{"id":48362,"date":"2025-10-24T09:48:25","date_gmt":"2025-10-24T09:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/24\/perse-opozita-e-coi-dem-shansin-e-tiranes\/"},"modified":"2025-10-24T09:48:25","modified_gmt":"2025-10-24T09:48:25","slug":"perse-opozita-e-coi-dem-shansin-e-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/10\/24\/perse-opozita-e-coi-dem-shansin-e-tiranes\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse opozita e \u00e7oi d\u00ebm shansin e Tiran\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mentor Kikia\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>PD nuk nxori (dot) nj\u00eb kandidat p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, sepse ata q\u00eb perceptoheshin si m\u00eb t\u00eb mundshmit pretendent\u00eb, refuzuan. Refuzuan sepse nuk kishin siguri n\u00eb fitore dhe kuptuan se do t\u00eb ishin thjesht\u00eb viktima e radh\u00ebs. Edhe sepse partit\u00eb e vogla opozitare nuk donin t\u00eb mb\u00ebshtesnin nj\u00eb vart\u00ebs t\u00eb Berish\u00ebs. Dhe u shkua tek eksperimenti me Florian Binaj, i cili ka mb\u00ebshtetjen e opozit\u00ebs, por p\u00ebrpiqet t\u00eb mos prezantohet si p\u00ebrfaq\u00ebsues i asnj\u00eb partie, me shpres\u00ebn se do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrfitimin por jo kostot.<\/p>\n<p>Gjithsesi, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb opozita n\u00eb Tiran\u00eb? Po i referohen specifikisht PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Tirana mund t\u00eb kishte qen\u00eb fusha ku do t\u00eb st\u00ebrvitej jo vet\u00ebm skuadra pretendente p\u00ebr bashkin\u00eb, por skuadra e re demokrate. Mund t\u00eb ishte pista ku t\u00eb b\u00ebnte nxemjen jo thjesht\u00eb kandidati p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, por edhe kandidati p\u00ebr lidershipin e ri politik. Pas 11 Majit, opozita \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e mpakur, por edhe e demoralizuar. Njer\u00ebzit e saj q\u00eb pranojn\u00eb poste qeveritare jan\u00eb d\u00ebshmi e dor\u00ebzimit. Berisha k\u00ebrkon heronj q\u00ebndrestar\u00eb, por 16 vjet n\u00eb opozit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo, n\u00eb nj\u00eb vend, ku edhe roja i spitalit rekomandohet p\u00ebr pun\u00eb nga partia. PD duhej q\u00eb, krahas denoncimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit dhe denoncimit t\u00eb korrupsionit qeveritar, t\u00eb futej(futet) n\u00eb procesin e ristrukturimit, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00eb dhe frym\u00ebzuese n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme. Dhe Tirana ishte shansi p\u00ebr ti hapur sken\u00ebn t\u00eb rinjve, t\u00eb tregonin aft\u00ebsin\u00eb, ambicjen, artikulimin n\u00eb komunikimin publik, idet\u00eb dhe qasjet e tyre, t\u00eb prezantoheshin me qytetarin tiranas dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Sepse k\u00ebshtu do t\u00eb prodhohej lidershipi i ri, jo duke dal\u00eb nga \u00e7anta e kryetarit t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por kjo nuk ndodhi, sepse askush nuk guxoi dhe mbi t\u00eb gjitha sepse, Berisha e kishte vendosur: Ai do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb kryetari. Dhe, kur Berisha \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb, asnkush nuk mendon t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nxemje.<\/p>\n<p>Berisha do t\u00eb kandidoj\u00eb s\u00ebrish p\u00ebr kryetar partie. Dhe do ta fitoj\u00eb, pasi askush nuk do t\u00eb garoj\u00eb me t\u00eb. Ai do t\u00eb jet\u00eb 82 vje\u00e7 kur t\u00eb rikonfirmohet n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb dhe 85 vje\u00e7 kur t\u00eb vijn\u00eb zgjedhjet. PD do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb erozion dhe pran\u00eb ai do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti bashk\u00ebkoh\u00ebs e bashk\u00ebmoshatar\u00eb q\u00eb mor\u00ebn mandate me list\u00ebn e mbyllur, pasi nuk duan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me nip\u00ebrit dhe mbesat. Zgjedhjet e 11 majit, me gjith\u00eb entuziazmin e partive t\u00eb reja, treguan se \u201clicenc\u00ebn\u201d e opozit\u00ebs e ka PD-ja dhe PD-n\u00eb e ka Berisha.<\/p>\n<p>Berisha dhe t\u00eb tijt\u00eb, k\u00ebrkojn\u00eb dhe mendojn\u00eb se do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb burgu zgjidhje e p\u00ebr rrotacionin politik. N\u00eb burg ka plot ish-ministra, ish-deputet\u00eb, ish-kryetar\u00eb bashkie, ish-drejtor\u00eb etj, por kjo nuk mjaftoi q\u00eb populli t\u00eb revoltohet me vot\u00eb. Sepse nuk mjafton q\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb e korruptuar q\u00eb opozita t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet. Sepse, mesaduket, t\u00eb ndaloje \u201cRama 4\u201d, p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb \u201cBerisha 4\u201d, nuk u pa si zgjidhje.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb, kan\u00eb fituar imunitet ndaj skandaleve dhe arrestimeve. Publiku, me ndihm\u00ebn e propagand\u00ebs, po ashtu. Qeveria ka vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim tani: Shqip\u00ebria t\u00eb fitojn\u00eb nj\u00eb status \u201can\u00ebtari n\u00eb BE\u201d, si do t\u00eb jet\u00eb, pa t\u00eb drejt\u00eb vot\u00eb e pa t\u00eb drejt\u00eb vetoje. T\u00eb quhet \u201can\u00ebtar n\u00eb pritje\u201d a si t\u00eb duan ata, mjafton t\u00eb arrij\u00eb politikisht premtimin \u201cShqip\u00ebria 2030\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/10\/perse-opozita-e-coi-dem-shansin-e-tiranes\/\">P\u00ebrse opozita e \u00e7oi d\u00ebm shansin e Tiran\u00ebs?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mentor Kikia\/ PD nuk nxori (dot) nj\u00eb kandidat p\u00ebr bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, sepse ata q\u00eb perceptoheshin si m\u00eb t\u00eb mundshmit pretendent\u00eb, refuzuan. Refuzuan sepse nuk kishin siguri n\u00eb fitore dhe kuptuan se do t\u00eb ishin thjesht\u00eb viktima e radh\u00ebs. Edhe sepse partit\u00eb e vogla opozitare nuk donin t\u00eb mb\u00ebshtesnin nj\u00eb vart\u00ebs t\u00eb Berish\u00ebs. Dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-48362","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48362","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=48362"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/48362\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=48362"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=48362"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=48362"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}