{"id":48621,"date":"2025-10-25T19:48:33","date_gmt":"2025-10-25T19:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/25\/tentativa-e-dy-te-burgosurve-per-arratisje-me-litar-prokuroria-dergoi-ne-gjyq-tre-police\/"},"modified":"2025-10-25T19:48:33","modified_gmt":"2025-10-25T19:48:33","slug":"tentativa-e-dy-te-burgosurve-per-arratisje-me-litar-prokuroria-dergoi-ne-gjyq-tre-police","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/25\/tentativa-e-dy-te-burgosurve-per-arratisje-me-litar-prokuroria-dergoi-ne-gjyq-tre-police\/","title":{"rendered":"Tentativa e dy t\u00eb burgosurve p\u00ebr arratisje me litar, Prokuroria d\u00ebrgoi n\u00eb gjyq tre polic\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka p\u00ebrfunduar hetimet p\u00ebr arratisjen e dy t\u00eb burgosurve nga 313 n\u00eb vitin 2021, duke d\u00ebrguar n\u00eb gjyq tre polic\u00ebt e pandehur.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje tregohet e gjith\u00eb kronologjia e ngjarjes, si t\u00eb burgosurit Arb\u00ebr \u00c7ekaj dhe Fatmir Pjetri, tentuan t\u00eb arratisen duke zbritur me nj\u00eb litar t\u00eb improvizuar me \u00e7ar\u00e7af nga pjesa e ajrimit.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve jan\u00eb pamjet filmike ato t\u00eb cilat nxor\u00ebn zbuluar t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e kryera at\u00eb dit\u00eb nga t\u00eb paraburgosurit.<\/p>\n<p>Prokuroria tashm\u00eb k\u00ebrkon gjykim p\u00ebr polic\u00ebt me iniciale R.M., B.M., dhe O.M., p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cProkuroria Pran\u00eb Gjykat\u00ebs t\u00eb Shkall\u00ebs t\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, mbi baz\u00ebn e referimit t\u00eb ardhur nga Sh\u00ebrbimi i Kontrollit t\u00eb Brendsh\u00ebm pran\u00eb Ministris\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 09.08.2021 ka regjistruar procedimin penal nr.5648 p\u00ebr veprat penale t\u00eb parashikuara nga nenet 323-25, 324 dhe 237 t\u00eb Kodit Penal.<\/em><\/p>\n<p><em>Me vendimin e dat\u00eb 13.01.2022 nga ky procedim jan\u00eb ve\u00e7uar aktet lidhur me hetimin e faktit n\u00ebse konstatoheshin veprime t\u00eb kundraligjshme nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb t\u00eb burgjeve, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cshp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 t\u00eb Kodit Penal, n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale m\u00eb vete me nr.5648\/1.<\/em><\/p>\n<p><em>\u200bSipas referimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb, n\u00eb dat\u00eb 08.08.2021, policia gjyq\u00ebsore n\u00eb SHKB ka marr\u00eb njoftim zyra e informacionit t\u00eb IEVP \u201cJordan Misja\u201c Tiran\u00eb se rreth or\u00ebs 15:40 t\u00eb asaj dite t\u00eb paraburgosurit Arb\u00ebr \u00c7ekaj dhe Fatmir Pjetri kan\u00eb tentuar t\u00eb arratisen duke zbritur me nj\u00eb litar t\u00eb improvizuar me \u00e7ar\u00e7af, nga pjesa e ajrimit q\u00eb ndodhen n\u00eb tarrac\u00ebn e godin\u00ebs \u201cA\u201d te shkall\u00ebt e administrat\u00ebs dhe m\u00eb pas jan\u00eb neutralizuar nga forcat e policis\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e oborrit t\u00eb IEVP. \u200b<\/em><\/p>\n<p><em>\u200bMenj\u00ebher\u00eb pas marrjes dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt nga policia gjyq\u00ebsore jan\u00eb filluar hetimet paraprake. Nga policia gjyq\u00ebsore jan\u00eb marr\u00eb pamjet filmike q\u00eb mbulojn\u00eb ambientet e brendshme dhe t\u00eb jashtme t\u00eb IEVP \u201cJordan Misja\u201d dhe \u00ebsht\u00eb kryer k\u00ebqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes. Nga k\u00ebqyrja e pamjeve filmike dallohen t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e kryera at\u00eb dit\u00eb nga t\u00eb paraburgosurit Arb\u00ebr \u00c7ekaj dhe Fatmir Pjetri.