{"id":48577,"date":"2025-10-25T13:48:14","date_gmt":"2025-10-25T13:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/25\/zgjedhjet-e-majit-nuk-fitohen-me-raporte-ne-tetor\/"},"modified":"2025-10-25T13:48:14","modified_gmt":"2025-10-25T13:48:14","slug":"zgjedhjet-e-majit-nuk-fitohen-me-raporte-ne-tetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/25\/zgjedhjet-e-majit-nuk-fitohen-me-raporte-ne-tetor\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e majit nuk fitohen me raporte n\u00eb tetor"},"content":{"rendered":"<p>Nga Skender Minxhozi\/<\/p>\n<p>E fundit her\u00eb q\u00eb e majta dhe e djathta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kan\u00eb ndar\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb elektorale, ka qen\u00eb kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. Berisha asokohe ishte vet\u00ebm nj\u00eb pensionist luksi q\u00eb luante gur\u00ebt pas shpin\u00ebs s\u00eb Lulzim Bash\u00ebs. Ilir Meta ishte president e jo i burgosur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Monika Kryemadhi luftonte p\u00ebr vota si\u00e7 vet\u00ebm ajo di t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Qeveria e pa veten at\u00eb vit n\u00eb nj\u00eb konkurenc\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb zgjedhore, e cila po t\u00eb kishte brenda elementin e krijimit t\u00eb koalicioneve, do t\u00eb kishte shkaktuar edhe m\u00eb tep\u00ebr kok\u00eb\u00e7arje p\u00ebr Ram\u00ebn n\u00eb finishin e gar\u00ebs.<\/p>\n<p>Krahasuar me ato zgjedhje, ku opozita ju afrua rreziksh\u00ebm shifrave t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb vot\u00eb popullore, k\u00ebto t\u00eb 11 majit ishin thjesht nj\u00eb prov\u00eb e dyt\u00eb e pafuqis\u00eb politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Prova e par\u00eb, ajo e zgjedhjeve lokale t\u00eb vitit 2023 b\u00ebri q\u00eb opozita t\u00eb merrte vet\u00ebm 7 nga 61 bashkit\u00eb e vendit. Ra Shkodra dhe Bajram Curri, sa p\u00ebr t\u00eb cituar dy fortesa t\u00eb t\u00eb djatht\u00ebs. Edhe n\u00eb vitin 2021 Basha e t\u00eb tjer\u00ebt kishin p\u00ebrball\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kund\u00ebrshtar me t\u00eb nj\u00ebjtat qasje e kapacitete p\u00ebr t\u00eb akumuluar vota, por rezultati doli ndryshe. R\u00ebnia e PD nuk gjendet vet\u00ebm tek bab\u00ebzia e socialist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vjedhur zgjedhjet, por mbi t\u00eb gjitha tek cikli i shprishur politik n\u00eb kok\u00ebn e partis\u00eb, ku Basha e Berisha luajt\u00ebn vallen e shpatave duke b\u00ebr\u00eb l\u00ebmsh lidershipin e momentit dhe para gjith\u00e7kaje tjet\u00ebr, t\u00eb ardhmen e PD.<\/p>\n<p>Raporti i v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE-ODIHR nuk e shkarkoi opozit\u00ebn nga faji i 50 mandateve, duke ja faturuar humbjen katastrofike (13 deputet\u00eb m\u00eb pak se viti 2021) vet\u00ebm abuzimit me pushtetin nga ana e qeveris\u00eb. Zgjedhjet ishin konkuruese thot\u00eb raporti. Gjith\u00e7ka q\u00eb del p\u00ebrtej k\u00ebtij koncepti \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e leximit t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve, jo vet\u00eb leximi. Dhe nj\u00eb pozicionim i till\u00eb i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb standarte e t\u00eb gjitha proceseve zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri qyshse ato mbahen mend. Dikur thuhej \u201cparregullsit\u00eb nuk prek\u00ebn thelbin e rezultatit\u201d, kurse m\u00eb pas me kalimin e viteve ky formulim \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me tog\u00ebfjal\u00ebshin \u201czgjedhje konkuruese\u201d.<\/p>\n<p>Parregullsit\u00eb e v\u00ebna re n\u00eb p\u00ebrdorimin e aseteve qeveritare n\u00eb procesin elektoral jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje bashk\u00ebshoq\u00ebruese e tranzicionit shqiptar. Kushdo q\u00eb ka pasur pushtetin, \u00ebsht\u00eb munduar ta p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjeneruar vota. Ka pasur fjala vjen nga ata q\u00eb inauguronin tunele autostradash pak or\u00eb para vot\u00ebs dhe q\u00eb sot skandalizohen nga p\u00ebrdorimi i paras\u00eb publike p\u00ebr vota partiake.