{"id":48462,"date":"2025-10-24T16:48:23","date_gmt":"2025-10-24T16:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/24\/rebelimi-i-xhaferrit-ndaj-berishes-kurth-per-te-pakenaqurit-ne-pd\/"},"modified":"2025-10-24T16:48:23","modified_gmt":"2025-10-24T16:48:23","slug":"rebelimi-i-xhaferrit-ndaj-berishes-kurth-per-te-pakenaqurit-ne-pd","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/24\/rebelimi-i-xhaferrit-ndaj-berishes-kurth-per-te-pakenaqurit-ne-pd\/","title":{"rendered":"\u2018Rebelimi\u2019 i Xhaferrit ndaj Berish\u00ebs, kurth p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebnaqurit n\u00eb PD?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Deklarata e kreut t\u00eb FRPD, nj\u00ebher\u00ebsh deputet nga lista p\u00ebr qarkun e Tiran\u00ebs, Besart Xhaferri, sipas t\u00eb cil\u00ebs Berisha duhet t\u00eb provoj\u00eb se zgjedhjet e 2025-\u00ebs jan\u00eb vjedhur dhe kan\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00eb fars\u00eb elektorale duhet t\u00eb v\u00ebrtetohet nga Berisha deri n\u00eb vitin 2026, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ai nuk mund t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb m\u00eb opozit\u00ebn, po paraqitet si nj\u00eb rebelim i fort\u00eb n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje nj\u00eb \u2018p\u00ebrplasje\u2019 e till\u00eb po etiketohet fort si nj\u00eb \u2018t\u00ebrmet\u2019 i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb PD dhe po l\u00ebkund nga \u2018themelet\u2019 pushtetin e Sali Berish\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti! T\u00eb pakt\u00ebn n\u00ebp\u00ebr panelet televizive por dhe n\u00ebp\u00ebr portale t\u00eb ndryshme, p\u00ebr habi dhe atyre af\u00ebr Berish\u00ebs apo t\u00eb vet\u00eb familjes s\u00eb tij, po analizohet me themel \u2018rebelimi\u2019 i deputetit demokrat Xhaferri ndaj kryetarit t\u00eb tij Berisha, t\u00eb cilit i paska v\u00ebn\u00eb afat deri n\u00eb vitin 2026 p\u00ebr t\u00eb provuar fars\u00ebn elektorale dhe vjedhjen e vot\u00ebs nga Rama, ndryshe duhet t\u00eb vet\u00eblargohet ose d\u00ebbohet nga kryetar i PD.<br \/>\nMadje n\u00eb disa raste arrihet deri n\u00eb nj\u00eb pohim i till\u00eb i guximsh\u00ebm, sikur ka p\u00ebrplasje dhe brenda familjes s\u00eb Berish\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb q\u00eb tani lidershipin e PD nga f\u00ebmij\u00ebt, pasi lihet p\u00ebr t\u00eb kuptuar se babai Sali \u00ebsht\u00eb i plakur, \u00ebsht\u00eb i lodhur nga vitet dhe nga konsumimi i pushtetit, e forca e tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm efektive n\u00eb \u2018perimetrin\u2019 e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PD, pa kaluar n\u00eb \u2018rrethin\u2019 tjet\u00ebr, at\u00eb gri, p\u00ebr t\u00eb thithur vota e p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb pushtet! Kishte nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr ta paraqitur si \u2018rebelim\u2019 t\u00eb djalit ndaj babait, pasi dhe Xhaferri trajtohet n\u00eb PD si prurje e djalit t\u00eb Berish\u00ebs, vet\u00eb Shkelzenit!<br \/>\nDhe si p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb tablon\u00eb e k\u00ebsaj \u2018p\u00ebrplasjeje\u2019 t\u00eb madhe brenda PD, mes kryetarit t\u00eb madh t\u00eb partis\u00eb e kryetarit t\u00eb t\u00eb vegj\u00eblve t\u00eb partis\u00eb, vet\u00eb Sali Berisha n\u00eb nj\u00eb dalje publike u tregua i \u2018vendosur\u2019 p\u00ebr t\u00eb garuar s\u00ebrish p\u00ebr postin e kryetarit n\u00eb vitin 2026 sipas statutit, p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve fars\u00eb t\u00eb 11 majit sipas tij, por me nj\u00eb ndryshim, q\u00eb gara do jet\u00eb e hapur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb!<\/p>\n<p>Por \u2018ultimatumi\u2019 i Xhaferrit p\u00ebr Berish\u00ebn n\u00eb lidhje me largimin nga kreu i PD n\u00ebse nuk verteton fars\u00ebn elektorale t\u00eb 11 majit deri m\u00eb 2026, ka brenda vetes dhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, e cila \u2018rezonon\u2019 me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjen nga zyrat e PD buz\u00eb Lan\u00ebs apo dhe nga familja Berisha n\u00eb t\u00eb gjitha \u2018stacionet\u2019 p\u00ebr ta justifikuar, pasi nuk arrin lart\u00ebsin\u00eb e duhur p\u00ebr t\u2019u paraqitur si i v\u00ebrtet\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs si padashje zbulon faktin, se \u2018rebelimi\u2019 i Xhaferrit ndaj Berish\u00ebs q\u00eb ky i fundit t\u00eb provoj\u00eb fars\u00ebn elektorale deri n\u00eb vitin 2026 ose ndryshe t\u00eb largohet nga kryetar i PD, tregon se dhe vet\u00eb deputet\u00ebt e PD nuk jan\u00eb t\u00eb bindur se zgjedhjet e 11 majit ishin nj\u00eb fars\u00eb! T\u00eb pakt\u00ebn fomalisht, n\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb deputeti i PD, i cili sapo ka hyr\u00eb n\u00eb Kuvend por q\u00eb \u2018ultimatumin\u2019 kund\u00ebr Berish\u00ebs sipas asaj q\u00eb thuhet, e ka \u2018taze\u2019!<\/p>\n<p>Pra, ndon\u00ebse padashje, fakti \u00ebsht\u00eb se deputeti demokrat zbulon nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe dhe t\u00eb dhimbshme, se tregon se ka dyshime t\u00eb forta jo vet\u00ebm nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, jo vet\u00ebm nga an\u00ebtar\u00ebsia e mb\u00ebshtet\u00ebsit e PD por dhe nga vet\u00eb deputet\u00ebt demokrat\u00eb t\u00eb zgjedhur m\u00eb 11 maj, p\u00ebr argumentet q\u00eb po p\u00ebrdor Berisha p\u00ebr t\u00eb justifikuar humbjen e thell\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb k\u00ebtij viti, teksa i cil\u00ebson t\u00eb vjedhura dhe nj\u00eb fars\u00eb elektorale. Jan\u00eb p\u00ebrpjekje k\u00ebto t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb treguar dhe zyrtarisht se s\u2019ka pse respekton nenin e statutit t\u00eb PD p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, p\u00ebrderisa sipas tij s\u2019ka pasur zgjedhje por votim fars\u00eb! Jo se pyet shum\u00eb p\u00ebr statut ai! E ka treguar gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebm\u00eb p\u00ebr PD, pasi nuk besojn\u00eb fare tek kryetari \u00e7far\u00eb thot\u00eb!<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh dhe ideja p\u00ebr ta paraqitur nj\u00eb \u2018sulm\u2019 t\u00eb till\u00eb ndaj Berish\u00ebs si t\u00eb dal\u00eb nga rrethi i djalit t\u00eb tij Shkelzen, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga idet\u00eb m\u00eb utopike q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb hedhur n\u00eb rruzull! Esht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se djali i Berish\u00ebs ka nj\u00eb \u00e7ik\u00eb \u2018dor\u00eb\u2019 n\u00eb drejtimin e PD, madje dhe n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e disa prej kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb list\u00ebs s\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, apo t\u00eb k\u00ebtyre kandidat\u00ebve t\u00eb pavarur n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb 5 bashkit\u00eb e tjera t\u00eb mbetura p\u00ebr kryetar ku do t\u00eb zhvillohen zgjedhjet e pjes\u00ebshme t\u00eb parakoh\u00ebshme, duke filluar me at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, Florian Binaj!