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr arratisje, specialisti i informacionit Myfit Xheka \u00ebsht\u00eb goditur me send t\u00eb fort\u00eb n\u00eb kok\u00eb nga Fatmir Pjetri dhe sipas aktit t\u00eb ekspertimit mjeko-ligjor nr.601 dat\u00eb 13.08.2021 tek Myfit Xheka konstatohet nj\u00eb plag\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb kok\u00ebs, shkaktuar me mjet t\u00eb fort\u00eb mbret\u00ebs, q\u00eb ka sjell\u00eb humbje t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr pun\u00eb mbi 9 dit\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb marr\u00eb me proces-verbal p\u00ebr k\u00ebqyrje-marrje gjith\u00eb dokumentacioni q\u00eb ka lidhje me tentativ\u00ebn e arratisjes nga k\u00ebta t\u00eb paraburgosur. Po k\u00ebshtu jan\u00eb sekuestruar me cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale disa sende t\u00eb p\u00ebrdorura nga autor\u00ebt e vepr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb realizuar arratisjen si nj\u00eb litar i improvizuar me me ngjyr\u00eb blu n\u00eb t\u00eb bardh\u00eb me gjat\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrgjithshme 17 m, nj\u00eb hekur n\u00eb form\u00eb e shkronj\u00ebs \u201cS\u201d me gjat\u00ebsi 72 cm si dhe nj\u00eb shuf\u00ebr hekuri me teh t\u00eb mpreht\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, me gjat\u00ebsi 13 cm.<\/em><\/p>\n<p><em>Policia gjyq\u00ebsore ka b\u00ebr\u00eb arrestimin n\u00eb flagranc\u00eb t\u00eb shtetasve Arb\u00ebr \u00c7ekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim \u00c7epele, si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb parashikuar nga neni 323 t\u00eb Kodfit Penal si dhe jan\u00eb pyetur t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e IEVP q\u00eb ishin me sh\u00ebrbim n\u00eb at\u00eb moment lidhur me rrethanat e ngjarjes\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p><em>\u201cPunonj\u00ebsi i i v\u00ebzhgimit t\u00eb ajrosjes Bledar Kurti deklaron se ka marr\u00eb sh\u00ebrbimin si \u00e7do dit\u00eb n\u00eb or\u00ebn 08.00. Pasi ka marr\u00eb \u00e7el\u00ebsat te oficeri i roj\u00ebs \u00ebsht\u00eb futur brenda n\u00eb sektor n\u00eb godin\u00ebn \u201dA\u201d, ku ka shkuar n\u00eb vendin e pun\u00ebs i cili \u00ebsht\u00eb lart te vendi i ajrimit dhe deri n\u00eb 12.00 ka q\u00ebndruar atje dhe pas mbarimit t\u00eb orarit t\u00eb ajrosjes ka q\u00ebndruar n\u00eb dhomat ku rrim\u00eb gjithnj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Para se t\u00eb dilte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb ajrosje ka par\u00eb nj\u00eb t\u00eb paraburgosur i cili kishte prer\u00eb dor\u00ebn dhe shkoi te infermieria. Rreth or\u00ebs 14.50 ka shkuar p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin e pun\u00ebs lart n\u00eb ajrosje pasi n\u00eb or\u00ebn 15.00 rihapet p\u00ebrs\u00ebri. N\u00eb vendin e pun\u00ebs ku ai sh\u00ebrben dalin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sektor\u00ebt 1-2 i katit t\u00eb 2 dhe n\u00eb n\u00eb krahun tjet\u00ebr del sektori 2\/4, dhe 2\/5 t\u00eb katit t\u00eb 2.<\/em><\/p>\n<p><em>Pasi mori p\u00ebrs\u00ebri sh\u00ebrbimin dhe u b\u00ebra gati p\u00ebr t\u00eb pritur t\u00eb paraburgosurit n\u00eb ajrosje, ai ka dalluar se dy t\u00eb paraburgosur hap\u00ebn rrjet\u00ebn dhe hyp\u00ebn mbi zgar\u00ebn e ajrosjes. Ai ka shkuar menj\u00ebher\u00eb nga vend roja p\u00ebr ti ndaluar dhe arriti vet\u00ebm t\u00eb kapte me nj\u00eb dor\u00eb nj\u00eb prej tyre, q\u00eb e njohu si Fatmir Pjetrin por pa arritur ta ndaloj\u00eb pasi ai i iku dhe iu drejtua fundit t\u00eb ajrosjes, ku lidh\u00ebn litarin dhe e hodh\u00ebn n\u00eb krahun e oborrit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai ka b\u00ebrtitur p\u00ebr tu d\u00ebgjuar nga polici posht\u00eb kolon\u00ebs, dhe ka shkuar t\u00eb hap\u00eb der\u00ebn e daljes nga sektori n\u00eb ajrosje pasi ishte e mbyllur me shul nga t\u00eb dy t\u00eb paraburgosurit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment kan\u00eb ardhur dy polic\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm, Edmond Prenga dhe Olti Myzyri t\u00eb cil\u00ebt hip\u00ebn lart sip\u00ebr zgar\u00ebs s\u00eb ajrosjes shkuan deri n\u00eb fund p\u00ebr t\u00eb par\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit dhe u kthyen pasi nuk pan\u00eb asgj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u200bPunonj\u00ebsi i v\u00ebzhgimit t\u00eb ajrosjes Xhavit Kurti deklaron se ka marr\u00eb sh\u00ebrbimin n\u00eb or\u00ebn 08:00 dhe n\u00eb at\u00eb moment element\u00ebt e siguris\u00eb ishin n\u00eb rregull dhe pa probleme. Rreth or\u00ebs 15:00 ai \u00ebsht\u00eb ngjitur tek bokset e ajrimit p\u00ebr t\u00eb filluar ajrimin e pasdites p\u00ebr t\u00eb p\/burgosurit, ku sipas grafikut ka pasur ajrim sektori 2\/4 dhe 2\/5.