eb n\u00eb k\u00ebto<\/p>\n<p>K o n k l u z i o n e:<\/p>\n<p>N\u00eb pistolet\u00ebn BP. 28-35, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qitje sot. Ajo \u00ebsht\u00eb teknikisht e rregull dhe e p\u00ebrshtatshme qitje. G\u00ebzhojat dhe predhat e gjetura n\u00eb vendin e ngjarjes, jan\u00eb qitur me k\u00ebt\u00eb pistolet\u00eb.<br \/>\nGjurma e gishtit n\u00eb pistolet\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebllojt\u00eb me shenj\u00ebn e gishtit t\u00eb madh t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb t\u00eb Mehmet Shehut.<br \/>\nEKSPERTI KRIMINALIST<\/p>\n<p>Estref Myftari<\/p>\n<p>V e n d i m<\/p>\n<p>Mbi bashkimin e provave materiale, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale Nr. 794<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 29 Dhjetor 1981. Un\u00eb Ko\u00e7o Josifi, hetues i Drejtoris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Tiran\u00eb, mbasi studiova materialet e mbledhura n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale Nr. 794 lidhur me vet\u00ebvrasjen e Mehmet Shehut.<\/p>\n<p>K O N S T A T O V A<\/p>\n<p>Se n\u00eb dat\u00ebn 18 dhjetor 1981, jan\u00eb filluar hetimet p\u00ebr vdekjen e Mehmet Shehut, dhe nga t\u00ebr\u00ebsia e veprimeve hetimore t\u00eb kryera, rezultoi plot\u00ebsisht e v\u00ebrtetuar se vdekja e tij ka ardhur si rezultat i kryerjes s\u00eb aktit t\u00eb vet\u00ebvrasjes nga armiku Mehmet Shehu.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave, akti i vet\u00ebvrasjes s\u00eb Mehmet Shehut, provohet plot\u00ebsisht edhe nga provat materiale q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb k\u00ebqyrjen e vendit t\u00eb ngjarjes dhe konkretisht, pistoleta e tipit BP. Nr. 29-35, e kalibrit 9 mm., q\u00eb e dispononte vet\u00eb armiku Mehmet Shehu, g\u00ebzhoja e nj\u00eb fisheku revolveri i tipit \u201cMakarov\u201d, q\u00eb u gjet n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb shtratit ku kishte realizuar vet\u00ebvrasjen armiku Mehmet Shehu, predha e fishekut t\u00eb tipit \u201cMakarov\u201d, q\u00eb u gjet n\u00eb sip\u00ebrfaqen e dyshekut, ku kishte kryer vet\u00ebvrasjen armiku Mehmet Shehu, dhe t\u00eb gjurm\u00ebve t\u00eb gisht\u00ebrinjve q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqen e revolverit t\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr, me t\u00eb cilin kishte kryer vet\u00ebvrasjen, armiku Mehmet Shehu.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse t\u00eb gjitha k\u00ebto ruajn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen hetimore Nr. 794, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 28 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, t\u00eb RPSSH:<\/p>\n<p>V E N D O S A<\/p>\n<p>Q\u00eb k\u00ebto prova materiale, t\u2019i bashkoj n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen hetimore Nr. 794.<\/p>\n<p>Hetuesi<\/p>\n<p>Ko\u00e7o Josifi<\/p>\n<p>Pro\u00e7es-verbal<\/p>\n<p>Mbi kryerjen e eksperimentit hetimor.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 29 Dhjetor 1981.<\/p>\n<p>Un\u00eb Ko\u00e7o Josifi, hetues i Drejtoris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme Tiran\u00eb, n\u00eb prani t\u00eb ekspert\u00ebve Dr. Bashkim \u00c7uberi dhe Kandidati Shkencave Estref Myftari, si dhe d\u00ebshmitar\u00ebve Lahedin Bardhi, Ali \u00c7eno, Milto Kostaqi, dhe Llesh Rroku, t\u00eb asistuar dhe nga shok\u00ebt Xhule \u00c7iraku dhe Elham Gjika, kryen eksperimentin hetimor.<\/p>\n<p>Ky eksperiment u b\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sqaruar n\u00ebse zhurma e qitjes me pistolet\u00eb e tipit \u201cMakarov\u201d, kalib\u00ebr 9 mm., q\u00eb ka p\u00ebrdorur armiku Mehmet Shehu p\u00ebr vet\u00ebvrasje, me nj\u00eb qitje me puthitje jo t\u00eb plot\u00eb d\u00ebgjohej n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit ku flinte Fiqrete Shehu, n\u00eb fundin e korridorit t\u00eb dyt\u00eb af\u00ebr shkall\u00ebve t\u00eb hyrjes nga kati i par\u00eb n\u00eb t\u00eb dytin, n\u00eb vendin ku q\u00ebndronte oficeri i sh\u00ebrbimit, jasht\u00eb oborrit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb (tek dera n\u00eb hyrje t\u00eb oborrit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb) dhe n\u00eb dhom\u00ebn ku flinin oficer\u00ebt e sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr realizimin sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb eksperimentit hetimor, n\u00eb kushte sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta, me ato n\u00eb t\u00eb cilat kreu aktiv e vet\u00ebvrasjes Mehmet Shehu, u muarr\u00ebn k\u00ebto masa: U rind\u00ebrtua skema e vendit t\u00eb ngjarjes, duke vendosur mbi krevatin ku flinte Mehmet Shehu, dy dyshek\u00eb, \u00e7ar\u00e7af\u00eb, n\u00eb kok\u00ebn e krevatit n\u00eb krahun e majt\u00eb t\u00eb tij, nj\u00eb batanije pambuku, e palosur n\u00eb tet\u00eb pjes\u00eb, dy jast\u00ebk\u00eb, dy shtresa mishi me trash\u00ebsi 12 cm., t\u00eb paketuara dhe t\u00eb mb\u00ebshtjella n\u00eb kanatjeren e k\u00ebmish\u00ebn q\u00eb ju gjet veshur Mehmet Shehut, pas kryerjes s\u00eb aktit t\u00eb vet\u00ebvrasjes. Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/01\/gezhoja-e-nje-fisheku-qe-u-gjet-afer-shtratit-te-armikut-mehmet-shehu-zbulohen-dokumentet-dhe-fotot-e-panjohura-te-ish-kryeministrit\/\">\u201cG\u00ebzhoja e nj\u00eb fisheku q\u00eb u gjet af\u00ebr shtratit t\u00eb armikut Mehmet Shehu\u201d, zbulohen dokumentet dhe fotot e panjohura t\u00eb ish-kryeministrit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dashnor Kalo\u00e7i Pjesa e tret\u00eb Memorie.al\/Plot 43 vite m\u00eb par\u00eb, duke u gdhir\u00eb data 18 dhjetor e vitit 1981, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu, i cili e mbante at\u00eb funksion q\u00eb nga viti 1953, u gjet i vdekur n\u00eb dhom\u00ebn e tij t\u00eb gjumit (sipas versionit zyrtar, nga plumb \u201ca\u201d pistolete), n\u00eb vil\u00ebn ku banonte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4864","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4864","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4864"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4864\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}