{"id":48598,"date":"2025-10-25T16:48:14","date_gmt":"2025-10-25T16:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/25\/jam-ne-komunikim-te-vazhdueshem-me-berishen-salianji-me-autokratin-rama-e-fitova-betejen\/"},"modified":"2025-10-25T16:48:14","modified_gmt":"2025-10-25T16:48:14","slug":"jam-ne-komunikim-te-vazhdueshem-me-berishen-salianji-me-autokratin-rama-e-fitova-betejen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/25\/jam-ne-komunikim-te-vazhdueshem-me-berishen-salianji-me-autokratin-rama-e-fitova-betejen\/","title":{"rendered":"\u201cJam n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Berish\u00ebn\u201d, Salianji: Me autokratin Rama e fitova betej\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i ftuar n\u00eb News24, duke iu referua d\u00ebnimit me burg q\u00eb mori 1 vit m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb publik ndaj ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Fatmir Xhafaj dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, Geron se ky i fundit ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik droge.<\/p>\n<p>Salianji tha burgosja ishte p\u00ebr motive politike e cila erdhi si rrjedhoj\u00eb e aktivizmit t\u00eb tij dhe p\u00ebrballjes direkte me kryeministrin Edi Rama n\u00eb disa beteja elektorale. Salianji tha se ai e ka mundur Ram\u00ebn dhe si kosto mori d\u00ebnimin me burg.<\/p>\n<p><strong>Ervin Salianji<\/strong>: Q\u00ebllimi i burgosjes time politike ishte p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shmangur nga aktiviteti politik. I gjith\u00eb d\u00ebnimi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb 34-vje\u00e7are t\u00eb institucioneve, n\u00eb at\u00eb moment t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb 11 majit, por edhe t\u00eb m\u00eb pamund\u00ebsonte aktivitetin politik. N\u00eb 2013-2017 nuk kam qen\u00eb n\u00eb Parlament, kur i jam bashkuar PD-s\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, dhe e kam treguar q\u00eb kam patur intensitet m\u00eb t\u00eb madh politik se nj\u00eb pjes\u00eb e grupit parlamentar t\u00eb asaj kohe. N\u00eb pik\u00ebpamjen e prodhimit t\u00eb aktivitetit politik nuk \u00ebsht\u00eb se m\u00eb pengon, padiskutim q\u00eb \u00ebsht\u00eb disavantazh n\u00eb raportet dhe p\u00ebrplasjet institucionalisht me kund\u00ebrshtar\u00ebt se si\u00e7 e dini ata nuk shfaqen m\u00eb n\u00eb media se jan\u00eb t\u00eb turp\u00ebruar. Edhe kur dalin kan\u00eb nj\u00eb lloj turp\u00ebrimi q\u00eb e kan\u00eb instiktiv, se t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm nuk kan\u00eb turp e cip\u00eb, por kan\u00eb nj\u00eb lloj turp\u00ebrimi p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi im ishte vendimmarrje e kryeministrit. E tha p\u00ebrpara d\u00ebnimin tim, e tha gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb isha n\u00eb gjykim, shfaq g\u00ebzim pas d\u00ebnimit, ishte i eksituar, i ekzaltuar, ishte n\u00eb instikt, n\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh. Tani q\u00eb po merrem me \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur p\u00ebr n\u00eb Strasburg, kam par\u00eb q\u00eb qindra raste q\u00eb kam denoncuar jan\u00eb faktuar dhe koha m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb \u00e7do rast.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi ka qen\u00eb nj\u00eb lloj mesazhi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb kush e mund, si\u00e7 un\u00eb e kam mundur Edi Ram\u00ebn, kush b\u00ebn beteja t\u00eb drejta, kush nuk dor\u00ebzohet, kush nuk thyhet \u2013 p\u00ebrfundon n\u00eb burg. P\u00ebr mua nuk ndryshon asgj\u00eb, d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb medalje q\u00eb kam marr\u00eb, nj\u00eb korniz\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00eb zyr\u00eb, si nj\u00eb medalje e marr\u00eb n\u00eb betej\u00ebn me nj\u00eb autokrat q\u00eb jo vet\u00ebm ka d\u00ebmtuar Shqip\u00ebrin\u00eb duke \u00e7uar n\u00eb autokraci, por me sa duket po shkat\u00ebrron edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet nj\u00eb nga nj\u00eb.<\/p>\n<p>Salianji tha se \u00ebsht\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Berish\u00ebn, nd\u00ebrsa shtoi se partia duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet rip\u00ebrt\u00ebritjes p\u00ebr t\u00eb ndryshuar qasjen e funksionimit t\u00eb strukturave dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb komunikimit me publikun.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ish-deputeti demokrat v\u00ebrejti se \u201cn\u00eb PD nuk ka rivalitet aq sa duhet t\u00eb ket\u00eb\u201d. \u201cRivalitetet, konkurrencat, p\u00ebrplasjet, xhelozit\u00eb q\u00eb jan\u00eb normale n\u00eb politik\u00eb nuk jan\u00eb aq sa duhet. Si nj\u00eb ekip futbolli ku secili duhet t\u00eb st\u00ebrvitet sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur vendin n\u00eb formacion. