{"id":48399,"date":"2025-10-24T12:48:33","date_gmt":"2025-10-24T12:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/24\/cfare-ndodh-nese-kurti-sarrin-ta-propozoje-qeverine-deri-te-dielen\/"},"modified":"2025-10-24T12:48:33","modified_gmt":"2025-10-24T12:48:33","slug":"cfare-ndodh-nese-kurti-sarrin-ta-propozoje-qeverine-deri-te-dielen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/24\/cfare-ndodh-nese-kurti-sarrin-ta-propozoje-qeverine-deri-te-dielen\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse Kurti s\u2019arrin ta propozoj\u00eb Qeverin\u00eb deri t\u00eb diel\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sandra Cvetkoviq, REL<\/p>\n<p>Mandatari p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ka edhe dy dit\u00eb koh\u00eb ligjore p\u00ebr t\u2019ua prezantuar Qeverin\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse Qeveria nuk zgjidhet t\u00eb diel\u00ebn \u2013 pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit dhe muajve t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr t\u00eb formuar institucionet e reja \u2013 Kosova mund t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re institucionale.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 9 shkurtit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje mori m\u00eb shum\u00eb vota, por jo mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb formuar e vetme Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt n\u00ebse kjo parti do t\u00eb arrij\u00eb t\u2019i siguroj\u00eb votat e deputet\u00ebve nga partit\u00eb e tjera deri t\u00eb diel\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr njoh\u00ebsin e \u00e7\u00ebshtjeve politike, Agon Maliqi, Kurtit i jan\u00eb mbyllur dyert dhe Kosova do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja. D\u00ebgjojeni intervist\u00ebn e realizuar me t\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e p\u00ebrjashtoi mund\u00ebsin\u00eb e bisedimeve me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa e la der\u00ebn hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebr tani \u2013 s\u00eb paku publikisht \u2013 nuk ka informacione se nj\u00eb marr\u00ebveshje koalicioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb horizont.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebsaj jave, Kurti la t\u00eb kuptohej se mund t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb gjendje ta formoj\u00eb Qeverin\u00eb e re dhe vler\u00ebsoi se zgjidhje alternative \u00ebsht\u00eb mbajtja e zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Kushtetuta e Kosov\u00ebs p\u00ebrcakton q\u00eb n\u00ebse p\u00ebrb\u00ebrja e propozuar e Qeveris\u00eb s\u00eb re nuk e merr shumic\u00ebn e nevojshme t\u00eb deputet\u00ebve, presidenti i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb em\u00ebroj\u00eb nj\u00eb mandatar t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr brenda dhjet\u00eb dit\u00ebsh, i cili i ka gjasat m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>I mandatuari i ri p\u00ebr kryeminist\u00ebr s\u00ebrish do t\u2019i kishte 15 dit\u00eb p\u00ebr t\u2019i propozuar Kuvendit p\u00ebrb\u00ebrjen e Qeveris\u00eb dhe programin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs nga viti 2020, mandatari i dyt\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb edhe nga partia e dyt\u00eb m\u00eb e madhe \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Partia Demokratike e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti shpall zgjedhje t\u00eb reja n\u00ebse Qeveria nuk zgjidhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, dhe ato duhet t\u00eb mbahen brenda 40 dit\u00ebve nga data e thirrjes.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb do t\u2019i kryente detyrat e saj.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje fitoi 48 nga 120 vendet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e shkurtit, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs me 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs me 20 vende dhe koalicioni Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs \u2013 Nisma me 8 vende.<\/p>\n<p>Komuniteti serb ka dhjet\u00eb vende t\u00eb garantuara n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs \u2013 n\u00ebnt\u00eb prej t\u00eb cilave i fitoi Lista Serbe, nd\u00ebrsa nj\u00eb vend e fitoi Nenad Rashiq nga Partia p\u00ebr Liri, Drejt\u00ebsi dhe Mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>Dhjet\u00eb vende t\u00eb tjera parlamentare jan\u00eb t\u00eb rezervuara p\u00ebr komunitetet e tjera minoritare, t\u00eb njohura nga Kushtetuta e Kosov\u00ebs: boshnjak\u00ebt, turqit, goran\u00ebt, rom\u00ebt, ashkalinjt\u00eb dhe egjiptian\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb qeveri t\u00eb re, personi p\u00ebrgjegj\u00ebs duhet t\u00eb siguroj\u00eb s\u00eb paku 61 vota.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 tetor, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, deklaroi se ka ende koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr zgjedhjen e Qeveris\u00eb, por kritikoi List\u00ebn Serbe p\u00ebr \u201ckrijimin e pengesave\u201d.<\/p>\n<p>Lista Serbe iu drejtua Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar zgjedhjen e Rashiqit p\u00ebr n\u00ebnkryetar t\u00eb Kuvendit dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes.<\/p>\n<p>N\u00ebse Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs e pranon ankes\u00ebn e List\u00ebs Serbe si t\u00eb bazuar, n\u00eb praktik\u00eb kjo do t\u00eb thoshte se Kuvendi i Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar.<\/p>\n<p>Kjo do ta b\u00ebnte t\u00eb pamundur nd\u00ebrmarrjen e ndonj\u00eb hapi drejt formimit t\u00eb Qeveris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Gjykata Kushtetuese ka vendosur n\u00eb favor t\u00eb List\u00ebs Serbe se Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar pa zgjedhjen e nj\u00eb n\u00ebnkryetari nga komuniteti serb.<\/p>\n<p>M\u00eb pas u zgjodh Rashiq, sepse asnj\u00eb nga n\u00ebnt\u00eb kandidat\u00ebt nga Lista Serbe nuk arriti t\u2019i siguronte votat e nevojshme.<\/p>\n<p>Sipas Rregullores s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit, nj\u00eb kandidat p\u00ebr n\u00ebnkryetar t\u00eb Kuvendit nga komuniteti serb propozohet nga shumica e deputet\u00ebve nga ai komunitet \u2013 gj\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt thirret edhe Lista Serbe n\u00eb ankes\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs u konstituua m\u00eb 10 tetor, tet\u00eb muaj pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Kriza politike dhe institucionale lindi fillimisht p\u00ebr shkak t\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve midis partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha shqiptare p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit t\u00eb Kuvendit, e m\u00eb pas p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb n\u00ebnkryetari nga komuniteti serb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/cfare-ndodh-nese-kurti-sarrin-ta-propozoje-qeverine-deri-te-dielen\/\">\u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse Kurti s\u2019arrin ta propozoj\u00eb Qeverin\u00eb deri t\u00eb diel\u00ebn?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sandra Cvetkoviq, REL Mandatari p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, ka edhe dy dit\u00eb koh\u00eb ligjore p\u00ebr t\u2019ua prezantuar Qeverin\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse Qeveria nuk zgjidhet t\u00eb diel\u00ebn \u2013 pas zgjedhjeve t\u00eb shkurtit dhe muajve t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48399","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48399","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48399"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48399\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}