<br \/>\nPor ama, kursesi nuk ka dhe as nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb konflikt brenda familjes s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr drejtimin e PD. Pasi PD \u00ebsht\u00eb pron\u00eb me \u2018hipotek\u00eb\u2019 e familjes Berisha, dhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, kur i plotfuqishmi do t\u00eb paraqitet, urojm\u00eb sa m\u00eb von\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMustafa Matohiti\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr ta marr\u00eb Saliun me vete pa t\u00eb drejt\u00eb kthimi, n\u00eb am\u00ebshim, \u2018prona- PD\u2019 i mbetet vet\u00ebm familjes dhe k\u00ebt\u00eb e g\u00ebzon vet\u00eb Shkelzeni. Bashk\u00eb me motr\u00ebn e tij, Argita Berisha Malltezi, e cila shihet m\u00eb pak e interesuar p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr partin\u00eb e par\u00eb opozitare, t\u00eb trash\u00ebguar si familje nga babai!<br \/>\nAt\u00ebher\u00eb p\u00ebrse gjith\u00eb kjo \u2018p\u00ebrplasje\u2019 brenda PD madje hipotetikisht sipas disa mediave dhe brenda familjes s\u00eb Berish\u00ebs po \u2018amplifikohet\u2019 aq shum\u00eb brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare, n\u00eb mediat shum\u00eb af\u00ebr saj e t\u00eb Berish\u00ebs apo n\u00eb rrjetet sociale nga mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Berish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt si me regji, nj\u00eb pjes\u00eb godasin deputetin e PD, Besart Xhaferri p\u00ebr \u2018guximin\u2019 q\u00eb tregoi duke u \u2018rebeluar\u2019 ndaj Berish\u00ebs dhe duke i vendosur afate atij se kur dhe pse duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb apo t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen nga drejtimi i PD, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr e mb\u00ebshtesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018rebelim\u2019 n\u00eb PD, si nj\u00eb l\u00ebvizje brenda saj p\u00ebr reformimin e partis\u00eb?!<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se e gjitha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr imazh! N\u00eb kushtet kur dhe raporti final i OSBE\/ ODIHR njohu dhe certifikoi zgjedhjet e 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti, duke hedhur rekomandime tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019u zbatuar, t\u00eb cilat m\u00eb shum\u00eb se sa PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs i vijn\u00eb p\u00ebr \u2018osh\u2019 vet\u00eb mazhoranc\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Edi Rama, e cila ka vite me radh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon bashk\u00ebpunimin e PD p\u00ebr t\u00eb realizuar pik\u00ebrisht ato gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb rekomanduar dhe k\u00ebsaj radhe nga OSBE\/ODIHR, pra n\u00eb kushtet kur s\u2019ka mbetur asnj\u00eb alibi p\u00ebr humbjen rr\u00ebnuese t\u00eb PD n\u00eb zgjedhje, familjes Berisha si poseduese me \u2018letra\u2019 e PD i duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb sikur po reagon p\u00ebr ta reformuar dhe orientuar k\u00ebt\u00eb parti drejt ringritjes! Qoft\u00eb dhe duke prezantuar emra t\u00eb rinj t\u00eb dal\u00eb nga indirekt \u2018kuzhina\u2019 e Berish\u00ebs si kandidat\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb 6 bashkit\u00eb pa kryetar! Madje duke sponsorizuar dhe ndonj\u00eb deputet, po t\u00eb komanduar nga \u2018pulti i komandimit\u2019 n\u00eb regjin\u00eb q\u00ebndrore t\u00eb familjes s\u00eb Berish\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u \u2018rebeluar\u2019, ama me leje, kund\u00ebr Berish\u00ebs. Thjesht\u00eb p\u00ebr imazh dhe p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se gj\u00ebrat po l\u00ebvizin n\u00eb partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare pas humbjes rr\u00ebnuese, madje n\u00eb drejtimin e duhur e duke v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kritik\u00eb dhe at\u00eb, t\u00eb pakritikueshmin, m\u00eb t\u00eb madhin e \u2018atin\u2019 e PD tashm\u00eb, pronar t\u00eb k\u00ebsaj partie, Sali Berisha!