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb ekipi b\u00ebhet m\u00eb i fort\u00eb dhe del kampion\u201d, tha Salianji.<\/p>\n<p><strong>Pyetje: E takoni zotin Berisha? Zhvilloni bisedime me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>Ervin Salianji<\/strong>: Padiskutim, kam komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me zotin Berisha. Duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb konkurrenc\u00eb e rivalitet n\u00eb PD, p\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb garohet qoft\u00eb p\u00ebr performanc\u00ebn publike, qoft\u00eb p\u00ebr kontaktet me qytetar\u00ebt. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb perceptim q\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb edhe gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale ka qen\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb, zoti Berisha ka qen\u00eb n\u00eb distanc\u00eb n\u00eb shum\u00eb aktivitete, p\u00ebrpjekje dhe beteja se sa po themi, jo t\u00eb gjith\u00eb \u2013 dikush m\u00eb pak, dikush m\u00eb shum\u00eb \u2013 por ka patur nj\u00eb lloj apatie n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb drejtuesve apo strukturave t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur ritmin e kryetarit t\u00eb partis\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb thosha ndryshe do t\u00eb isha i pav\u00ebrtet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb pranuar dhe zoti Berisha e ka th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb term t\u00eb fort\u00eb mendoj un\u00eb, por q\u00eb besoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb hapi i PD-s\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ec\u00eb, drejt rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb PD dhe nj\u00eb lloj formatimi ndryshe t\u00eb PD-s\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e strukturave, qoft\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb komunikojn\u00eb me publikun.<\/p>\n<p>Salianji deklaroi se komunikimi i akuzave nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr numrin 2 t\u00eb qeveris\u00eb b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs edhe Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse lajmi p\u00ebr Ballukun konfirmohet zyrtarisht, Edi Rama duhet t\u00eb dor\u00ebhiqet. Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb personi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb qeveri, jo vet\u00ebm n\u00eb dukje, por \u00ebsht\u00eb zv\/kryeministre dhe ministrja me portofolin m\u00eb t\u00eb madh dhe njeriu me mb\u00ebshtetje politike t\u00eb fort\u00eb, \u00ebsht\u00eb drejtuesja politike p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme t\u00eb Tiran\u00ebs. Politikisht \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb vendimmarrjes, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb besimit q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Edi Rama p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb personi i pushtetsh\u00ebm n\u00eb qeverisje. N\u00ebse konfirmohet t\u00eb jet\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb raportuar n\u00eb media, Edi Rama duhet t\u00eb dor\u00ebhiqet\u201d, u shpreh Salianji.<\/p>\n<p>Salianji tha se nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb p\u00ebr raste individuale si\u00e7 kryeministri shprehet pas \u00e7do t\u00eb akuzuari nga Prokuroria e Posa\u00e7me, por p\u00ebr nj\u00eb skem\u00eb paligjshm\u00ebrie dhe korrupsioni q\u00eb drejtohet nga Edi Rama.<\/p>\n<p><strong>Nisida Tufa: Zv\/kryeministrja Balluku \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo dhe sa tronditje krijon kjo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ervin Salianji<\/strong>: N\u00ebse lajmi p\u00ebr Ballukun konfirmohet zyrtarisht, Edi Rama duhet t\u00eb dor\u00ebhiqet. Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb personi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb qeveri, jo vet\u00ebm n\u00eb dukje, por \u00ebsht\u00eb zv\/kryeministre dhe ministrja me portofolin m\u00eb t\u00eb madh dhe njeriu me mb\u00ebshtetje politike t\u00eb fort\u00eb, \u00ebsht\u00eb drejtuesja politike p\u00ebr zgjedhjet e pjesshme t\u00eb Tiran\u00ebs. Politikisht \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb vendimmarrjes, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb besimit q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Edi Rama p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb personi i pushtetsh\u00ebm n\u00eb qeverisje. N\u00ebse konfirmohet t\u00eb jet\u00eb ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb raportuar n\u00eb media, Edi Rama duhet t\u00eb dor\u00ebhiqet. Do t\u00eb ishte i dyti rast q\u00eb zv\/kryeministri, numri 2 pas Edi Ram\u00ebs, numri p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb Erion Veliaj, nj\u00eb buqet\u00eb e madhe