{"id":48596,"date":"2025-10-25T16:48:13","date_gmt":"2025-10-25T16:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/25\/ja-pse-74-vjecari-e-vrau-djalin-prokuroria-mbyll-hetimet-per-hekuran-gjonin\/"},"modified":"2025-10-25T16:48:13","modified_gmt":"2025-10-25T16:48:13","slug":"ja-pse-74-vjecari-e-vrau-djalin-prokuroria-mbyll-hetimet-per-hekuran-gjonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/25\/ja-pse-74-vjecari-e-vrau-djalin-prokuroria-mbyll-hetimet-per-hekuran-gjonin\/","title":{"rendered":"Ja pse 74-vje\u00e7ari e vrau djalin, Prokuroria mbyll hetimet p\u00ebr Hekuran Gjonin"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka p\u00ebrfunduar hetimet p\u00ebr vrasjen e 37-vje\u00e7arit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vje\u00e7ari Hekuran Gjoni, nat\u00ebn e 1 shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht kan\u00eb debatuar me fjal\u00eb e m\u00eb pas e ka goditur me shpull\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj 74-vje\u00e7ari ka marr\u00eb thik\u00ebn e buk\u00ebs, n\u00eb tavolin\u00ebn ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij.<\/p>\n<p>I moshuari \u00ebsht\u00eb penduar p\u00ebr vrasjen e t\u00eb birit, teksa ka deklaruar se ka qen\u00eb ngjarje e momentit dhe se \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnduar psikologjikisht p\u00ebr krimin.<\/p>\n<p>Mbi Hekuran Gjonin r\u00ebndon akuza \u201cVrasja p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u201d. Hetuesit kan\u00eb gjetur njolla gjaku n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tavolin\u00ebs, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja.<\/p>\n<p><em>\u201cM\u00eb dat\u00eb 01.02.2025, rreth or\u00ebs 18:40, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cIlia Shyti\u201d, lagjja \u201cKodra e Priftit\u201d, Tiran\u00eb, n\u00eb ambientet e banes\u00ebs s\u00eb tij, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni p\u00ebr motive banale ka debatuar dhe \u00ebsht\u00eb konfliktuar me djalin e tij Asim Hekuran Gjoni, dhe n\u00eb konflikt e sip\u00ebr, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prer\u00ebs djalin e tij Asim Gjoni i cili si pasoj\u00eb e plag\u00ebs s\u00eb marr\u00eb n\u00eb krahun e majt\u00eb, ka gjetur vdekjen.<\/em><\/p>\n<p><em>I pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit q\u00eb ka dijeni p\u00ebr vepr\u00ebn penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht n\u00eb nj\u00eb banes\u00eb 3 kat\u00ebshe, n\u00eb katin e 3-t\u00eb. N\u00eb katin e dyt\u00eb jeton v\u00ebllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashk\u00ebshorten dhe vajz\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb katin e par\u00eb n\u00eb dy banesa t\u00eb ndara, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn banes\u00eb jeton babai Hekuran dhe n\u00ebna Mine, bashk\u00eb me motr\u00ebn Brunilda, nd\u00ebrsa n\u00eb banes\u00ebn tjet\u00ebr jeton v\u00ebllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrsa i p\u00ebrket ngjarjes ku \u00ebsht\u00eb konfliktuar babai i tij Hekurani me v\u00ebllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qen\u00eb aty. Dijenia e tij e vetme \u00ebsht\u00eb se nga ora 17.30\u201318.00, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb kat t\u00eb 3-t\u00eb, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajz\u00ebn Ledjona, kan\u00eb shkuar babai i tij, n\u00ebna dhe motra Brunilda, p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb kafen e pasdites. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb k\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr kafe, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb muhabet dhe kan\u00eb konsumuar nga 1 got\u00eb raki ai me babain. Kan\u00eb q\u00ebndruar rreth gjysm\u00eb ore, dhe m\u00eb pas jan\u00eb larguar.<\/em><\/p>\n<p><em>Pasi jan\u00eb larguar, rreth gjysme ore m\u00eb pas, m\u00eb pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka th\u00ebn\u00eb \u201co v\u00eblla hajde shpejt se po b\u00eb fjal\u00eb babai me Asimin\u201d. Kan\u00eb zbritur posht\u00eb n\u00eb katin e par\u00eb dhe aty ka par\u00eb Asimin n\u00eb krevatin tek me kok\u00ebn e varur posht\u00eb. M\u00eb pas ka hapur syt\u00eb p\u00ebr pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. N\u00ebna Mine ka th\u00ebn\u00eb se Asimi ka gjak n\u00eb ije, teksa m\u00eb pas i kan\u00eb par\u00eb plag\u00ebn rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluz\u00ebn dhe i ka shtr\u00ebnguar plag\u00ebn me peshqir.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb pas ka ardhur ambulanca dhe ka marr\u00eb Asimin, nd\u00ebrsa Valentini s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten Valentina kan\u00eb qen\u00eb nga pas me nj\u00eb taksi.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Valentini ka sqaruar se n\u00eb fillim kur \u00ebsht\u00eb martuar v\u00ebllai ka patur marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira dhe kan\u00eb q\u00ebndruar s\u00ebbashku p\u00ebrreth 3 vite dhe m\u00eb pas v\u00ebllai Asimi ka patur d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb ndanin katin n\u00eb mes dhe ashtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe ashtu kan\u00eb vepruar.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira, por vet\u00ebm babi i tij Hekurani i mbante m\u00ebri nuses s\u00eb Asimit, Tr\u00ebndafiles, q\u00eb kur kan\u00eb ndar\u00eb sht\u00ebpin\u00eb. Tr\u00ebndafilja e p\u00ebrsh\u00ebndeste dhe i fliste babait, por ai her\u00eb ia kthente her\u00eb jo. Nd\u00ebrsa Asimi b\u00ebnte shum\u00eb shaka dhe kur kthehej nga puna b\u00ebnte shaka me t\u00eb tjer\u00ebt dhe me babain, e shpesh i thoshte \u201ca ke b\u00ebr\u00eb gj\u00eb me plak\u00ebn\u201d, shaka t\u00eb k\u00ebsaj natyre, por babai ndonj\u00ebher\u00eb nxehej\u201d<\/em>, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ja-pse-74-vjecari-e-vrau-djalin-prokuroria-mbyll-hetimet-per-hekuran-gjonin\/\">Ja pse 74-vje\u00e7ari e vrau djalin, Prokuroria mbyll hetimet p\u00ebr Hekuran Gjonin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka p\u00ebrfunduar hetimet p\u00ebr vrasjen e 37-vje\u00e7arit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vje\u00e7ari Hekuran Gjoni, nat\u00ebn e 1 shkurtit t\u00eb k\u00ebtij viti. N\u00eb dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht kan\u00eb debatuar me fjal\u00eb e m\u00eb pas e ka goditur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48596","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48596"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48596\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}