<\/em><\/p>\n<p><em>Kan\u00eb dal\u00eb p\u00ebr ajrim sektori nr.1 n\u00eb krahun tjet\u00ebr t\u00eb ajrosjes dhe gjat\u00eb daljes n\u00eb ajrim ka par\u00eb nj\u00eb kolegun e tij t\u00eb b\u00ebnte debat me t\u00eb p\/burgosurin Arb\u00ebr \u00c7ekaj, i cili kishte hipur sip\u00ebr zgar\u00ebs dhe atij ju duk sikur kolegu i tij e kapi p\u00ebr k\u00ebmb\u00eb por nuk arriti ta neutralizoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment duke qen\u00eb dhe me trup m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ai ka hapur rrjet\u00ebn sip\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb zgar\u00eb dhe i ka b\u00ebrtitur punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb Fiqiri Halili q\u00eb t\u00eb njoftoj\u00eb informacionin p\u00ebr ngjarjen pasi ai nuk kishite me vete as telefon dhe as radio dhe m\u00eb pas nuk ka par\u00eb gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndihm\u00ebs specialist informacioni Ali Almeta deklaron se ka marr\u00eb sh\u00ebrbimin n\u00eb or\u00ebn 06:15 dhe ka dal\u00eb t\u00eb rreshtuar turnin e par\u00eb t\u00eb efektiv\u00ebve. Pas instruktazhit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga s\/informacionit ai \u00ebsht\u00eb futur bashk\u00eb me trup\u00ebn p\u00ebr kontrollin fizik te skaneri, dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrimet n\u00eb godinat p\u00ebrkat\u00ebse sipas sektor\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb or\u00ebn 14:30 ai \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar nga zyra e informacionit se i p\/burgosur Lulzim \u00c7epele ka prer\u00eb damar\u00ebt. Specialisti i informacionit e ka d\u00ebrguar p\u00ebr t\u00eb njoftuar infermieren q\u00eb t\u00eb komunikoj\u00eb me mjeken, ku pas komunikimit t\u00eb tyre u vendos q\u00eb Lulzim \u00c7epele t\u00eb d\u00ebrgohej n\u00eb urgjenc\u00eb. Rreth or\u00ebs 14:50 ai ka marr\u00eb detyr\u00eb nga s\/informacionit q\u00eb t\u00eb merrte t\u00eb p\/burgosurin e d\u00ebmtuar bashk\u00eb me dy punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb si dhe specialistin e trup\u00ebs p\u00ebr ta d\u00ebrguar at\u00eb n\u00eb urgjenc\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb momentin q\u00eb ata po dilnin n\u00eb tunel, ka d\u00ebgjuar nga jasht\u00eb der\u00ebs zhurma dhe t\u00eb b\u00ebrtitura, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ata e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb paraburgosurin te kontrolli me policin e rolit baz\u00eb dhe bashk\u00eb me dy pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb siguris\u00eb dhe specialistin e trup\u00ebs kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb n\u00eb oborr.<\/em><\/p>\n<p><em>Aty ai ka par\u00eb nj\u00eb nga as\/informacionit Myfit Xheka t\u00eb gjakosur n\u00eb kok\u00eb dhe t\u00eb punonj\u00ebsin e siguris\u00eb Lefter Hysenlika i cili kishte neutralizuar t\u00eb p\/burgosurin Fatmir Pjetrin, me pas kam par\u00eb dhe t\u00eb p\/burgosurin Arb\u00ebr \u00c7eka dhe ata kan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb menj\u00ebher\u00eb duke e neutralizuar dhe prangosur.<\/em><\/p>\n<p><em>\u200bSpecialist i informacionit Myfit Xheka deklaron se n\u00eb or\u00ebn 06:30 ka marr\u00eb sh\u00ebrbimin deri n\u00eb or\u00ebn 19:00, ku ai ka si detyr\u00eb menaxhimin e gjith\u00eb aktivitetin e institucionit\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tentativa-e-dy-te-burgosurve-per-arratisje-me-litar-prokuroria-dergoi-ne-gjyq-tre-police\/\">Tentativa e dy t\u00eb burgosurve p\u00ebr arratisje me litar, Prokuroria d\u00ebrgoi n\u00eb gjyq tre polic\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka p\u00ebrfunduar hetimet p\u00ebr arratisjen e dy t\u00eb burgosurve nga 313 n\u00eb vitin 2021, duke d\u00ebrguar n\u00eb gjyq tre polic\u00ebt e pandehur. N\u00eb dosje tregohet e gjith\u00eb kronologjia e ngjarjes, si t\u00eb burgosurit Arb\u00ebr \u00c7ekaj dhe Fatmir Pjetri, tentuan t\u00eb arratisen duke zbritur me nj\u00eb litar t\u00eb improvizuar me \u00e7ar\u00e7af nga pjesa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48621","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48621","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48621"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48621\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48621"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48621"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48621"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}