ministrash, m\u00eb shum\u00eb se 20 kryetar\u00eb bashkish tregon nj\u00eb model korruptiv dhe kriminal t\u00eb nd\u00ebrtuar nga Edi Rama. Dhe k\u00ebtu nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale t\u00eb k\u00ebtyre individ\u00ebve se duket q\u00eb shtysa kryesore p\u00ebr t\u00eb prodhuar paligjshm\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama, se nuk mundet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i gjith\u00eb ekipi dhe ky t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i pastri. Pra, Edi Rama duhet ta mbyll\u00eb historin\u00eb vet\u00eb, ose duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb Edi Rama t\u00eb largohet nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb. S\u2019jan\u00eb raste individuale, por skem\u00eb paligjshm\u00ebrie dhe korrupsioni q\u00eb drejtohet nga Edi Rama.<\/p>\n<div class=\"\"><\/div>\n<p>Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb Edi Rama, nuk \u00ebsht\u00eb se ka ndonj\u00eb diferenc\u00eb. E vetmja ministre q\u00eb \u00ebsht\u00eb politike, t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb mendohesh shum\u00eb p\u00ebr t\u2019i kujtuar se kush jan\u00eb, s\u2019kan\u00eb performanc\u00eb, as ide politike, as aft\u00ebsi organizative apo mb\u00ebshtetje qytetare\u2026 Ky rast tregon, at\u00eb q\u00eb e keni par\u00eb, nj\u00eb ekzaltim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lajm brenda PS \u2013 si\u00e7 po duket pra, apo q\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb kthyer si ato grir\u00ebset e mishit q\u00eb ky grin jet\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin\u2026 Dhe ekzaltimi n\u00eb PS p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, po ta shoh\u00ebsh edhe tek disa media q\u00eb jan\u00eb ekstremisht mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb Edi Ram\u00ebs q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb lloj ekzaltimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, tregon q\u00eb vet\u00eb PS mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj zilie dhe xhelozie.<\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi a do t\u00eb shkoj\u00eb Balluku apo jo n\u00eb SPAK, n\u00ebse ka ndodhur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb e d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb qeverin\u00eb dhe q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb Rama t\u00eb dor\u00ebhiqet. Fakti q\u00ebndron, n\u00ebse njeriu m\u00eb i pushtetsh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb Edi Rama, edhe n\u00eb rastin e Ballukut \u00ebsht\u00eb Rama q\u00eb merret n\u00ebn hetim n\u00eb fakt dhe duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen e t\u2019i hap\u00eb rrug\u00ebn PS-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar partin\u00eb, reformatuar dhe padiskutim t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Un\u00eb flas se si duhet t\u00eb jet\u00eb dhe si duhet t\u00eb funksionoj\u00eb nj\u00eb demokraci. Kur ndodhin k\u00ebto raste, kryeministri mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe jep dor\u00ebheqje. N\u00eb Shqip\u00ebri, fakti q\u00eb Edi Rama q\u00ebndron me forc\u00eb pa pyetur p\u00ebr asgj\u00eb, tregon at\u00eb q\u00eb e kemi th\u00ebn\u00eb, jemi n\u00eb autokraci. E dini cilat jan\u00eb vendet q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb arrestime t\u00eb personave pas liderit, qoft\u00eb edhe t\u00eb niveleve t\u00eb larta? Vietnami, Kina, Kamboxhia, Butani. Kjo nuk tregon nivelin e demokracis\u00eb, por nivelin e lart\u00eb t\u00eb ashp\u00ebrsis\u00eb q\u00eb ka autokrati dhe t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb cilitdo individ q\u00eb ka af\u00ebr se n\u00eb nj\u00eb moment mund ta rrezoj\u00eb nga pushteti. Edhe ky rast tregon se Edi Rama si autokrat po provon t\u00eb gjith\u00eb elementet p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb nga ai. Por n\u00eb fakt p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/jam-ne-komunikim-te-vazhdueshem-me-berishen-salianji-me-autokratin-rama-e-fitova-betejen\/\">\u201cJam n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Berish\u00ebn\u201d, Salianji: Me autokratin Rama e fitova betej\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i ftuar n\u00eb News24, duke iu referua d\u00ebnimit me burg q\u00eb mori 1 vit m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb publik ndaj ish-ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Fatmir Xhafaj dhe v\u00ebllait t\u00eb tij, Geron se ky i fundit ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik droge. Salianji tha burgosja ishte p\u00ebr motive politike e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48598","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48598"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48598\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}