<br \/>\nAskush nuk e beson se ka nj\u00eb l\u00ebvizje brenda n\u00eb PD kund\u00ebr Berish\u00ebs, aq m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe nga djali i tij, anipse ilustrohet me faktin se deputeti Xhaferri \u00ebsht\u00eb n\u00eb Uashington p\u00ebr momentin! T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb fatin q\u00eb i ka ndjekur t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb rebeluar pa leje kund\u00ebr Berish\u00ebs, q\u00eb nga Ceka e Pashko, Pollo, e deri te Basha! Jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga PD t\u00eb gjith\u00eb! E di dhe Ervin Salianji q\u00eb deklaron her\u00eb pas here se do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr rolin e ristrukturuesit t\u00eb PD, pse jo dhe t\u00eb drejtimit t\u00eb k\u00ebsaj partie q\u00eb e ka ambicie! Thjesht\u00eb p\u00ebr imazh thuhen t\u00eb gjitha, asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Luftohet p\u00ebr \u2018dyshin\u2019 e partis\u00eb, nj\u00ebshi \u00ebsht\u00eb z\u00ebn\u00eb, p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb PD!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rebelimi me leje i deputetit t\u00eb PD Xhaferri kund\u00ebr Berish\u00ebs, ka dhe nj\u00eb shpjegim, deri diku konspirativ por dhe q\u00eb ka ndodhur gjithher\u00eb n\u00eb PD: At\u00eb t\u00eb nj\u00eb \u2018kurthi\u2019 p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb guxojn\u00eb e mendojn\u00eb ndryshe, jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur apo larg qoft\u00eb kan\u00eb bindjen e gabuar se n\u00eb PD ka gar\u00eb dhe mund t\u00eb sfidohet Berisha! Qoft\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kamufluar duke e sabotuar dit\u00eb pas dite! Pik\u00ebrisht \u2018l\u00ebvizja me regji\u2019 e familjes Berisha p\u00ebrmes Xhaferrit, mund t\u00eb \u2018kap\u00eb\u2019 n\u00eb \u2018rrjet\u00ebn\u2019 e ngritur, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqurit, n\u00ebse shfaqen rrethe deputetit \u2018rebel\u2019, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb gabojn\u00eb dhe ta mb\u00ebshtesin Xhaferrin seriozisht \u2018kund\u00ebr\u2019 Berish\u00ebs! Duke e ngr\u00ebn\u00eb \u2018karremin\u2019 dhe r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbuluar tradh\u00ebtar\u00ebt brenda PD. Esht\u00eb \u2018film\u2019 i par\u00eb ky n\u00eb PD!<\/p>\n<p>Viti 2026 erdhi, \u2018afati\u2019 i Xhaferrit p\u00ebr Berish\u00ebn \u00ebsht\u00eb af\u00ebr, dhe shum\u00eb shpejt do ta kuptojm\u00eb loj\u00ebn me kurth e p\u00ebr imazh t\u00eb familjes Berisha n\u00eb PD. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuar sundimin e Berish\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti! T\u00eb pakt\u00ebn, derisa PD t\u00eb shuhet e t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb misionin e vet! Koha verteton gjith\u00e7ka!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/rebelimi-i-xhaferrit-ndaj-berishes-kurth-per-te-pakenaqurit-ne-pd\/\">\u2018Rebelimi\u2019 i Xhaferrit ndaj Berish\u00ebs, kurth p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebnaqurit n\u00eb PD?!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Deklarata e kreut t\u00eb FRPD, nj\u00ebher\u00ebsh deputet nga lista p\u00ebr qarkun e Tiran\u00ebs, Besart Xhaferri, sipas t\u00eb cil\u00ebs Berisha duhet t\u00eb provoj\u00eb se zgjedhjet e 2025-\u00ebs jan\u00eb vjedhur dhe kan\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00eb fars\u00eb elektorale duhet t\u00eb v\u00ebrtetohet nga Berisha deri n\u00eb vitin 2026, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ai nuk mund t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48462","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48462"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48462\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}