<\/p>\n<p>Opozita e dinte qysh para zgjedhjeve se n\u00eb loj\u00eb n\u00eb 11 maj nuk ishte \u00e7eshtja e pushtetit, por p\u00ebrmasa e humbjes. Dhe humbja erdhi n\u00eb dimensione t\u00eb ngjashme me zgjedhjet lokale. K\u00ebtu bashkit\u00eb e humbura u z\u00ebvend\u00ebsuan me mandate parlamentare t\u00eb l\u00ebna rrug\u00ebve, diku n\u00eb favor t\u00eb partive t\u00eb reja, diku tjet\u00ebr n\u00eb favor t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb thell\u00ebsin\u00eb dhe hendekun q\u00eb kan\u00eb krijuar me pal\u00ebn kund\u00ebshtare, humbjet e dy votimeve t\u00eb fundit nga opozit\u00ebs rikonfirmuan, n\u00ebse ka pasur nevoj\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb, diagnoz\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb e mban opozit\u00ebn t\u00eb lidhur pas karros s\u00eb humb\u00ebsit. Lidhja e fatit personal t\u00eb Berish\u00ebs me partin\u00eb e tij krijon jo vet\u00ebm stanjacion dhe lidhje k\u00ebmb\u00ebsh me zinxhir p\u00ebr PD, por ndalon edhe t\u00eb gjith\u00eb procesin politik q\u00eb lidhet me rotacionin e lidershipit n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb spektrit politik. Sa t\u00eb jet\u00eb aty Berisha, aty do t\u00eb jen\u00eb edhe krer\u00ebt e tjer\u00eb partiak\u00eb q\u00eb datojn\u00eb nga dekada e par\u00eb apo e dyt\u00eb e pluralizmit.<\/p>\n<p>Insistimi i Doktorit k\u00ebto or\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikandiduar p\u00ebr kreun e partis\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e ardhshme, teksa kund\u00ebrshtari i tij historik i dal\u00eb nga politika para 20 vjet\u00ebsh (dhe 9 vjet m\u00eb i ri se ai) lufton me jet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb spital t\u00eb Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb ironia e madhe q\u00eb mban sot lidhur opozit\u00ebn dhe fatin e saj elektoral. Sa her\u00eb q\u00eb n\u00eb horizont shfaqen nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb dy vitet e fundit. Sa her\u00eb q\u00eb n\u00eb PD dikush hap si pa dashje tem\u00ebn e rotacionit t\u00eb elit\u00ebs m\u00eb lart\u00eb drejtuese. PD kok\u00ebn e ka n\u00eb vitet \u201990, kurse trupi lufton e p\u00ebrp\u00eblitet n\u00eb dekad\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb viteve 2000. Ky Frankenshtajn politik \u00ebsht\u00eb ende sot rrethana par\u00ebsore e garancis\u00eb p\u00ebr fitore e socialist\u00ebve t\u00eb konsumuar nga 12 vite pushteti.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens raporti i fundit mbi zgjedhjet e 11 majit nuk \u00ebsht\u00eb as Grali i shenjt\u00eb dhe as sfera e kristalit p\u00ebr t\u00eb korrigjuar nj\u00eb situat\u00eb fatalisht t\u00eb bllokuar n\u00eb kok\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike. P\u00ebrve\u00e7 vitit 1996, kur opozita fillimisht u vodh masivisht n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, e dy dit\u00eb m\u00eb pas h\u00ebngri edhe nj\u00eb dru kolektiv n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej n\u00eb syt\u00eb e v\u00ebzhguesve t\u00eb tmerruar pas xhamave t\u00eb Hotel Tiran\u00ebs \u2013 pra p\u00ebrtej k\u00ebtij rasti ekstrem, asnj\u00eb mision v\u00ebzhgimi nuk ka dh\u00ebn\u00eb opinion refuzues dhe skualifikues p\u00ebr zgjedhjet shqiptare.<\/p>\n<p>Duke mos e rib\u00ebr\u00eb nga e para fabul\u00ebn e zgjedhjeve dhe duke mos v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje rezultatin final, raporti i OSBE-ODIHR e le elit\u00ebn partiake t\u00eb vendit n\u00eb list\u00ebn e saj t\u00eb s\u00ebmundjeve endemike. Zgjidhja p\u00ebr humbjen nuk gjendet tek raportet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, por kryesisht brenda mureve t\u00eb partis\u00eb humb\u00ebse. Natyrisht t\u00eb nj\u00eb partie q\u00eb ka fuqi dhe vullnet ta shoh\u00eb kriz\u00ebn n\u00eb sy, e jo t\u00eb duartrokas\u00eb p\u00ebr kryetarin edhe n\u00eb mes t\u00eb qametit.\/JavaNews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/zgjedhjet-e-majit-nuk-fitohen-me-raporte-ne-tetor\/\">Zgjedhjet e majit nuk fitohen me raporte n\u00eb tetor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Skender Minxhozi\/ E fundit her\u00eb q\u00eb e majta dhe e djathta n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend kan\u00eb ndar\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb elektorale, ka qen\u00eb kat\u00ebr vjet m\u00eb par\u00eb. Berisha asokohe ishte vet\u00ebm nj\u00eb pensionist luksi q\u00eb luante gur\u00ebt pas shpin\u00ebs s\u00eb Lulzim Bash\u00ebs. Ilir Meta ishte president e jo i burgosur, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Monika Kryemadhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48577","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48577\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}